Arrestimet nuk janë zbavitje për turmat, por fate njerëzore

27 Shkurt 2025, 18:45Blog TEMA
Arrestimet nuk janë zbavitje për turmat, por fate njerëzore

Nga Dritan Hila

Dikur, në kohën e diktaturës, nëse do arrestohej një grup i cili kishte më shumë se 3 persona, duhej të merrte miratimin e sekretarit të parë të partisë në rreth. Nëse pastaj numri kalonte në 6-7 e përpjetë, atëherë duhej firma e Sekretarit të Parë të PPSH-së. Të kuptohemi që kjo ishte për rastet kur nuk kishte të quajtura “grupe armiqësore në parti” pasi kjo ishte tjetër histori.

Ky ishte një tregues ku edhe një diktaturë tregon kujdes për të mos ngjallur tensione sociale të panevojshme të cilat kanë kosto. Pasi edhe diktaturat kanë nevojë për konsensus, lere pastaj një demokraci.

Së fundmi SPAK-u ka bërë një goditje spektakolare në Universitetin Bujqësor të Kamzës, duke futur 5 në arrest me burg, 9 me arrest shtëpie dhe 10 me detyrim paraqitjeje.

Unë nuk e di se çfarë abuzimesh kanë bërë këta, por di që deri para dy vitesh ky institucion ishte në prag të mbylljes dhe vetëm ndërhyrja e Edi Ramës e shpëtoi në minutat e fundit.

Di të them qe kaq arrestime mund të justifikohen po të shkatërrosh kartelin e Sinalohas apo Ndrangetën. Por të shfarosësh një institucion të tërë me një goditje të stilit meksikan, është e ekzagjeruar. Jo më kot e përmenda edhe faktin e mbylljes së tij, si një argument të tërthortë që sido që të jetë problemi, fondet për të cilat bëhet fjalë, nuk janë të atilla që shkatërrojnë ekonominë e një vendi. Se po të jetë për grabitje, ka bilbila ky vend që e meritojnë sa herë më tepër arrestimin, por që bilbilosin çdo ditë në media e zyra.

Arrestimet natyrisht që janë një masë e parashikuar për moslargimin e të dyshuarit, por edhe kjo ha diskutim. Arratia kërkon para, kërkon rrjet që të mbulojë dhe strehojë, kërkon edhe tipin që të jesh i prerë për një jetë në arrati. Mund të jenë të tillë profesorë apo nëpunës universitarë? Vështirë. Kanë vjedhur aq shumë? Prapë e vështirë.

Për më tepër prokurorët dhe gjykatësit kur japin masa arresti duhet të kenë parasysh se jo çdo njeri ka prerje kriminale, sikurse burgu është një eksperiencë e vështirë që shumë pak e përballojnë. Një njeri i zakonshëm del me trauma që andej, trauma që vështirë t’i rikuperojë më pas.

Njerëzit e zakonshëm nuk përballojnë as bullizmin e rrjetit, jo më pastaj bullizmin e shtetit dhe damkën që të mbetet në shoqëri si jona, ku edhe po dole i pafajshëm, ta ngjisin damkën si pehlivan që ke vjedhur, por paguajte dhe dole jashtë. Të arrestuarit nuk janë punë përqindjesh dhe statistike, por fate njerëzore. Kaq gjë duhet ta kenë parasysh në SPAK kur lëshojnë urdhër arreste dhe në GJKKO kur hedhin firmat.

20 Komente

  1. A
    Alfred

    E ke fjalen per arrestimin alla comando te Ilir Metes??? S'po kuptoj!!!...

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk mundet nji Hibrit si dumdumi te mendoj aq larg

      kaq Larg , si kapin Valet Dritan DD ;si kap Kanacja Hibritit me syze gati 2000 € ; qe pasi tallen kart Miqt dhe e shpifen "Kampion per Korrupsion" hahaha ,damn-kujt , c'i Korrupsionit majmuni cirkut skap ? Kapi nji Arke Peshk si dhurate dhe e denoj si korrupsion ? Liroj KryeAntishqiptarin salih berisha qe me krimet e tij ,tradhetite kombetare ,shkaterrimi Shqiperise ,e gjith Poshtersite vs Shqiptare ,qe Faktet i bejn Muuuuuuuuuuuh ))))) Kampion i Hibriteve .Po zv/ DD ;Kraja qe ka Vilen pran dy Krimineleve Antishqiptare sb-i.m ,qe kushton disa Miliona € e keni Hetuar Ju si Skap ? Apo s'te lejon KapoBanda Antishqiptare saleh NonGratta ? DD ka dal jashte Kontrolli dhe duhet ose cuar per Kualidim truri,ose rrasur ne thaet me hibrit . Kjo eshte Puc Antishqiptare jo hale Skap

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ardi

      Doli dhe rbqiri rradheeees , po pse u vjen keq qe shkojne te vendi metà Erioni Saliu rama , nje hajduti qe vjedh 200 mij € ne banke ja hidhni celsat ne det , kurse per keta i vjen keq , jeni pjese e llumit dhe ju legena , , dhe ti Mero qe te kemi mbeshtet kunder sali mortjes

      Përgjigjjuni
      1. K
        Konja

        Ti bq lushishteje ke pasur yt ate që burgoste dhe internonte njerëz pa asnjë dyshim thjeshtë kushërinjtë e dikujt që fliste kundër sistemit komunist dhe na ben moral

        Përgjigjjuni
        1. h
          hila

          Konja! sa per dijeni , mos kujton se lexusit te gjithe jane aq analfabet sa ti, apo aq shpellar sa ti! nuk munde te ofendosh tjetrin me injorancen tande qe ben muuu! te arrestosh 24 veta per nje here ne nje universitet se jan ba shkelje ne nje tender e te mos arrestosh ato qe vrasin ne mes te bulevardit njerez te pa fajshem, kete mund ta baje vetem Altin Dumani e drejtesija e Sali Serbit. E ti per te mlulu keto pislleqe na permend komunizmin, e ai ka 35 vjet qe ka dek e shku. Shikoje ne krye si duket Dumani e kuptohet sa i gdhenun eshte. Apo Olsin e shkollum ne shkollen e shpellarit "demokrat"

          Përgjigjjuni
          1. P
            Psikologu 1

            O Hila do te duhej qe keta prokurore te benin lenden e Edukates Civile qe ne fillore e jo te kullosnin bagetine. Per fat te keq jane dru me pre...

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Aaaaaa psikolog të lutem mos i ofendo prokurorët,të lutem,këta kanë mesataren 6(gjashtë) dhe ngapak ngecin me gjuhën letrare gjatë komunikimit!

              Përgjigjjuni
        2. N
          Nua rroku

          Kete shkrim duhet ta bente Sali berisha nje kriminl qe ka qene komunist dhe sekretar partia, I ndjeri HYSEN SHOSHORI tha qe sali berisha ne sallen e gjygjit tha qe HYSENI duhet te pushkatohet. SPAK qe pjesa dermuse vine nga kursi i plepave jane ne kete trup ku gjysma e tyre e marrin rrogen shtese te SHKELZEN BERISHA. Shkrimi zoti Hila eshte i goditur por keta me grupe terroriste i perkasin Saliut se eshte stervitur ne lindjn e mesme dhe personalish OSMAN BIN LADEN

          Përgjigjjuni
          1. M
            M

            O Dritan,Spaku eshte hanxhari I Saliut per te destabiluzuar Shqiperine,prandaj bene keto shou. Banden kriminale berishiste ne Spak e drejton Altin Dumani,kjo tashme eshte shume e qart. Han mut kot,11 Maji do varrosi Saliun dhe banditet e tij ne Spak.

            Përgjigjjuni
            1. l
              loni

              Bravo Hila.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dordi

                Ky DH ashte nje nga ma piramidat qe egzistojne ne llumin mediatik te Tiranes! Nuk ka mundesi me perparue dhe me u “qyteterue” kur thoshte Dhaskal Todri me gjuhen e Sander Prosit te ndjere kur shprehen keshtu pronare portalesh! Mjaft ja mbajtet ison ER dhe EV! Koha e tyre ka perendue o te mjere! Turp!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Teodor

                  Po dhe per Meten fol o Hila...

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sapa

                    Dhe keto fate njerezore duan ti shikojne dhe perjetojne shqiptaret e ndershem sa me shume te jete e mundur!

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arsyeja

                      Na trego pak sa njerez ka arrestuar e torturuar babai jote e i gruas tende pastaj hajde e mbro lali euron ok ik pirdhu legen klysh komuniste.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vëzhguesi

                        Sa rëndë qënke more derdimen. Duhet të jesh nja 150 vjeç që të ka mbetur ora në kohën e merhumit që ka 40 vjet që ka ikur në jetën tjetër. Po pse ore debil fëmijët, nipërit e mbesat do mbajnë përgjegjësi se çfarë kanë bërë gjyshërit e tyre? Idiot!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          arsyeja

                          Ti me rrush topet bashke me kete te birin e torturuesit te shqipetareve te pa fajshem lexo se cfare thuhet cdo dite ne gazeta per ata kriminela qe denuan e torturuan njerez te pa fajshem ik ha sufllaqen tani se e fitove per sot e mos harro qoje gruan tek drejtori se te heq nga puna haaaaa ptyyy bythlipires komuniste bashke me meron.

                          Përgjigjjuni
                        2. T
                          Te yfte

                          O kar i ngeli vetem mamaja jote por me qe ishte e shemtuar nuk ju ngreh. O idiot komunizmi ska egzistuar ndonjehere por nje kaste qe quhej parti sepse komunistet e thjeshte ishin njerzit me te mire qe ka pasur ky vend. Ste bind kjo qe shkruan zoteria argumentoje dhe mos ha mut me komunizmin se fundja jane shumice dhe ti gjithe kohes do kesh racionin.

                          Përgjigjjuni
                        3. n
                          naqiu

                          O Arsye na hengesh mutin dhe e patsh harrem

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E verteta.

                            Lexova shkrimin e z. Minxhozi dhe e kishte kapur kaqe bukur problemin e drejtesise se re , qe e pritem dhe shpresuam aqe shume. Deri tani nga ky organizem i ri kemi pare jo drejtesi, por mburrje neper konferenca shtypi sikur eshte bere hataja ne luften kunder korrupsionit, kur ne fakt deri tani jane marre me cingerima dhe i kane ardhur rrotull problemeve te medha qe kane tronditur themelet e shtetit. Si spjegohet, qe vrasjet e 21 Janarit, te kryera ne diten per diell nga qeveria e kohes lihet menjane?. Si nuk kalon per tu gjykuar dosja e Gerdecit me 27 te vrare , 300 te plagosur dhe qindera biznese te shkaterruara?. Heshtje per dosjet e Cezit e Cez-Dias. Prej 5 muajsh hetimi i perfunduar per Kompleksin Partizani nuk dorezohet per gjykim dhe shume dosje te tjera te nxeheta; atehere me te drejte lind pyetja: me cfare mburret e kapardiset kjo strukture e re ?. Pra me lind e drejta te mendoj se keto ceshtje te medha do xvarriten deri sa te kalojne afatet dhe ato te mbyllen me procedure sikurse ka ndodhur edhe me pare dhe suksesi i SPAK do jete hetimi i frutieres se Kamzes , sic thot z. Minxhozi ,apo arrestimet e Veliajt dhe krekosjet e Olsve.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiptari

                              Aq kohe sa shpellari antishqiptari Bisturia e Sllobos fatkeqesi kombetare nuk do te gjykohet apo te izolohet ne shpelle ose ne burgjet moderne scipetare ky vend i persekutuar nga kacake shpellash nuk ben hair sa ti bie Dielli-Tokes. Plaku monster antishqiptare ka frikesuar bashkesine e nenbashkise boshe aq shume sa qe plepat merren me breket e grave te miletit dhe jo me krimet e vjedhjes dhe te vrasjes se nje plaku shpellare te mbetur rrugeve. Ndonese ai nuk e rruan per plepat e tije qe paguhen nga ju patriote te vendit tim. Ka ardhur koha qe non graden ta vulosni perfundimisht non grada ju shqipetare qe te mos kete gamor ne glob qe ti heqi pusullen e non grades.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje