Nga Josif Papagjoni
Qysh nga dje pas takimit te Trampit me Zelenskin ne prani te medieve nderkombetare, koka me eshte mbushur me 1000 luhatje e gjera qe ecejaken sa midis gremines, aq dhe ne nje kopsht lulesh me vezullime drite. Dukej si nje luan qe i turej sorkadhes se pergjakur nga çakejt dhe e kapte ate per fyti. Ligji i xhungles, kaq i hapur, duke flakur çdo vel diplomatik e çdo makiazh, nuk ishte shfaqur me pare. Ose, se paku, nuk e kishim pare ne ekrane ne menyre kaq prepotente.
Shume analiste dhe personalitete amerikane e quanin si te padegjuar kurre me pare nje menyre pritjeje te tille, ku thyhej çdo kod i miresjelljes diplomatike 200 e me shume vjet. Nenteksti i Trampit ishte: Ose prano deshtimin tend dhe jepja Rusise gjithe territoret e pushtuara, ose gjej vrime e futu. Se per qejfin tend ne nuk do shperthejme Luften III Boterore. Pa armet tona ti s'ben dot as dy jave qendrese. Ne te kemi mbajtur, ne te heqim...
E gjithe biseda ishte nje mish-mash, nje thyerje rregullash, ku i forti i bertet te voglit dhe s'e le, madje, as te shpjegohet. Sus! Dhe mendja te thote: "Ku shkuan fakultetet e dijes historike, katedrat universitare te se drejtes, ato te politikes, ato te eksperiencave historike midis agresorit dhe viktimes, te drejtes dhe te padrejtes? Sikur humben te gjitha. U shnderruan ne nje stok gjepurash. Valle gjepurash jane apo diçka qe eshte e lyer nga lumenje gjaku?
Teksa e ndiqja kete bisede, qe nga stili me kujtonte çartjet e deputeteve tane ne parlamentin shqiptar fyt a fyt, me cyste perhere po ajo pyetje: "Ku eshte e drejta per te qene i lire ne token tende, me popullin tend? Ku jane mijera traktate te filozofise politike qe u dalin ne krah popujve e shteteve te vegjel perballe popujve e shteteve te medhenj?" Pra, shkurt dhe qarte, kjo bisede e vrazhde me tha: peshku i madh e ha te voglin; ligji i xhungles, vella; ka vetem force, jo parime humane etj."
...Kam pare, degjuar e lexuar nje mori komentesh se fundmi, ku e pergjithshmja e tyre eshte shija e hidhur e kesaj bisede pa koke e bisht, nje prapakthehu e madhe e politikes amerikane ndaj Ukraines, sidomos Rusise, duke e justifikuar apo lehtesuar natyren pushtuese dhe kriminale te saj ndaj nje populli te lire dhe neser, ndoshta, ndaj gjithe Evropes. Por kujtesa evropiane e ka plage dhe fatalitet qendrimin indiferent ndaj nazisteve ne 1933 e me tej, ndaj Hitlerit dhe Musolinit, çka solli pasoja katastrofike per Evropen dhe krejt boten.
Prandaj dhe heshtja e tensionuar e saj, mos renia dakord me projektin trampian per te lejuar orekset ruse si dhe duke perjashtuar te drejten e ukainasve dhe evropianeve per te qene aktore dhe faktore suksesive ne ndalimin e luftes dhe paqen e deshirueshme, ne thelb eshte nje kundershtim i politikes se ekipit Tramp per zgjidhjen e problemit ukrainas.
Por s'mjaftojne vetem fjalet kur ariun e bardhe e ke te dera. Kam degjuar dje dhe sot epitete nga me perçmueset per sjelljen prej autokrati te Trampit, tallje pa fund, duke e quajtuar ate madje qen, derr etj. Dhe them se ky eshte nje vershim zemerimi i njerezve, sa dhe nje rrezik qe po mbush qiellin evropian me re te zeza dhe elektricitet.
Sigurisht perpjekja qe administrata Tramp po ben per ta shuar luften dhe pamundesuar nje Lufte te Trete Boterore, pra berthamore, eshte mese e perligjur. Sepse kjo lufte nenkupton shkaterrimin total dhe nga 8 miliard njerez do te mund te mbijetonin vetem 500 milione diku ne Afrike e Azi. Jeta eshte kapitali me i çmuar dhe mbrojtja e saj qellimi me i larte.
Por ketu shtrohet ai problemi i terejetshem i lufterave, qysh nga perset e greket e lashte dhe mijera lufterave te pabarabarta ne njerez e mjete - pra u duhet dhene karta e te drejtes pushtuesve, diktatoreve, vrasesve, krimineleve si Putini apo duhen ndihmuar te pambrojturit, sado i larte çmimi, te cilet frymezohen nga liria dhe vetembrojtja e integritetit te tyre perballe pushtuesve...
Eh, qenka nje dileme e madhe kjo! Ndoshta eksperiencat boterore po kthehen permbys dhe noçka e derrit apo krifa e luanit po shfaqen haptazi ne xhunglen politike. Ndofta nuk ia vlen me asnje fe, asnje predikim mbi vlerat dhe te drejtat humane, asnje fytyre prej Jezu Krishti, Bude dhe Muhamedi. Te gjitha te duket se jane iluzione, puder mbi kembe ujku te zi dhe pak grim mes kercellimit te dhembeve te bardhe. Duket sikur bota keshtu ka qene e keshtu do te mbetet: NJE KASAPANE.
Po ne, kjo Shqiperize e vogel, e zbrazur, e hallakatur, pa moral e rend, me parti qe veçse kacafyten, me lidrere mitomane apo vrases, çdo behet me ne valle? Nga eshte ylli yne polar, teksa yjet ndryshojne kah e drite. Po me Kosoven ç'lojera priten te behen se shpejti?
A s'eshte koha per nje pakt te madh mes shqiptaresh, apo serish e serish do te grindemi, perçahemi e copetohemi se cili qenka atdhetari dhe cili qenka tradhtari. A s'uhet te gjejme nje kend te gjithe bashke qe te hedhim "vallen" tone...
.. Dhe ne vesh ma behu nje zeth: "Po ç'te duhet ti, o njeri? Kush je ti? Nje kotnasikoti. Nje hiç. Me Trampin, Zelenskin dhe Putinin do merresh ti, s'ka te tjere kjo jallane?! Pse jua ha korromanen analisteve tane te "nderuar" te pernatshem?"
Epo he pra, pse merrem? Perse shpirti me gerricet keshtu?...
Lexoni raportin e publikuar sot ne The Guardian. BE po shpenzon me shume para per te blere nafte dhe gaz nga Rusia se sa per ti dhene ndihma Ukraines. 0.1% te GDP po japin per Ukrainen. Me shume Gjermania dha per luften e Kuvajtit ne 1990. Premtimi per te futur Ukrainen ne NATO ishte genjeshter. Zelenski e shkaterroi Ukrainen se kujtonte se do hynte ne NATO. Dje shkoi ne Amerike dhe ra pre e "provokimeve" dhe u nxeh, filloi te flase pa rradhe dhe te beje mimika. Ja ku perfundoi Ukraina. Te beje kujdes Kosova me Albin Kurtin, Ramushin me shoke.
Mos komento më ti "ashtu është" se na e shpife o copë muti.
Dakord qe je rrote kari po mos e trego veten
Mos u cudisni mbas tre kater ditesh Trapi do thoje miku im Zelensky, e duam shume njeri tjetrin.......... mos e merni serriozisht çfare Trapi thote ky njeri nuk ka lexuar nje liber ne jeten e vete , eshte kokrra idiotit. Russie ka pushtuar 20 % te territoirit Ukrainien ehhhh Trapi si trape qe eshte i thote firmos , çfare te firmosi président Ukraines qe eshte dakorde per pushtimin..... Zelensky tregoje qe eshte vertete patriot , Tani krahasojeni me Berrishen se deklaron ne Greqi do t'ju jape detin haaaaaaa
Zhelja terhiqte qyrret dhe ne vend te falenderimit jepte mend se cfare duhet te bente Trump dhe JD Vance, e perzune si kelysh kurve apo si njeqen i rraf nga Shtepia e Bardhe. Ne tetorin e vitit te Kalyan bente fushate ne Pensilvani per sleep Biden, Shante Trump dhe i jepte urdher qytetareve amerikane se ke duhet te votonin per president. Mori shume me pak se cfare meritonte.
Tani PO e kuptojne idiotet qe per dekada Kane menduar se bota nuk drejtohet nga te fortet. Ne shekuj perandorite e fuqishme Kane shtypur te dobtit. Mirepo keta idiote kujtojne se e drejta e vendeve te vogla pa peshe eshte njesoj si atyre te fuqishme. Enveri qe mbajti me force Shqiperine per 40 vjet e kish kuptuar. Prandaj ndertonte bunkere e sterviste njerezit. Shkrim per idiote nga nje injorant qe eshte mbajtur me lemoshat e Sorosit apo te ngjashem.
Artikull shkruesi,i ka then te gjitha,ne nuk na mbetet asgje,pos te jemi dakord.Kjo eshte fatkeqesia qe e sjellin lirine ,jeten e popujve ne pikepyetje te medhaja.Te pakten per moshen time (33vjec)nuk me eshte dhene rasti qe nje takim i niveleve te dy presidenteve,te zhvillohet jashte cdo etike,jasht cdo vleresimi human,ku dominoi perbuzja ,diktati prepotenca dhe zemerimi,se do bejsh do veprojsh si te them une,: per ndryshe je mos mirenjohes i te gjitha ndihmave qe te jan ...Qesharake.Egersira ,bajlozi i karpateve ,i realizoi qellimet e vet: ai okupoi ,vrau,shkaterroj infrastrukturen ,largoj dhe siguroj qe Ukraina nuk do te jete pjese eNATO,as trupa nga shtetet demokratike qe ndihmojne per liri demokraci,nuk lejohen....cfare kerkojne hienat e karpateve me shume.Zelenski ,u tregua si nje shqiponje e guximshme qe nuk trembeshte nga nje putin i dyte ....kjo skene nuk me besohet qe te perseritet kur dy president takohen me shpresen e nje mirekuptimi...arroganca ,fjalori i pa pershtatur ,detyroj zxelenskin te largohet si fitimtar .....sipas tregimeve te gjyshit tim te ndjere,keshtu ka ndodhur dikur kur krushovi ule koken si nje qen i terbuar...A do ndergjegjesohet njerezimi,a do te ndie dhimbje per njerezit e vrare,per aneksimet e teritoreve ..po te fortet cfare do kerkojne,te gjuajn ne ujera te turbullta.....turppppp.
Të lumtë Z. Papagjoni, s'ka si shkruhet më mirë!!!! Flm
Për ta nënshkru kapitullimin Zelenskit nuk i nevojitet "ndihma" e Trapit. Ndihma i nevojitet për të rezistu. Rezistenca sa më e gjatë ka rëndësi për Europën.
Po mos u merrni me sorosianet, keto akoma nuk e kane kuptuar qe erëra te reja po fryjne ne bote. Njerezimi duhet ti jete shume mirenjohes Trumpit qe po perpiqet te ndaloje kete kasaphane ne Ukraine, Trumpi e di qe po u sul ariu rus Ukraina nuk egziston me per nje muaj dhe po perpiqet qe ta binde komedianin e deshtuar ti nenshtrohet rregullave te lojes. Trump, je kolosi i njerezimit, coje deri ne fund misionin e Jesusit.
Po ç’ka pritur 3 vjet ky ariu jot o i dituri me pseudonimin D Goxhaj. Po te kishe ven pseudonimin A. Cakaj do ishe me i besueshem. Aman mos fol per Jezuin se nuk e ke iden se per ç’far flet dhe dukesh komplet idiot.
KUR SILLEN KESHTU ME UKRAINEN 40 MILIONSHE ,PO NE QE JEMI ME PAK SE NJE RAJON????
Kercitja e dhembeve teTrampit ndaj Zelenskit brenda mureve te Shtepise se Bardhe te kujton kercenimin e Hurshovit ndaj Enver Hoxhes brenda mureve te Kremlinit, kur delegacioni shqiptar u detyrua te nderpriste bisedimet. Kjo eshte platforma e fuqive te medha qe shtetet e vogla ti vene ne rresht per ti mbajtur te nenshtruara politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Zelenski mund te rrezohet nga pushteti, por ai moralisht ka fituar simptatine e mbare Evropes, pasi ai primare ka sovranitetin dhe pavaresine e Ukraines dhe jo karriken e Presidentit.
Astrit, Shqiperia ekziston fale Rusise dhe Krushovi as qe e kercenoi Enver idiotin por i rekomandoi te heqi dorë nga ai terror qe perdorte kunder popullit te vet dhe e gjithe udheheqja e vendeve te ish kampit socialist i kerkuan idiotit te largohej nga pushteti. Sikur idioti te kishte pranuar propozimin e Krushovit akoma do te ishte permendorja ne qender. E terrorizoi kete popull te varfer, e mbylli ne nje gardh me tela, vrau rinine e tre brezave. Ne duhet te tregojme nje respekt te vecante me ruset sepse e ndertuan kete vend, hapen fabrika uzina hidrocentrale, te ndertuan nje nga ushtrite me te forta ne ballkan por ajo qe eshte me e rendesishme te hapen universitetin nga i cili doli e gjithe inteligjnca e sotme shqiptare, nje universitet qe ishte model dhe qe mund te krahasohej me cdo universitet ne bote. Rusia te morri mijera e mijera kuadro dhe ti pregatiti ne shkollat e tyre qofte inxhiniere, doktore, pilote, profesore. Te gjithe shefat e katedrave te universitetit ishin kuadro te pregatitur ne Rusi. Shiko se me cfare dashurie dhe respekti flet e gjithe ajo armate inteligjence per Rusine
Nuk eshte e vertete, me shume ndihma ka dhene Kina vec armatimit ndertoi dhe uzina dhe fabrika te gjitha falas . Tani qe nuk ka me parime, ideologji dhe te drejta nderkombetare per ekzistence, por ka vetem biznes kush do e mbroje nje vend te vogel nga komshiu i madh dhe agresor? Pra nqs nuk ka rregulla ka ligj xhungle i forti e shqyen te dobtin,si bene trapi me jd nazistin dje.hajt ta gezojme xhunglen.
Dritan! Me te shkuaren dihet te vendosesh Paqen dhe respekt me vehten. Sot tani kane rrjedhur shume ije. Shqiperia ka ndryshuar, si dhe Rusia! Duhet respektuar e shkuara per vlerat! Ti me te drejte permend universitetet. Kjo eshte e vertete. Edhe sot pedagog apo intelektual te para 90, ndricojne! Sa I perket qe Shqiperia egziston fal Rusise , me vjen keq, por duhet ta rishikosh nese e respekton historine. Shqiperia ka egzistuar edhe para Rusise! " se zoti vete e ka thene qe gjithe kombet do te shuhen por Shqiperia do te rroj perjete"( perifrazim I hymnit kombetar dhe Flamurit). Ndjese nese te prepare sa do pak! Zoti e bekofte Shqiperine! Zoti I ruajte njerezit e ketij planeti qe perbejne vleren thelbesore te tij!
Titi i rroftë simpatia që fitoi! Ukraina 20% të territorit ja merr Rusia dhe 80% te tij ja merr Amerika,çfarë i mbetet popullit ukrainas ? Të vrarët,shkatërrimet,emigrimi çfarë!? Hë pra ,heroi komik ! Një njeri që u bë lodër e interesave imperialiste të Anglisë e cila synonte shkëputjen e Europës nga Rusia ,jo për të dobësuar Rusinë se anglezët e dinë fare mirë që kjo nuk ndodh,por për të shkatërruar Europën. Një njëri që dogji vendin e vet për interesin e Viktoria Nuland dhe Boris Johnson,si qenka simpatik!???? Anglezët dolën nga Unioni por nuk mund t'ja linin atë dhuratë Gjermanisë,prandaj provokuan rusët deri në padurim. Rusët ,muzhikët e pagdhendur reaguan siç ata dinë,por janë fuqi e madhe o Cite,bëjnë zarar të madh.. Si përfundim luftën nuk mund t'a kërkosh vetë,çlirimin nuk t'a bëjnë dot të huajt,dhe tani ka mbetur në udhëkryq. Të vijojë me luftën mund të fitojë por mund edhe t'a humbasë plotësisht atdheun. Pastaj në rast fitoreje si do t'a rindërtonte ai vendin kur duhet të paguajë më parë miliardat e borxhit deri tani!?
Perandoria amerikane mori fund ! I kaloi 200vjet nocke derri trumpe e fundosi ameriken demokracine boterore ,s'keni pare gje akoma
Ta thom une je nje koqe magjari qe do japesh mendje per Beun bej argatin dhe mbylle sqepin keshtu ka qene eshte dhe do te jete.ne letra ka fjale te bukura po me faktin brenda tjeter mersele
Ore Dritan. Po ku e ke lexuar qe Hrushovi i paska rekomanduar Enverit “ te heqi dore nga terrori kunder popullit”, apo ke qene pjese e delegacionit edhe ti dhe ne s’dime gje?! Hrushovi ktheu vaporet me grure nga rruga dhe Enver Hoxha u detyrua ta blinte ate sasi ne France, Hrushovi tentoi te kercenonte pavaresine me nendeteset ne Pashaliman, por iku si legen nga brigjet e Vlores.Hrushovi ishte nje politikan karagjos, prandaj e zbythen nga pushteti qysh ne 63, kurse Enveri i rezistoi edhe kecenimit te Brezhnjevit me teorine e sovranitetit te kufizuar, teori qe e detyroi te dilte nga Traktakti i Varshaves. Enver Hoxha , ishte vertete diktator, por ai iku nga pushteti kur e rrembeu vdekja dhe jo nga pucet dhe presionet e fuqive te medha. Te jesh pro Putinit ne kete kohe, do te thote te jesh nje karavidhe politike
Astrit , ka një faktor interesant në Ukrainën e sotme me Shqipërinë e Enverit. Duke dalë nga "Traktati I Varshavës " Shqipëria u bë vend neutral . Ukraina kërkon të futet në një aleancë ushtarake pra të mos mbetet neutral . Neutraliteti e mbajti Shqipërinë në ekuilibër forcash gjeopolitike. Gallata që thoshte Mehmeti "t'u bëjmë varrin superfuqive po të na sulmojne " ishin për fanatikët truthare.
Trump I tha europesq ne 2016 qe te germojne e te mos varen nga ruset. Europa qeshi dhe vendosi luften. Sot europa shpenzon me shume leke per te blere lende energjitike nga rusia se ndihma qe i jep Ukraines Pra europa eshte nje ndyresire hipokrite. Qe ta merrni vesh ju, trump tha te firmosim marreveshen dhe duke hyre ne atje rusia nuk mund te na ngacmoje dhe Kjo eshte garancia. Por Zelenskydhe europa duan lufte qe e Kane humbur
Shkrim shume i mire...
Cfar kerkoj SHBA-ja per paqen ne Ukraine?Ata kerkuan qe mbi 500 miliard dollare resurse te Ukraines te ishin te SHBA-s.Po Europa (te medhenjte) cfar kerkon ne kembim te ndihmes?Perafersisht te njejten gje.Lind pyetja:Perse filloj lufta dhe kane humbur kaq jete njerzish?Perulja para njerit apo tjetrit vjen kur interesat e vendit tend i ke shitur me menyra te ndryshme.Ne keto 35-vite te egzistences te Ukraines kemi pare lekundjet e saj sa ne lindje ne perendim.Asgje nuk behet per popullin,po per te kenaqur orekset e te medhenjve dhe te oligarkeve te vendit.Zelinski eshte nje ushtar i ndodhur midis zjarreve por qe nuk e shuan dot.Vasalli do te jete vasal sido qe te vendos.
Bravo JOSIF. Cmut do gazetari amerikan me veshjen e Zelenskit po te isha une do vija me veshje ushtarake nga fronti luftes pa perfillur protokollin. Zelensku doli fitimtar dhe do fitoj Trampi do nentoken e ukrahines.
Trampi perfaqeson ne menyre tipike Ameriken si Xhandari nderkombetar i popujve, ashtu sic e cilesonte ate Enver Hoxha ne kohen e tij
O patrioti Dritan goxhaj. Qenke trap, por trap fare. Mjafton me kaq. Ate qe ka bere Enver Hoxha per Shqiperi e, NUK e ka bere dhe nuk do ta beje kush ne te ardhmen. Dy gjerat per Hrushovin tend te dashuri. Ne kohe e asaj qe ne histori quhet "intervecioni i madh kunder Rusise", Nikita yt ishte nje nga 27 komisaret qe u arestuan nga englezet ne Baku. 26 u pushkatuan, i 27-ti,Nikita yt i dashuri, u lirua pas nenshkrimit te nje dokumenti per zbulimit strategjik englezet. Ne kohe kur vizitoi Shqiperine, se bashku me Malinovskin, ne Vlore. Malinovskin i tregoi majen me te l'arte te karaburunit dhe i tha:-atje po' ndertojme bazen e raketave toke-toke. Dhe Hrushovin iu pergjegj:-"... do ta kthej italiane ne ishull te shkretuar"... E kam kete nga nje qe ka qe e prane tyre dhe qe rusishten e di te shume mire. Ma ka THENE qe ate here, jo sot qe mendja juaj pjell shume. Besoj se per butrintin è di se c'kane biseduar. Sigurisht, KE lexuar di ka nga ENVERIT, NUK je fare Trap.
Zyra ovale? Ne rolin e zyres se Adolf Trapit, Hitlerit.
Cife ne paragrafin po ne nje shqiperizë e vogel duhet te vetkorigjohesh pak sidomos tek fjalet të hallakatur e pa rendë. Per këta çekiçët e rinj amerikane duhet te citoj:- Se ne jetēn reale është gjithnjē kudhra qe thyen çekanin. Nje i njohur.
AMERIKA DHE RUSSIA DO KOMANDOJNE BOTEN ,,,PIK
Rusia e cliroi nje pjese te Saj nga Nazistet me gjak dhe heroizem Kjo lufte eshte strategji e krijuar nga hajdutet e Parthenonit. Te atyre qe ndane Epirin e Pirros dhe Kastriotit ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Kurse per pushtimin e Kostantinopolit polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos,Qipros,Vorio Epirit etj nga Turqia nuk e kane "Ne Agenden e tyre Tashti per Tashti". Perse kjo hoipokrizi nga "Te Krishteret" e Perendimit kunder Epiroteve te Kastriotit duje e kthyer kete vend me Politizmo (Culture "shqip") Greke ne nje zone interesash colonialiste?