Një telefon po bie në Tiranë

29 Maj 2024, 09:16Blog TEMA
Një telefon po bie në Tiranë

Nga Frrok Çupi

Tani po duket sa shumë shqiptarë paskemi nëpër botë!… Takimi i shtetit me shqiptarët në Athinë, në Milano, pastaj në Londër e në Gjermani, sikur i hapi qiejt dhe i lidhi njerëzit me shtetin. Duket se për herë të parë zbuluan njëri tjetrin- shteti dhe individi. Kishte humbur realiteti. Vetëm në 30 vjet, jo me shekuj. Ka shkuar koha si uji i detit që atëherë kur dikush, një i huaj, thërriste në brigjet tona të Jonit, si të ishte ‘askund’.

“Do ta kërkojmë Vlorën admiral, do ta kërkojmë si çifuti në shkretëtirë!’. Ajo ishte kohë e pakuptueshme, siç edhe admiralët e përdornin fjalën ‘çifut’ si pa gajle pse fyenin kombin hebre, apo kombin shqiptar. Fraza e egër ‘si çifutët në shkretëtirë’, mori trajtë shqiptare. Në gjithë botën u shpërndanë shqiptarë, por pa një lidhje me atdheun e tyre. Mjerimi i lidhjes ishte një mjerim më i madh se i bukës dhe i strehës. Çfarë ndodhi me atdheun e njerëzve pa lidhje dhe me njerëzit ‘pa atdhe’?

U tjetërsuan!

Njeriu shqiptar atje, përderisa ndihej i vetmuar, bëri atë që nuk kishte bërë kurrë më parë. Është e vërtetë se në Greqi ia qethën mjekrën priftit. Edhe pronarin e qëlluan me grushte sepse nuk ua dha pagën për punën e bërë. Ashtu siç e vërtetë është se sot mijëra shqiptarë të gjallë, në fakt nuk ekzistojnë si të gjallë veçse si hije. Ata ecin rrugëve, venë në shtëpi, lindin fëmijë, këndojnë në dasma…, por nuk ekzistojnë. Nuk ka regjistra për shqiptarët, sepse shqiptarët nuk i kanë emrat. As numra nuk janë, siç ka ndodhur në aktet më tragjike të njerëzimit, ku të paktën  njeriu ishte numër. As pension nuk do të kenë.

Vetëm në pllakën e varrit do të lejohet të shkruhet emri i tyre i vërtetë. Ku ishim ne teksa ndodhte tragjedia e shqiptarëve? Ku ishte shteti shqiptar, domethënë?… Atdheu për ta do të ishte si babai. Asnjë zë e asnjë lajm nuk dëgjohej nga kufijtë e brendshëm; madje as kur vinin në kufi autobusët e ‘Fshesës”, makina të zeza me rrjeta metalike në dritare. Atëherë të gjithë sportelet shqiptare mbyllnin dritaret, sikur nuk kishte njeri të gjallë.

E jomë të kishte një telefon ku të shprehej çfarë po ndodhte!? E jomë të kishte një qeveri që u dilte për zot! Njerëzit  e larguar nisën ta shpikin ‘shtetin’ e tyre, njësoj si ‘çifutët’. Shpikën shtetin si forcë. Ata nuk kishin aq forcë sa ka shteti më i dobët, natyrisht, por bënë ‘të fortin’ në vend të huaj. Vonë, deri në vitet e fundit, të huajt vendas ankoheshin për shqiptarët: ‘Bëjnë zhurmë!,- thoshin,- në stacione treni, në metro, në sheshe, në merkato… Të tjerët ankoheshin deri për vrasje. Ishin të vërteta.

Njeriu pa shtet dhe pa atdhe bëhet i egër kudo që të ndodhet. Pastaj shpikën ‘superfuqinë’, jo atje ku ishte, por superfuqinë brenda vetes. Flisnin për Amerikën, për presidentët e shteteve të mëdhenj, për mbretërit, për Papën. Dikujt i shkonte sensi i aventurës deri sa të shpikte një realitet pa ekzistencë sikur ‘jam fis me presidentin e Amerikës’. Tingëllima e përbashkët e emrave në botë u përdor si një ‘kërcënim’ kundër afendikoit ose kundër keqtrajtimit në vend të huaj. Presidentët Bush dhe Trump u tha se ishin shqiptarë e ‘do t’ua rregullojnë qejfin’ atyre që ‘na trajtojnë si kafshë’. Vetëm te lidhjet me shtetin e tyre shqiptar nuk u mbërrinte ‘aventura’. Këtej nuk dëgjohej as zë, as lajm…, as edhe një zile telefoni.

‘Kaq e padurueshme ishte bërë situata në ahurin tonë, saqë disa morën iniciativën e mbajtjes  së një lloj mbledhjeje të përgjithshme’, shkruan shkrimtari Gazmend Kapllani. Shkrimtari vetë ndodhej në atë ahur refugjatësh shqiptar në vitin 1992, diku në zonën e Igumenicës. Pastaj shkrimtari tregon se si dikush përmendi Bashkimin Evropian. Duartrokitje nga të tjerët. (Kërkohej shteti, atdheu, në fakt). Në fund, shkruan shkrimtari- nga refugjatët u mor vendimi që t’i shkruanin një letër OKB-së.

Aty ndodhej shpresa, se sapo OKB do të merrte në dorë letrën e djemve shqiptarë refugjatë në një haur afër Igumenicës… ‘Ranë të gjithë dakord. Por doli një problem, shkruan shkrimtari,- problemi se kishin vetëm stilolaps, por jo letër. Pastaj edhe një problem i madh: Se nuk dinin adresën e OKB ku do të drejtohej letra… Pastaj problemi i fundit, se nuk dihej ku ndodhej posta e Filjatesit.

Edhe sikur ta dinin postën, kush do t’i linte të shkonin deri atje?! Edhe sikur vetë OKB-në, që nuk do ta kishin kurrë, ajo çfarë u duhej sa vetë jeta, ishte shteti i tyre, atdheu. Si shqiptarët nëpër shkretëtirë. Atdheu ishte, por nuk ishte. As edhe një zë. Nisën ta harrojnë dalëngadalë emrin e shtetit të tyre…

14 Komente

  1. F
    Frrok lulla

    Më sahan lëpirës se ky Frroku s'ka . Edhe militant me teser të ishte s'do bënte kështu.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Etniku pa kompromis

      Frrok gjithcka mund te jete Frrok Cupi,por kete artikull e ka qare,realiteti jone i hidhur keshtu eshte.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Thumbi

        Gjithmone sahan lepiresit keshtu shkruajn per te marre rogen. Ku I ka femijet e vet ky sahan lepires dhe ai qe kemi zgjedhur per te na drejtuar??

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dakord

        Ka thënë të vërtetën. Mos e politizo or mik. Motra ime emigrante ka thënë njëherë mbetëm pa atdhe se kur jemi atje mezi presim ditën të vijmë këtu dhe kur vijmë këtu mendjen e kemi atje

        Përgjigjjuni
      3. f
        frrok spihuni mjero gruaqiri=te degjeneruar

        O frrok qelbesira pa shtylle kurrizore njejte si mjero gelbaza,o ju qifsha grate,vajzat dhe grate e cunave,po na patet lodhe duke i bo fresk saliut dikur tani edvinit,po cilin te besojme tani,frrok spihunin dhe mjero gruaqirin e dikurshem qe shpifnin per atesine e gregut sa ishin me saliun dhe propagandonin per te duke e mbeshtetur dhe duke sajuar tulilloj lajmi monster,apo mjero gruaqirin sot dhe frrokun qe i shkerdhehet goca si lope mirditet qe i thurin elozhe edvinit tani qe dikur nuk lenin gje pa thene per te?!! O ju qifsha rracen e qelbet te dyve o monstra plehra familje degjeneruar

        Përgjigjjuni
        1. E
          Evropiani nga Shqipëria

          Ti mendon se shqiptarët kanë shtet? Janë thjesht cironka që lindin, ushqehen, dhjesin dhe pastaj vdesin ose i gëlltit para kohe peshkaqeni kapitalizëm me në krye kapon e grupit çdo 10vjet

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigranti

            Shume shkrim i mire! Bravo Frok! Ndersa komentuesit fyes per mua jane injorant dhe pa shkolle dmth njerez rrugash!

            Përgjigjjuni
            1. d
              dyshuesi

              Jo vetëm rrugaçë e injorantë por do shtoja edhe diçka. Jam I sigurt që nuk e kanë provuar emigracionin . Vetëm ai që e ka ndjerë në lëkurën e tijë mund të kuptojë ato që përshkruan autori

              Përgjigjjuni
            2. M
              M'hill L

              Njè kohè tè tillè kemi kaluar me tè vèrtetè, kur shteti na mungonte dhe shtetarèt pasuroheshin e majmeshin mbi pasurinè publike dhe atè tè kombètare. Por mbi tè gjitha ne mèrgimtarève na mungoi edhe respekti i njerèzve tanè i vetè shqipètarève.Tè gjithè tè larguarit e dijnè se si i fitonin ato para, me djersè e gjak, me ngrènè e pa ngrènè........Ajo qè mè ngjall vèrtetè njè trishtim tè madh èshtè se Ne vinim pas vitesh nè Atdhe sillnim mall dhe para e atyre nuk ju hynte gjè nè sy. Kujtoj nè ditèn e kthimit me traget me portofolin bosh e pèr mè tepèr njè spiker i njè radioje tha tekstualisht kèshtu: -Ata emigrantèt na erdhèn si gjela dhe po largohen si pulat?!? Asnjè falenderim, asnjè buzèqeshje nga askush. Ndèrkohè njè palo president i kohès tallej me shqipètarèt duke krahasuar Shqipèrinè me Gjermaninè?!? Eh! Ishte koha qè mbetèm pa Atdhe, duke patur nè tè vèrtetè njè Atdhe qè na e kanè zili e gjithè bota! Ndaj mendoj qè K/m ynè sot po ndèrton URA tè forta e tè qèndrueshme pèr tè gjithè ne tè larguarit qè na qan zemra pèr Shqipèrinè!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tom

                Frrok po ke ndonje koment negativ per pushtetin? Apo vaj ecen borderoja...po juve ju ashtu Enveri...skeni si ndryshoni...si eshte ajo historia e fletoreve qe mbaronin ne Rreshen?

                Përgjigjjuni
                1. B
                  BUBULINA

                  Atdhe, te dua edhe keshtu sic je!! por kur te, te shoh te DLIRE, do te, te dua edhe me mire.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Realisti

                    Atdheu duhet,çmohet e adhurohet edhe kur qeveriset keq. Nuk duhet t'ia kthejme shpinen siç kemi bere ne keto 34 vjet. Ndersa qeverive u duhet tregu vendin me greva e demonstrata. Keshtu mbrohet e zhvillohet atdheu..!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Altin Pellumbi

                      Shkrim realist! Jane ngjarje e ndodhi qe kane ndodhur.” Shteti demokratik” ka qene i xanun me do pune dhe spati kohe te merrej me shtetasit e vet jashte kufijeve(sidomos me shqiptaret ne Greqi) Tragjedi e madhe! Po sa histori te dhimbeshme ka ? Me mijera! Por me mire vone se kurre

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SHPELLARI

                        Me gomarin shpellare,sharlatanin zagare dhe koke gamori katundare ky vend nuk behet sa ti bie Dielli-Tokes.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje