Rasti i Thoma Gëllçit, jo vetëm si ilustrim...

27 Shkurt 2025, 13:15Blog Nga Luan Rama

Rasti i Thoma Gëllçit, jo vetëm si ilustrim...

Edhe pse jo në mënyrën e duhur, pra, pa e vendosur të gjithë ngjarjen në përmasën reale të së vërtetës e për të evidentuar me transparencë përgjegjësinë në rastin e burgosjes së padrejtë të Thoma Gëllçit, Kryeministri e përmendi faktin se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i dha të drejtë ish Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, për të ilistruar në këtë rast pretendimin e tij se po shkelen standardet me arrestimet në burg pa vendim gjykate, dhe jo për të kërkuar ndjesë më e pakta, e mandej edhe për të reflektuar për çfarë maxhoranca ka bërë gabim në korpusin e ligjeve që ka hartuar dhe miratuar, mbi të cilat janë organizuar dhe veprojnë institucionet e drejtësisë.

E ashtuquajtura “Drejtësi e Re” lindi prej një deformimi kushtetues, e paçka se maxhoranca, e më shumë se ajo vetë Kryeministri mburret me autorësinë mbi të, “Drejtësia e Re” vazhdon të mbështetet mbi deformimin kushtetues prej nga lindi.

E keqja e sistemi nuk qëndron vetëm tek SPAK-u apo mënyra se si një prokuror a një tjetër i koncepton fjala vjen masat e sigurisë në funksion të hetimit penal, por tek ligjet mbi të cilat mbështetet veprimtaria e tyre.

Ligjet i ka bërë Kuvendi, imponuar prej fuqisë e arbitraritetit të maxhorancës.

Nëse Vendimi i Gjykatës së Strasburgut thotë se Thoma Gëllçi “u mbajt në paraburgim pa prova të mjaftueshme”, përgjgjësia për këtë më shumë se sa mbi SPAK-un, bie mbi gjykatën që i ka legjitimuar veprimet e SPAK-ut.

SPAK-u është organ i akuzës, ai nuk jep as nuk bën drejtësi. Drejtësinë duhet ta japë gjykata. Por, çfarë ka bërë gjykata në rastin e Thoma Gëllçit? A ka qenë ajo e drejtë me të?

Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut jo. Atëherë përse nuk i shkohet të vërtetës deri në fund?

Kryeministri me siguri e di që Avokatura e Shtetit është institucion nën varësinë e tij. Sepse Avokati i Shtetit emërohet nga qeveria me propozimin e Kryeministrit.

Mirëpo, a bëri qeveria apo edhe vetë Kryeministri ndonjë analizë të qëndrimit të Avokatit të Shtetit mbi gjithë ecurinë e procesit kundër Thoma Gëllçit? Me siguri jo, se po të ishte bërë, Kryeministri nuk do të përpiqej ta justifikonte siç bëri në fakt pa ia dalë ta justifikojë, teksa po i përgjigjej publikisht avokatit të zotit Gëllçi nga mbledhja e grupit të deputetëve socialistë, të cilët ishin thirrë të dëgjonin Rektorin e Universitetet Bujqësor të Tiranës, për disa arrestime e masa të tjera sigurie, ndaj disa punonjësve të këtij universiteti.

Vetë zoti Gëllçi dhe avokati i tij e kanë thënë që në momentin e parë se është arrestuar padrejtësisht. Ata e kanë denoncuar në rrugë ligjore, por edhe publikisht arbitraritetin e arrestimit. Por nuk i dëgjoi askush.

GJKKO-ja e mbajti në arrest në burg.

Sot bëjmë mirë që i referohemi Vendimit të Gjykatës së Strasburgut, meritën për të cilin në fakt e ka vetë zoti Gëllçi dhe avokati i tij që këmbëngulën deri në fund me bindjen se qe arrestuar padrejtësisht, por kush e “paguan” burgosjen e padrejtë? Kush mban përgjegjësi? Më e pakta, kush duhet të kërkojë ndjesë publikisht?

Shteti që duhej t’ia mbronte lirinë e mohuar Thoma Gëllçit, edhe në Gjykatën e Strasburgut siç dëshmon avokati i zotit Gëllçi, përmes Avokatit të Shtetit këmbënguli për të kundërtën!

Fatkeqësisht, nga mënyra e reagimit, askush nuk po e kupton mesazhin që vjen prej vendimit të Gjykatës të Strasburgut që është Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Rasti i Thoma Gëllçit nuk mund të përdoret për ilustrim. Ai na vjen si një këmbanë e madhe alarmi për të reflektuar dhe për të ndërhyrë me ligj dhe jo me retorikë, në gjithë kurpusin ligjor mbi të cilin është organizuar dhe funksionon sistemi i “Drejtësisë së Re”. Pa e bërë këtë, rasti i Thoma Gëllçit do të harrohet e të tjerë si ai, do të duhet që drejtësinë e munguar në  Shqipëri të shkojnë e ta kërkojnë në Strasburg.

8 Komente

  1. S
    Student

    AVOKAT LESHI JO SHTETI. Kush me shpjegon se per vendimet qe merr gjykata shkon dhe mbron Avokati i Shtetit kur shteti nuk ka lidhje me me ate cfare ben gjykata. Ne se ishte shteti pale duhej te ishte shteti ai qe mbante ne burg, po ja qe s qenka keshtu. Dhe s ka si te jete keshtu kur gjykata eshte e pavarur. Duhej Gjykate te kishte perfaqesuesin e vet ne mbrojtje te vendimit, si dhe gjykata te paguaj detyrimet qe rrjedhin nga gabimet e saj , bile me mire do te ishte gjykatesit nga rrogat e tyre te LARTA e jo taksapaguesi te paguje budalleqet e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexuesi i vëmendshëm

      Jeni shumë i saktë në argumentimin tuaj student.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Po i njejte eshte dhe rasti i Vangjush Dakos! Sa muaj beri ne paraburgim per nje akuze qesharake? Me duket afer 12 muaj dhe pastaj i dhane nje denim qesharak sa per te lare gojen dhe mbuluar turpin e tyre. Drejtesi e pa drejte! Ky mund te kete bere abuzime te medha, por per cfare e paraburgosen eshte per te klithur dhe vene duart ne koke.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Durrsaku

          Ana me dy bythe qenka irituar juridikisht !?

          Përgjigjjuni
        2. T
          Toni

          Dhe Luani tani foli....Ore juve ju njihte Enveri ju erdhi hakut...dhe fene jua hoqi e ju squk...

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            Studenti eshte shume i vemendshem dhe me te drejte e kundershton shkruesin e artikullit Luan Rama.Me siguri qe eshte ish ministri i brendeshem qe kaloi me pas me LSI….

            Përgjigjjuni
            1. d
              drejtesi e munguar

              Shteti i te drejtes!Fjale rrugesh dhe "besim"i njerezve qe respektojne ligjin.Besim (se do te behet?) eshte nenshtrimi para padrejtesise.Qe nga fillimi i ketij sllogani,ku shqiptaret besuan gjerat kane shkuar per dreq dhe padrejtesia eshte shtruar kembekryq.A e Dime:1-Si u kethye prona e shtetezuar nga sistemi diktatures?U veprua me nje ligj me te poshter se Reforma Agrare.Si u shkaterua prona shteterore dhe si u be grabitja e saj.2-Perse duhet te funksionoj Ligji i Legalizimit,per pronen e zaptuar?A eshte i drejte Z.L.Rama?3-Po mosndeshkimi i krimeve te ketyre viteve kur do te ndeshkohet? ne Shqiperi Z.Rama pa u ndeshkuargjithe krimet e pushteteve me radhe ku edhe ju keni pjesen tuaj,nuk ka dhe nuk mund te behet drejtesi.

              Përgjigjjuni
              1. R
                RTSH

                Po cfare flisni?! Strasburgu nuk dha pafajesi per Thoma Gellcin. Foli per menyren si u mbajt ne arrest. Gellci eshte nje hajdut ordiner. Eshte, vec hajdut, edhe imoral, duke shfrytezuar postin e tij. Tenderi, per te cilin u denua, ishte nje hic per cka duhej te denohej. Shkoni pyetni ne RTSH dhe do kuptoni se cfare njeriu eshte! Luan, ke gabuar me kete artikull!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje