Shumë e panë dhe e dëgjuan përplasjen live mes presidentit amerikan Trump, zëvendësit të tij JD Vance dhe presidentit ukrainas Zelensky sot në Shtëpinë e Bardhë; dhe me siguri gjithkush ka krijuar opinionin e vet për çfarë ndodhi dhe për përgjegjësitë përkatëse.
Ky takim ishte vetëm segmenti i radhës i një përpjekjeje që po vazhdon prej javësh, nga ana e administratës Trump, për të kërkuar një zgjidhje “kompromisi” të luftës në Ukrainë, nëpërmjet shkëmbimesh dhe koncesionesh gjithfarësh.
Mua m’u duk se palët në takim nuk ishin në sinkroni, as për çfarë kërkonin të arrinin, as lidhur me fytyrën që donin t’i tregonin publikut. Trumpi dhe JD Vance nuk është se i dhanë ndonjë rëndësi aspektit mirëfilli moral, heroik të përpjekjes ukrainase, as treguan ndonjë interes për retorikën tashmë shumëvjeçare të sulmeve ndaj Putinit si pushtues, gjakësor dhe tiran, ndaj së cilës nguli këmbë Zelensky.
Trumpi madje e shpjegoi këtë, me arsyen se, nëse do të ndërmjetësojë për armëpushimin dhe paqen, ai është njëfarësoj i detyruar të mbajë qëndrim të baraslarguar nga të dy anët, çfarë parakupton heqjen dorë nga retorika e deridjeshme e administratës Biden.
Zelensky, nga ana e vet, u kap fort pas argumentit moral se lufta e Ukrainës është e drejtë, patriotike dhe meriton mbështetje totale – argument që deri dje i kish garantuar përkrahjen edhe të administratës amerikane dhe që ndoshta për të është i vetmi që mund të sjellë bindshëm në tryezë të negociatave.
Por si argument ky nuk ka shumë vlerë me Trump-in, i cili u qaset problemeve në mënyrë transaksionale, si businessman; ose duke kultivuar kontekste që nuk e marrin moralin parasysh; duke u mjaftuar, e shumta, me parimin elementar se paqja është për t’u preferuar ndaj luftës, sepse paqja është kushti i nevojshëm për të bërë business.
Nuk është hera e parë që Zelensky i ka qortuar aleatët dhe miqtë e vet për pavendosmëri dhe hipokrizi, i sigurt se pozicioni i epërsisë morale do t’i jepte imunitet ndaj zemërimit të atyre që ka përballë. Por kjo nuk funksionoi me Trump-in, i cili nuk dëgjon nga ai vesh, të cilit i foli Zelensky.
Veç kësaj, presidenti i Ukrainës është mësuar që tashmë të pritet si hero në kancelaritë perëndimore; në takime ku fjala e tij nuk ngre aq peshë sa ç’ngre prania e tij dhe energjia morale që ai sjell – si viktima e një të keqeje absolute për qytetërimin; dhe, le të mos harrojmë, ndjesia që ai u ngjall elitave perëndimore se janë “në anën e duhur të historisë”.
Në bisedën me Trump-in dhe JD Vance-in, ai përdori po ato trope emocionale që i kish përdorur më parë; edhe pse këshilltarët e tij duhej ta kishin përgatitur, që këto qasje nuk do do të kishin ndonjë efekt, përveçse ndaj të tretëve, ose publikut europian që e ndoqi takimin në TV.
Ndoshta Zelensky do të duhej të merrte me me vete një përkthyes në këtë takim; jo sepse nuk e përballon dot anglishten e Trump-it, por sepse përkthyesi do t’i jepte kohën e nevojshme për t’u distancuar nga emocioni i momentit dhe për ta modifikuar taktikën e bisedës, në përgjigje të çfarë po ndodhte me ndërfolësit.
E kuptoj që takimi pa përkthyes dhe informaliteti i një bisede kokë më kokë, të pandërmjetësuar, krijon një lloj familjariteti miqësor që mund të çojë më shpejt në mirëkuptim; por – duke e njohur Trump-in – ndoshta synimi për familjaritet dhe të folur me dorë në zemër nuk ishte strategjia e duhur.
Më mirë mbase do të kish qenë që Zelensky të ish mbrojtur pas gardhit dhe filtrit të gjuhës “tjetër” dhe ta kish shfrytëzuar distancën si buffer, ndaj agresivitetit të atyre që kish përballë.
Të folurit anglisht, që është gjuha e Shtëpisë së Bardhë, do të kish më shumë kuptim, sikur argumenti moral të kish ende peshë; dhe Trump-i të binte në ujdi me Zelensky-n jo se ashtu i interesonte, por sepse ashtu e kërkonte zotimi moral i një presidenti të SHBA-ve.
Përkundrazi, i zhveshur nga roli i një mysafiri, një të huaji, që del përpara publikut amerikan për t’u duartrokitur dhe brohoritur si luftëtar dhe atlet i vlerave të Perëndimit, Zelensky u reduktua në akcentin jo perfekt të anglishtes së vet, i cili e pikturoi si një outsider, gati-gati si një imigrant që vjen “të plaçkitë” Amerikën (temë e preferuar e fushatës presidenciale të Trump-it), për më tepër “të veshur keq” dhe gjithsesi jo-adekuat për tryezat e të mëdhenjve.
(c) 2025 Ardian Vehbiu. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Botohet me leje te "TemA".
Paragraph i fundit i shkrimit tende me te drejta te rezervuara (qe nuk besoj se do te perdorej nga dikush), tregon se sa inferior ndjehesh akoma ndonese kaq vjet aty. I gjith strumbullari i shkrimit tend, me i ulet se i nje mediokri, rrotullohet rreth anglishtes dhe veshjes se Zelenskit. Me duhet te te them qe, te te vij turp, ndonese kohet e fundit me ke krijuar bindjen qe nuk ke.
Nuk ka pse ti vije turp nga nje anonim, por qe pretendon se e njeh mire, si dhe ka te drejten morale per ta qortuar sikur te ishte femije. Edhe strumbullarin e shkrimit nje mut e paske kuptuar koleg te thenshin. lol
Po na e shpjego ti se cili eshte strumbullari i shkrimit, se qenke me i mençur se autori dhe kolegu i tij se bashku. Une per vete shkrimet e Vehbiut ne lidhje me gjuhen shqipe i lexoj me endje se ka analiza te thella dhe me vlere. Kur ai del jashte folese se tij te gjuhetarit thote vetem BUDALLALLEQE. Kesaj radhe madje ka hyre ne zonen "MASKARALLEQE".
E vertet,Shkrimi ne nje fare menyre tregon pabesine e Trumpit,ate qe te thote ne mengjes nuk e ke te garantuar ne darke,dhe Zelesky duhej te shkonte i pergatitur.Perkthysi me te vertet do ta nxirrte nga situata qe u krijua,ndoshta edhe Vsnce nuk do ishte ne ate pozicion me nje perkthys ne mes!! Gjithsesi,ne mbare mediat boterore dominon nje mendim,ishte nje kurth i krijuar enkas per Zeleskyn,.Dy dite me pare Trump" Zelesky do te vije?? Le te vije me qe e paska me qef" pak a shume keto fjale,dhe thone shume.Donin nje kapitullim pa kushte,madje kishin futur edhe nje trup ruse ne shtepine e bardhe,qe Putin ta direkt spektaklin Mendimi im Modest eshte se rruga qe ka zgjedhur administrata e Trumpit,per te prishur aleancat perendimore,qe per 80 vjet sollen paqe e shume mireqenie ne perendimmbi te gjitha ne Amerike,eshte nje rruge e re,dhe asnje garanci nuk e kane me nje Jalte te re te kene te njejtin perfitim 80 vjecar. Europa sigurisht eshte me ne veshtiresi,por kjo nuk do te thote qe do te jete pa pasoja per vete Amerikanetamerikanet mund te pendohen we zgjodhen nje njeri jo shume te afte per te wene Presideni i superfuqise dominante ne Bote,nuk behen me te forte duke forcuar rivalet!! Nje qe eshte e sigurte permbare opinioneve neper bote,Putin me kete ndryshim radikal te Amerikes se Trumpit,doli fitimtari i vertet,shkaqet eshte shpejt akoma per ti gjetur,dhe asnje me dy pare mend,nuk mendon qe kjo lufte e kjo situate eshte si shkak i Zeleskyt.Pyetja eshte po sikur vete presenca e fenomenit Trump, te jete ne fakt,nje investiment miljardar i bere shume kohe me pare nga dikush??Nje dite historia do flasi. Putin,nuk mund te mendosh qe nuk eshte strateg,por as naiv sa ti besoje nje Trumpi te tille per jete,do vazhdoje te perfitoje sa me shume me ate ne shtepine e Bardhe,dhe kjo po ndodh me nje shpejtesi qe edhe vete Putin e Rusia, po shtangen te pa pergatitur per gjithe kete ndihme!!
Nuk e kuptoj ku do te dalesh me kete analize por sipas teje dhe atyre qe mendojne se Tramp po vendos paqe eshte faji i Zelenskit pse ai nuk pranoj poshterimin. Paqe nuk behet duke biseduar dhe arritur mareveshje me Putinin dhe duke i detyruar kushtet e tij Ukraines.Dho jo vetem kaq por duke i kerkuar mbrapsh ato para qe te dyja palet ne kongres i dhane Ukraines.Dhe si fakt ato shkuan ne industrine amerikane te luftes duke investuar ne teknologi te re dhe te vjetrat neper depo u derguan ne Ukraine. Tramp dhe zevendesi i tij per tu bere miq me Putinin shkelmojne si ata bullizuesit e poshter nje femije te dobet dhe te shtrire ne toke.
Kur nuk e kupton, pse i ben analize shkrimit duke dhene edhe "kunderpikpamjet" e tua? Jo per gje, por megjithese thua se nuk e kupton shkrimin, nga ato qe thua me pas dhe qe jane te tuat, me rezulton se e ke kuptuar gabim! Nuk e besoj se po ta lexosh prape do ta kuptosh si duhet.
Po ti ç’mut ke që e kundershton komentusin. O vemje komento per artikullin jo per ç’far shprehen lexuesit. Primitiv na paske ven dhe nofken e Trumpit.
nuk eshte nofka, po kodi i agjentit rus, edhe ky eshte i te njejtave lista!
ti je prej shume dekadash i skeduar si shpiun dhe agjent i forcave anti-shqiptare.... si ti si Sala e nxirrni koken here pas here kur jua kerkojne pronaret, m.gj.se s'u kerkon kush te jepni opinione per ceshtje qe s'jane fare interesi apo objektivi i zanatit tuej... yyy race e shpifur ne surrat dhe ne karakter
Ja ke futur kot kot kot . Per çfare shkoje Zelensky ne shtepine ovale ? Per paqe apo per te firmosur kontraten per terre rare) ....si munde te firmosesh nje kontrate kur je ne lufte ? ...... Qellimi ishte i thjeshte ta diskretitojme ne opinion te behet i pa besueshm dhe te zgjedhim nje tjeter qe Trapit i konvinon.... Président Ukraines mbajti qendrim dinjitoze ..... Pse nuk vishesh me kostum e kollare .... po pse duhet te vishet me kostum ? . Turpe te sillesh me nje président qe 20% te territoit eshte pushtuar nga nje agresor....nje pression délirant per te firmosur ne nje zyre rrugaçesh.....
Ai foli sjellshëm e me elegancë - pa u shtirur - gjuhën e përudhëve ; që s'ka rrugë e zgëq të botës që s'flitet anglisht . Kjo rrugaçjerje e të okllaisurve në standartin - kur vatrën e lëpijnë flakët , të zarbërojmë dhe ca ; ne në të ngrohët jemi . Jo po , në mos mos pa gunë fshatshe ; si princërojnë araboçët - mbi taka spicë ; të ishte vishur në dantellë e reçiteta dhe supeve një kimono ; lënë pas , shkallngjitjes në dhëndorje - teatrale jo ?
O t dhjefsha mu ne kete arikull te ndyre, pa le pastaj ke hall se Mo's ta vjedhin, mut muti