Unë spinof-i i Yuri Kim që e mora lajmin nga Politico

27 Shkurt 2025, 20:04Blog TEMA
Unë spinof-i i Yuri Kim që e mora lajmin nga Politico

Nga Gentian Gaba

Si shumë të tjerë në këtë cep të botës, ndjek me vëmendje mediat amerikane, në veçanti në këto ditë plot zhvillime.

Mbrëmjen e djeshme, teksa po lexoja Politico.com, ndesha artikullin që fliste për Yuri Kim, zëvendës-ndihmës sekretarja kryesore e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, të cilës i është caktuar detyra për përpilimin e një liste të re përjashtimesh për ngrirjen e ndihmës së huaj në Ukrainë.

Artikulli ishte botuar të martën, e mesa duket, deri mbrëmjen e djeshme, isha i vetmi që pa te ai shkrim një vlerë për përcjelljen te mediat tona, e meqënëse nuk ishte publikuar ende askund, ia nisa gazetarit Poli Hoxha, i cili e botoi i pari në Alfapress.al (pa lejen e Polit po postoj bisedën për argëtim), e më vonë, siç ndodh zakonisht me tema të tilla, lajmi bëri xhiron e rrjetit.

E solla këtu këtë hisotri, sepse pasditen e sotme dëgjova në TV znj. Harxhi, e cila me siguri të frikshme deklaron se ishte ish-ambasadorja Kim që kishte përcjellë te të “besuarit” e saj në Shqipëri lajmin e Politico.

Kur e dëgjova, si fillim, qesha me të madhe, sepse historia që zonja po tregonte ishte kryekëput e pavërtetë, pasi i bie që të isha unë i “besuari”, kur në fakt nuk kam asnjë lidhje me të. Por vetëbesimi me të cilin zonja përcolli gjithë këtë ngjarje, duke shpalosur edhe njëherë versionin e saj për “rënien” nga vakti të Yuri Kim, si e larguar nga DASH dhe në hetim, sipas një narrative të ndërtuar po nga grupimi i saj, për të konfirmuar tezat e tyre, si një profeci që vetëpërmbushet, më shtyu të bëj këtë reagim.

Dhe të më ndjejë zonja, sepse në asnjë mënyrë ky nuk është një sulm ad hominem, as nuk do lejoj komente denigurese, por dua të mbaj një qëndrim për fenomenin, pasi përmes “dhomave të ekos” në të cilat futen, për t’i shërbyer vetëm vizionit të tyre periferik të gjërave, në fakt, janë dhe duke dëshmuar përmes kësi rastesh sesi po polarizojnë debatin publik me rrëfime të pavërteta, duke e futur shqiptarin apo mbështetësin e thjeshtë të një partie, në labirinte nga të cilat nuk dalin dot më.

Ajo që po ndodh sot në SHBA, nuk është ndonjë risi, ndarjet dhe përplasjet ideologjike dhe politike janë të vjetra brenda perandorive, aq sa perandoritë vetë. Ndërsa ne, të vegjlit, në çdo rast kujtojmë dialogun e Melosit, nga Lufta e Peloponezit e Tuqididit, ku athinasit u thonë banorëve të ishullit se “besojmë se njerëzit, të shtyrë prej nevoje natyrale, gjithmonë ndjejnë dëshirë të sundojnë, atje ku janë më të fortë. S’jemi ne që e vumë këtë ligj, as jemi të parët që e kemi përdorur, ne e gjetëm dhe e morëm, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë, e dimë se dhe ju dhe të tjerë, po të kenë fuqi të barabartë me tonën, do të veprojnë në të njëjtën mënyrë”.

Por abuzimet dhe trumbetimi i thagmave si kjo e shpalosur në media, apo të tjerat në të cilat flitet për administratën e re si një komunë e çfardoshme e vendit tonë, në të cilën vendimin për heqjen e non gratës e pengon “vetëm një firmë”, a thua se kryekomunari është te kafja dhe ti pret në zyrën ofiqarin për të mbaruar punë. Në një skenë të vogël si ajo e Shqipërisë, vetëm për përfitime të çastit, apo për të mbajtur me shpresa të gënjeshtërta mbështetësit, tregon se, në mungesë të një alternative, oferta e vetme është konspiracioni.

Pas kësaj, me gjasë do të thonë se jam i Sorosit, por ndryshe nga ata që i rrethojnë nuk kam punuar kurrë në organizata të tilla. Ndoshta do thonë që i them këto sepse jam me Bashën, por ndryshe nga këta e kemi kuptuar tre ditët e para që Amerika është e rëndësishme, jo tre vite më vonë, kur po zbresin nga kalaja e sovranizmit, e të shfaqen si Kolombi që “zbuloi” Amerikën, kur ajo ka qenë gjithmonë aty, me dritëhijet e çdo superfuqie.

Për ta mbyllur, me tone pozitive, është lajm i mirë që besimi te Amerika, po feks përsëri tek ata që e kanë parë këtë dritë të përthyer nga syzet e interesit të tyre. Sado e ngërthyer të jetë ajo në punët e saj, atje larg mes dy oqeanëve, për vendin tonë të vogël, të cilit i ka ardhur në ndihmë në momente kyçe të historisë, kur të flasë përmes institucioneve të saj, me gjasë do të themi atë që thoshte Shën Agostini për perandorinë e kohës së tij: Roma locuta, causa finita est (Roma foli, çështja u mbyllet).

10 Komente

  1. U
    Ujku

    Edit Harxhi baxhella

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Nuk eshte vetem zonja i thencin Harxhi. Te gjithe ne ate stan kete pune kane. Jane te neveritshem.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vjosa

        Ky raste më çon large në kohe kur punova dhe jetova per disa vite në SHKODER. Shkodranet si popull që shquhen per batuta dhe humorin e holle tregonin se një X person që thote një lajme jo të vertet kur arrin në qender dhe ja thote dikush tjeter lajmin që ky X e Kishte thene po vete e beson si të vertet. KJO ËSHTË OPOZITA JONE PER FATIN TONE TË KEQ.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eugen

          Ti qe ke shkrojtur kete goxha artikull qenke nje gomar i madh me gjithe ate Poli Hoxha.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Macgr

            Artikulli eshte shume dinjitoz dhe nuk eshte shkruar me urrejtje dhe fyerje pamvarsisht se ata jane mesuar te genjejne dhe nuk u dridhet qerpiku.Lexoje edhe nje here mbase e kupton drejte.

            Përgjigjjuni
          2. F
            Flutura

            Rralle, per te mos thene hic fare, kam lexuar nje shkrim kaq te pjekur!

            Përgjigjjuni
            1. e
              edi

              SHKRIMI MUND TE JETE ME VEND PO VETEM NJE GJE NUK E THOT SHKRIMI KJO JURI KIMI A THU DO NA E SJELLI BARIN SE NE PRITJE JEMI NE SI POPULL PRDERISA MERREMI ME KESISOJ VEMJESH TE NEVERITSHME

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arber

                Yuri Kim - dipllomatja me fisnike ne Shqiperi ne historine shekullore te Arberise

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironsi i Vorrit Bomit

                  Harxhi nuk eshte shtetase Shqiptare pasi eshte martuar prej vitesh me nje Turk esnafe , kjo vjen ne Shqiperi per biznes . Saliu e ka ndihmuar zonjen Harxhi pasi i dha koncesionin e Spitalit Amerikan........ Tani Sali Kerma i ka kerkuar ti kthej shperbimin. Harxhi eshte nje prej shoqeve te Argites se Dsli Qenit ose Sali Mortja...

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Joy

                    Kjo është e sëmurë psiqike. Kjo që tha se sekretari amerikan i shtetit në konferencën e Mynihut e kishte fjalën për Sali Berishën... Është idiote e rrezikshme që të shet edhe gënjeshtrën më të madhe për të vërtetë enciklopedike. Brenda kuadrit të PD me Vokshin,Kalanë, Jozefinën,Ina Zhupën etj... Delirantë si kryetari!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje