Turp për një ish-kryeministër që mbrohet si kalama nga maja e dritares

23 Maj 2024, 17:48Blog TEMA
Turp për një ish-kryeministër që mbrohet si kalama nga maja

Nga Spartak Ngjela

E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mund të jetojë në çdo segment kohor pa grindje të dhunshme, duhet që kjo të vendosë drejtësinë shoqërore, dhe drejtësia shoqërore të shfaqet ndaj çdokujt që ka bërë padrejtësi dhe mendon me bindje që ai është superior ndaj komshinjve të tij.

Bertrand Russell.

Por filozofi i famshëm Santayana ka shkruar: “Drita ashtu siç duket e fsheh qiririn”

E pra, kryesor është qiriri, se pa qirinë nuk ka as flakë.

I.

E kuptoni tani se, drita jonë nuk është e jona, se qiriri nuk është yni por i korrupsionit?!!

Kjo don të thotë që korrupsionit i duhet marrë qiriri  domethënë drejtimi i Shtetit Shqiptar.

Prandaj…

Ja, ky është thelbi i drejtësisë.

Por, a ka drejtësi në Shqipëri.

Jo, se në Shqipëri asnjëherë nuk ka pasur drejtësi, dhe flaka e drejtësisë ka dalë nga qiriri i korrupsionit.

Por, goditjet e reja të SPAK po e rrisin optimizmin shoqëror se korrupsioni i lartë, që është regresi mbytës në Shqipëri, do të goditet penalisht.

Ishin dhjetëra të inkriminuar që dje u morën nën arrest për korrupsion. Shenjë shumë pozitive kjo.

Por ata nuk përfaqësojnë ndonjë gjë të madhe, ajo që krijon analizën penale të së ardhmes, është fakti që, të gjithë të inkriminuarit në korrupsion që u goditen dje, janë të lidhur me krimin e organizuar, me korrupsionin dhe krim ekonomik.

Dhe…

Duhet ta dinë të gjithë që këta janë të shumtë.

Imagjinoni që ndërkohë janë të arrestuar një ish- kryeministër dhe ish- president i Shqipërisë, është arrestuar një zv.kryeministër, janë arrestuar tre ish- ministra, dhe shumë kryetarë bashkish…

Ajo që të bën përshtypje është fakti që, në ditët e fundit janë, lëshuar 50 urdhër-arrestesh për të korruptuarit,  dhe, nëpër banesa, deri tani, u janë gjetur e sekuestruar rreth 5 milionë euro.

Dhe aksioni duhet të vijojë.

Kurse ish- kryeministri i arrestuar, flet broçkulla mbrojtjeje, duke akuzuar të tjetër, nga dritarja e tij.

Turp, dhe një gjendje e mjerë intelekti e tij. Asnjë i akuzuar që është tetëmbëdhjetë vjeç, nuk paraqet këtë gjendje fëminore në mbrojtje juridike, ashtu siç po dëgjojmë Sali Berishën. Turp.

II.

Këta të korruptuarit të shumtë, që mendohet se e kalojnë numrin 200 si të identifikuar, si drejtorë ministrish, ministra dhe kryetarë bashkish, kanë qenë në fakt rrjeta e ferrit që ka pushtuar Shqipërinë ekonomikisht, që ka degraduar pushtetin gjyqësor, që kanë vjedhur e kanë vrarë, që kanë shitur interesin e Shqipërisë dhe kanë shkatërruar arsimin; por që kanë shkatërruar dhe 600 uzina e fabrika në Shqipëri me urdhër të Beogradit.

Këta të korruptuar, tanimë të identifikuar nga shërbimet e mëdha sekrete, në ndihmë të Shqipërisë, janë tani në dorë të SPAK, dhe shoqëria shqiptare po pret të dëgjojë identifikimin e emrave dhe fillimin e proceseve gjyqësore .

Dhe koha duket se ka ardhur, dhe kjo kohë antikorrupsion tani dihet se drejtohet nga aleatët tanë të mëdhenj.

Dhe duhet kujtuar me respekt fjala e Sekretarit të Departamentit të Shtetit në Uadhington Anthony Blinken që botërisht tha: Do t’i shpëtojmë shqiotarët nga korrupsioni masiv.

Dhe kjo sigurisht që do të jeta kthesa historike e Shqipërisë.

III.

Por çfarë duhet të kuptojmë me kthesë historike?

Me kthesi historike në Shqipërinë e sotme duhet të kuptojmë:

Penalizmi e të gjithë të korruptuarëve të lartë;

Vijimin për krijimi i një pushteti të ri gjyqësor të pakorruptuar;

Intensifikimin jurudik, me anë ligjesh të reja, për plotësimin maksimal të legjislacionit antikorrupsion;

Shtimi i numrit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe hetuesve të SPAK;

Krijimi i mundësisë mediatike për të shpallur mediatikisht të gjithë emrat e të korruptuarëve të lartë;

Krijimi i një komisioni parlamentar me ekspertë të nivelit të lartë të huaj, për të vijuar identifikimin e korrupsionit të lartë në Shqipëri, sipas transaksioneve bankare që janë krijuar me emra fals;

Të kërkohet ndihmë e ekspertëve të Perëndimit, për hetimin me nivel të lartë të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror dhe identifikimin e plotë të korrupsionit të lartë të shtetit shqiptar;

Të “blindohet” SPAK me hetues, prokurorë dhe gjyqtarë të rinj të specializuar në Amerikë:  në ecurinë me lartësi juridike dhe morale të trinisë: gjyqtar, prokuror, hetues;

Dhe, të gjitha këto, vaprojnë bashkë me shërbimin sekret të SPAK, shërbim ky i cili duhet të jetë i gjithë në veprim profesional në identifikimin dhe dënimin e të korruptuarëve të lartë në Shqipëri;

Identifikimin e të gjitha kontove bankare të të korruptuarëve nëpër bankat ofshore, shumica e të cilave janë edhe ndërkohë të identifikuara;

Ngritja në nivel të lartë profesional të fakultetit të drejtësisë në Shqipëri, në Universitetin Shtetëror të Tiranës

IV.

Ja këto janë pikat e domosdoshme të reformës antikorrupsion në Shqipërinë e sotme.

Por, a do të kerë mundësi reale që të realizohen?

Kjo do të varet nga forca e politikës amerikane.

Një gjë është e sigurt, se politika amerikane e ka kuptuar që pa eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror, Shqipëria nuk mund të radhitet në politikën amerikane për konfliktin politik me Rusinë.

Domethënë, fakti që goditja antikorrupsion është në interesin e lartë ndërkombëtar, ajo do të kryhet.

Fakti që goditja antikorrupsion do të kryhet, kuptohet se zhvilimi integral i Shqipërisë është një gjë e sigurt.

Dhe kjo luftë duhet të vijojë domosdoshmërisht; Dhe sigurisht që do të vijojë.

7 Komente

  1. M
    Malshova

    Ore ti Ngjela !!!pse flet gjepurro ke gje konkrete qe publiku nuk i di ??? Jo!!! atehere mos i bjere fyellit ne nje vrime

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Turpi më i madh është që Shqipëria ka patur kryeministër këtē hajdut e kriminel. Për të tjerat, sidomos sjellja e tij prej halabaku kur duhet të përballet me drejtësinë, janë mëse të pritshme sepse një hajdut e kriminel nuk mund të ketë dinjitet, prandaj s'mund të sillet si i tillë.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Prit prit o Spartakos me emer Greke dhe Mbiemer Xelis (Ngjela) se nuk kini pare gje akoma. 500 vjet Turqi dhe you bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve etj consideroni "vellezer" Heronjte e Revolucionit Greke! You ka erresuar Llogiqine (logic "shqip") Nationalizmi Arnaute. Kini you bijte e Deputetit Osmane Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve etj te flisni Per te Drejtat e Arvanitasve? Eshte si te flasin victimat e komunisteve per krimet e Diktatures qe u bene "nga dashuria midis tyre"! Por te paret ndryshojne se perfaqesonin Kombin Greke kurse te dytet brenda burgut te madh qe quhej Albania. Mire ty o Spartako po Salehu (Sali) me emer Arabe,Eduardi (Edi) me emer Angles,Enveri,Mahmuti (Mehmet "shqip"),Abdullahu (Abdyl "shqip "),Muha-Arrami etj cfare djalli Identitet kane? Populli (popola ital) i mencur (mind angl) thote Te Shofte Emri. Prandaj o Spartakos you duan hajdutet e Parthenonit se duan Serbetore (Servis) per interesat e tyre. You jini Mallkimi i Kombit Greke te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos dhe te Pirros se Epirit. Ku eshte (este) Reagimi dhe Nderimi per Krimet (Reaction Crimes) e Perandorise se Myslimaneve "Skiptare" Turqine e Cilerit dhe kriminelit Qemal Ataturk? You jini shkaku i Ndarjes se Epirit ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Mos kujtoni you se Feja eshte vetem "E Tille". Ka brenda vetes Ndryshim te Identitetit,Ndergjegjes,Istitutionesh etj. Me fjale te tjera Kombesise.

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          O koqe, po Greqia sa vjet ndenji nen turqit, qe nuk lane greke pa e perdorur para e mbrapa? Kur permend allvanitasit, do beje me mire qe te laje gojen me pare. Fakti eshte se Allvanitasit cliruan Greqine, se po te ishte per sufllaqexhinjte, akoma do i faleshit baba Erdoganit. Vete fakti qe perdor emrin e tij si nofke, tregon se akoma keni nostalgji per turqit. Shko e shikohu ne pasqyre qe te kuptosh se nga te vjen surrati i zi...

          Përgjigjjuni
        2. v
          vezhguesi

          O zoti Ngjela, po te kishte turp Salih Berisha nuk vidhte. Turpin ai e ka ngrene me buke, prandaj kot e ke qe flet. Nga ana tjeter, nuk kemi degjuar asnje llaf nga zoteria jote per kohen qe ishit bashke me Berishen. Asnje here nuk ke folur per ate kohe dhe as qe ke marre mundimin qe ti kerkosh falje shqiptareve per suportin qe i ke dhene Berishes.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lili

            Turp per ty qe do te kandidosh nga Opozita dhe ngele duke "ja marre ne goje"Rames.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gezim

              Liliii....Ram te ruhet se ky Ngjala te fut mikrofonin spiun aty ku nuk ta pret mendja. Berisha e bero dy here deputet. E vuri kandidat per kryebashkiak. Por ky Ngjala qe la lexuar Kafken qe ne rini, pa ditur asnje fjale anglisht apo frengjisht, ka mesuar zanatin e sigurimsave! Ta fut mikrospiunin dhe...

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje