Sikur të mos mjaftonin deputetët që kemi, u dashka edhe një senat

8 Nëntor 2025, 08:30Blog TEMA
Sikur të mos mjaftonin deputetët që kemi, u dashka edhe një

Nga Sandër Lleshaj

Shpikja e pandalshme e temave të reja është metoda më efikase për të harruar dhe mbuluar me tym zjarret reale. Dhe që kjo gjë të funksionojë mirë, duhet që temat që hidhen në mjedisin publik të jenë përtej arsyes dhe sa më pranë absurdes.

Krejt ashtu duket edhe ideja e fundit për të shtuar një dhomë tjetër në Kuvendin Shqipërisë, a thua se vendit tonë nuk i mjaftojnë marrëzitë që prodhohen në dhomën aktuale, aq sa paska nevojë për të shtuar kapacitetet e prodhimit të tyre me një organ të ri.

Rrallë të qëllon që të takosh shqiptarë sot që të jenë të krenarë apo të kënaqur me nivelin e organit të më të lartë përfaqësues të tyre. Niveli i Kuvendit të Shqipërisë ka ndjekur një trajektore rënie të fortë përgjatë këtyre dekadave të sistemit të ri politik për të mbërritur në gjendjen e sotme. Sot ai i ngjan më tepër një arene përleshjeje për interesa personale (që në Shqipëri do të thotë edhe partiake) pa asnjë lidhje me interesin publik dhe në konflikt alarmant me vetë emrin e tij si Kuvend.

Deputetët e Shqipërisë së sotme, në masën e tyrë absolute, janë përfaqësues të dy personave, një lloj kloni i tyre si për nga niveli arsimor dhe kulturor ashtu dhe për nga vizioni, idetë, sjellja etike dhe vendimarrja politike. Ata jo vetëm që nuk janë përfaësues të populllit, por nuk përfaqësojnë madje as vetë partitë të cilat formalisht i nominojnë.

Që popullli shqiptar të mund të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë, ai duhet të ketë të drejtën që të përcaktojë vetë KANDIDATËT e tij dhe po ashtu të drejtën që të përzgjedhë vetë se cilët prej tyre janë më të përshtatshmit për në Kuvend. Për sa kohë që partitë të përcaktojnë kandidatët, populli nuk mund të ketë rolin e sovranit, por vetëm rolin e mjerë të viktimës që duhet të nështrohet ndaj vullnetit të njërit apo tjetrit kryetar partie.

Shqipëria ka nevojë urgjentë për të rishkruar „algoritmin“ e zgjedhjes së përfaqësuesve të popullit. Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të kishte sot autoritet për të miratuar vetëm një ligj, ai do të duhej të ishte Ligji për Partitë Politike, ligji që aktualisht u jep partive politike fuqinë ekskluzive për të formuar Kuvendin, duke ja mohuar popullit këtë atribut. Sipas ligjit aktual, për të cilin nuk ankohet askush, partitë politike nuk funksionojnë si institucione kushtetuese të bazuara në parime të qarta demokratike dhe që përfaqësojnë interesat e popullit, por si struktura hierarkike që përfaqësojnë interesat e anëtarëve të tyre.

Sot nuk nevojitet shtimi pa leje edhe i një kati tjetër të epërm në strukturën tonë parlamentare, por rindërtimi i themeleve të saj. Jo shtimi i numrave, por paksimi i tyre dhe përmirësimi i cilësisë së përfaqësimit janë nevojat imediate të vendit. Shqipërisë nuk i duhet edhe një senat, kur ende nuk ka një kuvend të vërtetë, por vetë kuvendi: një kuvend dinjitoz, kompetent, përfaqësues; një kuvend me përfaqësues të popullit dhe jo me emisarë kryetarësh, një kuvend krejt ndryshe nga ai që ka sot.

4 Komente

  1. 1
    100 deputete 40 senatore

    O sander, te mos jene 140 deputete, por 1p0. Ti behu senator i mirdites se vertet e nderon.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pak elektricist e pak jurist

      Allah. Allah, nje gjeneral qe nuk e di as vete pse u be gjeneral dhe te vetmen beteje beri ndaj protestuesve te opozites, qe te vetmen arme perdori gazin lotsjelles te prodhuar ne Serbi kunder protestuesve opozitare per ty hyre ne qejf shefit, tani na qenka bere edhe konstitucionalist. Edhe nje elektricist e jo me nje ish-gjeneral e ish-minister e di se nuk vjen e keqja nga ndarja e Kuvendit ne dy dhoma, sic e kemi pasur ne vitet e mbreterise, apo sic eshte ne shume vende me demokraci te konsoliduar duke perfshire ilaline fqinje apo edhe vete SHBA. Po ashtu nuk ka asnje forme te njohur qe kandidatet per depudete te propozohen nga populli sepse ashtu do kishim aq kandidate sa ka popull dhe procesi do te ishte i pamenaxhueshem e i pafundem dhe roli i partive popitike do te xhvleresohej. Nje ish gjeneral dhe nje ish minister duhet ta dije se ne esence ulja e nivelit te parlamentit, kthimi i parlamentit ne nje aneks te ekzekutivit, vjedhja dhe manipulimi permanent i zgjedhjeve, korrupsioni i i kudondodhur,shkrirja e shtetit me partine ne pushtet, zbatimi selektiv i ligjeve, pabarazia para ligjit, tendenca e pergjitheshme e shpopullimit te Shqiperise, pabarazia e intitucionalizuar, perdorimi i shtetit per interesa personale e politike te grupeve, infiltrimi i krimit ne politike etj jane simptoma te paaftesise se deritanishme te popullit per te bere shtet. Nje popull qe nuk reagon ose nga frika ose nga pershtatja e meriton ate qeverisje. Shembulli me i spikatur vjen nga Mirdita e gjeneralit. Pas pushtimit komunist te Mirdites nga forcat komuniste , per dy vjet Toger baba, nje fshatar pa shkolle e injorant nga Kuci i detyroi mirditasit te mbanin deren hapur naten qe ai te hynte kur te donte, pervec terrorit, torturave, vrasjeve e perdhunimeve qe beri, dhe ne gjithe ata mirditas qe mbaheshin krenar e guzimtar nuk doli nje i vetem ti tregonte vendin injorantit te veshur me pushtet.Si gjithe mirditasit ishte dhe eshte gjithe populli shqiptar.A do duronte nje popull europiano perendimor nje qeverisje si kjo e jona qe vetem vjedh , vetem shkaterron, vetem krijon pabarazi, vetem shpopullon, qe Shqiperine , shtepine e perbashket te te gjithe shqiptareve e uzurpon dhe e kthen vetem ne strofullen e hajduteve te rilindjes? Asnje ilac nuk i ben pune te semurit nese trupi i tij nuk reagon, asnje reforme nuk e kthen ne binar kushtetues nje shtet nese nuk eshte populli qe reagon.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Shko mor Zog Gomarit ! Cfare tru shperlari...Kush ti ka rrefyer keto perralla te salehit...ku i mesove ..tek shkolla 3 mujore e Plepeve...!?? Po kush i ha o idiot i kriminelit,shkaterruesit e vrasesit te shqiptareve ..! Koha ka ndryshu o erresire ! Dil nga erresira o majmun i patransformueshem..po ti referohesh Darwin-it.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mentori

        Çdo fjalë është peshuar me gur farmacie. Kështu flasin burrat e shteteve, ata që ngritën dhe drejtojnë shtete. Suksese në veprimtarinë tuaj Njeriut dinjitoz dhe vizionar Sandër Lleshaj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje