Kur gratë nuk duan gratë

7 Nëntor 2023, 14:03Blog TEMA

Kur gratë nuk duan gratë

Nga Jona Dervishi

Dua ta nis shkrimin tim, me një autore dhe reformiste amerikane te shekullit të 19-të, Harriet Beecher Stowe, e cila thoshte se: “Gratë, jane arkitektet e vërteta të një shoqërie!” Një e vërtetë e pa kontestueshme, së cilës dhe unë i qëndroj, si grua fillimisht, por dhe si aktiviste e të drejtës së njeriut, qysh në moshë të hershme, universitare.

 Është shumë e rëndësishme të njihet dhe vlerësohet roli i gruas në shoqëri, pasi gruaja është krijesa që me siguri në këtë botë, ka ardhur si regullator i gabimeve të meshkujve, sado me nota humori, mendoj se është deri diku e vërtetë.

Ndalem këtu, teksa dhashë mendimin tim real, në lidhje me gruan ndaj dhe dua të trajtoj në veçanti Gruan Shqiptare, një pjesë e konsiderueshme e të cilave, nuk janë aspak dashamirëse me njëra-tjetrën!

Përveçse, konkurruese dhe garuese mes së njëjtit seks, jane dhe plan-prishëse ose barriera ngritëse!

Një e vërtetë shumë e dhëmbsur, patjetër duke mos e përgjithësuar, sepse teksa fus dhe veten time, në këtë kontekst, si një grua që gratë i dua shumë, e madje mendoj kjo është dhe arsyeja që Zoti më bekoi me një vajzë.

Shoh shumë mllefe mes grave, shoh shumë ambicje dhe jo nga ato konstruktivet. Ne vendin tonë të vogël, të jesh grua e të kesh eprore grua, është “fatkeqësi” sepse asgjë nuk shihet si profesionale, por personale.

Nuk shoh e nuk dëgjoj asnjë empati mes grave, duke nisur që nga ato më lart, që përfaqësojnë gruan shqiptare në qeveri, të cilat dhe në foltoret e Parlamentit, nuk flasin për të drejtat e grave, për dhunën ndaj grave, për hallet e grave kryefamiljare, për abortin, për integrimin e gruas në shoqëri, e të tjera si këto.

Madje madje, i kemi hasur dhe duke i bërë keq njera-tjetrës, me atë pakëz fuqi temporane që zotërojnë.

Ky është sot problem i madh në shoqërinë tonë, që gruaja nuk e do gruan, e kjo është sfida e brezave të rinj, të mirëdukojme brezat, se çdo grua ka patur një nënë nga ka ardhur në jetë, e patjetër, është vajza e një gruaje!

Të dashura gra, solodarizohuni me njëra- tjetrën, duajeni gruan shqiptare, ndihmojini vajzat e reja, mos luftoni mes gjinisë së njëjtë! Hapini horizontet dhe mendësitë, se jeta nuk është një garë ndërmjet më të bukurës e me të suksesshmes.

Jeta është solidarizim, e pas kësaj vjen edhe zhvillimi. Mos shihni aq ngushtë sa ngushticat e sokakëve të provincës.

Gruaja duhet te jetë krijesë e dhëmbsur, sepse gruaja prodhon jetë, e nëse ne nuk duam dhe nuk e ndihmojmë njëra-tjetrën, KURRË mos prisni t’ju duan burrat!