Nga Endri Shabani
Në mënyrë të përsëritur dhe fatkeqësisht për turpin e “politikës së re”, jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta nga Adriatik Lapaj.
Theksoj “me mjete të pabarabarta” sepse shpifja, gënjeshtra, fabrikimi i të vërtetës janë mjete që kanë një epërsi të caktuar mbi atë që nuk di dhe nuk do që t’i përdorë.
Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po gënjen për mua dhe po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën, duke u përpjekur të dalë i larë nga një çorbë që e ka gatuar vetë.
Unë nuk kam pasur, nuk kam dhe s’kam pse apo si të kem ndonjë qëllim për të penguar Adriatikun të hyjë në Parlament.
E kam bërë të qartë publikisht dhe privatisht me të, se për mua ai, apo kushdo tjetër që ai do (përfshi Greta Ambelin apo Kleana Xhuvelin), mund të shkojë dhe të marrë mandatin.
Nga ana tjetër, ia kam bërë të qartë po ashtu Adriatikut se unë nuk e bind dot dajën tim që të harrojë kërcënimet me jetë, apo dhunën publike dhe mediatike të frymëzuar, në mos porositur, nga Adriatiku.
Përpara se të kalohej në dhunë e kërcënime, Adriatiku është dëshmitar që jam ulur bashkë me të për t’i kërkuar dajës t’i hapë rrugën, dhe nuk ia kemi dalë.
Unë nuk jam Zeqiri dhe as dua të bëj avokatin e tij, por nuk kemi argumente as unë, as Adriatiku për ta bindur që ai të mos i kërkojë hesap Adriatikut për sa i përket fjalës së dhënë.
Kur kemi folur me Zeqirin, ai na ka thënë troç që nuk është politikan dhe premtimet i merr seriozisht. Prandaj edhe e kishte besuar Adriatikun kur thoshte se do të jepte dorëheqjen nëse do të ishte deputet i vetëm.
Kështu si shkuan gjërat, sidomos pas kërcënimeve nga njerëz të partisë së Adriatikut, ai ndihet edhe më i bindur që nuk duhet të dorëzohet përballë presionit, sepse sipas tij, Adriatiku është një gënjeshtar si çdo politikan i vjetër.
Ajo që unë nuk kuptoj është përse Adriatiku kërkon të më bëjë mua përgjegjës për vendimet individuale të dikujt që, po, është i afërmi im, por ka kokën e vet, kur Adriatiku vetë nuk mban përgjegjësi as për familjarët e tij që kërcënojnë në emër të tij.
Unë besoj njësoj si Adriatiku që ai s’ka përgjegjësi për vjehrrin që nuk e kaloi Vettingun. Por nuk është problemi im nëse ai beson që përgjegjësia e dikujt tjetër është e imja – dhe kjo nuk ka ku të rrijë!
Më vjen keq që një lider i ri si Adriatiku nuk merr asnjë përgjegjësi vetë për këtë teatër politik me familjarët, të cilin na e sugjeroi si një “gjetje gjeniale”. Ky truk ekstra-ligjor kishte padyshim risk, sepse varej te vullneti i atyre që pranonin të përdoreshin si “placeholders” (mbajtës rradhe). Prandaj edhe duhej menaxhuar me shumë kujdes.
Megjithatë, do të doja që ky absurd të mbaronte. Dhe personalisht, së bashku me ata familjarë që mendojnë si unë, e kam hapur krahun pa asnjë problem.
Motra e Adriatikut po bëhet deputete sot vetëm sepse njeriu im më i afërt ka pranuar t’ia lirojë vendin asaj.
Ndërsa Adriatikut do t’i lutesha që çfarë ka me dajën, të mos ma kërkojë mua, sepse për më tepër, sado qesharake të duket, dajës tim iu lut ta përfshinte në listë në minutën e fundit, kur nuk gjente dot kandidatë për të mbushur listat.
Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë histori.
As jam deputet dhe as dua më të bëhem deputet.
Këtë e di Adriatiku dhe e dinë të gjithë ata që duhet ta dinë, me gojë dhe me shkrim.
Prandaj, mos më tërhiqni mua në një valle që duhet të mbyllet sa më parë. Jo për mua, por për të shpëtuar sadopak nga fytyra e zhgarravitur tashmë e “politikës së re”!
Lolo ti e klloun tjetri.Sa shume hapsire i lene "hicit".U mbush bota plot me kotesira.Ne sa pjese do ta ndajme nje mandat.Pse dhjet ,po sa-nje mut!
Këta mund të quhen pa frikë Shaban Llapaj.
Ti I dashur Shabani ke bere nje gabim te madh qe sot po I paguan koston. Je mpleksur me nje llapaqen te shkolles se mafiozit Sali, te cilin nuk e mund dot. Ky gabim ju ka nxjerre te dyve jashte loje dhe po patet surrat te dilni prape para shqiptareve, une te siguroj se ata s'do ju perfillnin. Sepse karagjoze kemi pare shume keto 30 vjet, burra te veprimit e te fjales s'po shohim akoma.
Nga keta te rinjte e politikes vetem ai Arlind Qorri me duket njeri me integritet. Keta Shabanet e Llapajt vetem votat e familjes se tyre do marrin po hyne perseri ne zgjedhje
Vala, të njëjtën gjë i kam shkruar Shabanit kur bëri koalicion me Tik Llapaqenin, që po bënte gabimin politik më të madh të jetës së tij. Si mund të bëhesh bashkë apo të votosh një palaço dhe karagjoz si Tik ll? Vetëm në Shqipëri ndodh.
Ky qenka gore.
O Shaban me then te drejten qysh kur i the Sali halese , qe duhet te largohet ne sy megjithse u trebe shume pasi ja the sikur mu duke djale i zgjuar . Por sapo u bashkove me Llapaqeni ta kam hequr vizen dhe te konsideroj ZERO si njeri pa vizion e shume i sinqerte me shume se sa duhet , qe ne popull quhen budallenj . Me kete rast qe te dy jeni te djegur perfundimisht per politike po sidomos LLAPAQENI me ate surrat majmuni .
O Shaban me then te drejten qysh kur i the Sali halese , qe duhet te largohet ne sy megjithse u trebe shume pasi ja the sikur mu duke djale i zgjuar . Por sapo u bashkove me Llapaqeni ta kam hequr vizen dhe te konsideroj ZERO si njeri pa vizion e shume i sinqerte me shume se sa duhet , qe ne popull quhen budallenj . Me kete rast qe te dy jeni te djegur perfundimisht per politike po sidomos LLAPAQENI me ate surrat majmuni .
Adriatik Llapa llapaqeni Saliut eshte mashtrues si Saliu,ne mos me shume,kurse ti Shabono mund te jesh me i ndershem se soji Saliut por nuk je per politike.
Mendoje edhe njëherë. Ka ardhur dita për njerëz të ndershëm në politikë. Endri i ka bërë një shërbim të madh atdheut. Unë ja di për nder si qytetar. Na hoqi qafe një legen si lapaj.
Puna eshte se rroga e deputetit eshte shume e madhe per Shqiperine,prandaj duhen frena te forta qe te mos e maresh. Llapa llapaqeni goje shqyer dhe bythe mut jo vetem qe nuk ka frena por eshte dhe histerik.
Ky fare llape ka bere shkollen e lugatit Sali,prandaj eshte i vdekur qe ne lindje. Kujtoni ato pozat alla Hitler dhe Benito Musolin te ketij karagjozi.
Epo te pretendoj te bej Shqiperine nje lapanjoz dhe mashtrues si ky Llapaqeni rrugeve eshte..! nje ta cash dhe nje ta mbash.
Ky,llapaqeni,duhet ne radhe te pare te lahet t'i dale ndryshku i Argites
Shabono leni llafet se do ti them Kanan Tafilit..
TIKU TIKU top llastiku shyqyre qe nuk je deputet jame gezuar shume