Funerali që u kthye në një ngjarje mediatike

30 Shtator 2025, 11:31Blog TEMA
Funerali që u kthye në një ngjarje mediatike

Nga Sadiola Xhelili

Është nga ato raste kur fama prish punë.

Në një nga çastet më të dhimbshme për një familje fatkeqe, kur i duhet t’i japë lamtumirën e fundit fëmijës më të vogël, ekranet vodhën lotët, vodhën përjetimet, vodhën heshtjen.

Eldion Kelmendit, 15-vjeçarit që humbi tragjikisht jetën në Bllagajë të Pejës si pasojë e një aksidenti, shumë i detyrohen atij dhe familjes një më fal.

Në mes të zisë dhe vuajtjes së njerëzve më të afërt, në mungesë të plotë respekti ndaj një rituali të shenjtë, shumica e të pranishmëve nuk ngritën sytë nga qielli, por telefonat.

Në gatishmëri për të filmuar live ceremoninë mortore për mediat sociale; të tjerë duke regjistruar video teksa kapnin ‘të famshmit’ duke përqafuar të vëllanë, Gjestin, e për t’i shpërndarë ato më pas në çdo cep të hapësirës online.

Një kontrast i frikshëm vizual dhe një përplasje e fortë simbolesh, që nuk duhet të gjendeshin aty, në atë moment zie.

Nga njëra anë dhimbja e shprehur mes lotësh e portretesh të rëna, nga ana tjetër drita dhe ekrane. Të vëna përballë, nxorën shëmtinë e famës që s’njeh kufij e s’njeh vdekje.

Pamjet nuk mundet të qartësojnë se çfarë kishin në zemër ata homo videns, të grumbulluar rreth trupit të të ndjerit me telefonat nëpër duar, nëse ishin aty për t’i dhënë lamtumirën, nëse ishin në respekt të tij ose në respekt të tij si vëllai i vogël i Gjestit, apo ishin aty vetëm për të filmuar.

Pamjet nuk shkojnë deri te ndërgjegjja, por simbolet po; ato mundet sepse rrëfejnë për njerëz spektakli që presin derisa cila nga dy ish-të dashurat e vëllait të viktimës e ngushëllon më mirë atë për humbjen.

Ata presin ‘content’, duke e tjetërsuar dhimbjen në një produkt vizual për konsum publik. Në një produkt vizual që dokumentohet e shpërndahet ngado, pa ngurrim, pa turp.

Kaq e fuqishme është media sociale dhe më gjerë kultura e vëmendjes sa ‘VIP’-at e Big Brother-it dhe showbiz-it shqiptar i zunë vendin dhimbjes.

Funerali, si një tragjedi e dyfishtë, u kthye në një ngjarje mediatike sepse në objektiv të kamerës nuk ishte kush vdiq, por kush erdhi.

U ngatërruan kodet, u vunë në duel simbolet; nga gjuha e zisë në atë digjitale, nga përjetimet te “shikoni si po qan ish-i i Gjestit, çfarë vajze”…në një postim që arrin mijëra pëlqime e komente.

Kjo është më së paku e neveritshme!

Funeralin e panë ekranet, se panë sytë. Çdo lëvizje ishte një përmbajtje më shumë për mediat sociale. Nuk ishte më një humbje vetëm familjare.

Dhimbjes ia zuri vendin padrejtësisht fama.

5 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez.... lloji i kafshes!

    turkish hayeng gjullurdi continue.... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Llojlloj muti 3 eurosh

      Gabelët nuk bëhen shqiptar... lloj muti.

      Përgjigjjuni
    2. l
      llazi usa

      Familje kurvash dhe pederastesh

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pune Vjollcash e Sarash fshatare.

        Bene yll Gjesti analfabetin per se gjalli e bene vip village e tij per se vdekuri.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Egli Xheneta.....bajgat bb

          Ky i pa shkolluar tha kryeqyteti Bullgare eshte Maqedoni. Ky katundar i krahines Serbe kosovo qe nuk di te kendoje , analfabet 100% u starifikua nga Top Qenefi aresye qe vetem Top Qenefi munde ti shpjegoje ....... Gjithe kjo histori ndodhi pasi kishim te benim me nje famijle katundaresh te pa kulturuar , tribal ku bajgat e tipit Egli , Xheneta, me kompani perfituan nga dhimbje e nje familje homo sapiens sapiens. Gjesti ishte ne mos gabohem vogelushi qe mbante kordele femijesh ne koke dmth nje i ritur ne moshe por femije ne veprime.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje