Nga Redi Shehu
Një ndër debatet e hapura në mënyrë ciklike sa herë që afrohen data të caktuara simbolike, të cilat promovojnë çiftet e të njëjtit seks, është edhe ndërkallja mbi atë se çfarë është familja dhe cili është definicioni i martesës? Duket çudi për një pjesë të madhe të njerëzve një debat i tillë, por ajo që nuk përbën fare çudi, është fakti se tashmë kjo gërricje është një realitet kokëfortë në të gjithë Perëndimin e për pasojë edhe në Shqipëri. Ama, ajo që përbën një taksë të rëndë intelektuale, është sipërmarrja për t’iu përgjigjur pyetjeve absurde, të cilat si pasojë e diskursit relativizues, insistueshëm kërkojnë përgjigje publike e jo vetëm kaq, por kërkojnë ripërcaktim dhe rimoralizim të koncepteve dhe praktikave bazë të shoqërisë njerëzore. Kjo, në emër të një rendi të ri shoqëror vizatuar në terrene psikologjike veçanërisht problematike.
Mbrojtësit e pikëpamjes se martesa tradicionale duhet rishikuar dhe konceptet e saj duhen rimodeluar, janë edhe mbështetësit e martesave mes të njëjtit seks. Përkufizimi i tyre i martesës është tipikisht i thjeshtë dhe retorika argumentuese e tyre mbështetet mbi faktin se bazë e martesës duhet të jetë dashuria dhe emocioni seksual. E bukura e këtij pretendimi është se ata nuk bien dakord që të krijojnë një entitet tjetër social “konkurrues” jashtë martesës tradicionale, por kërkojnë që t’i bashkëngjiten kësaj të fundit, duke e ndryshuar tërësisht atë.
Pra, një marrëdhënie imponimi e nevoje, pak absurde. Mirëpo, koncepti i martesës heteroseksuale, i cili është edhe ai tradicional dhe masiv, është një praktikë sociale e bazuar së pari mbi transhendencën, pra në perspektivën e krijimit, martesa zbriti si institucion njëkohësisht me dy njerëzit e parë (Adamin dhe Evën), kryekëput bazuar në arsyen e përbashkët njerëzore, e cila si rezultat përfundimtar ka të mirën e përbashkët shoqërore. Pra, martesa në botëkuptimin religjioz nuk është strukturë e krijuar nga vetë krijesat, porse një institucion i zbritur nga Krijuesi si model i gatshëm mbarëvajtjeje shoqërore, gjë që nënkupton autenticitetin dhe pandryshueshmërinë e këtij modeli, ngase i vetmi autoritet i cili mund ta ndryshojë këtë koncept, është vetëm autori i saj.
Ndërsa koncepti i dytë i martesës është i bazuar mbi racion njerëzore e cila thotë se tre kolonat e qytetërimit janë objektet e kultit, qeverisja dhe martesa dhe se dëshirat nuk justifikojnë sjelljet e qytetërimi nuk është gjë tjetër në thelb, veçse disiplinim ndaj dëshirave destruktive. Në këtë kuadër, martesa si institucion, është mekanizmi më i strukturuar i disiplinimit të dëshirave destruktive në modernizëm, duke nënkuptuar se është i vetmi mekanizëm që mbron qytetërimin tonë. Por, le të merremi me konceptin e dytë, se ai i pari religjioz është më i thjeshtë në përfundim.
Tiparet themelore të martesës tradicionale janë bashkimi i një çifti heteroseksual, lidhjet speciale me fëmijët dhe ekskluziviteti. Pra, martesa duhet të ketë tiparin e ekskluzivitetit heteroseksual bashkëshortor, që të konsiderohet e tillë dhe e shëndetshme shoqërisht. Po përse? Studiues të shumtë të sociologjisë dhe ligjit arrijnë në përfundimin se te martesat tradicionale, bashkimi trupor përfshin koordinimin trupor me qëllimin për të përftuar një të mirë trupore dhe e mira biologjike e bashkimit trupor është riprodhimi. Riprodhimi si e mirë trupore është jo vetëm i tillë, por është edhe e mirë publike. Kjo e mirë publike nuk mund të sillet në shoqëri veçse përmes bashkimit mes një burri dhe një gruaje, të cilët janë të vetmit që mund ta konceptojnë dhe ta formësojnë atë.
Te bashkimi i personave të të njëjtit seks, nuk mund të arrihet e mira trupore si e mirë publike dhe meqë riprodhimi, fëmijët pra, janë domethënia e vetë martesës, atëherë në rastin e homoseksualëve, bashkimi nuk mund të konsiderohet martesë pikërisht prej paaftësisë për të sjellë një të mirë trupore. Edhe pse bashkimi homoseksual mund të sigurojë fëmijë të dalë prej proceseve laboratorike, ato përsëri humbin tiparin ekskluziv që një çift heteroseksual ka, sepse fëmija në epruvetë i përket një trioje prindërish, dy homoseksuale dhe një anonim, të cilët nesër i shkaktojnë psikologjikisht një dilemë të fortë identitare dhe vetëperceptuese fëmijës.
Dallimi te martesat heteroseksuale është se ato kanë veti trashëgueshmërie, pra përfundon me një trashëgimtar dhe produkt që është e mirë publike, ndërsa martesat homoseksuale maksimumi mund të prodhojnë një soj “emocioni” i cili nuk ka vlerë trashëgueshmërie dhe si i tillë del nga tipologjia e bashkësisë bashkëshortore ekskluzive. Mbështetësit e martesave të të njëjtit seks pretendojnë se edhe çiftet heteroseksuale sterile martohen e adoptojnë fëmijë dhe bashkimi i tyre quhet martesë, përse kjo nuk duhet të ngjajë me homoseksualët, të cilët mund të adoptojnë edhe ata fëmijë? Themi, se familjet tradicionale pa fëmijë të shkaktuar si pasojë e sterilitetit apo arsyeve të tjera të bashkëshortëve, quhet martesë, sepse ata potencialisht janë prokrijues, riprodhues dhe realiteti në të cilin ata jetojnë nuk është vullneti i tyre. Ndërsa çiftet homoseksuale janë që në premisë joriprodhues dhe vullneti i tyre qëndron pikërisht në të kundërtën, se duan të bashkohen duke mos pasur asnjë shans thelbi martesor riprodhimi.
Fëmijët e adoptuar nuk krijojnë atë lidhjen biologjike me prindërit, sepse martesa reale tradicionale në fund të fundit është një premtim solemn përgjegjësish, e cila çon drejt realiteteve morale që krijojnë përgjegjësi mes palëve. Nuk është thjesht prezenca e dy prindërve, por është prezenca e dy prindërve biologjikë që ndikon në zhvillimin pozitiv tek fëmijët. Fëmijët e adoptuar nëse kanë dy gra si prindër nuk do të dinë përgjigjet e një babai dhe ato fëmijë që kanë dy meshkuj si prindër, nuk do të kenë kurrë përgjigjet e një nëne. Tek martesat homoseksuale del në pah një hendek i madh mes martesës dhe prindërimit, i cili padyshim çon në shpërbërjen e idealit të familjes. Burri dhe gruaja në një familje normale sjellin prurje të ndryshme psikologjike në procesin e prindërimit, prurje të cilat nuk mund të garantohen kurrë nga dy individë seksualisht të njëjtë, të cilët nuk garantojnë nesër asnjë përgjegjësi ndaj një fëmije të adoptuar, që në fund të fundit nuk është i tyri.
Nëse do ta mbështesnim martesën vetëm tek emocioni dhe seksi, atëherë automatikisht do të binte arsyeja për t’u martuar, jo vetëm kaq, por duke qenë se ana emocionale nuk është stabile, atëherë edhe martesa po të mbështetej vetëm mbi këtë element nuk do të ishte gjithashtu e qëndrueshme. Që të jetë e qëndrueshme, duhet një faktor stabiliteti dhe përgjegjësie, i cili përmblidhet me riprodhimin. Prandaj, përpjekja për të ripërcaktuar martesën mbi “bashkimin emocional” dhe jo prokrijimit, përmes sjelljes në jetë të fëmijëve, është përpjekje që kurorëzohet me ndryshimin e kuadrit ligjor për sa kohë ky i fundit formëson edhe normat kulturore të një shoqërie, atëherë në thelb, kjo iniciativë synon ndryshimin e tabanit kulturor dhe tronditjen e një prej kolonave të rëndësishme të shoqërisë që ka ngelur ende në këmbë, siç është martesa. Pra, transformimin më shumë se në aspektin juridik, mbështetësit e martesave homoseksuale duan ta bëjnë në kulturë. Që ta bëjnë këtë ata duhet të ndryshojnë “arsye publike” dhe për të ndryshuar arsyen publike, duhet të japin prova gjithashtu të arsyeshme për qenien njerëzore.
Duke bërë edhe pak opozitë me qasjen pozitiviste që ekziston sot në botë lidhur me natyrën e ligjit, nëse ai përbën dhe përmban kontekst moral, mund të themi se vetë ligji si rregullator i shoqërive, bazohet në dy premisa të rëndësishme, atë të dimensionit moral të tij dhe efektit përplotësues që ai ka mbi normalitetin publik të individit. Dimensioni moral i ligjit edhe pse nuk është i definuar qartazi në funksionet e tij, është dimension, i cili buron që në premisë të ligjit. Sepse ligji vendoset nga shoqëritë për të ruajtur, mbajtur e mirëmbajtur disa vlera morale universale. Ligjet e sotme të cilat dënojnë, gjobisin, e në disa vende edhe ekzekutojnë, kanë si kriter vlerësimi në thelb qasjen ose jo morale të individëve me shoqërinë, shkeljet ose jo të tyre në raport me këtë kuadër ligjor. Debati mbi homoseksualët, ashtu si edhe debate te tjera të natyrës së të drejtës individuale, janë pika ku shoqëria takohet me të çarat e veta përsa i përket të kuptuarit të konceptit të lirisë. Të kuptuarit e lirisë përfshin formën se si projektohet roli i individit dhe përgjegjësitë e tij në shoqëri. Është mbi të gjitha një debat mbi lirinë, sepse pothuaj të gjitha kategoritë të cilat duan të “thyejnë vargonjtë” e të tashmes dhe historikes, në emër të një koncepti të ri, e bëjnë këtë mbi ndjenja dhe emocionet dhe asesi bazuar në arsye publike. E nëse kërkojnë që këtë ta justifikojnë në kuadrin e të drejtave të njeriut, atëherë çdo e drejtë e njeriut nuk qëndron jashtë arsyes publike dhe çdo gjë tjetër që nuk është arsye publike nuk konsiderohet e drejtë e njeriut.
Ne sjemi si evropa ,,,,jemi myslyman ,,,Ademi dhe Havaja ne Kuran ,,jan shembull per ne ,,,,
Ne s jemi arabe...
Ne jemi shqiptare , se Pari. O berhimo pse e ktheu ademi me more 7 gra apo I Erdhi per shtat. Need flasim per te, shqiptaret Jane bo vone mylimom jo se they care.
Drejt. Të padrejtë do ta quajnë vetëm ata që duke mos qenë si shumica dërmuese duan të përfshihen tek ajo me artificin e martesës përmes të cilës krijojnë "familje" shterpë, si një pemë pa kokrra, kur asnjë pemë shterpë nuk mund të bëhet dot si pemët prodhuese duke marrë kokrra prej tyre.
Po pse mer lal,e majta extreme n Perenim lepihet me islomin kte s e kuptoj mer jahu
BRAVO
Të gjitha fetë dhe ideologjitë, qofshin dhe ato më shkencoret, e njohin dhe e pranojnë fundin e botës. Atëherë pse të mos pranojmë që dhe morali po ecën në të njëjtën udhë? Marrëzia e ka drejtuar dhe drejton njeriun drejt fundit të tij. Kuptohet, të gjitha këto janë ecje të ngadalta dhe deri diku njeriu mësohet me natyrshmërinë e tyre. Por ajo që është nevojë urgjente dhe duhet t'i dilet ballas është zhdukja e gjithçkaje nga marrëzia e individëve të çmëndur, të cilët janë vënë në komandë të mjeteve shfarosëse masive si bombat atomike e me hidrogjen. Kur shikoj atë topolakun gjithë dhjam të Koresë Veriore më dridhen leqet e këmbëve, pasi një sekond ti punojë mëndja së prapthi atij, tërë diskutimet tona akademike për rrugën që ndjek morali shoqëror bëhen në çast pluhur dhe hi.
Sa te shkoje veliaj ne burg se me siguri do martohet me ndonje filan atje brenda
lerini njerezit te jetojne sic duan nese juve sju vjen asgje e keqe nga veprimet e tyre o popull kafshesh turkoshake qe merreni me cdo njeri pervecse me jeten tuaj.......fucking losers
Çfarë je lodhë me këto shkrime o Redi ? Shiko botën e kafshëve... Natyra ka krijuar disa kafshë që, femrat ,e kanë në të njëjtin vend si organin e kopulimit ashtu edhe të jashtëqitjes . Te kafshët e larta kjo nuk ndodh dhe ato kanë organe gjenitale të ndryshme sipas seksit. Po të kishte dashur Natyra që njerëzit të bënin seks anal,i kishte lënë si kafshët që përmendëm më sipër,përse duhet t'u zhvillonte organe gjenitale të ndryshme??? Pra Natyra e ka bërë zgjedhjen e saj, dhe homoseksualizmi i njeriut është kundër natyrës . Nëse do të kuptosh mesazhin e Natyrës për njeriun shiko një shembull ... Një pasdite shikoja te NG Wild një çudi,se si një peshk mashkull, nëse ngordhte femra e tij ,kthehej ai në femër për të vazhduar jeta... Tani homoseksuali ka qejfe kundër natyrore që ne duhet t'ja pranojmë, ama ka edhe vrasësi sadist qejf të vrasë gra e fëmijë përse atij nuk duhet t'ja lejojmë?? Homoseksualët bëjnë krim kundër jetës se rrezikohet vazhdimësia e Njerëzimit,po ashtu bëjnë edhe terroristët, përse të parët u dashka ti lejojmë e të dytët jo!??? Të plotësosh teka perverse të disa individëve me sekualitet të ndryshëm është gafë. Shoqëria ata mund t'i tolerojë sepse ndoshta nuk e zgjodhën ata të ishin ashtu,por ti promovosh kaq shumë,t'u japësh status martese dhe për më tepër të drejtë adoptimi të fëmijëve është zullum goxha i trashë. Dhe detyrimisht,më beso se brutalitetin nga pështirosja ( amok kriminal)e njeh mirë kriminalistika,do të shkohet drejt veprimeve kriminale ndaj tyre,qoftë si veprime të veçuara individuale ashtu edhe si fushata linçimi kolektiv. Të dyja format janë krime të papranueshme por që po nxiten nga krijesa amorfe si ky Zorra a Sorrua, që deformitetin e tyre jetësor e fshehin pas parave . Edhe larg qoftë të kemi ndonjë Adolf tjetër gjëkundi.. Redi ha bukën tënde po mos e lyej me të pëgërë se është mëkat.
Artikull i shkruar nga nje njeri i kenduar, me mend ne koke e me kembet ne toke. Mijra e mijra vjet shoqeria ka ecur e eshte zhvilluar bazuar ne ligje qe mbrojne te drejten publike e moralin publik,ne ligje qe e konsiderojne familjen si shtyllen kryesore apo trarin qe ka mbajtur e mban kete ndertese qe ne e quajme shoqeri njerezore. Homoseksualet aty kane qene, ata nuk linden sot, gjithmon e kane kryer aktivitetin seksual, por jo bublikisht e te ligjeruar. Kerkojne ta ligjerojne, le ti lejojme me ligj, te bashkejetojne me njeri-tjetrin. Por ne nuk mund, dhe nuk duhet t'a quajme bashkejetesen e tyre familje. Familja eshte tjeter gje. Redi Shehu e ka bere te qarte ne menyre shteruese se cfar perfaqeson familja per ne qe perbejme 99,99% te shoqerise njerezore. Homoseksualet le t'i vene cfar emri te duan bashkejeteses se tyre dhe t'a ligjerojne, nuk duhet t'i pengojme dhe t'i percmojme. Por me institucionin tone te familjes nuk kane pune, bashkejetesa e tyre nuk asgje te perbashket me familjen tone. Ajo qe ka rendesi ne tere kete tollovi eshte ceshtja e biresimit te femijes. Shoqeria dhe juristet duhet te ngrihen ne kembe dhe te mos lejojne qe per shkak te qejfeve te individeve te ndryshem nga te tjeret ( dhe kete homoseksualet nuk mund t'a mohojne dhe s'kan perse te turperohen per te) te rriten e zhvillohen femije e persona qe kur te kuptojne se cfar jane e si jane rritur, kur te kuptojne dallimin e tmerrshem me femijet e tjere, do te traumatizohen menderisht e nuk e di se si do te ndjehen ne nje shoqeri e cila ne shumicen dermuese eshte e krijuar nga individ te lindur, rritur e edukuar nga nje familje normale. Ata ( homoseksualet) nuk e kane te drejten morale te biresojne femije, sepse ata nuk mund te lindin femije. Ata mund ta fitojne kete te drejte kur zhvillimi i shkences te mundesoje zhvillimin e nje embrioni njerezor nga qelizat staminale apo qelizat somatike ne perghithesi dhe kur njeri nga partneret te kete ndryshuar seksin, ne menyre qe femija qe do te zhvillohet njerin ta njohe per babe dhe tjetrin per nene. Ndryshe biresimi i femijes nga keto shartesa nuk duhet lejuar ne asnje menyre. Shoqeria jone nuk mund te lejoje dhe te pranoje me dashje qe ne gjirin e saj te rriten femije te pafajshem qe neser per fajin tone do te perjetojne trauma dhe drama te renda. Po ta lejojme do te bejme nje krim te rende dhe zoti do t'na mallkoj. Juristet kane per detyre t'a spjegojne qarte perse ky tip biresimi do te perbente krim, Une nuk jam jurist, por me dhemb shpirti kur mendoj se si do te ndjehet neser nje femije i rritur nga kjo bashkjetese.
E vertete qe ciftet homosexual nuk kane mundesine e riprodhimit, por a duhen perjashtuar ky grup i shoqerise nga gezimi i rritjes se nje femije? Homosexualiti nuk eshte koncept, trend apo modrnizem. Te gjithe e dime qe eshte nje devijim biologjik dhe devijimet dhe defektet biologjike nuk jane zgjedhje. Perse duhet perjashtuar dhe diskriminuar ky grup shoqeror nga te drejtat me elemtare te shoqerise.
E DREJTA PRIVATE. Ekziston e drejta private, o koqe. Martesa eshte nje akt publik, jo nje e drejte publike. Edhe biresimi apo divorci jane akt publike, por ne kuadrin e te drejtes private. Ke llomotisur kot. Por kryesorja eshte qe ti as nuk i ke cikur veçorite apo karakteristikat e familjes ne periudha te ndryshme. E para, fjala familje vjen nga Roma e lashte ku ky koncept perfshinte edhe sherbetoret. I Famili ishin pikerisht sherbetoret qe ata mbanin ne shtepi. Familja e ngushte quhej Gens nga vjen dhe fjala shqip gjinje. Familja ka ardhur gjithmone duke evoluar. Tani jane te gjithe dakord qe e konsiderojne nje kontrate mes 2 civilesh. Pra ligjerisht martesa eshte bashkim i autorizuar me ligj i dy individeve. Nuk eshte e lidhur me riprodhimin. Ne Perendim 13-20 per qind e çifteve te martuara !aktualisht nuk kane femije. Nuk munden apo nuk duan. Kjo nuk i pengon bashkeshortet te konsiderohen pjese e nje martese. Dy pleq qe martohen ne moshen 75-80 vjeçare jane te lire te mos kryejne detyrimisht bashkimin trupor apo biologjik, nuk bejne femije, nuk riorodhihen por ligji u njeh te drejten te marrohen pa shkaktuar skandal apo preokupim tek shoqeria apo publiku. Ka njrez qe martohen ne shtratin e nje spitali nga nuk do te dalin me te gjalle. Nuk do bashkohen fizikisht me partnerin apo bashkeshortin, nuk do riprodhohen, nuk do lene femije, por ligji ua njeh atyre mubdesine te krijojne kete familje per pak dite. Kurse pasojat juridike te kesaj martese, psh e drejta e pensionit per te vene, e drejta e trashegimit te pasurise apo mbiemrit, zgjasin me vite. Ne Itali jane miratuar keto martesa dhe askush nuk e kalon naten pa gjume per kete. Vetem 5 per qind e popullsise biterore kane terheqje homoseksuale dhe nuk do jete as ndonje hall i madh as fubdi i botes. Nje pjese e konsiderueshme e familjeve jsot kane vetem nje anetar. Kjo shifer ne Itali ka kapur nivelin 35 per qind. Njerez te divorcuar, te ve, pa femije, pa velkezer e motra. Me mire te kene nje partner ne jete. Mos ju genjeje mendja se ne Shqiperi gjerat do shkojne ndryshe. Dinamikat globaliste kane vite qe sundojne eshe aty. Edukoni femijet me respekt per te tjeret, pasi dhuna ne familjet tradicionale qe lexojme çdo dite ne gazeta, e kalon shume me teper ate shifren 5 per qind te homoseksualeve. Kryesorja: edhe homoseksualet rriten ne familje tradicionale, pjelle e martesave tradicionale. Nuk mbijne ke bytha kajsise e nuk bien nga qielli. Leruni njerezve lirine te jetojne jeten e vet.
Mbroni fëmijët nga këta monstra femra, këta abuzojn me ta kur të rritet.
Bravo,bravo,ke bere nje shkrim brilant dhe meriton noten maksimale. Une qe po beje kete koment jame kundra martesave te te njetit seks dhe jame me ate trdicionalen. Zoti, qe t'i jepte zhvillim shoqerise njerzore,krijoi mashkullin dhe femren,(Adamin dhe Even).Kjo eshte e pranueshme,jo se e krijoi zoti,por eshte realiteti.Per mendimin tinm keta lloj njerzish jane kafsh me fytyr njeriu. Fshatari mbjell grur ne are. Ai rritet dhe bashke me ate rriten dhe barishtet e keqija qe pengojn rritjen dhe zhvillimin e grurit.. Fshatari bene nje pune te madhe dhe ai, i imponuar fillon dhe e pastron grurin nga keto barishte te keqija.Nqs ai, nuk e pastron atehere gruri do venitet dhe nuk do japin rendimentin qe duhet pasi barishtet e keqija i thithin ushqimin e nevojshem grurit.Edhe homoseksualet apo lezbike jane tamam si keto barishte te keqija,te panevojsheme ne shoqerine njerzore.
Domethënë se njerëzit e parë nuk paskan qenë Adami e Adami e as Eva e Eva! Synimi i çdo lloji qenje biologjike, qoftë njeriu, kafshët a bimët janë në çift dhe synojnë të lënë,krijojnë pasardhës si ligj natyror.Ligjet biologjike janë strikte dhe të pamëshirshme nuk mundet të ketë riprodhim me marrëdhënie të të njëjtit seks.
Feja nuk e ka me tapi konceptin e marteses. Monopolin e qeversijes sociale dhe me gjere e ka shteti. Cdo nderhyrje e kujtdo faktori tjeter pervec shtetit ne kontratat qe ligjerojne marredheniet njerezore dhe mbrojne te drejtat e tyre ne menaxhimin e perbashket te ndjenjave, financave, shendetit, riprodhimit, etj. duhet te konsiderohen si nderhyrje ne ceshtjet shteterore, dhe kushdo qe mundohet te bllokoje ligjerimin dhe mbarevajtjen e kontratave mes paleve duhet te pergjigjet ligjerisht ne shtet. Retorika perjashtuese e institucioneve fetare, apo individeve me ideologji fetare ose politike perjashtuese, duhet te vleresohet ne prizmin e gjuhes se urrejtjes dhe diskriminimit, dhe jo mbi bazat thjeshtezuese te lirise se fjales. Lirija e fjales nuk eshte nje koncept shfrenimi te gojes sipas interesave te grupimeve regresive. Si perfundim, Shqiperia eshte nje vend me aspirata perendimore drejt Europes, keshtu qe tendencat orientale per te frenuar apo vonuar integrimin perendimor gjithashtu duhet te vleresohen si nje kercenim i frymes se politikes nderkombetare te vendit. Nese gjykatat shqiptare nuk kerkojne nga parlamenti modifikimin e kodit te familjes per te perfshire ciftet LGBT, gjykata europiane do e beje kete ne baze te vendimeve te meparshme mbi kete teme per shtete te tjera europiane. Nese entitete radikale preferojne modele ruse, arabe, apo te pareformuara te ligjerimit, ky eshte nje problem i tyre dhe jo i shtetit. Interesat e ketyre grupimeve fetare apo politike bien ndesh me te gjithe filozofine perendimore te vendit, dhe te kontinentit ne teresi madje. Azia eshte me e pershtatshme per keto teokrate e autoritare ajatollesko-putiniane.
"Çdo e drejtë e njeriut nuk qëndron jashtë arsyes publike"??? Ke qenë gjë i pirë kur e ke shkruar këtë o autor???? Arsyeja publike mund edhe të çmendet dhe ka preçedent mesjetën. Të drejtat e njeriut thuhet në njëjës dhe jo pa qëllim. Seksi o zotëri është individual, ska punë as shoqëria as ligji me seksin. Faji i vetëm i lgbtq është se duan të kthejnë një çështje individuale në një çështje publike. Martesën e kemi shkelur ne "shumica" të parët duke bashkëjetuar. Familja nuk është baraz me martesën. Nuk të lidh dot "një copë letër" me familjen.