Inxhinierët e turpit

8 Nëntor 2025, 14:45Blog Nga Romina Kuko

Në çdo shoqëri që ka luftuar për të parë dritën, dikush ka ndërtuar gjithmonë një shoshë për ta mbuluar. Historia njeh plot, me shembullin më komik ata që në fillim të shekullit të kaluat ulërinin Dum Babën teksa Shqipëria vraponte drejt sovranitetit!

Në çdo kohë që ka njohur arsyen e progresit (lexo: zhvillimit, lehtësimit të jetës), dikush (lexo: ata që po ju ikte kontrolli nga duart) ka shpikur një mënyrë për ta quajtur turp.

Turpi, ajo ndjenjë e padukshme që dikur e ndalonte njeriun nga mëkati është gjithashtu mekanizëm pushteti, instrument për të shuar guximin, për të ndëshkuar ndryshimin, për të mbajtur shoqërinë në pozicionin e përkulur të bindjes.

Në grupimet që nuk kanë më ide, turpi zë vendin e ligjit.

Nuk ke nevojë të ndalosh një njeri me forcë, mjafton t’i krijosh ndjenjën se është gabim ta bëjë.

Nuk ke pse censuron fjalën, mjafton ta bësh të ndjehet e turpshme.

Nuk ke pse i rrëzon gratë, mjafton t’u shpikësh histori me turpe dhe t'ju kujtosh se vendi i tyre është më poshtë.

Në këtë mjeshtëri të errët, ca të kalbur në opozitē janë arkitektē të vjetër.

Në mungesë të idealeve, ata ndërtojnë rrjete turpi. Në mungesë të vizionit, krijojnë moralin e frikës.

Në vend të ideve, shpërndan anatema, në vend të argumenteve, fjalor të mallkimeve; në vend të lirisë qe ju kërcënon ekzistencën, turp publik.

Për të ruajtur pushtetin mbi tifozët e tyre sa vjen e më të pakët, nuk kanë më nevojë për forcë, mjafton që njerëzit të kenë frikë nga ajo që mendojnë.

Kështu, nga dikush që në momente nevralgjike të historisë postkomuniste duhej të drejtonte një komb drejt emancipimit, u kthyen në inxhinierë të errësirës morale, ku turpi është valuta e vetme që qarkullon, dhe poshtërimi, mënyra më e sigurt për të mbajtur vëmendjen.

Por turpi është armë primitive.

E përdor ai që s’mund të bindë, ai që s’mund të krijojë, ai që s’mund të dashurojë të vërtetën.Sepse turpi nuk ndërton, ai vetëm ndalon frymëmarrjen dhe progresin.

E çdo gjë që ndalon frymën, vdes.

Rasti më i freskët është ligji për barazinë gjinore, një përpjekje e qetë për të vendosur drejtësi aty ku koha ka lënë ende pabarazi.

Ligji nuk shpik asgjë të re. Ai vetëm pohon atë që duhej të ishte e vetëkuptueshme:

se burrat dhe gratë kanë të njëjtat të drejta, të njëjtat mundësi, të njëjtin vlerësim.

Ai nuk zhbën natyrën, por e ndriçon. Nuk prek traditën, por e çliron nga dogma. Nuk shkatërron familjen, përkundrazi! E forcon në dinjitet.

Megjithatë, për inxhinierët e turpit, bashkë me zombiet e komenteve anonime nëpër rrjetet sociale kjo u mjaftoi për të shpallur apokalipsin.

Me ndërgjegjje të plotë që po gënjenin si derri, u shpikën “prind 1” e “prind 2”, “gjini fluide”, “gjini e shumëfishtë”, fantazma të fabrikuara në laboratorët e frikës, që përçmimi t’i paraprinte çdo leximi.

Në të vërtetë, neni 4 është i qartë si drita. Në thelb thotë:

“Burrat dhe gratë janë të barabartë në të drejta dhe mundësi.”

Asgjë më shumë. Asgjë më pak.

Por në një shoqëri që ende e mat emancipimin me sasinë e turpit, kjo mjafton për të ndezur turrat.

Turrat e reja nuk kanë zjarr po kanë mikrofonë. Nuk digjet trupi po të digjet reputacioni.Nuk përndiqet më heretiku po përndiqet e reja që flet me zë të sigurt.

Por turpi, sado i stërvitur të jetë, nuk mund të ndalë frymën. Ky ligj, ashtu si çdo hap përpara, i hap rrugën vajzave të së nesërmes  atyre që nuk pranojnë të shihen si qenie dytësore, që guxojnë të ndjekin shkencën, të marrin pjesë profesionalisht në zbatimin e ligjit, të drejtojnë biznese, të udhëheqin tribunat dhe të kenë ZË.

Nuk u jep asnjë privilegj, por u rikthen të drejtën për të ekzistuar të barabarta.

Sepse një shoqëri që i frikësohet zërit të grave, i frikësohet së ardhmes.

Si çdo herë, për inxhinierët e turpit, drita është kërcënim. Duke trazuar ca tela të ADN të Shqiptarit nëpërmjet mashtrimit, u përpoqën ta nemisin këtë betejë për barazi, për paqe sociale.

Ata duan heshtjen që t’u duket urtësi, errësirën që t’u duket moral, shtypjen që t’u duket rend. Dhe nëse nuk ju nënshtrohesh do inxhinierojnë një konflikt social.

Por karvani i kohës s’pyet për tymnajën e tyre, ai ecën.

Ecën me ata që s’kanë më frikë nga fjalët, me ata që nuk e shesin dritën për qetësi, me ata që nuk kanë më turp të jenë njerëz të lirë.

Dhe kështu, si në çdo epokë që ka pasur më shumë zjarr se mjegull, janë përsëri pasardhësit e shpirtit të iluministëve që çojnë përpara këtë betejë. Ata që dikur nuk dogjën dot në turrë, sot marshojnë përpara, me libra, me zëra, me guxim.

Sado të përpiqeni, sado të shpikni frikëra të reja, sado të ringjallni hijet e së djeshmes karvani ecën. Dhe ecën vetëm përpara.

11 Komente

  1. T
    Toni Gogu (ish-pastor)

    Ti s’ke goje te hapesh! Lepirese e bythes se Ambasadoreve

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosi

      Ja paska kerku edhe ksaj presori nji hartim... O motër për dijenin tate: qe sot ne RSH burrat dhe grate qe permend ti ne hartim nuk ekzistojne më me ligj...ekzistojne vetem individe te lire jo vetem nga "konteksti shoqeror" por me domosdo edhe nga rregullat e Zotit apo te natyrës...! Kshu qe ruhu se jo vetem shum shpejt mund te humbesh edhe ato dy cop te drejta qe kishe deri dje ne kete vend si grua ...po mund dhe te penalizohesh se nuk perdor terma te percaktuara me ligj...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull i thjeshte.

        sI cileson "SPECIALISTJA" : Në të vërtetë, neni 4 është i qartë si drita. Në thelb thotë: “Burrat dhe gratë janë të barabartë në të drejta dhe mundësi.” Pse valle nuk kemi patur ligj qe nuk cileson se te gjithe njerezit jane te barabarte ne te drejta dhe mundesi?. Apo duhet qe te shpiket nje tjeter. Pasi neni 18 i Kushtetutes flet per dicka te tille.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Y.H

          Po, a e kuptojne ata moj romine.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trahana e Zyko kamberrit

            Bravo! Koha ecën gjithmon përpara. Edhe kur erdhi në pushtet Stalini ,Hitleri, Mao ,(Envërra nxënësi i tyre) Koha përpara shkonte. Po burrat kishin vegla e Gratë tokën. Që kur o bë njerëzimi ???? Tani ju na dolët si ajo që Fishta i thotë Kurvë e vjetër. Më keq se komunistët. Ata ishin pa din pa imam pa fe dhe atdhe po familjen nuk e prekën. As gjinitë. Tani kemi 7gjini sipas jush që mund të bëjnë këto lloj familje Burrë me burrë Grua me grua Gej me grua Transgjinor me burr Treshe aktive mashkulli Treshe mashkull mashkull femër Etj etj Zonjë oksigjen i pemëve nuk e mban dot njerëzimin o ai i oqeaneve dhe deteve. Inxhinierë te tifozeve jeni ju që doni të ecni aty rrugët të shpihen në hiç. Oksigjeni i njerëzimit o familja. Ajo e pandryshueshme e vetmja që riprodhon jetë. Burrë e grua Grua e burrë. Të tjerat janë familje për qejfe seksuale të destinuara të zhduken jo më vonë se një brez

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhezo

              Ku i ke 7 gjini o tave kosi. Pse mashtron o dallamango!

              Përgjigjjuni
            2. R
              Raimonda H

              Pse spekullon dhe thua se ligji eshte per barazine e grave dhe te vajzave te se ardhmes? Per ke shkruan ti moj zonje? Po te mos kishte barazi ne kushtetute nuk do te kishte mjeke, arsimtare, inxhinjere, shkencetare, ekonomiste, agranome, oficere, police dhe ti moj zonje nuk do te ishe bere, zv/ ministre e deputete. Nese " inxhinjeret e turpit" po digjnin me mikrofona, e gelonin rrjetet sociale ti duhet te vije atje ne zonen ku more votat te sqaroje ligjin dhe te deklaroje veten per voten. Ju po abuzoni me votbesimin e zgjedhesve, dhe mos shkruaj si "kofini pas te vjelit". Une jam e paqarte per cfare ke ligji keni votuar ju rrogetare pa kontribut (se ligji nuk ka vetem nenin 4) dhe ti nuk ke asnje te drejte te me thuash se mendoj keq apo gabim.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Manda

                Qetesohu Monda se do te te rritet tensioni. Ti Monda e di qe vajzat penalizohen nga pozicionet drejtuese dhe ne kompanite private paguhen 20% me pak? Plasni syte e lexoni me mire

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  Nuk eshte e vertete. Thjeshte perkon te qenit grua me rroge me te ulet, por rroga me e ulet nuk eshte sepse eshte grua. Po te jesh Mira Murati, ia heq pantallonat cdo burri.

                  Përgjigjjuni
              2. T
                Ton

                Po kuotat e barazise kerkojne me patjeter qe bisneset te kene femra x %. Ne miniere si do ja bejme o Kuko? I bie te mbyllen. Punon dot ti ne miniere?

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zogi

                  S'e leme Kukon te punoje ne miniere se ka duar delikate ????

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje