Letër nga periferia e Botës: Pse më frikëson Trump

1 Mars 2025, 10:58Blog TEMA
Letër nga periferia e Botës: Pse më frikëson Trump

Nga Baton Haxhiu

E pashë dhe e përjetova takimin midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt. Nuk isha atje fizikisht për të kuptuar më shumë, por po e shikoja dhe  ndjeva peshën e çdo fjale, të çdo pauze të sikletshme dhe të çdo shikimi të zbrazët të Zelenskyt.

Ishte një moment që nuk mund të kalonte pa u përjetuar, edhe nga një njeri si unë, që vjen nga një vend i vogël si Kosova, një periferi e botës që rrallëherë ose gati kurrë shihet si faktor. Por ndjeva atë që përjetova unë, që kur e pash dhe dëgjova Trump-in dhe gjithë ngjarjen, kuptova se nuk jam këtu për të heshtur, sepse e di dhe e kam shumë të qartë çfarë do të ndodh me Kosovën.

Dje pati një heshtje të rëndë që është një heshtje që bie mbi njerëzit kur fuqia e perandorisë shfaqet brutalisht.

Shumë preferojnë të mos flasin. Ndoshta nga frika e asaj që mund të ndodhë kur thua të vërtetën, ndoshta edhe nga ndjenja se nuk ka kuptim, sepse ata që marrin vendime nuk dëgjojnë. Por unë nuk besoj në heshtje. Nuk e besoj atë iluzionin se nëse nuk e shprehim shqetësimin tonë, atëherë ai nuk ekziston. Prandaj po e shkruaj shqetësimin tim nga periferia e botës për takimin Trump-Zelensky.

Ajo që ndodhi në atë takim nuk ishte thjesht një përplasje mes dy liderëve. Ishte një demonstrim i qartë i një ndryshimi thelbësor në mënyrën se si fuqia e madhe e sheh botën dhe aleatët e saj.

Ishte një moment ku gjuha e diplomacisë u hoq si një maskë e panevojshme dhe u zëvendësua nga një diskurs cullak, brutal dhe pa asnjë përpjekje për të ruajtur as dëshirën më të vogël për respektin.

Kur Presidenti i SHBA-ve i tha Presidentit të Ukrainës se ai nuk kishte më ushtarë dhe ishte i mbaruar, nuk po e poshtëronte vetëm Zelenskyn. Po dërgonte një mesazh për të gjithë botën, se nëse nuk ke fuqi, nuk ke vlerë.

Kjo nuk ishte një deklaratë politike, por një shpallje e një rendi të ri botëror, ku marrëdhëniet nuk ndërtohen më mbi vlera të përbashkëta apo mbi histori aleancash, por mbi një hierarki të pastër të forcës dhe dobësisë. Të të fortit mbi të dobëtin. Ishte mesazh i qartë se në këtë rend të ri, shtetet e vogla nuk kanë vend përveçse si territore për t’u shfrytëzuar ose për t’u harruar.

Më frikësoi Trump sepse ai nuk donte ta kuptonte dhe nuk e fshehte,  dallimin mes një shteti dhe një korporate.

Shtetet krijojnë aleanca, mbajnë ekuilibrat globalë, ndërtojnë siguri afatgjatë. Korporatat bëjnë marrëveshje, kërkojnë përfitime, shohin vetëm fundin e bilancit.

Shtëpia e Bardhë nuk është një zyrë biznesi dhe një marrëdhënie ndërkombëtare nuk është një kontratë ku njëra palë mund të blejë tjetrën në emër të përfitimit neto.

Kur udhëheqësi i fuqisë më të madhe në botë nuk e kupton këtë dallim, atëherë gjithçka është e rrezikuar.

Takimi midis Trump dhe Zelenskyt ishte një rikthim tek rendi i “balance of power” përpara dy luftërave botërore, kur diplomacia nuk ekzistonte dhe fuqia ishte e vetmja gjuhë që flitej.

Nuk kishte asnjë përpjekje për të gjetur një terren të përbashkët. Ishte një duel, jo një bisedë. Një betejë për dominim, jo një kërkim për zgjidhje. Dhe kjo tregon diçka edhe më të rrezikshme, se ata që qeverisin nuk e kanë më durimin për të negociuar. Ata qëndrojnë në pozicionin e tyre dhe presin që tjetri të dorëzohet.

Unë vij nga një vend i vogël si Kosova,  një rajon që e di shumë mirë se çfarë ndodh kur fuqia trajton të dobëtit si të padobishëm. Historia na ka treguar se kur diplomacia dështon, nuk ka vakuum, ka vetëm dhunë. Kur bota nis të shohë shtetet e vogla si mallra për t’u tregtuar dhe jo si aleatë për t’u mbrojtur, atëherë asnjë vend nuk është më i sigurt.

Por për mua, kjo nuk është thjesht çështje teorike. Kjo është e prekshme.

Vij nga një vend që ekziston falë mbështetjes së aleatëve të tij. Nga një vend që e di se çfarë do të thotë të jesh i vogël, të mos kesh ushtri të madhe, të mos kesh burime të mëdha natyrore për të negociuar, të mos kesh ndikim që të blen vëmendjen e botës.

Vij nga Kosova, një vend që e di më mirë se shumë të tjerë se si duket kur bota vendos të mos kujdeset më për ty.

Dhe për këtë mallkoj këtë qeveri dhe Kurtin në veçanti, që nuk i dha fund zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Dhe pikërisht për këtë më frikëson ajo që pashë në atë takim.

Sepse sot është Zelensky ai që i thuhet se është i mbaruar, por nesër mund të jetë dikush tjetër.

Mund të jetë Kosova!

Sepse dje e pashë që Amerika fillon të shohë çdo marrëdhënie me vendet e tjera si një transaksion tregtar dhe jo si një angazhim strategjik mes aleatësh.

Pyetja është çfarë do të ndodhë me vendet që nuk kanë asgjë për të ofruar përveçse historinë e tyre dhe nevojën për mbështetje? Çfarë do të ndodhë me ne?

Të kthehemi kah atyre vendeve që do dalin si kandidate të mundshme për të ofruar mbrojtje?

Në një botë ku gjuha e forcës është e vetmja që po shtrohet, të vegjlit nuk kanë më zë. Dhe nëse fuqitë e mëdha vendosin që shtetet e vogla janë thjesht një kosto e panevojshme në bilancin e tyre strategjik, atëherë historia na mëson se fati i tyre nuk është i mirë.

Nuk po shkruaj këtë sepse besoj se zëri im mund të ndryshojë diçka. Nuk jam aq naiv. Por besoj se e vërteta duhet të thuhet, edhe nëse nuk dëgjohet.

Dhe ndoshta, në këtë kohë të errët, të thuash të vërtetën është akti më i guximshëm që na ka mbetur.

Ndaj nuk më pëlqen se pse sot po heshtet.

Dhe, nga përvoja e di që kur heshtja bëhet taktikë e jetës së njeriut atëherë, liria do të shitet si biznes.

Nga përvoja, gjithashtu, e di edhe pse njerëzit heshtin. Ata e bëjnë gjithnjë sepse frika është më e lehtë se përballja.

Dhe natyrisht, bëjnë kalkulime me heshtjen  sepse shpresojnë se Trump do të gabojë aq shumë sa të shembet vetë.

Por, ata që heshtin harrojnë një gjë, kur një lider sillet si tregtar dhe jo si shtetar, ai nuk gabon vetëm për veten, ai e shndërron botën në një pazar pa asnjë vlerë tjetër jashtë fitimit dhe fuqia është i vetmi çmim.

Ajo që pashë në ekran në takimin me Zelenskyn, më la të kuptoj se Trump nuk është më Amerika e lirë, ai është Amerika e biznesit.

Kuptova që për presidentin Trump, shtetet nuk janë aleatë, por klientë. Dhe, klientët ose paguajnë, ose lihen të falimentojnë.

Liria, për të, nuk ka kuptim nëse nuk mund të shitet. Diplomacia nuk ka vlerë nëse nuk mund të kapitalizohet.

Kështu, bota kthehet pas, në një epokë ku nuk ka më marrëveshje, siguri mes aleatësh, por vetëm fuqi.

Në një rend ku të vegjlit nuk negociojnë më për ekzistencën e tyre sepse ata ose e blejnë atë, ose zhduken.

Dhe në këtë botë të re, ku gjithçka ka një çmim, çfarë ndodh me ne? Tek e fundit jo çka do ndodh me Ukrainën dhe Vendet e Baltikut dhe Kosovën, por çka do ndodh me njeriun, nën mbretërinë e Trump.

Me siguri o Trump do të dështojë, ose bota e deri më tanishme e bazuar në rendin që njohim, atë të sigurisë mes aleatësh, të ligjit ndërkombëtar, të forcës së institucioneve ndërkombëtare do të ketë një fund të tmerrshëm.

Kjo është arsyeja pse gjuha e tij nuk ka respekt, pse takimet e tij duken për atë që janë, një shfaqe agresive dhe jo si bisedime diplomatike.

26 Komente

  1. E
    E drejta

    Me se e vertete Ku po shkojme???

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb por duhet thene Baton

      Batoni ka te drejte, por per Kosoven nuk do ta kete fajin Trump por Kurti dhe VV. Kosova eshte aktualisht Serbi, Trump do ti vere vetem vulen. Dardanet e VV treguan me vepra gjate 5 viteve te fundit se nuk munden dhe nuk duan te jetojne ne nje shtet te tyre. Kosova humbi shansin historik qe nuk vjen perseri. Dardanet jane te destinuar te asimilohen teresisht nga Serbia, breazat e edhshem te tyre do mbeten pa identitet shqiptar, do flasin vetem serbisht dhe do trajtohen si jevgjit e bardhe te popullit serb. Dhe per kete pergjegjes para historise jane Berisha dhe Kurti, keta dy kerma te UDB.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Shumë e drejtë për gjithçka ke shkruar Baton. Por sa për Kosovën mos u merakos se Albin Kurti që sapo zgjodhët do dijë si ta nxjerrë Kosovën nga balta.

        Përgjigjjuni
        1. A
          A

          Ñuk e kan zgjedhur akoma

          Përgjigjjuni
          1. A
            A

            Ñuk e kan zgjedhur akoma

            Përgjigjjuni
        2. P
          Poseidon

          JE SHOREHUR GABIM KUR KE THENE SE TANI "ESHTE. AMERIKA E BISNESIT"",,,,,,,NE FAKT ESHTE AMERIKA E RUSISE SEPSE VETE TRAMP ESHTE SPIUN I RUSEVE DHE JO VETEM INFORMACIONET E TREGOJNE POR EDHE QENDRIMI NDAJ UKRAHINES DUKE KERKUAR MINERALET E RRALLA NE KEMBIM TE ASGJEJE NE FORME SIGURIE DO TE THOTE SE DO JETE NJE NDARJE NE MES TE RUSISE DHE AMERIKES E TERRITORIT UKRAHINAS...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andrea

            Janë lëshuar gjithë zagarët e Drogaxhiut dhe Sorrës të fajësojnë Trump pse do paqe dhe jo luftë e vdekje.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Endri

              Ke tru ti te gjykosh se kush eshte trampi.Ti je si banda e budallenjve te republikaneve qe rrijne si mumje tashi qe I nxorri trumpi per bythe e jashte e I la pa pune.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tonini

                Endri, thua do te kuptoje se cfare i the ai?

                Përgjigjjuni
              2. I
                Ilir Qosja

                O Ndreko, je koqe kandari. Luftën e bën Putani rus, Ukraina përpiqet të mbrohet. Rrnoftë Sali shpellari, që do ta shpori Sorrosin nga shpella e Dragobisë!

                Përgjigjjuni
              3. T
                Trap e ka emrin

                Trapi është "tugjar", nuk është politikan. Jo vetëm çka bën por edhe mënyra si e bën flet për 1 njeri pa karakter, pa moral. Trap është fatkeqësia e ShBA dhe e botës.

                Përgjigjjuni
                1. b
                  batua

                  ramazan te lehte haxhiu!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E sakte

                    Sh analize e drejte fatkeqesisht! Bravo Baton

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arma Vlora.

                      Bravo Baton,shume e drejte.

                      Përgjigjjuni
                      1. c
                        c

                        Tani qe foli Batoni ,Amerika do te terhiqet. Amerika e mire sipas Batonit eshte kur dergon 350 miliard dollar arme per tu vrare mes veti ruset me ukrainasit qe jene pothuaj nje komb dhe Amerika e keqe sipas batonit eshte kur kerkon paqe, ndalimin e vdekjeve, te shpernguljeve dhe shkaterrimit. Sipas Batonit taksapaguesit amerikan qe kane paguar deri tani nga 1000 dollar per fryme per kete lufte duhet te paguajne pa fund per ti hedhur benzine nje zjarri flaket e te cilit mund te arrijne edhe ne amerike. Nuk ka kurrfare krahasimi nderhyrja Amerikane dhe e Natos ne Kosove qe ishte nje lufte humanitare me luften ne Ukraine dhe kete e di gjithkush , besoj edhe Batoni. Por Batoni nuk e ha hallin e ndryshimit te kursit amerikan se medemek po demtohet Ukraina por ka hallin qe administrata e re po shikon dhe ka derguar prokuroret per te pare si parate e USAID jane perdorur per te eleminuar politikisht kundershtaret e pagatorit te Batonit dhe rihpjes e ceshtjes se Mc Gonigal

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vetem injorante e b..q.....

                          Po i rroto kkk se nuk ja nevoje USAID te dergoj leke ne kete vend per te luftuar nje Bande hajdutesh e analfabetesh te PD me ne krye komunistin e Vicidolit.....ju q....IQqe ma keni sa i gote raki 50 lekshe te klubit te lagjes.....ishin ato USAID qe investuan tek bucja e Vicidolit....dhe i lane ,,, dore te lire,,, 1992-1997.....duke na shkaterruar komplet si vend prej nje psikopati e deliranti komunist....qe e kishta ndare mendjen...te vidhte...zaptonte e plackiste...kete vend....te gjithe bucet e PD jane pjelle e atij fondacioni.......tani qe halja e Vicidolit u shpall....non grata.....fondacioni u be,,,,armik,,,,brenda nates.....ik o derdimen tregoji ne varreza keto pacavuret e komunistit te fundit te ketij vendi.....Sali kancerit....

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            A

                            O koqe nga aëeanca usa rusi, re humbur dalin shqiptatet, sidomos kosova.

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Timi

                            Trump nuk do e zgjas 4 vite. Do e rrëzojnë vetë amerikanët. Kështu si ka filluar të trajtojë shtetin si interesa korporate do humbi Amerika dominimin ne botë dhe kjo nuk lejohet. Do te ishte shkatërrim i vetë Amerikës. Të shohim.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tonini

                              Timi, me vjen keq, por do zhgenjehesh. Trapin nuk e rrezojne amerikanet. Ameriqanet flene dhe cfare sandwich-i ju japin ate hane. Redneckat jane me keq se fshataret tane qe jetonin shpellave. Ata akoma jetojne me rregullat e 1776. Trapi do beje corap cfare i duhet arinjve te Siberise. Ku eshte minusi jone prej tij?! Kosova do ti RIJEPET Serbise dhe le te fishkellejne me gishta ne bythe te gjithe trushkulurit shqipfoles qe votuan kete kafshe.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                A

                                Sa president kane vrare ata

                                Përgjigjjuni
                            2. T
                              Tulla

                              Hera e parë që më pëlqen ky Batoni. Megjithatë do të donja të dinja se si i "jepet fund zgjidhjes së problemit të Kosovës"?! Me të vërtetë si i jepet fund?!

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bureto

                                @Tulla! Janë dhënë opsionet në presidencën e parë të Trump, me anën e R. Grenell, të dërguarit të tij të posaçëm në Ballkan. Plani ishte propozimi për shkëmbimin e territoreve, Veriu me Luginën e Preshevës, plan që u mbështet edhe nga presidenti Thaçi. Ndoshta për këtë, në çastin që ai po përgatitej të shkonte në Uashington, e burgosën në Hagë. Për planin Grenell, që nuk e kishte nga mendja, u hap një diskutim i madh atëhere dhe, mesa mbaj mend edhe Batoni e përkrahu. Gjithsesi Trumpi, nga fundi i mandatit të parë, detyroi Vuçiçin dhe Abdulla Hotin, kryeministrin e Kosovës, të firmosnin në prezencë të tij në Zyrën Ovale, një marrëveshje që mund të shërbente, si premisë për të tjera mundësi ç'tensionimi të krizës Kosovë-Serbi. Pra u fol për një mundësi, por jo se ajo do ishte zgjidhja përfundimtare, pra që Serbia ta njihte Kosovën menjëherë. Gjithsesi me mbështetjen edhe të Amerikës, Kosova do kishte hapësira të tjera njohjeje, pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare etj, procese këto që prej 5 vjetësh kanë ngrirë. Sidoqoftë m.q.s politika është edhe kompromis, lipsen përdorur të gjithë mjetet diplomatike për të arritur qëllimet. Kosova si vend i vogël, ende në shpërgenj, e varfër dhe jo anëtar i OKB, më së shumti në këto kushte, kishte nevojën e pazëvendësueshme të Amerikës. Nuk di të them nëse do ta ketë më atë shans, me administratën Trump me gjasa jo. Në kushtet ku ndodhet edhe vetë Evropa, rreziku dhe pasiguria e saj sidoqoftë mbetet e madhe.

                                Përgjigjjuni
                              2. N
                                Nje serbe vdese per flamure

                                Krahines se kosoves ju dha nje shanci i arte qe munde te vije nje hère nje 1000 vjet dhe nuk pranoje ti bashkohesh tokes même por ndryshoje flamur hymne gjitheçka , kjo krahine meritone ndeshkimin me barbare qe egzistone. Uroje qe se shpejti keta zurare te rifuten nen kthetrat e dhunuesit te vete serbe. Diten qe Serbi do hyje ne krahinen e vehte une do hape champagne , nje Serbe vdese per flamure nje shqipfole e nderojne flamurin sipas kohes , keta njerez nuk meritojne te jetojne....

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Esati

                                  Z Haxhiu pa atë që pamë të tërë në TV, por për mua ai nxjerr dy mësime të gabuara. 1) e pa si shenjë force të Amerikanëve - për mua gabim, ajo ishte thjesht arroganca e atyre që nuk kuptojnë dobësinë që vjen nga një leadership i dobët. Me këta drejtues Amerika është në rënie. 2) Z Haxhiu zgjedh të mallkojë një tjetër vëlla shqiptar dhe në këtë moment kjo i duket gjëja e duhur? E fajëson që nuk "mbylli punën e Kosovës"? Cili vend në Europe sot e ka mbyllur muhabetin e sigurisë, Ukraina, vendet Baltike, Gjeorgjia apo Armenia, shtete dhe kombe që shpesh kanë histori më të konsoliduara se shqiptarët. Jo z. Haxhiu, tani ne duhet të bëhemi bashkë në këtë hall të madh se shqiptari veç shqiptarin tjetër ka afër. Nuk kemi luksin të mallkojmë vëllaun, as ky ky vëlla e ka emrin Albin apo Ramush, a çfarëdo tjetër. Mos fillojë shqiptari të pështyjë shqiptarin se po na vjen ditë e keqe afër.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xoni

                                    Mallkuar qofshin ato udheheqes popujsh qe pergjegjesine qe kerkojne dhe marrin e perdorin per pushtet individual !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      kirurg

                                      Është një ose disa pisa serbë që komentojnë shqip këtu, nuk e vini re?...

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje