Nga Ylli Pata
Dalja në skenë pas megaoperacionit të SPAK kundër grupeve të frikshme kriminale në vend, apo edhe raste terrori e dhunë që kanë ndodhur, si ngjarja tragjike me avokatin Sokol Mëngjesi, sjellin një alarm të shtuar për veprimin e shtetit ndaj keqbërësve.
Trupa e Policisë së Shtetit në vend, ka qenë në këto 30 vjet, viktima më e madhe e politikës së militantizmit. Që shikohet shumë kollaj në televizionet e darkës. Ku ish-krerët e policisë akuzojnë kolegët e tyre si të lidhur me krimin, ndërkohë që kemi pasur një skemë ku për 8 vjetë oficerët e policisë vishnin uniformën e për 8 vjet të tjera, sulmonin policinë edhe me armë në protestat e dhunshme në rrugë.
Shqipëria deri më sot nuk e ka arritur të krijojë një trupë policore, sidomos atë të nivelit drejtues, që të mos preket nga ndryshimet politike, siç ndodh në vendet e BE-së si Itali, Greqi etj, por edhe vende të rajonit si Serbi, apo edhe Maqedoni e Veriut.
Gjithçka u thye atëherë ku sfida ishte e madhe, me rrëzimin e komunizmin. Ku policia e gjithëfuqishme dhe me një pushtet milimetral në territor u zerua. Me teorinë e thirrjes në skenë të “njerëzve nga jeta civile”. Ku mësuesit e fiskulturës u kthyen në shefa komisariati apo drejtorë policie, ku inxhiniera mekanikë u emëruan komandantë të ndërhyrjes së shpejtë, ku mësues matematike, u bënë agjentë sekretë dhe antikrim.
Kur Shqipëria kishte një fat të madh që nuk e kishin shumë vende të tjera të rajonit, ku zotëronte një masë të madhe ushtarakësh aktivë, super të përgatitur, që mund të ishin krejt normalisht në oficerët e rinj të ruajtjes së rendit publik. Por jo, këta njerëz të kualifikuar e të trajnuar për luftë, u nxorrën në rrugë për të shitur banana, rraqe të vjetra, apo rrugëve të emigrimit për të përgatitur llaç e beton.
Vendet e mëdha europiane: Italia, Franca, Spanja, por edhe të tjera në rajon si Serbia për shembull, kanë trupa të rregullt xhandërmarie, që janë pjesë permanente e forcave të ruajtjes së rendit, në krah të policisë së shtetit.
Propozimi që Shqipëria të ketë një trupë xhandërmarie ka qennë i vjeter tek ne, madje edhe nga aktorë politikë. Për shembull Genc Pollo, ka qenë i pari që pas ngjarjeve të vitit 1997, e solli edhe zyrtarisht në Parlamentin shqiptar.
Po çfarë mund t’i sjellë Shqipërisë një trupë xhandërmarie?
Shumë thjesht: Një armatë e gatshme, permanente, që rri në kazermë dhe ka një shpërndarje në territor për të ndihmuar policinë e shtetit.
Xhandërmaria natyrisht nuk është një trupë që mund të veprojë në territore urbane, siç e ka eksperienca rreth e rrotull. Ajo ka kazermat e saj në territore ku stancionet e policisë nuk janë afër. Për shembull në Siçilinë ku Cosa Nostra ka pasur një fuqi në territor, karabinierët mbrojnë rendin public aty ku policia nuk ka mundësi. E luftën ndaj krimit të organizuar e luan policia, karabinierët merren me dhunën, terrorin, e krimin në zona.
Ndërkaq, një trupë xhandarmërie, është gjithmonë një forcë e gatshme në situata të jashtëzakonshme, ku lëvizshmëria dhe forca imponon autoritetin e shtetit. Sidomos në zonat që quhen si enklava të krimit të organizuar. Ku një kazermë xhandarmërie, kthehet në selinë me par exellance antikrim.
E policia e shtetit në këtë rast, ka mundësinë e komoditetin që të kryejë hetime, operacione e ndërhyrje të nivelit të lartë.
Por ajo çfarë do japë më siguri është mos lëvizshmëria e një trupe ushtarake për të ruajtur rendin publik. E cila, e krijuar në bazë të qartë militare nuk preket nga ndryshimet politike. E kështu forcon autoritetin e shtetit, ku gjenerali i xhandërmërisë, nuk kërcënohet nga mësuesi i fiskulturës që sillet nga ministri si drejtues policie.
Madje imagjinoni qe keta xhandare do te jene totalisht nga muslimon brother's m'Albanistan!? Do te flitet per xhandarmerine e Erdogan....
Lerini keto budallalleqe , boll kemi parasite me uniforma , njerez qe kapardisen dhe te gatshem ne cdo cast te konfliktohen me qytetarin e thjesht ne "emer" gjoja te ligjit.Kurse me te fortet i kemi pare si sillen,Vullneti politik eshte i rendesishem dhe pavaresia dhe integriteti profesional keto kane vlere, po ka vullnet per ti bere punet corap, dhe po vure te paafte ne krye te puneve , nuk ka xhandarmari dhe ushtri qe i ben zap rrugecerit.E pame se si ndodhi me RENEAN ne ngjarjet e fundit ne FIER .Fokusohuni me mire tek EKONOMIA ajo eshte kryesorja ,Sot psh degjova ne tv qe rezerva valutore ne euro ka kapur nivele te larta, Shteti duhet me i vu ne levizje keto euro duke Krijuar FONDIT SOVRAN , dhe me keto kapitale ne vend se ti mbaje ne senduqet e Bankave mund ti investoje ne emer te POPULLIT SHQIPTAR vendi duhet te fokusohet ne keto pika 1 )expozim drejt aseteve te kapitalit boteror, 2) Sektori prodhues ne vend me ane te kompanive publike qe te investojne ne sektoret strategjiike dhe 3)bashkfinancim me privatet te medhenj e te vegjel ne projekte atraktive ku shteti eshte BASHKAKSIONER dhe merr dividend.Sinqerisht ne vend se te shihja ate SOROSIN qe rri ne per qoshet e tavolinave ne takimet kryeministrore do te me pelqente ne fakt qe Kryeministri yne qe i ze kollaj miqesite te mbante pas vetes ndonje mendje te ndritur te ekonomise boterore dhe ta nxirrte kete vend nga varferia mqs ka ndermend te rrije gjate ne pushtet
Sot në policinë e shtetit ka më shumë veteriner dhe agronom,se profesionistë.
Xhandarmerite jane krijuar per te luftuar banditizmin neper zonat rurale ne kohet kur te dilnin kaçaket neper rruge fshati e pyje. Zogut i duhej sepse 90% te popullsise e kishte ne fshat dhe i dilte cdo gjashte muaj nje ish-bashkepunetor qe donte ta rrezonte me nje toge ushtaresh. Fakti qe Enveri nuk pati nevoje per arme xhandarmerie per te vendosur dhe mbajtur rendin nga 1944 deri ne 1990 tregon se xhandarmeria nuk eshte e domosdoshme ne nje vend te vogel, me terren te thyer malor, ku aktiviteti ekonomik eshte i perqendruar neper qytete. Mjafton policia dhe sherbimet e fshehta.
Shqiperise nuk i mungojn qetesia e rendi fale kesaj policie, forcat e nderhyrjes se shpejte e te tjera trupa ushtarake qe kane arritur te sigurojne nje siguri relative te rendit shqiperise, por keto forca ushtarake ju mungon morali e jane te zhytur ne korupsion. Ashtu si e gjithe administrata e ketij vendi. Per çfare duhet xhandarmeria per te rritur shpenzimet buxhetore?
Une jame dakorg te behet xhandarmeria,por te meren nga trimat e Selfo Qorrit nga Roskoveci.
Sigurisht qe duhet siç e ka dhe Franca qe xhandarmeria kishte me autoritet apo koperenca sesa policia.