Për Trump, Putini jo agresor dhe Ukraina kompensim SHBA-së

27 Shkurt 2025, 00:01Blog Mimoza Cika Kelmendi

Për Trump, Putini jo agresor dhe Ukraina kompensim SHBA-së

Pas takimit të Këshilli të Sigurimit i OKB-së më 24 shkurt 2025, një gjë u bë e qartë: Me rezolutën alternative të SHBA-së, Trump dëshiron të akomodojë Rusinë në vend që të mbështesë Ukrainën dhe aleatët e saj. Presidenti amerikan vazhdon të bëjë shumë për të arritur një "marrëveshje" me Putinin, pa ndonjë prirje të dukshme nga Moska. Veç se Kremlini shpreson që Donald Trump të marrë pjesë në paradën ushtarake më 9 maj, ditën e fitores ndaj Gjermanisë naziste. Një udhëtim që Trump e ka përjashtuar, të paktën deri më tani.

Duke refuzuar të mbështesë rezolutën e Ukrainës, administrata Trump po i sinjalizon Rusisë dhe botës se Uashingtoni po largohet nga roli udhëheqës amerikan në mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit të Ukrainës - dhe rrjedhimisht nga OKB-ja. Dikush mund të pyesë tani: Pse selia e Kombeve të Bashkuara është ende në Nju Jork?

Në skenarin më të keq, shumica e komunitetit ndërkombëtar do të duhej të kishte pranuar rezolutën e padëmshme dhe miqësore ndaj Kremlinit të SHBA-së. Por në vend të kësaj, Ukraina dhe evropianët arritën një sukses të madh diplomatik: Ata futën gjithsej tre formulime shtesë në rezolutën e SHBA-së, të cilat, ndër të tjera, emërtonin qartë Rusinë si agresore. Shumica e shteteve më pas votuan në favor të këtij versioni të modifikuar pro-ukrainas. Rusia dhe SHBA, ndër të tjera, votuan sërish kundër. Tani është zyrtare: Trump nuk dëshiron ta emërojë Putinin si agresor.

Duke vepruar të vetme, Shtetet e Bashkuara po dobësojnë qëndrimin e bashkuar më parë të Perëndimit edhe në pjesë të tjera të botës. Votimi të martën tregoi se edhe vendet e tjera tani janë të tunduara për të mbajtur një pozicion pro-rus. Që nga fillimi, vendet e mëposhtme mbështetën rezolutën e SHBA-së si të ashtuquajtur "bashkë sponsorizues": Izraeli, Hungaria, Gjeorgjia dhe Maqedonia e Veriut.

E parë në këtë këndvështrim, dëshira e shpallur shpesh e Donald Trump për paqe ka të bëjë me një tërheqje diplomatike. Mbështetja për Ukrainën po zvogëlohet në mënyrë drastike, gjë që të paktën në mënyrë indirekte normalizon agresionin e Rusisë.  Tashmë Presidenti amerikan Donald Trump kërkon lëndë të parë nga Ukraina në këmbim të mbështetjes ushtarake. Prej ditësh ka pasur polemika për një marrëveshje të mundshme. Por tashmë, sipas raportimeve, një vendim mund të jetë i afërt. “Financial Times” madje raportoi se Zelensky do të nënshkruajë marrëveshjen në një takim me Trump.

Trump kishte këmbëngulur për një marrëveshje - si kompensim për ndihmën e Uashingtonit në luftën mbrojtëse të Ukrainës . Në rast nënshkrimi të një marëveshje të tillë, indinjimi do të jetë shumë i madh jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vendet evropiane,  që Presidneti Amerikan me sa duket i sheh  vuajtjet e vendit të shkatërruar nga lufta si një mundësi për një marrëveshje fitimprurëse.

 

 

 

 

 

17 Komente

  1. K
    Kapterri

    Eshte gallate e modhe.E gjithe bota e di,e kupton,po e merr vesh se çfare eshte Trumpi per Rusine.Asnje se thote,bejne sikur nuk kuptojne.Rrini te qete se do degjojme e shikojme shume gjera te çuditshme keto kohe.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Amerika po zgjohet sepse cmimet po rriten

      Drejt. Popullit amerikan ka filluar ti vije turp nga bota me gafen e zgjedhjes se nje gjeniu jostabil cilimi qe kurre nuk do rritet me shume nga truri se nje femije 10 vjecar. Turbullimi keto kohe i botes do te sjelle nje sere te mirash, oor jo per Ameriken e gjunjezuar para mjeshtrit Putin.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Prut

      Ore, lereni Ukrainën, po shikoni Shqipërinë e Kosovën! Sa “ndihmë” i kemi borxh Amerikës. Nuk qaj Sazanin, se ai iku i gjithë, po mos duhet të japin më shumë. Po Kosova?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Historia, qysh se ajo gjëndet e dokumentuar në arkiva, biblioteka dhe memorjen njerëzore, na ka përcjellë, veç të tjerave, edhe postulatin e Tuqididit, filozofit dhe historianit të antikitetit helen, shek. III-IV p.e.r: "Vende e vogla bëjnë atë që duhet, të mëdhenjtë bëjnë atë që duan!". Thuhet gjithashtu, se në një bisedë midis burrash në moshë, të cilit diskutonin rreth politikës, një prej tyre, deri atëhere jo pjesmarrës aktiv në debat, po esa duket më i urti, u tha: "Dëgjoni or miq, politikën kur e bëjnë të mëdhenjtë quhet politikë, kur e bëjnë të vegjlit quhet budallallëk!". Dhe sa e sa të tilla mësime të çmuara ka. Këto, megjithse mbahej si i lëçitur, vetëm filozofi ynë i madh nga Gjirokastra, nuk i dinte sa kohë u jepte mend të mëdhenjve të Botës Hrushov, Nikson, dhe Mao Cedun.

        Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        Mbreti lakuriq!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muc Xhepa

          Udheheqesi me largpames ne historine e njerezimit, dhurata me e cmuar qe perendia i beri njerezimit ne shekullin e 21. Marrsh nga ditet tona o Kollos!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miri

            Jepja ditët e tua se nga të miat nuk i fal asnjë sekondë.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muc Xhepa

              Miri e ke gabim, une ia jap me gjithe zemer por duhen sa me shume qe te rroje me shekuj

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vishja kot

                Muc, per Trump e ke llafin?

                Përgjigjjuni
          2. k
            k

            Trump eshte nje megalloman plak inatçi hakmarrës ndaj gjithë atyre që nuk i servilosen dhe plotësojnë kapriçot e tij si fëmijë i llastuar.Rrethohet nga servilë oligarkë që i bëjnë lajka per te perfituar.Ja perse shkon mire me diktatorin putin.E mendojne njëlloj.Bëjnë konferenca shtypi ,pa prezencën e shtypit.Shpresojme tek mekanizmat e kontrollit të demokracisë amerikane,ndryshe ky gomar do bëjë shumë dëme.Prestigji i demokracisë amerikane eshte lekundur shume per nje muaj.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bato

              Sa turp!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mara emigrante ne Itali

                Tramite eshte diktator , mbron agresorin dhe shan ata qe mbrojne atdheun e tyre .Koha do te tregoje se kush eshte trampi , Hitler i dyte .

                Përgjigjjuni
                1. t
                  test

                  Nuk ka thene ndonje genjeshter Trump jo, luften e filloi NATO dhe CIA, dikur duhej te mbrohej rusi.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mos u merzit

                    Test, meso pak histori

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Poseidon

                    EDHE UNE ASHTU MENDOJ....DO THONI JU PSE......SEPSE ,KUSH I THA UKRAHINASVE TE MERRNIN ARMET KUNDER RUSEVE,,,,,,DHE PASTAJ CDO UKRAHINA ATY KU PRETENDON SE ESHTE,,,,MUND TE LEVIZTE PREJ ATY .....O KY TE SHKRIN ORE........EDHE AMERIKA VAJTI PER LESH.....SE HARROVA ,,,,SI THOTE SALEHU PER KATER TE VRARET NE BULEVARD,,,"ATA I SOLLI EDI RAMA"""" DHE KY I VRAU MEQENSE EDI NUK VRISTE DOT VETE,I THA KRIMINELIT " MI VRA NJE CIKE SE NUK I VRAS DOT VETE"""

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Heretiku

                      Duhet te evidentohen disa fakte te pamohushme. Pas grushti te shtetit ne 2014, klika qe erdhi ne Kiev, ne menyre arbitrare, i ndaloi regjoneve rusishtfolese ne lindjes te Ukraines ( rreth 8 milion banore ) perdorimin e gjuhes amtare ruse, si dhe festa dhe traditat lokale. Kjo ishte ne kundershtim me te gjitha dispozitat perendimore dhe te drejtat e njeriut. Per fat te keq ne Europe u fol pak apo aspak lidhur me keto shkelje. Krahinat qe u preken nga keto shkelje flagrante te te drejtave te njeriut i kundershtuan keto abuzime. Atehere klika ne fuqi filloi perdorimin e forces, duke vrare apo burgosur popullin e revoltuar. Per nderprerjen e kesaj masakre te shtetit ukrainas kunder nenshtetasve te saj u be nje mbledhje ne Minsk me pjesemarrjen e paleve ne konflikt dhe te perfaqsuesve te komunitetit europian, ku u arrit ne nje marreveshje per nderprerjen e dhunes dhe njohjen e te drejtave qe pala e goditur kerkonte. Kjo marreveshje ngeli vetem ne leter, nuk u zbatua kurre dhe klika e Kievit vazhdoi ne menyre sistematike represionin, qe u kthye ne nje gjenocid te paster kunder popullit te vet, nenshtetasve te vet; njelloj si klika e Milloshevicit kunder shqiptareve te Kosoves ne vitet 1998, 1999. Qe nga 2014 deri ne 2022 kur filloi lufta midis Rusise dhe Ukraines numeroheshin rreth 15 mije te vrare civile ( shume gra dhe femije ) nga ana e Ukraines.

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vishja plot

                        Heretik, Kjo qe ju morret mundimin per te na e shpjeguar eshte versioni i Moskes zyrtare. Rusia perdori shumicen ruse ne lindje te Ukraines per te krijuar trazira dhe kushtet per nje nderhyrje te Rusise. Gjerat nuk jane bardh e zi. Ukrainasit reaguan ashper ndaj separatisteve, kjo eshte e vertete. Ukraina eshte shte i pavarur dhe kush thote qe Ukraina eshte Rusi gabohet. perandoria ruse e mori Ukrainen nga fundi i shekullit te 19. Kievi eshte gati 700 vjet me i vjeter se Moska. Tendenca e Rusise per te rivendosur kufijte e Rusise cariste dhe mentaliti historik megalloman rus eshte nje nga shkaqet kryesore te kesaj Europe te trazuar

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje