Rektori I UB-së ka thënë se: “Ajo që dua të theksoj është fakti që, këtë dalje, jam i detyruar ta bëj edhe unë sepse jam rektor i një universiteti që nuk punon i izoluar, por është në një proces që ka 3 vite që po zhvillohet falë investimit personal të kryeministrit të vendit.”
Në një deklaratë të vetme, rektori e ka reduktuar universitetin – dikur tempulli i dijes, mendimit të pavarur, zhvillimit intektual – në një mjet të thjeshtë për interesa politike dhe një skenë për lojërat e pushtetit, ku ndikimi ka më shumë rëndësi se edukimi!
Universiteti nuk është më altari i dijes, por fortesa e favorizimeve!
Është njësoj si ajo biblioteka e madhe, që nuk u dogj nga pushtuesit, por nga vetë rojtarët e saj!
Dhe për sa kohë do vazhdojmë të përsërisim gabimet e të vuajmë nga vetja, pasoja edhe më të mëdha nga sa na ka dëshmuar historia?
Çfarë mund të mbetet kur ata që duhet të mbrojnë dijen janë pikërisht ata që e shesin atë, çfarë mbetet nga vlerat tona?
Sa poshtë jemi zhytur!
Çfarë duhet bërë më shumë?
Kur një profesor, kjo figurë që duhet të mishërojë mençurinë dhe integritetin - përvetëson fondet e universiteti, nuk është thjesht duke vjedhur para, por po rënon besimin tek arsimi dhe po gëryen themelin e shpresës për brezat që do vijnë!!
24 arrestime dhe/apo masa sigurie në një institucion të arsimit të lartë(!)
Ky nuk është thjesht një tjetër skandal korrupsioni si ato që jemi mësuar të shohim me deputetë, drejtues dhe figura politike të kapur në rrjetat e vjedhjeve dhe mashtrimeve.
Kjo është diçka shumë më e keqe: është shkatërrimi i vetë qytetërimit.
A do ta kuptojnë vërtet njerëzit peshën e kësaj? Një grup- jo një person- akademikësh të rangut të lartë po shkon drejt SPAK-ut.
Rënia e universitetit nuk është thjesht rënia e një institucioni - është rënia e vetë kombit.
Për sa kohë akoma, një pjesë e mirë e shoqërisë do të mbetet e pavëmendshme, e shpërqendruar nga Big Brother dhe shfaqje të tjera të cekta, ndërkohë që realiteti i tyre i vërtetë po përdhoset e gllabërohet në mes të ditës?
Pavarësisht, skandali i vërtetë nuk është vetëm në televizion.
Ne po e jetojmë atë tani dhe po e shikojmë kolapsin në kohë reale.
Ne nuk mund dhe nuk duhet ta pranojmë këtë si normale.
Ne duhet të zgjohemi, të flasim dhe t'i mbajmë këta njerëz përgjegjës.
Edhe për sa kohë akoma do e lejojmë veten të shpërqendrohemi me tv-show, ndërkohë që gjithçka që ka rëndësi, po shkatërrohet para syve tanë?
Mjaft!
Duhet të zgjohemi.
Kjo duhet të marrë fund!
Jemi zgjuar dhe po merr fund. Prandaj e ngritëm SPAK. A di gjë to nëse u arrestua njeri me ato universitetet kristale??? Shqiptarët janë hajdutë në çdo lloj niveli. Duam të vjedhim çdo gjë e me çdo formë. E shajmë Berishën por harrojmë se janë me qindra mutër të tjerë që vjedhin me vrasin me dëshirë duke zbatuar urdhrat e tij.
Këta ndyrësira që provimet i shesin duke i çvatur studentët duhet që të shkohet deri në fund pa asnjë lëshim sepse janë të degjeneruar.
PO mire moj Mimoza me gjemba, si guxoni ju shkruesit e gazeta dhe jepni verdiktin e vjedhjes vetem duke degjuar perrallat e prokuroreve te Sali Berishes? E dini qe ju e shkaterruat ate vend keni qe nga 1991 dhe vazhdoni duke interpretuar deshiren tuaj qe politkane e pedagoge jane kriminela, ndersa Dumani qe ka hapur nje dosje qysh ne fillim e saj per 21 janari dhe Strasburgu e quajti KRIM SHTEROR, ndersa Dumani nuk pranon ta hap me dhe gjykata e larte me brek neper kembe e urdheroi me nje vendim, Altin Dumanin. Ai del e jep intervista per sukseset qe ka arritur, por qe ka vendos qe te luftoj krimin e atyre qe vjedhin, por jo atyre qe vrasin njerez diten me dreke si eshte Sali Berisha dhe e ka futur dosjen ne sirtar e pret, meqense Saliu eshte plak, mbase vdes nga natyra dhe çeshtja mbyllet. KJo eshte drejtesia shqiptare sot. Ne rolin e kriminelit shpirteror dhe faktik. Bideni Dumanin qe ate dosje ta nxjerre ne drite ku e ka fshehur apo Gerdecin, mire te tjerat. Bideni se ai eshte trim, na derdellise ne krahe Sejmenin e Saliut dhe na mbushi mendjen bashke me ate te korruptuarin e Sarandes, gjyqtarine Tabani. Krim i gjalle .
Eshte per te ardhur keq .E per me teper per te uleritur .jane 25 administratore profesore apo pjesmarres qe arrestohen .bujqesorit te kamzes çdo fjale i pershtatet vetem fjala univesitet jo .neqoftese tek akulli duket vetem nji e treta ne siperfaqe imagjinini sa njeres te tjere per nji arsye apo tjeter i kane shpetuar flete arrestit pra komplet 75 persona ose me sakte i gjithe stafi drejtues i universitetit .Medojeni pastaj gjemen me te madhe te ktyre njeezve qe nderkohe qe bejne vjedhjen ata mund te bejne çdogje dhe e para eshte dhenja dhe shitja e diplomave fallso .Per mendimin tim i gjithe universiteti duhet te mbyllet .Jemi me te qete . Nuk ka vjedhje nuk ka korrupsion nuk ka presticide qe nuk i shikon dhe nuk ka kulturen qe ti kontrolloje askush .Jaaaa... me te vertete çfar ben ky universitet .ma shpjegon dikush.....