
Lindita nuk kishte bërë gjumë të paqtë!
Afër sabahut një ëndërr e kishte trishtuar sa nuk thuhet aty për aty, por më vonë mund ti dalë për hajër.
Ishte ngritur brof dhe kishte nxjerrë kokën jashtë dritares që të mbushej me frymë.
Të zbardhurit e drites kishte pritur e pothuaj me rëndje ia kishte behur në zyrë. Me nxitim kishte thirrur “tre musketieret”, Jonën, Kostaqin dhe Gencin. Nuk dinte si t’ia fillonte dhe një heshtje si lumë pa urë po e ndante prej tyre.
Ata të gjithe po shkurtoheshin , mblidheshin e bëheshin grusht sa Kosta. Më në fund foli: “Pashë në ëndërr se Babua me tha nuk do të shkel më në Kuvend, dhe lanet do ju bëj të gjithëve, në gjumë me ra të fikët”….! Jona ia kishte dhënë kujes me lebeti. Genci që nuk kishte dëshirë edhe aq të qante, i tha mos bëj kështu, aman, se na preke, por në fund u dorëzua, qau e ulëriti dhe ai sa e tundi.
Kostaqi, ndryshe nga dy të parët, nuk e dha veten, por e mbajti dhimbjen përbrenda, qante me mimikë dhe pa zë, si në filmat e viteve 20, mekej, që dhimbja të shprehej e qartë, por të mos i dilte vaji si zhurmë marmite e prishur.
Lindita për një çast nuk kishte kuptuar ç’po ndodhte, por shpejt e kishte mbledhur veten! “Pushoni more shkanduj, kishte bërtitur, se ëndrrat i kam të kundërta në realitet. I bie që Babo do vijë në seancën me të afert! Ndaj erdha shpejt, të sjell myzhdenë, por e tromaksur nuk e mblodha vetën”.
Lotët u thanë, fytyrat qeshën e buisën nga gazi, hareja feksi; u lumturuan të katërt, aq sa zyra nuk e mbante gëzimin, i cili sulmoi korridoret e godinës së stërmadhe të Kuvendit.
Si kujtim i trishtimit të thellë mbenë vetem fytyrat e muhavitura, të fryra e të buçatura.
“Tani duhet një plan, tha Genci dhe do e bëj unë që mos ta japim sihariqin pa ndodhur mrekullia. Madje që i vogël doja t’i ngjaja Belul Gjonomadhit tek “Dimri i madh” dhe “Ballë për ballë”, ruante bazën natën me dyfek, mos na e merrnin rusët, them të marr një karabinë vetëmbushëse “Simonov”, model 56, dhe të shkoj herët të bëj roje se kurrë nuk i dihet!” Kosta e shikonte pa folur. “Më duket se më shumë i ngjan Belul Gjeraqinës.”, mendoi.
“Qyqja tha Lindita, ju tepelenasit te pushkët e keni mendjen, të na akuzojë opozita për terror, Babon e ruan dashuria e vegjëlisë, ti merr një biçak a një pale llastiqe për vetëmbrojtje e aq!”
“Na rezulton që planet i bëjnë grekërit në histori, tha Jona, ata fusin kalin ku s’ta pret mendja, ndaj nderi dhe përgjegjësia i takon Kostaqit të Gramozit dhe Linditës, e pe si qau, veç me muskuj, pa zukama, tani po ashtu qesh butë pa kukurima! Të këpuste shpirtin, por të kursente drithërimën, jo si ne që e shndërruam në lëndinë lotësh. Tani të mbush me dritë”!
Kostaqi u dënd me frymë! Filloi të zbërthente planin strategjiko-taktik:
“mendoj, tha, se ditën e hënë në mëngjes unë dhe Genci të shkojmë rreth e qark Kuvendit të veshur si punëtorë komunaleje. Gencin ta lëme aty si pemë se i gjatë helbete, thjesht i vëmë ca degë artificiale jeshile anash. Lopë nuk baresin asaj ane që të rrezikojnë ta kafshojnë. Ndërsa vetë, po me kamuflazh. do ngjitem në pishën më të lartë dhe do vrojtoj ! Kush e sheh i pari, fishkëllen viu viu viu, heq xhaketën dhe bën me shenjë, duke e rrotulluar në ajër! Nëse nuk kuptohemi, ti Genci merr një biçikletë bianchi të lenë si rastësisht ndanẽ një rrapi dhe vrapon t’i japësh lajmin Jonës te dera, e cila thërret motrani e shoqeni. Ato të dalin e të fillojnë festën në shkallë! E ndezin vetë se kanë eksperiencë.
Garda i ze gojën atyre të paudheve Kryezevendes Liderit Muli se buçet ai, dhe Liderit në perspektive Gaz Bardhit, që të mos llapë nga ato që të prishin gjakun !! Apo atij Salianjit që është më i zi se dreqi i duhet sajuar diçka.
Ftohet edhe Gjekmarkaj se atë e gënjejmë me pak se atij qerratait i pëlqejnë skenat surreale, të rrijë tek karakolli i rojeve që të ndjekë eventin për kronikën, se kushedi ç’kujton se me të ndryshon Boten, mileti bën lek ai shkruan gjepura?!”! Gjonçaj sikur doli nga kllapia “po të bënte lek nuk shkruan kroniken” e tha si maksimë.
Lindita menjëherë u bë me humor të mirë. “Vërtet këto tre vite jeni lodhur, keni hequr të zitë e ullirit, po me kaq e keni hallall rrogën, madje jam pishmane që nuk ju kam dhënë asnjë shtesë page, dhe nga një buzëqeshje prej Babos, qoftë edhe nga larg. Genci tha nga afër do qe më mirë dhe ajo shtesa punë bën ! Po Jona ia priti, do dhe nga afër ti, nuk thua shyqyr se deputeteve nuk u flet fare. Kosta miratoi me një gjest, tërheqje vetullash dhe hapje krahësh! Kostaqit po i ëndej ekspozimi i planit! Në shkallë të shfaqet dueti Etilda -Ismet Beqiri tek këndojnë “një luan ka sot bota, hëm Azia hëm Europa”. ( shenim i autorit, Ismeti thote si duet do bëjmë prokopi, eleganca e formes me fuqinë e tabanit popullor bashkë)
Dilua t’i shoqerojë me firzamonikë, si dikur në të ri në vatër të kulturës zefiri. Toni të shpërndaje bekime e të hedhë sheqer e petale trendafili, si në dasem. Lot gezimi do ketë, aty Laerti bën të veten, i mbledh. Bora të pllaqurisë duart, por Ogi t’i rrijë afër për ta mbajtur nën zap se gezimi të punon qindin. Se Ogi dhe e teperta s’kane asgjë të përbashket, Ogi dhe masa po, janë një.
Mamica të verë një banderolë në hyrje “Po vjen si pëllumb i shkruar, të shpëtojë Kuvendin e uzurpuar” ose tek e fundit të kërcejë si në Milano po kushedi si na reagon Nallbati, na luan nga fiqiri?!
Të gjithë ata që ndihen të pasigurtë për mandatin tjetër, t’i puthin gomat e makinës sapo të ndalet!! “Mjaft de mjaft, e ndërpreu Lindita, le t’ia lemë spontanitetit, megjithëse e kam shumë të vështirë të mendoj pse edhe ata dinsëzet e Opozitës, që iu plaçin sytë, nuk e kanë festë si ne?! Ukubetërit me prishin terezinë me prishin”.
Drejtori i LGTB-ve në këtë vënd, është mërditori bythqirë, Dr. Prof. Agron Gjekmarkaj, tre herë i bythëqirosur.
Ta futi edhe Mark Marku o Gjekmark, sepse je pa karakter, sepse je partner me Gazmenda Bardhin, je bythqirë si ajo.
Bejtexhiu surrogato i bathores.
Kokekari komplet! Shume i sofistkuar, s’mundemi me e kuptue kete kokeloqe!
"Profesori" i perfshire ne politike,tere kohen i eshte dedikuar gjinise letrare te qesendisjes dhe ofendimit te kolegeve ! I pa zoti te ballafaqoje ide dhe perballet me argumente,kete menyre e ka per zemer ! Nuk i ben asnje pershtypje,qe te nesermen t'iu thote (nese) "miremengjes" apo ti pershendese,qofte me "tundje koke" ata te cilet pergojon ! Duket qe kjo eshte dhe do te jete menyra e te berit politike e ketij "profesori" ! Le te hapim nje "teme" tjeter.Mendoni qe eshte e udhes dhe e drejte qe "profesore" apo "mesim dhenes",te cilet jane te perfshire dhe te ekspozuar ne politike (ne te dy krahet e saj);bile shpesh si figura ekstremiste te kesaj politike,te paraqiten ne Auditoret e Universiteteve per dhenie dijenish djhe leksionesh,por edhe per te marrre ne provime dhe gjykuar aftesite e studenteve ?! Si mundet qe,te nesermen e nje shkrimi banal,apo te nje dialogu po te papershtatshem ne "politike",te paraqitesh para studenteve per t'iu dhene dijeni ? Ndoshta i gabuar por me duket ABSURDITET ! Gjykoj qe nuk ka asnje garanci,qe nje "pedagog" i perfshire ne menyre te ekspozuar ne politike dhe me angazhime te vecanta ne te,te ruaje "indipendence" shkencore dhe te mos perpiqet te "promovoje" veten apo forcen politike qe perfaqeson ! Me ligj duhet t'iu ndalohet politikaneve mesim dhenia ! Mendoj qe "Liria Akademike" kthehet ne abuzim ! Pervecse sa me siper,mund te "rreshtohen" edhe shume argumente te tjera ! Lymi Tutit
@Lym i Tutit, respekte për komentin! Në këtë rast, për këtë njeri të pështirë nuk dua të shtoj ndonjë gjë, sepse më herët, pas çdo shkrimi surrogato të tij kam shkruar boll. Tung!
I panjohuri në dëshiroren rrasë të ngrystë e në dhanoren rrasë dritë marsh .
Mos ma shani kot Gjekmarkajn, ai eshte shume i mire per ata qe jane kaps. Sa lexojne fejtonin e radhes, ku fshikullohet kundershtari e lartesohet gomari, kapsllekaxhinjte, sa hap e mbyll syte, fale fejtonit te ketij viçi kuqalosh, zbrazin gjithe kenaqsi e lezet ZORREN E TRASHE.
Kuuuuurrrrrr vote per ju o malok i ndyre.se kam me malesoret miqte e mi.
Koke koqe ,hale
Per kete tipin si politikan(Babo Gjekmarkaj) qe tani bene dhe humoristin(se kush i ka thene ne vesh qe i ngjan te madhit Qamil Buxhelit- mos o Zot) nje poet i madh kosovar Ali Podrimja ka bere nje poeme te gjate dhe fort te bukur,nje nga me te bukurat, ku fshikullon te gjitha te keqiat e politikanit medioker dhe u drejtohet me fjalet permbyllese: Eshte koha e maskarejve! Po, keta tipa enden ne nje hapesire kohe te dhene nga Zoti,jetë quhet,dhe harrojne se çfare jane vete! Harrojne qe jane Maskarenj te kohes
Surrati I tij I kuq vdes vetem per lek dhe me fejtone miserable kete po Ben, nuk Ka kohe per ne televizionet me suflaqen ne dore dhe se e kane kritikuar ne fis dhe familje!!!!
O gjek te rreh mendja se me keto shkrime kujton se i tregon shqipetareve se sa i mencur je.Me te vertete i tregon mencurine cektesine pa sinqeritetin tend cinizmin servilizmin tend et etj.Eh sa i pa shprese qe qenke o gjek per nje karrige tjeter ne parlamentin e 2025.Shkruaj ca te duash e thuaj ca te duash po mos kujto se e ha doktori pabesin tende qe te ka karakterizuar gjithe jeten tende.O gjeke te te pyes ore me te vertete a e beson se ti e njeh veten tende mire.Une besoj se edhe ti vete nuk e beson vetvehten tende por te pelqen ta besosh se ty te preferojne njerezit shume.Po hajde thuaj doktorit .A thua se i ha ai keto dokrat e tua.Atij ti kaq ju deshe.Hajt rruga e mbare o gjek.