
Nga Marko Caka
Ike për të mbetur pishtar i informacionit te shpejtë,të saktë dhe mbi të gjitha i të vertetës. Nuk dua të shkruaj për ikjen tënde që na befasove të gjithëve, se e dinim se do jetoje aq gjatë, aq sa vizionet tuaja të pafund. E kujtoj si tani ate Maj vrastar te 2008-ës ku lajmin e vdekjes së presidentit të Top Medias, Dritan Hoxha e percolla ne tre gazetat lokale të tre qyteteve të mëdha greke (Patra,Volos,Kalamata) ku une pergatisja faqen shqip brenda gazetës greke. Një gjë e rrallë kjo që gjuha shqipe futet në një gazetë greke të printuar. Por ky mision e kishte zanafillën disa vite më parë, pikërisht nga Tani Topit promotori i parë i platformës digjatale duke futur televizionin shqiptar në cdo familje shqiptare në Greqi dhe pastaj në cdo cep të botës shqipfolëse. Pikërisht për këtë doja të flisja dhe të falenderonim pergjithmone për këtë arritje të madhe të futjes së mësimdhënies të gjuhes shqipe ne programet tuaja televizive. Që nga ajo ditë ky mision ka arritur të përgatisë një gjeneratë të tërë të fëmijëve shqiptarë në botë që të flasin bukur dhe rrjedhshëm gjuhën shqipe. Falë teje bëri që familjet shqiptarë në diasporë ta ruajnë gjuhën shqipe edhe tek fëmijët sepse programet mësimdhënës dhe edukuese në shqip ua lehtësonin barren prindërve të tyre që bënin deri në tre punë. Sot që flasim dhe te përkujtojmë, Topi yt vazhdon të jetë pararojë e mediave shqiptare falë trashëgimisë tënde në familje, bashkëpunëtorëve tuaj të cilët si një familje madhe sigurojnë që ëndërra jote ështe një vizion për të mos u ndalur kurrë. Edhe ne që jetojmë larg Shqipërisë jemi krenar për pasurinë e cmueshme që na le. Me nivelin profesional dhe teknologjisë së fundit Topmedia ka arritur që të mbërthejë para e ekranit cdo familje shqiptare kudo në botë duke patur nje shikueshmëri të lartë të saj, që e kanë zili edhe mediat e medha të huaja televizive ku ne jetojmë.
Po crafe eseje ke shkruar o gazetar leshi. Kjo eshte nivel jo minimal por fundi gazetarise. Dhe kujt i shkruan, nje kurvari te rendomte.
Pordhe me rigon. Dritan Hoxha ashtu si nje pjese e mire e shokeve dhe moshatareve te tij te zbritur nga malet e Kukesit apo te Tepelenes zbriten ne Tirane pa zanat e pa shkolle e fillyan trafiqet e droges dhe qenieve njerezore per prostitucion. Pasi bene ca leke hapen biznese. Keshtu beri dhe Tani i Top Albania Radio bashke me Vajdin Lamen qe punonte ne policine e Tiranes dhe e mbronte. Kur ben milionat e pare dihet se çdo prrodukt apo pasuri e krijuar me to eshte subjekt i anti mafias si para te pista... Tani kjo eshte perandoria e Tanit dhe teashegimtareve te tij Vjollca Hoxhes dhe femijeve te tyre...
Vizionit te Tanit te Topave po ja shofim hajrin te gjithe!
Pse s’flasin njerëz bashkëpunëtorë të të ndjerit Hoxha,që e njohin nga afër dhe e kanë detyrë të ndriçojnë të vërtetën rreth figurës të tij?