Në tavolinën ngjitur dy mesoburra po pinin kafe, pasi kishin votuar.
“Votove?”,-pyet njëri.- “Kë?”
“Votova për bukën e gojës!”- iu përgjigj me zë të ulët shoku duke parë me mosbesim rreth e qark.
Kjo është ndoshta fjalia më e trishtë dhe më e zakonshme që dëgjohet pas çdo palë zgjedhjesh në Shqipëri.
“Votova për bukën e gojës”, “për vendin e punës”, “se më ndihmuan”, “se do më ndihmojmë”, “më kanë premtuar”...
Në thelb, është rrëfimi më i sinqertë i një robërie që s’ka nevojë për pranga e zinxhirë, mjafton varfëria, frika, varësia. Një votë e dhënë për bukën e gojës, për vendin e punës, nuk është votë e lirë; është shitje e dinjitetit, është treguesi më i qartë i kulturës sonë demokratike, i varfërisë sonë shpirtërore, shoqërore, ekonomike, i nënshtrimit tonë. Është justifikimi i një shoqërie që ende nuk e ka kuptuar se buka e sotme, e marrë si lëmoshë, është uria e nesërme.
Nuk ka rëndësi nëse vjen nga POZITA apo nga OPOZITA; është gjithmonë e njëjta histori, i njëjti mekanizëm varësie, i njëjti turp i ricikluar pas çdo zgjedhjeje. Disa e përdorin për ta justifikuar blerjen e votës, të tjerë për të arsyetuar dorëzimin e tyre. Por në thelb, të dyja palët ushqehen nga e njëjta plagë: varfëria, frika dhe mungesa e shpresës.
Kur vota shitet për një vend pune, pushteti që del nga ajo nuk është më i lirë, është peng i atyre që e blenë, i atyre që e mbajnë gjallë përmes varfërisë sonë. Një pushtet që ngrihet mbi vota të frikësuara e të blera, nuk mund të jetë kurrë i drejtë, i ndershëm apo për qytetarin. Është pushtet që administron mjerimin si kapital politik.
Një votë që lind nga frika, nuk mund të prodhojë liri, as progres. Një pushtet që ndërtohet mbi varfërinë e qytetarëve, nuk ka interes ta zhdukë, përkundrazi, e mban gjallë si mjet kontrolli.
Vota është akt dinjiteti, jo shpërblim. Në çastin që e kthen në favor, ke pranuar të mos jesh më qytetar, por klient. Dhe klientët nuk kërkojnë llogari, presin “qerasjen e radhës”, ndonjë thërrime.
Dhe plotësohet rrethi vicioz: pushteti fiton jo me meritë, por me shfrytëzim. Më pas, ai siguron që varfëria të vazhdojë, që në zgjedhjet e ardhshme të ketë sërish “klientë” për të blerë. Në këtë mënyrë, liria politike zëvendësohet me një marrëdhënie vasaliteti.
Një votë e tillë nuk është zë, është heshtje. Nuk është zgjedhje, por dorëzim. Dhe një pushtet që del nga një votë e tillë nuk është legjitim, sepse s’buron nga ndërgjegjja e lirë e qytetarit, por nga varësia e tij ekonomike. Ai është pushtet i frikës, jo i besimit.
Pozita e bën për ta mbajtur pushtetin.
Opozita e bën për ta marrë.
Të dyja investojnë te frika dhe e bëjnë në kurriz të një qytetari që s’ka më as fuqi, as zë, as dinjitet!
Pushteti që lind nga një votë e blerë, do të sundojë me çmimin e asaj vote: me bukë të thatë dhe me liri të munguar.
Ndaj, ndoshta nuk duhet votuar më për bukën e gojës e për lëmoshë, por për dinjitet. Që buka të mos jetë më arsye për t’u nënshtruar!
Ka logjike ky shkrim, por ja qe kjo eshte psikologjia jone. Pse duhet te cuditemi kur nje lukuni malokesh qe zune cdo cep te Tiranes, akoma I qendrojne besnike kufomes non grata.
Po sikur mos i kishe degjuar ata tek “kafja”, nuk do i kishe shkruajtur artikullin?
Po këtë gjë e di gjithë bota. E ka thënë Marksi që para 200 vjetësh. Politika është interes....... E tha dhe Elon Muskaj, kur dha 30 milion dollarë për të blerë vota për Trump.
M.shalesh pozites ne pushtet, keta i marrin akoma ere Sales.
Adi, çështja nuk është se nëse votoi dikush dhe shumë si ai për bukën e gojës. Çështja është çfarë të gjithë këta duke përfshirë ty mua e shumë të tjerë që kontribuojnë në parti të ndryshme për të sjellë alternativën e duhur kur votohet. Ti e nise me PDnë, ike në Greqi se e pe që ëndërra e dhjetorit shkoi se ajo e PPSHsë në 1945. U ktheve dhe prapë shikon Enverin e dytë në krye të PDsë. Me rrem me PDnë se ajo na premtoi demokracinë. Në vend që të ulesh e merresh me shkrime, në fakt unë e quaj një mundim të vogël, puno në degën e PDsë Vlorë dhe ktheje atë degë në diçka të re që do të sjellë progresin në PD dhe çoje më tej. Ndryshe lodhesh kot. Të fala Lëvizja e Dhjetorit.
Po ma shpjego pak zotrote cfare lidhje ka bojkoti sot ne vlore me malokerine ne tirane
Eh, more Stefa, metafizik mbete në të gjitha shkrimet. Po votimet, grupimet politike, shoqërore, etj gjithon janë me interes... dhe e para gjë që duhet të bëjë njeriu, para se të merret me politikë, shkencë, arte, gazetari, duhet të ushqehet; madje, edhe ti shkruan për interes... dhe pse kërkon të dukesh si "konstruktiv" dhe i paanshëm. E mos na tregoni përralla me ca pensionistë që kinse, duke patur frikë mos i dëgjojë kush(?!), i pohojnë njëri tjetrit se votuan për interes, ai tjetri për vendin e punës etj... ku qëndron rënia e dinjitetit këtu? E, interesat janë sipas botkuptimit; pra votojnë në fund të fundit për bukën e gojës, sido që të kuptohet. E madhe apo e vogël qoftë kjo "copë buke", "karrige" etj. Edhe ideali, madje, është interes. Pse, ti, për ç'ka voton, or mec? Kush është dinjiteti i kulluar që po bën thirrje të votojnë njerëzit që e kanë humbur, e me një qiri nuk po e gjejnë në terrin e frikës e të mungesës së lirisë për tu shprehur, (që sot me sa di e kemi pa kufi), derisa më i humburi i dynjasë shprehet lirshëm kudo (edhe në këto rrejeshta tuajat e të miat). Po të votuarit sipas konceptit tënd "me dinjitet" a nuk është për bukën e gojës? E mor zotni, ke ende të nxësh.
eh more patroazhist, mire e nise, por e dhjeve kur e bitise.
Na u çpif me keto shkrime, ankime, qarje e vajtime, me ngjarje te sajuara si kjo... Njerzit votojne midis dy te keqijave - dhe zgjedhin te keqen me te vogel. Per sa kohe qe komunisti i terbuar anti shqiptar, do te jete krye te opozites, eshte e sigurte fitorja socialisteve, bijte dhe niperit e bllokut komunist.
Jetojme ne sistem Kapitalist.Tregu lire cdo gje shitet dhe blihet.Ku eshte ndryshimi njeri te premton kurse tjetri te jep para ose Mall ne dore.I zgjuari merr mallin dhe jo premtimin. Neni per shitblerjen e votes neni me kontradiktor ne vetvete.
Duket se ky qe ka votuar per buken e gojes (shume te ulet e paske pazarin) je ti vete, po meqe ra fjala, na thuaj pak ndonje arsye tjeter perse duhet votuar, kur puna vjen gjer te buka e gojes, mor viç i palepire.
Kjo kulture eshte ngulitur perderisa e shohim politikanin si pronar,e jo si dikush qe do marr nje pozicion pune e do paguhet me punen e taksat e popullit per ti sherbyer vendit,keshtu do jet gjithmone!Mbase ideologji e vjeter nga kaq shume pushtime e me von periudha komuniste si duket eshte ngulitur ne berthame kjo puna e nenshtrimit.
Pordh, Stefa vec Pordhe, pa thene asnje fjale si duhet te ndryshoje jeta ne kete rezervat turk, ku sundojne dy vrimat e zeza, te dushmanit turk, rami-sali.Shko dhe keputi nje kafe tani, qe e ke me shurren e rames dhe saliut.
-------------------------------------------------------------------------------------------------Ardi, nuk egziston virtyt --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------që varfëria----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- të mos ta shkatëroj.------,----------------------------------------------------------------------------------Si e spiegon ju Stefa që shumë deputetë ndërojnë partitë si lopata duart, apo dhe këta nga fukaralleku e kanë. Vetëm dielli ndriçon me rezet e tij mbi të gjithë dhe nuk kërkon shpërblim. Ke vënë "ISE" të madhe kur thua për një vend pune jep votën.E kush në botë nuk do ta jepte votën për njē vend pune?!!!
edhe vota ,eshte mall ne shqypni , si dhe buka, mishi djathi, etj. prandaj mos ju duket çudi juve qe keni vjedhur pasurine e kombit
"Per (kafshaten) buken e gojes!!!!!!!!!!!??????. A u qifsha ropt, po kush po vdes per buke sot o plehra gazetare.
Jam dakort me postimin e "tre pikeshit" me lart, te gjithe votojne per interes. Kritika me e madhe qe I behet opposites sot eshte qe i le demokratet rrugeve pa pune, d.m.th. voto per interes. Cfare eshte pragmatizmi ne fund te fundit, le menjane bindjet, ideologjine dhe voto per interes. Keshtu funksionon kjo pune more zoteri gazetar.
votove per karin ne bythe!
"Dinjitet"! Një fjalë që ka disa dekada që është zhdukur nga fjalori i shqipes. Në shoqërinë e sotme nuk ka më vlera njerëzore, respekt, moral, vlerësim, krenari ..... Sot triumfon i "zoti" dhe i "zoti" është ai që vjedh, zapton, kërcënon e mashtron, ai që ka pushtet, por nuk respekton ligjet, ai që e ka për detyrë, por i duhet gjetur "miku" që të të "shërbejë" duke i bashkangjitur zarfin me para. Ky "shërbim" është një labyrint i pafund korrupsioni i jetës së përditshme të shoqërisë midis parajsës e mjerimit, midis jetës e vdekjes!
Bravo Stefa! Shkrim i saktë e realist! Fatkeqësisht komentuesit nuk dinë të lexojnë ose janë patronazhistët të vërtetë të Rilindjes. Kësaj kategorie që nuk kupton çfarë lexon duhet t'u kufizohet qasja në komente!
Edhe toj "Edi" t qifsha ropt per kyt koment servil qy ke ba per t m pelqye mue.
Ardi Stefa me këtë shkrim më kujton të Madhin, Andrea Stefanin. Ju përgëzoj për këtë shkrim shumë aktual, sensasional, realist, që tregon nivelin e ulët kulturor, jo largpamës, me moral të dobët, të paformuar si individ e pa dinjitet të konsoliduar të shoqërisë shqiptare. Të tillë artikuj mungojnë në mediat tona, sa më shumë shkrime të atilla aq më i madh do të jetë ndikimi në cilivizimin e shoqërisë shqiptare.
Kete desha te thosha dhe une! Keta njerez qe hiqen dhe gazetare, na informojne per ato qe i dime me mire se ata, nuk japin alternative dhe nuk bejne nje deduksion te ngjarjeve. Pune e tyre: marrin parate dhe kaq. Pse prfesionalizem eshte ky?! Te thuash vetem ate qe dime?
Njerezit e dine rezultatin pa u bere zgjedhjet,..kundershtare e pushtetit ,Jane shkerrmoqur se akoma mbajne ne koken e propogandojne ideollogjine e dhunes,shpifjes,urrejtjes,sharjes,genjeshtres,percarjes,zhvatjes,frikes(salizmin) ,shqipetaret e thjeshte Jane shume prepara politikes.braktisni salizmin per te patur nje alternative me dinjitoze,,,Sic Duken punet do jete kohen e gjatey
Oh sa bukur. Edhe njehere komunistat po ja nxjerrin fundin. Shume mire ua bejne. Popull kurve e bij kurvash.