Dy italianë që na kujtojnë Toger Babën

28 Shkurt 2025, 17:32Blog TEMA
Dy italianë që na kujtojnë Toger Babën

Nga Frrok Çupi

Të dy italianët i përkasin kohëve moderne; madje koha më moderne, domethënë ditës dje, e enjte, 27 shkurt. Të dy, politikanë senatorë, u drejtuan për te burgu ku është lidhur Erion Veliaj dhe kërkuan ‘çfarë po ndodh? Pa vendim e keni lidhur?’.

Ndërsa ‘Toger Baba’i përket një kohe shumë primitive, aq sa të vjen turp ta zësh në gojë. Ajo ishte koha kur sapo ishte çliruar Shqipëria nga pushtimi nazi- fashist dhe në krye kishte ardhur ‘Drejtësia popullore’. Personi konkret, që u thërrit ‘Toger Baba, në fakt ishte as i Drejtësisë, as i luftës, as i lirisë, veçse një ‘dru me pre’ që u kthye në shul kundër njerëzve. Emrin e vërtetë e kishte Hodo Habibi, por viktimave të tij u kërkoi ta quanin ‘…. Baba.’

Ka ndodhur tre herë në kombin tonë që njerëzit të frikësuar e kanë quajtur tjetrin ‘baba…’.. Herën e parë Hodo, herën e dytë Stalini dhe herën e tretë Kurti në Kosovë; që është i freskët.

Kjo sjellje s’është gjë tjetër veçse një mbetje historike e keqe për të cilën të vjen ndotë: I thuhet tjetrit ‘Baba…”, veçse të fut frikën?! Toger Baba, njeriu i Forcave të Sigurimit, u vendos në Mirditë dhe dhunonte këdo që i thoshte truri. Grave u fuste mace dhe vezë të sapo ziera nën rroba, burrave u fuste në thonjtë shkrepëse të ndezura, i lidhte te pema dhe i pushkatonte; fëmijëve u dilte në rrugë e kërcënonte ‘ke nënë të mirë, ma sill këtu!’.

As kishte të drejtë, as kishte gjyq, as kishte vendim, as kishte fajësi, as pafajësi…
Ja për këtë thashë se është aq e vjetër dhe e turpshme ta tregosh. E turpshme sepse kohët moderne kanë lënë pas ‘me shekuj’ drejtësinë e shulit dhe të maces në t’lijta.

Dy politikanët italianë që u dyndën nga Roma për në burgun kur është i lidhur Erion Veliaj as që mund ta kenë idenë mbi Toger Babën; por kombi dhe shteti i tyre europian ka plagë të përjetshme nga ‘shula’ të kohës së vjetër. Edhe në Romë dikur janë kryer burgime pa gjyq, edhe në të drejtën Romake është përmendur e drejta për gjykim e për vendim. Në Kanunin e Lekës, që në fakt është një spektër i të drejtës Romake, nuk ka prokuror (persekutor), nuk ka lidhje pas pemës para se të merrej vendimi i gjyqësisë, nuk mund t’i vrasësh pulën fshatarit për të provuar revolen e larë në flori.

Dy nga senatorët e grupimit politik ‘Forza Italia’, Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi, kanë zbarkuar në Tiranë pikërisht me barrën e të Drejtës se ‘çfarë ndodh në një gjyqësi ku ka të paraburgosur!’. Bota moderne nuk ka të paraburgosur. As ka burgim pa vendim të Gjykatës.

Po të lidhësh tjetrin në hekura dhe ta izolosh në qeli, pa vendim gjyqi, ke bërë të njëjtën gjë si Toger Baba menjëherë pas Luftës. Një prokuror, për mua xhahil, me lidhje sentimentale me Drejtësinë e vjetër, e fyen, e kërcënon, e shan…, thuajse si ‘Togeri…’që bënte gati mace për në t’lijtat e viktimës.

Po lexoj se me këtë rast si ky rast i Veliaj, SPAK po merr lavdi. Po lexoj edhe se SPAK ka ndërmend të kthehet në dominim politik. Po lexoj edhe shifra të tmerrshme: Se jemi kombi me mbi 60 për qind në paraburgim. Vetëm rreth 2 për qind e popullit qenka ‘i pa fajshëm’, të gjithë të tjerët kriminelë.

Po na tregojnë si popull i degraduar, i keq, i marrë…. Këta tanët po e bëjnë këtë gjë.

16 Komente

  1. P
    Pal Melyshi

    Ne te gjitha portalet

    Përgjigjjuni
    1. P
      Ptuh

      Po ju budallenj i kujtoni shqiptaret? Kujtoni se nuk e dime qe dy italianet "eurodeputete" qe nuk kane pike vlere ne Itali apo BE, i ka paguar Ramiu ose i ka thene mafiozja italiane shoqja e Edit te shkojne te bejne tifo mediatike per lalin? Nuk u informuan ata perpara se te merrnin rrugen nga Italia ne Shqiperi, qe nuk lejohen vizitat, apo po i priste gazeta e Meros te dera? C'pune kane 2 euro-deputete italiane me lalin, nje kryetar bashkie i akuzuar per krime te renda? Duket hashiqare qe ose ka dhene piktori pare ose i ka thene piktori dashnores italiane t'i shlyeje nderin "falas" te Gjadrit.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yyy

        Ej Milet...a e kujton njeri cfare ka thene per Rame dhe familjen e tij Frrok fuksi kur i sherbente Berishes...nuk ka tjeter njeri te mbroje Veliajn dhe PS por po ky i konsumuari totalisht qe ne te vertete vetem ta shpif

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pal Melyshi

        Ne te gjitha portalet

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          "Nesti Angoni" S.B.me SPAK-un KAK pregadisin terrenin për sabotimin e Shqipërisë për pranimin në BE!?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Po ç'thotë bota?

            https://www.syri.net/politike/766896/skandali-agjencia-shteterore-e-lajmeve-perdoret-nga-nje-i-burgosur-per-te-dizinformuar-publikun-qe-e-mban-me-taksa/

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kush gënjen? Frroku apo Syri?

              https://www.syri.net/politike/766858/dokumenti-si-politikani-italian-lorenzo-grassini-autorizoi-motren-e-mikut-te-veliajt-per-te-menaxhuar-tregtine-e-veprave-te-artit/

              Përgjigjjuni
              1. J
                Joy

                Thonë që këtij toger Babës me urdhër të Mehmet Shehut i prenë koqet dhe ja futën në gojë para sesa t'a varnin

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dum dumi

                  Dumani është toger baba

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xabiu

                    Frrok ! Ke disa gabime në shkrim ,emri i tij ishte me pseudonimin Toger babe. Së dyti bashkshortja e tij ishte dëshmore Së treti i biri i tij që nuk rron më është gjetur duke pirë në gjoksin evnenës së tij të vrarë Së katërti Ai nuk ishte i sigurimit Së pesti ai mori plumbin nga shteti ,për krimet monstruoze që bëri në veri

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kola

                      Ish senatore o mashtrues

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dardan

                        Frrok, ti e ke njohur mire Esat Pashen e Vicidolit dhe besoj se nuk cuditesh qe e rekrutoi edhe dibranin e Kllobcishtit.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gega

                          Ama e ka thënë syri net? Qënka mëse e vërtetë ku gënjen noj her qim peka or taj.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gega

                            Ama e ka thënë syri net? Qënka mëse e vërtetë ku gënjen noj her qim peka or taj.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Frroku nga Fushë Arrzi

                              Frroku spiuni, pse rren? Ku I gjete këta morrat senatorë të Senatit Italian? Futu Frrok spiuni në faqen Zyrtare te Senatit Italian dhe nuk tregon emrat e këtyre që na can Karin ti Frrok Spiuni? Pse duhet te besojme ty Frrok Spiuni, kur bëje deklarata per Ed Ramën? Apo nuk ishe ti Frrok Spiuni! Burrë legen ke qenë, dhe plehrë je! Kurvë e perjeteshme mbete Frrok Spiuni....

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dardani i Ri

                                Z. Çupi, ju meritoni përgëzimin e madh popullor për mençuri, dituri, guxim dhe patriotizëm. Jeni ndër të vetmit gazetarë dhe analistë që mbroni të vërtetën.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje