Kartela e pleqërisë

9 Nëntor 2025, 17:40Blog TEMA
Kartela e pleqërisë

Nga Arben Kallamata

Nuk jam nga ata njerëzit delikatë që preken lehtë me fjalë, veçanërisht kur flitet për moshën. Sinqerisht s’më rëndet fare t’i pranoj vitet që kam në kurriz, aq sa shpesh herë, edhe pa qenë nevoja, i referohem vetes si plak. Kjo edhe ngaqë gjithmonë kam qenë i mendimit se pleqëria është alternativa më e mirë e mundshme.
Duke qenë se çdo njeri që ka lindur edhe do të vdesë, logjikisht i bije më mirë plakesh se sa të mos plakesh, sepse të mos plakesh do të thotë të vdesësh i ri. Për më tepër që mosha e vjetër vjen me disa përparësi, ndër të cilat edhe përshtypja e përgjithshme (ndonëse shumë e gabuar) se njerëzit e moshuar janë më të mençur. Megjthatë, kjo është thjesht çështje opinioni. Unë kështu mendoj dhe e quaj veten me fat për çdo ditë që arrij të thith ajër të pastër, të shoh dritën e djellit dhe, mbi të gjitha, të shijoj praninë e njerëzve të dashur rreth meje.

Me fat edhe që kapa moshën e pensionit dhe tani po përpiqem të marr atë që shoqëria ka për detyrë të ma kthejë për kontributin që kam dhënë duke punuar dhe duke lënë mënjanë një pjesë të pagës për pension. Duke qenë se kam kontribuar me punë dhe me para në dy shoqëri (shqiptare dhe kanadeze), aplikova njëkohësisht për pension në të dy vendet. Por ndërsa procesi për të marrë në Kanada pensionet që më takojnë ishte i thjeshtë, i shpejtë (online) dhe pa asnjë ndërlikim – nuk pata nevojë të bisedoj me asnjë nëpunës administrate dhe pagesat filluan të derdhen në llogarinë bankare që dhjetorin e kaluar, sapo mbusha moshën), procesi në Shqipëri nuk ka mbaruar ende dhe s’i dihet sa do shkojë.

Nuk kam ndërmend t’i qahem njeriu për këtë, sepse të gjithë e dijnë si shkojnë punët administrative atje. Desha vetëm të merrem vetëm me një incident të vogël që ka të bëjë me taktin, njerëzillëkun, mirësjelljen.

Pas shumë përpjekjesh dhe ndërhyrjesh arrita të nxjerr miratimin për marrjen e pensionit. Ky miratim u lëshua nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe në doli në e-Albania me titullin “Kartelë e Pleqërisë”.
Më shqetëson titulli “Kartela e Pleqërisë”, jo për vete po për të gjithë ata që arrijnë moshën e bukur të pensionit dhe që shteti i tyre ua pështyn në fytyrë, pa u menduar fare se si tingëllon.

Emërtimi “Kartela e Pleqërisë” është fyes dhe i pasaktë. Kartela në fjalë është thjesht një dokument që të njeh të drejtën për të marrë pensionin, jo kartelë mjekësore që përcakton se i përket kësaj apo asaj moshe. Askush nuk besoj se i ka kërkuar shtetit shqiptar të përcaktojë zyrtarisht se cilit emërtim moshor i përket. Askush nuk harxhon kohën e vet online dhe nëpër zyra shtetërore për të marrë vërtetimin idiot se është plak. Qytetarët bëjnë kërkesë për të marrë pension sepse iu duhen për të jetuar paratë që shteti ua ka mbajtur gjithë jetën nga rroga. Shteti duhet t’i japë atë për të cilën bëjnë kërkesë dhe atë që iu takon. Shteti duhet t’iu jetë qytetarëve mirënjohës për kontributin e tyre dhe t’i falenderojë, t’i nderojë dhe respektojë, jo t’i fyejë ata kur dalin në pension.

Fare mirë dokumenti mund të quhej “çertificate pensioni”, ose diçka e tillë. Mund të gjendej çdo lloj formulimi tjetër për të shmangur atë fjalën aq shumë të shmangshme, të panevojshme dhe të rëndë për shumë njerëz – pleqërie.
Në vendet e qytetëruara fjala “plak” ka ndonja tridhjetë vjet që është hequr nga qarkullimi, të paktën në komunikimin zyrtar. Përdoren fjalë të tjera, më të buta, për të mos i bërë qytetarët të ndihen keq. Thonë se Shqipëria është pesëdhjetë mbrapa qytetërimit. Dhe nja njëzetë të tjera anash.

8 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Bourdhelo islamikesh....vari karin

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrant ne USA

      Shume drejte dhe e vertete kjo qe eshte thene nga zotria.Ne cdo vend te administrates ka njerez te pa pershtatshem dhe qe nuk jane profesioniste.Vendet e punes i kane zene me pagese korupsioni ose me ane te afermeve te tyre ne administrate.Nuk e kuptoj si do te shkoj kjo pune ,neqofte se shqipria do ti bashkohet europes me kete administratete pafte e korrultive.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Canadian citizen

        Ndjeshmeri qytetare normale Arben. Emri duhet te ishte tjeter per kete dokumentacion qe njekohesisht ndikon edhe ne edukimin e shoqerise. Megjithate kjo mund te rregullohet nga institucionet qe e mbulojne. Shyqyr qe u elektronizua dhe dixhitalizua shoqeria shqiptare. Jemi te dy qytetare kanadeze. Ta dine edhe shqiptaret ne Shqiperi qe ne sistemin kanadez te pensioneve jemi shume me keq se Shqiperia dhe nuk pritet ndonje permiresim, madje Shqiperia do shkoje e detyruar ne sistemin e pensioneve kanadeze. Ne Kanada ka nje shumice njerzish qe punojne deri kur vdesin, 80 vjec po behet normale. Kjo eshte teme e gjate por e pergjithshmja eshte se shtresa e pensiinisteve kudo eshte me e vuajtura me e diskreminuara, prandaj ndryshojeni nga Kartele pleqerie ne kartele ekzistence.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ali Baba

          Or taj prej Kanadet! Ti mbase s'kishe nder mend ta botoje kete artikull ne gazetat tona ketu ne atdhe, por dikush e huazoi duke na hapur nje "dritare" ne boten tone te vogel dhe injorante. Por ti dhe ai bashke jeni vetem te llafollogjise e jo te hesapit sepse po te llogaritesh pensionin qe zotrote merr ne Kanada si i moshuar qe je eshte rreth $1000 Cad qe i perkthyer ne leke shqiptare 59,490 lek per te cilat ti ke punuar rreth 30 vjet ndersa ketu ne memedhe per 14 vjet pune qe bere ti merr plot 20,000. Ku ishe hic gjekundi, c'bere Asgje!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            O PALLE PO QUHET LIBREZE OENSIONI,PLEQERIE SEPSE ESHTE PENSION NORMAL ,PO TE ISHTE INVALIDITETI DO KISHTE KETE OERCAKTIM E TE TJERA......

            Përgjigjjuni
            1. O
              O

              50 vjet prapa? Është shumë më tepër, dhe po aq anash

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haka Tekizoti

                Shumë drejt, po zor se do gjenden veshë për të dëgjuar. Është një administratë e tërë që nuk njohin etikë tjetër përveç parasë, korrupsionit e simotrave e simutrave të tyre, prandaj duket si absurditet të kërkosh prej tyre ndonjë shenjë apo ndjesi kulturore. Ka shumë e shumë gjëra fyese ndaj atyre që përmbyllin marrëdhëniet me punën për efekt të daljes në pension, ka aq shumë saqë tashmë shihen si normale.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pensionisti me karierë

                  I dashur koleg i moshuar.! Mos u mërzit , që në fillim të daljes në pension , uroj të jetosh gjatë , por shpreh keqardhjen sepse ke plot sjellje që do të mërzitin dhe të shkurtojnë jetgjatësinë , dhe ja pse : Çdo muaj Msrs dhe Shtator do të duhet të falesh në bankë , të marrësh frymë , të mos kollitesh , të shkosh pa shkop dhe të firmosësh që zzotëria Juaj merr frymë ende Uroj të mos kesh probleme me pronat ,qaj për to ,do të kujtohet shoku Enver , në se ke arritur t'a duartrokasësh në diktaturë Larg qoftë në se do të duhet të kesh ujë me bollëk , merr masa që tani që je me këmbë e duar të shëndosha Ehhhh mor pensionisti buzë qumësh sa ke ende për të pësuar. ,por mos u trëmb në atë vrimë e në atë vërë do kalojnë të tëre Tung

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje