I nderuar z.Drejtor
Ne daten kater nentor te vitit larget 1994 , Komisioni i Kthimit te Pronave ne Qytetin e Elbasanit mori Vendimin me nr.424/2 per kompensimin Financiar te familjareve qe ishin trashigimtare per prona e Gani Bungos .
Ndër të tjera Komisioni vendosi:
2. Ne baze te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993. nenii 16 , germa A , ish pronari
Gani Bungo te kompensohet me vlere per keto troje :
a) Per siperfaqen 6500 metra katrore te zene me pallate , shesh ,banesa private dhe station hekurudhor .
b) Per siperfaqen 100 metra katror te zene me lulishte dhe sheshe .
Pas Vendimit te mesiperm , trashigimtaret e gjore nisen te shihnin endrra , nga ato qe shohin zakonisht Pronare
Duhej te kalonte nje kohe e gjate qe te kuptonin se fjala ISH , e shenuar me germa kapitale perpara emrit PRONAR , nuk ishte fshire edhe pse kishin kaluar tridhjete vjet .
Megjithate , ashtu sic ndodh rendom ne raste pervjetoresh , dikush nga trashigimtaret propozoi qe te organizohej nje Darke perkujtimore , si ato qe behen ne pervjetoret e vdekjeve .
Mirepo nuk qe e thene dhe darka deshtoi
Deshtoi sepse ai qe u ngarkua per te bere Ftesat “ vuri re” se shumica e Trashigimtareve kishin vdekur dhe ata qe kishin mbetur gjalle nuk plotesonin qofte edhe nje tavoline ne restorantin e prenotuar .
Kesisoj , pas nje korespondence disa vjecare me Axhensine e Kthimit dhe te Kompensimit Pronave , Trashigimtaret nisen te kuptonin se Vendimi i komisionit per kompensimin financiar ishte nje TALLJE QEVERITARE qe kalonte dore per dore nga nje Qeveri tek tjetra .
S’mbetej rruge tjeter , trashigimtaret vendosen te hidhnin ne gjygj Axhensine e kthimit dhe kompensimit te Pronave .
Gjygji i shkalles se pare u u fitua nga trashigimtaret por gezimi i tyre qe i perkohshem , Axhensija e kthimit dhe kompensimit te pronave , e cila nuk ishte dakort me Vendimin e gjykates e dergoi ceshtjen ne gjykaten e Apelit .
Per fat te keq te Axhensise , trashigimtaret e fituan gjygjin edhe ne Apel .
Madje kesaj here gezimi i tyre ishte me i madh se rradhen e pare sepse Vendimi i Gykates se Apelit e detyronte Axhensine te zbatonte Vendimin .
Keshtu , trashigimtaret , ate qe kishin mbetur gjalle vendosen qe te organizojne nje darke por kesaj here jo si ato qe beheshin ne pervjetoret e vdekjeve por si darkat qe beheshin per gezime familjare te vecanta ,kesisoj kishin ftuar edhe shume miq e te aferm
Mirepo s’qe e thene qe darka te behej .
Sapo prenotuan restorantin per dyqint te ftuar moren vesh se Axhensia , edhe pse Ligji e detyronte nuk kish ndermend te zbatonte vendimin e gjykates se Apelit , perkundrazi e dergoi ceshtjen ne Gjykaten e Larte .
Nuk e di sa eshte e vertete por nga nje i njohur qe kishte krushqi me Drejtorin e Axhensise se Kthimit dhe kompensimit te pronave , mesova se kreret e kesaj Axhensie te bindur se gjykimi i ceshtjes ne Gjykaten e Larte do te zgjaste vite me rradhe , kishin prenotuar nje darke , jo per te festuar Fitoren ndaj trashigimtareve te cilet nuk do mund te vinin ne sallen e gjygjit nga Shish Tufina , por Fitoren e tyre ndaj Ligjit .
U desh te kalonte nje kohe e gjate dhe per fatin e keq te trashigimtareve , Gjykata e Larte ne daten 12.01.2023 mori Vendim ne favor te tyre , kunder Axhesise te trajtimit te pronave :
“ Gjykata e Larte vendosi :
Mos pranimin e rekursit te pales se paditur Agjensia e Trajtimit te pronave ,Avokatura e shtetit kunder Vendimit nr.135 ( 86-2018-3667 ) date 21 . 09 . 2018 .”
Edhe …?!?
Edhe pse ka kaluar rreth nje vit nga Vendimi i Gjykates se larte , Axhensia nuk “ DORZOHET” .
Ne fund te fundit perse duhet te “dorzohet “ ?
ASKUSH nuk kujtohet t’i thote : “ Nuk do ishte keq te ZBATONI LIGJIN “ .
p.s .Jam i sigurt se pasi te lexojne keto rrjeshta krerët e Agjensise do t’i drejtohen Gjykates
Speciale ne HENE qe merret me ceshtjet e pronesise ne TOKE , me shprese qe diten e Gjygjit te mos kete mbetur gjalle asnje nga trashigimtaret .
o te qifsha motren gjemoke dhe prona 117 vjec
po pse o te qifsha ropte e cfar ke ,tokat e tija po kerkon edhe 200 vjet te jete.TI PITH RROPSH DO JESH NDONJE NGA ATA QE JE ZAPTUES I TOKAVE TE PRONAREVE TE VERTETE.
Mallkuar përjetësisht sta shqiptare hajdute dhe te korruptuar , majtas e djathtas , poshte e lart, qe kane grabitur pronarët me ligje ad Hoc per ti poshteruar dhe vjedhur siç beri diktatura per 50 vjet. I raftë kanceri familjarisht per 50 breza derisa tē vjellin gjēnē e vjedhur. Kombi i mallkuar shqiptar, nuk do jete kurre i realizuar sepse nuk ndërtohet lumturi mbi shkaterrimin dhe fatkeqsinē e tjerēve. Mallkuar si komb.
Kur filluan dokumentat dhe gjyqet per rikthimin e prones(5,7ha)truall i zene me ndertime,shtepi,pallate e nje shkolle(ne qytet te gjitha keto)prinderit ishin 59 njeri e 54vjec tjetra. Cdo meter katror me tapi te rregullt qe ne kohen e Zogut. Filluan rikthimet,gjyqet,para te paguara disa milione......pritje,pritje e perseri pritje,perfundimi....asgje!! Kaluan 33vjt....tashme prinderit te lodhur dhe nga 90vjc e 85 perkatesisht nuk moren kurre ne duar "demshperblimin" e premtuar nga qeverite ne fushata zgjedhore!!! Jemi te bindur se edhe ne si femijet e tyre nuk do te marrim gje edhe per 33vjt te tjera....!!!
Shkrimi i zotit Leka Bungo, edhe pse me tone sakastike, në brendësinë tij ngërthen dramën që pronarët legjitimë të shpronësuar nga regjimi komunist, jo rrallë edhe të persekutuar për fajin e vetëm se kishin prona të trashëguara dhe/ose të blera (?!), qyshse u miratua në korrik 1991, ligji famëkeq leninist 7501 për 33 vjet kanë përjetuar cfilitje, edhe pse ironikisht Kushtetuta dhe nenet 41, 42 dhe 181 të saj, njohin pronën dhe sipas ligjit duhet ta kompesonin atë. Është e qartë se nga politika dhe politikanët që dolën nga zyra e R. Alisë, mu për këtë, është respektuar në frymë dhe në gërmë, famëkeqja platforna e "Katovicës" hartuar prej tij. Kush e ka lexuar atë e kupton se ç'them. Tani që cfilitja siç e përshkruan zoti Bungo, mesa duket është mbyllur për shumicën e pronarëve sepse kanë shkuar tek 'të shumtët', vijimi me talljen ndaj atyre që ende rrojnë është poshtërues. Është e kotë të bëj pyetjen se cilët janë ata në vendin tonë, që do duhej të vinin në vend dinjitetin e tyre, për vetë faktin se për këtë problem, sa ligjor aq dhe moral, politikani, qeveritari, gjykatësi dhe hajduti që për fat të keq në këtë rast rezulton të jetë vetë shteti, janë një. Kjo lojë e ndyrë me pronarët nuk është e vetmja. Njëjtë sillet dhe Instituti i Sig. Shoqërore me një kategori pensionistësh, ndaj të cilëve në shkelje të plotë të ligjit, shprehur kjo me vendime gjykatash, këmëngul në paligjshërinë e saj, duke bërë për to rekurs në gjykara më të larta, ku dihet kalvari në to. Mesa duket, ashtu si Agjensia e Pronave, dhe ata presin vdekjen e pensionistëve, siç në jo pak raste, ka ndodhur. Nuk ka besoj, turp e mëkat më të madh!
Eh sa vuajtje po heqim.Ato leke do ti perdorim per mermerin e varreve.