Nga Artan Fuga
Për ç'arsye nuk po e kuptojnë në Shqipëri se përse kryeministri Edi Rama ka nevojë për mitingje nëpër qytete të ndryshme evropiane?
Duket vërtet si një mister. Në mos mister, duket si një gjë e pakuptueshme. Përse i duhen Edi Ramës mitingje me shqiptarë nëpër disa qytete evropiane tani?
Opozita e fut brenda përqasjes së vet prioritare. Por, nuk ka një shpjegim të qartë. Përpiqet t'a ulë rëndësinë e këtyre takimeve dhe kuptohet se nuk ka si bën ndryshe. Por, shpjegim se përse bëhen këto mitingje nuk ka.
Thuhet dhe jo pa bazë se janë qindra që udhëtojnë nga Shqipëria, militantë, të punësuar, patronazhistë, etj., që marrin pjesë në ato mitingje. Dakord. Por, nuk ka shpjegim se përse i duhet Edi Ramës të ngrejë njërëzit nga Shqipëria për të bërë takime nëpër Evropë kur mund t'i mbledhë ata ku të dojë, te Xhamlliku, te Oxhaku, te Vorri i Bomit, ku t'ja ketë qejfi! Shkojnë ata! Madje e njoftojnë edhe në rrjete sociale se po nisen me bukë me vete në miting!
Lidhet që me votën e emigrantëve? Hiç fare, hane 2025, hane qershori i 2024, aq më tepër se sikur edhe vetëm kohën të masësh, me kaq përgatitje sa janë bërë, as bëhet fjalë që emigrantët të votojnë! Por, kushedi!
Atëhere si shpjegohet që edhe analistët nuk e gjejnë dot arësyen por debatojnë për gjëra krejt sekondare, si p.sh, a ka njerëz nga Shqipëria apo jo nëpër ato mitingje!
Ky moskuptim ka një arësye se përse ndodh, dhe kjo arësye është se arësyeja e vërtetë nuk shihet dot nga Shqipëria, në fakt, nuk është një arsye por disa, flas për ato kryesore, që shpjegojnë se përse nxitohet tani për t'i nisur këto mitingje.
E para, nuk duhet harruar se në 9 qershor zhvillohen zgjedhjet për në parlamentin e Evropës. Klasa politike zjen nga tensionet, Evropa është në ethet e garës, më tepër sesa kaq segmentet e ndryshme të politikës evropiane madje po thonë se ka një ethe nëse në parlament do të shkojnë më tepër deputetë evropianistë apo deputetë të forcave nacionaliste që janë shprehur se duan ta shkërmoqin Evropën.
Edi Rama, me ambiciet e tij e kupton se pushteti në Shqipëri nuk luhet dhe ruhet me lojën politike nga Restorant Era afër RTSh te Kali i Skënderbeut; e kupton më mirë se kushdo nga klasa politike e sotme se pushteti në Shqipëri është një instrument që influencon dhe ndikohet përtej shteteve kombëtare sot. Koncepti i shtetit sovran në kuptimin absolut të fjalës ka përfunduar që me rënien e komunizmit.
Edhe në Athinë dhe në Milano ai luajti kartën e Bashkimit Evropian edhe duke ekzagjeruar rolin e Shqipërisë periferike që është si ai që edhe nuk e pranojnë në fshat, edhe dëshiron të marrë për grua vajzën e priftit. Por, ç'rëndësi ka realiteti, rëndësi ka propaganda.
Klasa politike në Evropë sot po mundohet të mbledhë çdo votë, sigurisht ka nevojë edhe për votën e çdo shqiptari që voton atje. Edi Rama kur u bën thirrje shqiptarëve për Evropën e Bashkuar, ndonëse nuk është se e ha shumë meraku nëse Shqipëria është apo jo brenda saj, sigurisht mbështet segmentet politike proevropiane në Evropë.
Me këtë ai tregon dy gjëra. E para, që ndikimi i tij mbi klasën politike evropiane i kalon kufijtë e ngushtë të Shqipërisë. E dyta që ai e zotëron këtë influencë. E ka apo nuk e ka në të vërtetë, kjo pak rëndësi ka. Kjo ka nevojë të matet. Rëndësi për të ka të tregojë se ai mbledh në mitingje, me flamuj shqiptarë, emigrantë nga vendi i tij, dhe u bën thirrje direkte ose me nënkuptim se atyre dhe Shqipërisë, si edhe qeverive aktuale evropiane, u intereson ruajtja e Bashkimit të Evropës.
Integrimi evropian i Shqipërisë, për çdo njeri që e njeh çështjet nga brenda, e di se është një tren i humbur dhe që nuk do të rikthehet në stacion veçse ndoshta pas shumë dekadash. Për të mos thënë se në botën e sotme është i pamundur.
Por edhe kjo pak rëndësi ka për folësin kryesor në këto mitingje. Ai po e luan kartën e tij për t'u perceptuar se është i vetmi politikan që mbledh dhe u flet për Evropën shqiptarëve në Evropë. Këtë ai ka nevojë ta perceptojë klasa politike në qeverisje në vende të ndryshme të Evropës!
Shqiptarët të votojnë si proevropianistë!
Edi Rama ka kuptuar gjithashtu edhe diçka tjetër, e cila nga Shqipëria, sidomos për politikën mbyllur brenda ose përreth bulevardit Dëshmorët e Kombit - Zogu i Parë, është vështirë të perceptohet. Ai e di se vota e emigrantëve shqiptarë është ndoshta e rëndësishme, por është e rëndësishme në vendet ku emigrantët jetojnë nëpër Evropë dhe jo edhe aq në Shqipëri. Në Shqipëri ai nuk do që t'i ngatërrohen nëpër këmbë, sikurse nuk besoj se i duan edhe shumë parti politike opozitare. Përse t'i shkartisin kot kartat!!!
Por vota e shqiptarit paska rëndësi në vendet evropiane ku ata jetojnë për zgjedhjet e brendshme atje, por edhe për politikat evropiane. Madje edhe po votuan për zgjedhjet në Shqipëri, emigrantët nuk do të votojnë nëse u bë ose jo ndonjë urë fshati. Aq u bën për këto vogëlima. Ata do të votojnë në funksion të marrëdhënieve të bashkëpunimit që forcat politike shqiptare realizojnë me qeveritë perëndimore. Aty luhen interesat e tyre për pensione, punësime, arsim në shqip, etj. Dhe Rama e ka kuptuar këtë duke u paraqitur si garanti i këtij bashkëpunimi, ndërkohë që segmentet e tjera të politikës shqiptare janë disa kilometra larg së kuptuari statusin dhe interesat e mirëfillta, disi të çuditshme të emigrantëve shqiptarë në Evropë.
Më tepër akoma, Edi Rama e ka kuptuar se ka mundësi që markës së tij t'i shtojë vlera përtej kufijve shumë të ngushtë të Shqipërisë. Ai dëshëron të bëjë atë që në marketing quhet "brand expand". Pra, të perceptohet nga Amerika dhe Evropa se ai i konsideron shqiptarët si instrumente politike për të ndikuar forcat, pushtetet dhe qeverisjet jo vetëm në Ballkan, në Kosovë, (ku Kurti nuk i le asnjë hapësirë dhe merr mbi vete inate dhe presione), por edhe në Maqedoni (ku realisht nuk duket se pyesin për propagandën që vjen nga Shqipëria), por edhe më tej, pra që ka flukse votash që mund të orientojë edhe në Gjermani, Angli, (ku ka edhe zgjedhje), në Greqi, Itali, nesër pasnesër edhe në Boston a gjetiu.
A i ka vërtet këto influenca apo jo? Kjo është çështje krejt tjetër. Rëndësi ka që ai kërkon t'i ketë dhe edhe ato që ka kërkon t'i paraqesë se janë shumë më të fuqishme sesa janë realisht.
Por, ai e luan lojën, luan me "mass - gjeopolitikën" fuqishëm, kupton se gjeopolitika është më e rëndësishme shpesh sesa loja e brendshme politike, kupton se transferimi i influencave është për votat shqiptare në Evropë dhe jo për votat e emigrantëve shqiptarë - qytetarë evropianë - në Shqipëri, kupton se vullnetet elektorale luhen përtej, brenda dhe jashtë territorit të shtetit, e di se ato janë aksione që investohen sot, për të marrë interesat nesër.
Nuk ka rëndësi fare a është mirë a është keq. Gjykimi moral le të jepet nga moralistët. Por, nga pikëpamja e racionalitetit politik këto mitingje nuk janë thjesht propagandë boshe. Kush nuk e kupton e ka lënë jeta pas. Ato janë njëherësh edhe realitete të reja politike, edhe një lojë e re për të mbajtur pushtetin mbi shqiptarët në Shqipëri duke luajtur me vullnetin elektoral të shqiptarëve në Evropë.
Nuk përjashtoj që një ditë do të kemi të tilla mitingje edhe në kantone zviceriane, edhe në Bruksel, edhe në Boston, edhe gjetiu.
Vetem per voten e emigranteve. asgje tjeter. E ka frike se nuk e kontrollon dot. Reformen zgjedhore do e beje si ceco. Se e do Amerika. Te tjerat jane pordhe me rigon.
Me kete analizen tende o profesor, i bie qe ky qerata kryeminister kot po shkon ne Londer se Mbreteria Bashkuar nuk eshte pjese e EU. Nejse, jam i sigurt se per Mitingun e Londres do gjesh aresye te tjera si llafolog i talentuar qe je. Dikush tjeter do tete etiketonte thjesht llapazan. Une do te te thoja "surrat llapaqen". A u afrova ndopak o profesor? Shko e bjeri njehere me dore.
Se e kenaqi ne Shqiperi ndaj. Show man numer 1.kam 6 vite pres Daten e gyqit te pare o njerez...e kuptoni ku jetojme.
PROF FUNGI KE KUPTUAR NJE MUT QE TE HASHE O KAR AGJOZ BUDALL TIRONE AKADEMIK LESHI.......ATO QE TY TE DUKET SE PASKE ZBULUAR QENDROJNE NE PERIFERI.......ATO TAKIME QE TY KUPTOHET QE STE PELQEJNE.....JANE TAKIME QE I KERKON KOHA PER TE MBRSHTETUR DIASPOREN DUKE I TREGUAR SHTETEVE KU ATA PUNOJNE DHE JETOJNE SE SHQIPETARET JANE FUQI EKONOMIKE DHE POLITIKE......DUKE JA RRITUR KRENARINE ATYRE ATJE KU ATA JETOJNE.......... CHE QUALCOSA........ I THA SHQIPETAREVE TU THONI. ITALIANEVE DUKE I PARE ME KOKEN LART...PERVEC GREQISE KU ASKUSH NUK MUND TA MENDONTE ATE QE AI THA NE MBRSHTETJE TE EMIGRANTE E.....PO NE SERBI SI U THA SERBEVE PER KOSOVEN.....DUHET TA NJIHNI...U THA NE MES TE BEOGRADIT........POR KUR JENI JU ME SALEHKARAXHICIN ILIRMUTPRESIDHJERIN SHERBETORE TE SLLAVEVEVE QE JANE PO SHQIPETARE ORTODOKSE SKEMI CFARE TE BEJME.........DO THOSHTE EDI RAM GJIGANDI.........SKENI PARE GJE AKOMA..........KULMI DO JETEN NE ANGLI ..... CI VEDIAMO PROF....LESHI.....AKADEMIK CARACI.... E DI CDO TE THOTE CARAC SE TIRONA I KA PAS ME BOLLIK ME GJITHE MONAT E KUMLLAT.....APO JO PROFESOR LESHI......APO PO HA NOJ KOQE FIKU.....
PROF FUNGI KE KUPTUAR NJE MUT QE TE HASHE O KAR AGJOZ BUDALL TIRONE AKADEMIK LESHI.......ATO QE TY TE DUKET SE PASKE ZBULUAR QENDROJNE NE PERIFERI.......ATO TAKIME QE TY KUPTOHET QE STE PELQEJNE.....JANE TAKIME QE I KERKON KOHA PER TE MBRSHTETUR DIASPOREN DUKE I TREGUAR SHTETEVE KU ATA PUNOJNE DHE JETOJNE SE SHQIPETARET JANE FUQI EKONOMIKE DHE POLITIKE......DUKE JA RRITUR KRENARINE ATYRE ATJE KU ATA JETOJNE.......... CHE QUALCOSA........ I THA SHQIPETAREVE TU THONI. ITALIANEVE DUKE I PARE ME KOKEN LART...PERVEC GREQISE KU ASKUSH NUK MUND TA MENDONTE ATE QE AI THA NE MBRSHTETJE TE EMIGRANTE E.....PO NE SERBI SI U THA SERBEVE PER KOSOVEN.....DUHET TA NJIHNI...U THA NE MES TE BEOGRADIT........POR KUR JENI JU ME SALEHKARAXHICIN ILIRMUTPRESIDHJERIN SHERBETORE TE SLLAVEVEVE QE JANE PO SHQIPETARE ORTODOKSE SKEMI CFARE TE BEJME.........DO THOSHTE EDI RAM GJIGANDI.........SKENI PARE GJE AKOMA..........KULMI DO JETEN NE ANGLI ..... CI VEDIAMO PROF....LESHI.....AKADEMIK CARACI.... E DI CDO TE THOTE CARAC SE TIRONA I KA PAS ME BOLLIK ME GJITHE MONAT E KUMLLAT.....APO JO PROFESOR LESHI......APO PO HA NOJ KOQE FIKU.....
PROF FUNGI KE KUPTUAR NJE MUT QE TE HASHE O KAR AGJOZ BUDALL TIRONE AKADEMIK LESHI.......ATO QE TY TE DUKET SE PASKE ZBULUAR QENDROJNE NE PERIFERI.......ATO TAKIME QE TY KUPTOHET QE STE PELQEJNE.....JANE TAKIME QE I KERKON KOHA PER TE MBRSHTETUR DIASPOREN DUKE I TREGUAR SHTETEVE KU ATA PUNOJNE DHE JETOJNE SE SHQIPETARET JANE FUQI EKONOMIKE DHE POLITIKE......DUKE JA RRITUR KRENARINE ATYRE ATJE KU ATA JETOJNE.......... CHE QUALCOSA........ I THA SHQIPETAREVE TU THONI. ITALIANEVE DUKE I PARE ME KOKEN LART...PERVEC GREQISE KU ASKUSH NUK MUND TA MENDONTE ATE QE AI THA NE MBRSHTETJE TE EMIGRANTE E.....PO NE SERBI SI U THA SERBEVE PER KOSOVEN.....DUHET TA NJIHNI...U THA NE MES TE BEOGRADIT........POR KUR JENI JU ME SALEHKARAXHICIN ILIRMUTPRESIDHJERIN SHERBETORE TE SLLAVEVEVE QE JANE PO SHQIPETARE ORTODOKSE SKEMI CFARE TE BEJME.........DO THOSHTE EDI RAM GJIGANDI.........SKENI PARE GJE AKOMA..........KULMI DO JETEN NE ANGLI ..... CI VEDIAMO PROF....LESHI.....AKADEMIK CARACI.... E DI CDO TE THOTE CARAC SE TIRONA I KA PAS ME BOLLIK ME GJITHE MONAT E KUMLLAT.....APO JO PROFESOR LESHI......APO PO HA NOJ KOQE FIKU.....
Dole shume i squt akademik. Pse nuk shprehesh hapur.A ben ate qe duhet apo gabim qe mbeshtet Europen e bashkuar? Po ju si akademik a jeni per Europen e bashkuar apo me Ilir Meten? Tung
Urrejtja juaj ndaj Edi Ramës është e njohur publikisht. Por ju shiten si analist i njohur kurse këtë përshesh qe na servirni sot "nuk e ja as qeni". Që ështe i zgjuar Rama këtë e pohoni edhe ju. Që ështe më i zgjuar edhe se ju këtë e tregon mungesa e lugëve në "sofrën" ku vendosni përsheshin. Edi Rama tregon se tashmë shumica e shqiptarëve, ( pa ty, sigurisht) e çmojnë kohën e pushtetit te tij dhe ndryshimet që ka pësuar vendi. Qe Edi Rama tani është një faktor i rëndësishëm për Ballkanin në sytë e drejtuesve më te lartë të Europës e Amerikës edhe kjo dihet. Mjafton të kujtohen vleresimet e sekretarit Blinken. Ti, i dashur profesor, duhet t'a derdhësh në tualet çorbën tënde e t'a kuptosh se me nuk bëhesh dot Kryetar i Akademisë së Shkencave me brekë të tillë. Ca më pak të rrëzohet Edi Ramën! Qofsh mirë.
Shume mire e ke trajtuar... Nuk mund te shtoj asgje... Po ka ca politikane e gazetare mbremjesh qe na i shpifin me servilizmat e boshllekun ne argumente qe i jane falur te keqes per zullumet qe kane bere dhe shajne organet e reja te drejtesise, se prej tyre shohin humneren e tyre...
Zilia inat mllefi ndaj nheriut te suksesshëm ku std çon , sidomos në ballkan .. sidomos në shqipwri .., po përveç këtyre ti ke rrjedhur , nl faktl ke pjerdhur .., ti i përket varrezave .., rinia shqiptarr gjithë sgqiptaria është në kulmin e vete kudo , në ballkan europë , amerikë sebashku me miken aleaten tonë të përjetshmd.., 10.000000 turiste, 15.000000 këtë vite.. shko poshtd penxheres së plakut të shurrosur o mender mut profesor..!!
Ke absraguar si nje i semure sic eshte dhe rama me semundjen e madheshttise ,qe i agravohet me tej,nga mitingashe enveriste dhe katundare si dhe nga nje perndim,qe e perdore si bufon,per interesa te castit.Pra eshte nje cfaqie banale vulgare,qe ngjall neveri nga turma yrja byrja dhe nje dordolec,qe historia do tja jape ate qe meriton,per kete tallava te peshtire qe vazhdon te gatuaje kunder ketij vendi.Dhe ky vazhdim,vjen nga ajo qe duke mos pasur opozite,eshte shndrruar ne nje sundimtar oriental,rrethuar nmga lakej te shumte-
Ne gjithe kete histori me vjen keq per ata njerez qe jetojne jashte dhe shkojne ne mitingjet e rames per vete faktin se ai e perdor mallin dhe dashurine e tyre qe kane per vendin. Te mendosh se ç'i kane bere ketij vendi, atyre njerezve te thjeshte dhe pa perkrahje qe i kane marre prona per vlera te vogla kredie. E tmerrshme, te vjen per te qare kur i lexon.
MERO u ktheve ne fillimet e Sales kur shkruaje nga mengjesi deri ne darke per "te mirat e tij", te njejten gje po ben dhe me ramen. Nuk hyn dot ne faqen tende sepse vetem ramen shikon. Pak te te preke rama, e shpreh talentin tend si kunderpergjigje
Per komentuset Ben dhe Linda : Varet me ca sy e shikon dhe vesh e degjon Ramen kur flet ne Metngjet e pertj Shqiperise ??? Ndersa per ne popullin e thjeshte si dhe per emigrantet na behet Zemra MAL vajtja e Kryrministrit kur qan hallet me ta . Nuk ka ndonje gje per te mos kuptuar ose te keqe , pervec te mires ???? PoPer ju qe komentoni te kunderten si dhe Fuga qe e mban vehten per profesor jeni te keqijte e ketij vendi , ngatrestar ndoshta edhe nga e folura qe beni i keni detyruar te marin rruget e KURBETIT ??? SePo te flasesh me gjuhen tuaj une them se jeni ju armiqte e ketij vendi me ne krye Sali kriminelin
Rama eshte si miu qe ka veshur kostum luani. Nderkohe qe eshte ne veshtiresi me opinionin publik shqiptar per ngjarjet e korrupsionit qeveritar, ka zgjedhur nje rruge te panevojshme te nje propagande "ze ne humnere". Keto jane shfaqje te karakteri "blef" njelloj si Berisha maje ballkonit. Keta kane kuptuar me shpejte se "publiku i tyre duartrokites" qe po u vjen ora te veshin pizhamet me vija. Ndoshta behet per te trembur edhe ca Spakun, por pas tyre eshte SHBA qe e di cfare ka poshte veshjes se luanit.
Profesori i marksizem-leninizmit e di mire se mitingjet jane populizem dogmatik,qe perdorin diktatoret si te djathte,edhe majte,per te mos leshuar qerrata pushtetin!Edhe nga papafingo e katit tete cdo nate behen thirrje populiste.Thjeshte vetem per te rimarre gjyshi pushtetin.
Ik ore idiot.
I duhet qe te beje fushate per voten e emigranteve nga pozitat e KM dhe parate e shtetit...i duhet qe shqiptaret te harrojne vjedhjen dhe te "hane" lavdine e natyres shqiptare...
Ne takim me Ramen moren pjese edhe ato shqipetare qe u lane pa pune dhe u diskriminuan nga neni 24 l 1 i qeverise 92...96 ku vetem nje parti fashiste mund ta bente ate veprim ndaj qytetareve te vet duke i nxjerre ne rruge e duke i detyruar qe te kalojne detin me gomone se bashku me femijet
Ti mund te vidh edhe nje here ne muaj o sharlatan i 11 viteve pushtet por cfare me ofron pervec recitimeve patriotike?Mbivendosjen e prones dhe shtepine e prishur me investim 200 mije euro kush mi kthen prape?Pleher dhe mashtrues je deri ne minuten e fundit qe do jesh ne karriken e pushtetit!
Po ne Turqi kur do shkoj Rama ,,,,ku jetone mbi 6 miljon myslyman shqipfoles,,,,