Saliu me Izetin, si Iliri me Monën!

27 Maj 2024, 16:34Blog Nga Frrok Çupi

Saliu me Izetin, si Iliri me Monën!

Njeriu i parë, si njeriu i parë në Hënë, pranë Sali Berishës në rrugën e mëkatit të madh, shënohet Izet Haxhia. Dje Izeti u dënua përfundimisht për 21 vjet burg; ndërsa Saliu, pardje, u dënua për të qëndruar prapë në dritaren ‘pranë Hënës’.

Njeriu i parë:

Para se Saliu të drejtohej për në Qytetin Studenti ku do t’u merrte ‘revolucionin’ nga duart studentëve naivë, para se të nisej për atje, në krah kishte Izet Haxhinë. E pastaj gjithë kohës së frikës, shkatërrimit dhe vjedhjes së popullit nga Sali Berisha, Izeti ishte aty.

Si vallë na doli Izeti armik i Berishës?

Saliu e paketoi Izetin, e nisi dhe e strehoi diku në Turqi, në kohën kur Turqinë e njihte jo si anëtare të NATO-s, por si cep të Botës Islamike. Në kohën kur ‘i internuari’ në Turqi kuptoi se po i vinte koha e gjyqit, atëherë nisi të luftojë kundër ‘baba’ Saliut. Izeti do të bëhej i besuari kundër ‘babait’ dhe do të ngjallte kureshtjen te ‘imadh e i vogël’ në vend!. Ky ishte plani, i përbashkët mes Saliut dhe Izetit. Kishte njerëz që e morën si të vërtetë, sikur ‘tenja hyri në barkun e fillesës së PD’. Kushdo e ka të drejtën të jetë naiv në këtë botë; por Sali e Izet e kanë të përbashkët si miqësinë edhe krimin.

Saliu te Izeti ka zgjedhur veten. E pa një ditë studentin nga Tropoja në një korridor të Fakultetit të Mjekësisë, dhe iu bë sikur u ndodh para pasqyrës. Pa veten në moshën e Izetit. Vetëm 24 vjeç, i gjatë, i zbehtë dhe i verdhë si kalli misri,  i pa kultivuar, me ecje si kalë. Që aty vendosi të mos e ndante më ‘kopjen e vet’ Izetin. Shikojeni foton e Saliut në teserën e PPSH në 8 nëntor 1968, si një zhapik,  dhe do të betoheni se është Izeti.

Edhe indicien për ta shtyrë në vrasjen e Azem Hajdarit, Saliu e mori nga ‘besnikëria e Izetit’. Vetëm një herë e qëlloi me grusht Azemin në rrugë, dhe që aty u forcua më shumë besimi i Saliut te Izeti. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Bruksel, kur Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Serreqi, por ai u tërhoq dhe Saliu nuk dha urdhër që ta vriste ministrin. Ishte kohë vrasjesh, kohë e krijuar më së shumti prej këtyre të dy ‘kallinjve të verdhë’; në këtë klimë lulëzuan, u dashuruan, u luftuan, u mbarsën me të njëjtat ndjenja dhe më në fund ‘u ndanë’.

Po kush tha se u ndanë Saliu me Izetin?

Historia e ‘fotokopjes’ mes njerëzve të të njëjtit besim, u krijua në atë epokë urrejtjeje. Që atë ditë nuk e kuptoje dot më cili është origjinali e cili kopja; cili Saliu e cila e bija; cili Saliu e cili Iliri; cili Iliri e cila Mona; cili Saliu në qymez e cili Bardhi armë nën brez…

Kjo është e tëra, kështu ka lindur ‘procesionarja’ helmuese e miliona krimbave që helmon pishat e malit; duke imituar çdo insekt tjetrin.

Hija e parafundit është ajo e Ilirit me Monën; që vetë e quan grua, dashuri, neveri, krahu i djathtë, gishti i…, bashkudhëtarë, mamanë e fëmijëve londinezë. Në kohën e fillesës, kur nuk kishte hyrë botoksi, Mona dhe Iliri në foto duken si dy vëllezër binjakë. A u ndanë sot binjakët?

Përsëri naivët po mendojnë se lufta mes tyre është ndarje. Ata vetë e kishin këtë qëllim; qëllimin që ‘binjakët’ të dukeshin si të ndryshëm: Njëri i pastër si pasqyra, ndërsa tjetri i zi blozë (!). Pastaj i lëshojnë dritë blozës dhe bloza u duket si pasqyrë. Sa korrupsion të tmerrshëm që bënë e sa akuza për vrasje dhe trafiqe, tani po i ndajnë me njëri tjetrin.

Kopja vjen nga dyshja Sali- Izet. Pak më herët ka qenë kopja e dysheve ‘partizan- ballist’ në të njëjtën vëllazëri; dyshja mes vëllezërve njëri ‘Murat e tjetri Nikollë’, mes dyshes në një trup njëri mjek shërbëtor i Enverit e tjetri udhëheqës i anti- Enverizmit; i dyshes dy- seksesh njëri Luli e tjetra Argita por të dy kryetar të PD; në dyshen njëri Ilir e tjetri Bes artisti.

Të gjithë endin kopjen natë e ditë. Ditën që kapen në krim, atëherë ‘luftojnë’ kundër kopjes së tyre. E gjitha bëhet për të ndarë pasurinë e vjedhur në dy kopjet e të njëjtit person.

Kopje, kopje, kopje!, deri në qelizë.

8 Komente

  1. S
    Saliu kriminel i shpellave

    Perfekte,jo si ato të gjekmuti Markagjoni që po torturohet me ato bejte i thënçin që kujton se me carllëqe do vij ne pushtet

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emini

      Shkrim lapidar! Falemnderit z. Çupi!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trotski

        Me duket se ke te drejte Frok !!.Izetin e kam pare direkt duke share me Liber Shpie Kundershtaret e Sali Kermes ,ne mes te rruges .Pa lene menjane poshterimin Fizik.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          GJIGAND

          Përgjigjjuni
          1. M
            Me rrespekt po të them : Frrok je pak gabim.

            Frrok ! Keto vitet e fundit kam krijuar shumë rrespekt per ty, si gazetar. Frrok ! Kam krijuar shumë rrespekt per ty, sepse siç i thonë nji fjale popullore, " më mirë vonë se kurrë", edhe ti, pa qënë qorr apo idiot, për shumë vite pive çorben dhe hënfre byrekun me lakra, që ta jepte tradhetari i kombit Sali Berisha....!!! Shumë gaze-kar rracë-kurvash Shqiptar, që nga fillimi i shkrimit të lirë e deri sot nuk ju larguan kazanit të çorbës së tradhetarit Sali Berisha, por rrinë me taz në dorë duke pritur garuzhden e kopilit të Shiqeres, që t'jua mbushin tazin me çorbë....!!! Frrok, ti nuk ishe "paj i pa shkollë bre zoti hetues", por talenti dhe intelekti historiko-kultural i joti, ishin dhe janë të njëjta, që kur ke marrë pëndën në dorë, por desha të na tregosh ti vetë se cili ishte momenti, që ti u godite me "elektro-shok" në kokë, në nder dhe në patriotizem, që të shtyu ta hedhësh furçen me të cilën e llustroje kopilin e Shiqeres dhe tazin e çorbës së ketij tradhetari ?!! Pse ? Kur ? Cili ishte ky moment, që ty të foli koshienca e DNA-së Shqiptare, dhe të tha, që, ti o Frrok Shqiptari, ose je i degjeneruar, ose je shurdh, ose je qorr, dhe nuk po e kupton që po i sherben me shumë zell nji tradhetari me gjak Serbi...?!! Frrok, në ato vite, kur me bojen dhe lecken tënde, ti llustroje surratin e mutit Sali Berisha, unë të kam sharë dhe të kam urryer shumë. Gjithashtu, po unë, kur kam konstatuar keto vitet e fundit, që ti Frrok, nuk po ndjek më rrugen që ta diktonte lideri i tradhetisë së kombit, por fillove të emancipohesh dhe të "ecësh si Beni vetë" në rrugen e popullit, në rrugen e nderit, në rrugën e patriotizmit si djalë Shqiptar dhe si malsor patriot, edhe unë fillova të krijoj në vehten time rrespekt per ty Frrok Çupi. Frrok, po të pyeti për një gjë të thjeshtë : pse Frrok Çupi, me një CV të tillë ( siç e shkruajt më lart), gezon rrespektin tim Sot, kurse Izet Haxhia, gëzon nji lloj urrejtje tek penda jote, dmth tek ti, edhe sot, megjith CV-enë që ka në të vertetë, që nuk është 100% ajo që shkruan ti sot...?!! ps - Frrok Çupi, megjthse ti e din shumë mirë, po ta tregoj nji trajektore të jetës së Izet Haxhisë, në kohen kur ishte dhe sherbente si "jasteku dhe dusheku" ku flinte dhe ndihej i qetë dhe i siogurtë tradhetari i kombit Sali Berisha. Izet Haxhia dhe vellezerit e tij, kanë qënë dhe janë trima, të ndershëm, besnik dhe patriot. Në kohët e nxehta të viteve 1990-të, Izet Haxhia ishte "jeleku anti-plumb" i tradhetarit të kombit Sali UDB-ashit të Viçidolit. Izeti në ato vite ishte i ri dhe nuk e njifte mirë tradhetarin dhe kriminelin Sali kopil Shiqerja. MNë ato vite të nxehta, Izet Haxhia, me zemër dhe me shumë besnikri, mendonte dhe ishte i bindur që i sherbente liderit të një epoke të re demokratike, ku po hynte Shqiperia. Me kalimin e viteve, sejcili filluan të njifnin mirë njëri-tjetrin. Izeti po konstatonte çdo ditë e më shumë, që Sali Berisha ishte një zagar, një legen, një i pa-besë, një kurvë lafazane, një kriminel, një profitues, një servil, e mbi të gjitha një tradhetar i kombit. Sali tradhetar Berisha, çdo ditë më shumë që kalonte, e kuptonte, që Izeti është trim, besnik, dhe shumë patriot, pak budallë dhe naiv. Sali Berisha e kuptoj shumë mirë që Izet Haxhin mund ta manipulonte si te donte, por kurrë nuk mund ta bënte tradhetar të kombit Shqiptar dhe ky " difekt" i Izet Haxhisë ishte "difekt" madhor në planet e Sali tradhetarit, sidomos në prag të luftës totale në Kosovë, mes Shqiptarve dhe gjysm-vellezerve Serb të Sali UDB-ashit. Në keto momente, Sali kurvë Berisha, me eksperiencen e tij si spihun i sigurimit të Kadriut dhe agjent i UDB-së, filloj ta largonte çdo ditë e më shumë Izet Haxhinë nga vetja e tij, duke rrespektuar proverbin e shkerdhatave Tropojanë që thot " kalova lumin, të qifsha kalin"...!! Frrok, sot ke shkruar shumë gjëra, që nuk janë aspak të verteta, ose ke dashur ti vetë që ti shkruash me qellim. Sali kopili i Shiqeres nuk e ka çuar Izetin në Turki, sepse "martesa" mes tyre kishte shumë kohë që ishte prishur. Izet Haxhia, nga Shqiperia ka shkuar në Kosovë dhe ka luftuar si ushtar i UÇK-së dhe pas shumë kohe, ka ikur nga Kosova në Turki. Izet Haxhia, as familja e tij, nuk kanë qënë kurrë "paketë" poste, që ti çojnë apo ti sjellin si të duan pastjerat e ndryshëm. Izet Haxhia, nuk është postuar në Turki nga sperma e Shkaut, Sali Shiqerja, por ka ikur vetë, jo nga frika e tradhetarit Sali kopili, por në ato kohë, Shqiperia ishte e "vogël" për tu ruajtur Izeti, nga Sali tradhetari, nga UDB-ja Serbe, nga Westfalia Greke dhe nga çeta e çetnikve të drogës dhe të UDB-së.....?!!!

            Përgjigjjuni
            1. M
              ME RESPEKT

              ÇDO GJE OK. FALEMINDERIT PER EMOCIONET. DUKE MENDUAR QE SHQIPERIA ME NE FUND NE RRUGEN E DUHUR

              Përgjigjjuni
              1. B
                BUBULINA

                Thriller politik, vetem Frrok Cupi ja del ne kete zhaner. I pazevendesueshem, megjithese ‘procesionarja’ perpiqet. "Pa veten në moshën e Izetit. Vetëm 24 vjeç, i gjatë, i zbehtë dhe i verdhë si kalli misri, i pa kultivuar, me ecje si kalë. Që aty vendosi të mos e ndante më ‘kopjen e vet’ Izetin". THRILER PSIKO/POLITIK. Faleminderit profesor Çupi.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  saliu

                  Shume e sakte

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje