"Në anën e duhur të historisë?"

22 Korrik 2025, 20:24Blog TEMA

"Në anën e duhur të historisë?"

Nga Auron Tare

Avioni im donte edhe disa orë të nisej. U ula në një ndenjëse të lirë, nxora një libër nga çanta e shpinës dhe fillova të ndjek historinë që e kisha lënë përgjysmë.

Ndërkohë, një zë nga pas shpinës sime më shkëputi nga trallisja e leximit.

Zoti Tare?   më tha një zotëri i veshur hijshëm.

Po,  iu përgjigja.

A mund t’ju ftoj për kafe?  pyeti ai.

Me kënaqësi,  iu përgjigja duke u ngritur ne kembe.

Zotëria mori një çantë të vogël në dorë dhe, pasi më prezantoi me zonjën e tij që rrinte pak më larg, priu përpara. Zgjodhëm një prej kafeneve të aeroportit dhe, sapo u ulëm, më pyeti:

Doni një uiski apo diçka më të shtrenjtë?

Faleminderit, i thashë, por një kafe është e mjaftueshme.

Pas shkëmbimit të fjalëve të mirësjelljes, me kureshtje prisja arsyen e kësaj ftese. Më tha emrin dhe priste reagimin tim, por përveç një mbiemri të njohur në botën e biznesit shqiptar, zotërinë nuk e njihja fare.

Unë të njoh, më tha ai. Jemi takuar dikur në lumin e Bunës.

Duke qeshur, më tregoi edhe rrethanat e takimit.

Që prej atëherë të kam ndjekur në media. Të pashë këtu, vetëm, në aeroport dhe mendova ta pinim një kafe.

Pse jo, i thashë. Të falënderoj shumë.

Të kujtohem tani, apo jo? më pyeti me kureshtje.

Kishin kaluar gati 30 vjet dhe sigurisht që nuk e mbaja mend fare zotërinë e aeroportit, por rrethanat e takimit i kisha të fiksuara në kujtesë.

Sigurisht e mbaj mend shumë mirë atë ditë, iu përgjigja. Por ju nuk më kujtoheni fare.

Është normale,  tha ai.  Unë isha një prej kontrabandistëve.  Qeshi me zë. E mban mend,  tha,  ty dhe grupit që ishe i shoqëruar, ju dhamë edhe drekë.

Sigurisht që nuk e kisha harruar atë histori të rrallë.

Prej disa ditësh, së bashku me nje gazetar të New York Times dhe një fotoreporter te Magnum, kishim ndjekur autobotët me karburant që niseshin nga rafineria greke afër Athinës deri në kufirin e Kakavijës. Radhët kilometrike të autobotëve qëndronin gjithë ditën, dhe pasi binte nata, trau hapej dhe autokolona nisej drejt Shkodrës.

Një prej këtyre autokolonave e kishim ndjekur deri sa, në mëngjes, u gjendëm pranë lumit të Bunës. Në një shesh të hapur, disa prej autobotëve shkarkonin naftën në bidona dhe fuçi të mëdha. Ishte një rrëmujë e madhe, dhe ngjante më shumë me një treg të madh, ku makina të ndryshme, karroca me kuaj apo autobotë më të vegjël merrnin naftën që vinte nga Greqia.

Duke ndjekur këtë turmë shumëngjyrëshe, mbërritëm në një anë të lumit, ku dy apo tre trapë lundrues ishin lidhur në bregun e Bunës. Fuçitë, pasi vendoseshin në lundrat e improvizuara, tërhiqeshin me litar nga bregu i Malit të Zi ku shkarkoheshin me shpejtësi. Dukshem, askush nuk ishte i shqetësuar dhe lëvizja vazhdonte gjatë gjithë ditës.

Të dy gazetarët amerikanë, megjithë përvojën e tyre në zonat e luftës, hezitonin të afroheshin pranë grupit që vendoste fuçitë në lundra. Deri në atë moment, qeveria e Berishës e kishte kundërshtuar fort çdo zë që fliste për një trafik shtetëror në ndihmë të ushtrisë serbe që po luftonte në Bosnje.

Gazetarët që ishin me mua në Bregun e Bunës kishin pyetur edhe në selinë e PD-së  z. Shehu, në atë kohë drejtues i firmës së famshme Shqiponja, I cili  kishte mohuar kategorikisht çdo lajm që Shqipëria ishte vend kalimi për naftën e makinës luftarake serbe.

Megjithëse ishim afër "trafikantëve", fotografi  një emër i njohur i Magnum në Paris  hezitonte të fotografonte njerëzit e djersitur që ngarkonin fuçitë me naftë në çdo mjet të mundshëm transporti.

Ishte ende herët në mëngjes, dhe për të krijuar një ide se çfarë mund të bënim, vendosëm të pinim një kafe në një barakë prej druri. Duke pirë kafe dhe vështruar peizazhin e Bunës, më erdhi një ide.

Ne të tre ishim ornitologë. Sigurisht që, në atë rrëmujë të madhe, askush nuk dinte çfarë ishte një ornitolog.

 Jemi ornitologë, u thashë gazetarëve amerikanë.  Kemi ardhur për të fotografuar speciet e rralla të Bunës.

Mesa duket, ideja u pëlqye. Të tre iu afruam grupit të parë dhe i pyetëm ku mund të gjenim tufat e zogjve që ishin në shtegtim. Të çuditur, por shumë të sjellshëm, shkodranët e zonës na drejtuan drejt brigjeve të lumit, prej nga mund të vëzhgonim zogjtë.

Kështu, për pjesën më të madhe të ditës, jo vetëm fotografuam një mori zogjsh shtegtarë, por bashkë me ta, edhe gjithë trafikun ditor të fuçive me naftë që kalonin në disa pika të lumit.

Ishte ky momenti kur bashkëbiseduesi im në aeroport na kishte hasur dhe kishte biseduar lirisht me ne për atë që ndodhte në të dy brigjet e Bunës.

E pyeta me kureshtje nëse bashkë me naftën grupi i tij kishte trafikuar edhe armë.

 Jo,  më tha. Ne jo, por të tjerë po.

Në fakt, gjatë "ekspeditës sonë për zogjtë e rrallë", kishim parë disa makina të vogla të mbushura me kuti fishekësh që dukeshin se kalonin në anën tjetër të Bunës.

Artikulli i New York Times, i publikuar pas disa javësh, ishte dëshmia e parë e një trafiku të organizuar shtetëror, i cili lejonte naftën të kalonte drejt makinës së luftës serbe. Edhe pse në atë kohë i gjithë lidershipi i PD-së jo vetëm e mohoi, por mori masa të rrepta për të fshehur sadopak këtë rrjedhje.

Në Shqipëri jehona e atij artikulli ishte i mpakët, por tjeterkund kishte pasur shume efekt edhe pse nuk kishte asnje dyshim se Trafiku i naftes qe vinte nga Greqia dhe perfundonte ne Serbi nuk kishte si te mos i shpetonte syve te ambasadave ne Tirane.

 Kur u ngritëm nga tavolina, e falënderova për kafenë. Sot, ai është një nga emrat e njohur të biznesit shqiptar, i mbështetur fort edhe nga qeveria — një biznes që, në fakt, nisi nga brigjet e Bunës, duke kaluar naftë për palët ndërluftuese në Bosnje, pa pyetur për moralin e trafikut.

Zotëria më zgjati dorën dhe tha:

 Isha i bindur që nuk do të më njihje. Por doja të të kujtoja atë ditë. Ishte histori, apo jo?

Po, ishte histori.

Dhe për mua, një rikujtim se ndonjëherë, edhe një kafe në aeroport të kthen përballë të shkuarës  dhe të kujton se në ç’anë të historisë ke zgjedhur të qëndrosh.

Por... a ishte ana e duhur?

24 Komente

  1. L
    Liqeni we vezullonte

    Z Tare! Do ishte mëi plote përshkrimi në se do ta nisje fotografimin nga Pusi i Mezinit,Qafa eKoshovicës ,Ballshi,nuk di më lart por me siguri liqeni i Shkodrës ishte terminali i kontrabandes ,transporti nuk bëhej vetëm nga Greqia por nga Shqipëria sasia më e madhe ,tankerat ankoroheshin në molet e Vlores dheradha me shumë peripeci vinte ,pazari bëhej qe në tanker,pastaj me radhë në estakadat e shumëfishuara në terminalin e Vlorë,prej aty vetëm për një favor në radhën e mbushjes nga menaxherët puntoret merrnin 40 deri 50 mijë l në një favor ,magazinierët dhe përgjegjësat nuk i numuronin lekët vetë por i numuranin grate e tyre dhe jo pak por miliona në ditë virxhin nafta përdoresh si përzieres në vajguri dhe vidhesh nga uzina jonë në Ballsh dhe Vlore ,trasta me pare nuk gjente rehat në zyra skuta e klube ,komisariati i Vlores ndalonte inxhiniere dhe u bënte presion për ojesen qe u duhej dhënë dhe Dritani me të tjerë as mos ushqe hamëndësim se nuk dinte gjë kjo vijoi edhe më pas

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Epo pikë e zezë ore rob i zotit!! Tare nuk është gjitholog ore ti, ai po tregon një histori që e ka parë me sytë e vetë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Tare nuk eshte vertet gjitholog dhe we ti japim hakun, kete shkrim e ka bere shume bukur duke na kujtuar kohet tona te veshtira. Por une do e bej nje vrejtje te "vockel". Nuk jemi fare ne kagun e drejte te histories, perderisa welbesira, krimineli I popullit te tij, haajxuti e mashtruesi, mafiozi non grata, nuk ka marre akoma denimin e merituar, por vazzhdon te na caje bythen mengjes e mbremje me pislliqet e panumurta te tij.

        Përgjigjjuni
    2. F
      Firma Xhaferri

      Ore Taruco se mos na nxjerr emra deputetesh ore firaun se te piu e zeza.

      Përgjigjjuni
      1. q
        qytetarri

        e morem vesh paska qen ai qe shet peshk gjerq luca

        Përgjigjjuni
        1. A
          A.Meksi-Bosi I kondrabandës

          Eshte Fuli Kalidhopuli. Ai eshte provincial 'naiv' qe te kujton qe te ka dhene nje dreke dikur kur bente kondrabande me lejen time.

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gazeta Zeri i Vlores.

          Auron, ne nje fare menyre demaskimi qe i bete kontrabandistit te kollarisur dhe PD dhe Berishes dhe sojit te tij, me fakte dhe me figure, eshte nje vlere e shtuar. Ne Vlore dhe rrethinat e saj, eshte bere nami me fuçite me vajguri qw ngarkoheshin ne lloj lloj kamionesh, ifa, zisa kineze, etj. Krimet e Berishes dhe qeverise Meksi, nuk kane te sosur ne ate vjeshte te vitit 1995. Te njenjtin udhetim e kam bere dhe une, me nje gazetar italian, te gazetes "La Stampa" me dy kontrabandist te vaj-gurit, nga Tirana, te njohur, me nje IFA, te asaj kohe, te cilet i ndesha ne kerkim te fuçive me vajguri. Pasi nuk gjeten ne qytetin e Vlores, nje i njohuri i tyre nga komisariati i policise se Vlores iu dha adresen ne nje dyqan Vajguri ne Llakatund dhe prej aty te gjithe postoblloqet deri ne stacionin e funditt ne fshatin "Flake" te M.Madhe, buze liqenit i paguan pa as me te voglin problem. Ka shume per te treguar. Historia te ndjek nga mbrapa dhe nuk mund t'i fshihesh aq me pak nje politikani si Berisha, i cili e ka mbyllur ciklin e vete me turp.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na ruajt zoti

            Edhe nga permeti ishte organizuar me dy autobote…kristofor quhej njeri I kishte punesuar kunati i deputetit te pd Dhimiter Lici Deputet ishte VASIL Gjika

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salivic Dumani

              Spiuni i Amerikaneve....jep nje prove per Dum Dumanin ne lidhje me spiunin Serb Salivic...Po SPAK eshte i shurdher per individe jo socialiste...

              Përgjigjjuni
              1. T
                Teodor

                Ik ore trap. Pa Amerikem sot nuk do ekzistonim po fare. Ka interesa pa jemi. Tare djale I ditur dhe I shkelqyer. Shume mire dhe te jete ashtu si thua ti ...por jo.Vetem shani dhe hidhni vrer.

                Përgjigjjuni
              2. a
                astrit

                Kohe lufte çdo gje te shikon syri e çdo gje do presesh. Luftrat historikisht jane treg i mire per para e kontrabandisti deshirone parane e jo moralin njerzor apo patriotik. E njejta teme morale eshte edhe kur shqiptaret e shqiperise i shisnin arme shqiptareve te Kosoves. Paraja dhe morali nuk shkojne bashke!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nje i Moshuar

                  Bere mire o Tare qe fole me detaje se populli ka folur me perpara si dhe komentusat qe I din e I kane pare realitet in me sy , e plotesojne shkrimin tend me se miri ???? Sali Berisha edhe me presh ne dore ta kapesh nuk e pranon do te gjej fajtor dhe e ben VIKTIME ky eshte stili i tij nga ana professionale , edhe drejtesia qe ka qene dhe eshte ne anen e saliut , kriminelit me te madh te koherave , ajo akoma kerkon fakte kur faktet jane aty dhe flasin vete ????

                  Përgjigjjuni
                  1. ?
                    ???

                    Zoti Tare,respekte për mbiemrin tuaj

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vëzhguesi në Demokraci

                      Po, prandaj e Mjera Shqipëri, tash 35 vite ecën rrëshqanthi e nuk ngrihet dot në këmbë, se pasuria ka rnënë në dorë të këtyre bastardëve, me para të vënë nga kontrabanda, natyrisht në marrëvedhje me agjencitë ligjzbatuese serbo-malazeze të kohës, të cilët “ ju masnin kokën me pe”, këtyre bastardëve kontrabandistë. Ky eshtë një fakt më tepër, i cili mbështet tezën e Milaim Zekës, për të cilin e dij që nuk keni simpati, por e ndjej që jeni i njëjti asht patriotik, sipas te cilit 80-90 përqind e bisnesmenëve shqiptarë, pasurinë e tyre e kanë bërë tregëtinë me Serbinë e Malin e Zi! E dini c’do të thotë kjo, përfundimet nxirrini vetë… Ne stadium këndojmë këngën për Adem Jasharin, por edhe thirrjet … “O sa mir’ me qen’ shqiptar!!!!”. Respekte për Ju dhe shkrimin Tuaj, Z. Auron!

                      Përgjigjjuni
                      1. "
                        "BOHOTINA"

                        Tare historian e patriot i madh pas mbi tri dekada...

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skender Gjinushi

                          Ja kalon Lame Tapisë ??

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Maro

                          Tritani eshte dhe sot deputet...ka dhe bisnese thone. Bravo. Koha e Tritaneve te partise.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Ton

                            Taret djem te shkelqyer. Sidomos Igli e Auroni. Te kishte Shqiperia ca me shume si ta do ishte mire...suksese.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gazije Bardhi

                              O Tar-rush, po ti pse nuk shite naftë ? - Apo s’ta mbante ? Atijë ja mbajti, dhe të jep me miresjellje një kafe, kurse ti, frikacak e bythqir që je, vete dhe e përgojon. Turp të kesh. Je mut burrë.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Maro

                                Po pse shkelja e ligjit eshte merite? Ik ore...ndaj shkon ashtu ai vend se shumica ka kte mentalitet. Kur ju bie bytha ngushte juve thoni ku eshte shteti. Po shteti me evazioniste kaq shume normal qe eshte I dobet.

                                Përgjigjjuni
                              2. S
                                Sateliti 24/365 vazhdon ta vezhgoje këte ish kontr

                                Dhe morali i kesaj historie eshte se SPAKU nuk ka bythe te hetoje këte kontrabante e cila mori shumë jete te pafajshme Kosovare nga makineria luftarake Serbe. Deshmitaret e kesaj kontrabande janë gjalle duke bredhur dhe pire kafe neper aeroportet e Botes për të zhvilluar bizneset e tyre qe i ngriten me gjakun e pa fajshem te popullit te Kosoves .Keta kontrabandiste te atehershme te cilet kontrabandonin bën mbritjes e qeverise sot duhet të jene cdo ditë para hetuesve te SPAKUT dhe jo te bredhin , bile edhe te ftojne për kafe….. Letrat do hapen edhe për këte kontrabandist qe po kapardiset sepse edhe ky ka bere krim kunder njerezimit duke thyer embargon ku me kontrabanten e tij Ai shkakton humbjen e shumë jeteve

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tor

                                  Roni! Skupe gazetareske për të kerkuar vemendje.... apo ndoshta per ta rivendosur diçka ne afat... Që është bërë ajo ç'po thoni, po është mëse e vërtet. Si nga Greqia nepërmjet Shqiponja SHPK dhe tregëtareve grek e shqiptar por edhe nga të katër portet tona me karburantet e rezervave shtetërore shqiptare... Gjithsesi, që SHBA nuk e dinte dhe ja mundësuat ju dhe grupi juaj.. ndoshta po... por që ato nuk bëne asnjë gjë deri sa erdhi Dejtoni... kjo vlen për analizë nga A. Çako te rrethi katror... Pra çdo gjë ka, ndodh dhe do të ndodhi me indicted, bekimin dhe ndihmën e DAJOS /TEZES / HALLES (quajeni si të doni)..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Realisti

                                    Ore, vertet nuk e dini apo akoma beni sikur nuk e dini se kondrabanden e naftes e ka filluar me fuci dhe gradualisht me kamione e cisterna, biznesmeni afer gjith qeverive Çet Kastrati ???

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Noci

                                      Ne kulmin e kontrabantes se karburanteve do te shkoja ne Vlore me dy makina per te marre acid tek soda dhe me kete rast mora dalin diku 13 vjeçar.Une ndenja me njeren makine djali te tjetra.Jemi nisur nga ora 4 e mëngjesit,por e shmangem Torovicen per shkak te trafikut te naftes,ama deri tek hymja per Barbullush dhe nga Balldreni deri ne ne kthesen per Ballsh e me tej per Gjirokastër,rruga e vjeter kuptohet,djali im kishte mbajtur shënim te gjitha autocisternat mbi 7 toneshe dhe kur arriten ne Vlore nxori letrën dhe na tha 235 bote me karburant kam numëruar une pa Bushat Balldreni.Dhe thuhej ne ate kohe siç thote Tare nuk bëhej kundrabante

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje