Profesor Pëllumb Pilinçi dhe Nikollë Xhufka - Dy profetë dhe një film

23 Korrik 2025, 17:50Blog TEMA
Profesor Pëllumb Pilinçi dhe Nikollë Xhufka - Dy profetë

Nga Veton Surroi

1.

Nuk ishte skenë e krijuar me inteligjencë artificiale. Profesor Pëllumb Pilinçi në këtë vapë korriku së pari shkoi në Theth e pastaj në Kosovë. Në sytë e nikoqirëve u paraqit një figurë që erdhi me një “Cadillac Escalade”, aso që zakonisht duken në lajmet e mbrëmjes me ministra e presidentë anembanë botës. Mysafiri megjithatë është edhe më i rëndësishëm në status - në sytë e nikoqirëve një skenë e këtillë u pa me vizitën e presidentit George W. Bush - ngase truprojat janë kapur për dyer e dritare të veturës në lëvizje, shenjë e rrezikshmërisë së lartë të personit të mbrojtur. 

Personi i rrezikuar del i veshur me kostum e kravatë përkatëse, i krehur dhe me fytyrë e shikim të vendosur, vendosmëri e përforcuar me një libërth që e nxjerr nga xhepi i brendshëm i xhaketës. Përgjatë tre viteve të fundit Profesori, siç ka qejf ta quajnë, shpërfaq mendimin e besimin e tij për rendin shoqëror në Shqipëri (“të gjithë janë hajdutër”) dhe pas tëhollimit të mëtejmë të argumentit mbi hajdutërinë e përgjithshme ose të përgjithshmen e hajdutërisë nxjerr argumentin kryesor që duhet të shpjegojë misionin e tij, libërthin me Programin e misionit. 

Misioni është tepër i rëndësishëm dhe i është dhënë në majat më të rëndësishme të SHBA-së, për të cilat nuk mund të flasë publikisht, ndonëse para tre vjetësh shpjegoi se si njëri prej miqve të tij më të afërt ishte sekretari i shtetit Tony Blinken i cili “di ku gjendem dhe më thërret çdo orë me telefon”.

Mbeti sekret puna e ritmit të rregullt njëorësh të thirrjeve telefonike të Blinkenit dhe do të mbetet, deri të zbulohet eventualisht, në është trashëguar obligimi i sekretarit Rubio që të mbajë ritmin e paraardhësit të tij, në mos për kurrgjë tjetër atëherë ngase misioni i Profesorit nuk ka përfunduar, siç dëshmon fotografia e tij në Kosovë. Me disa mikrofona përpara, nga një përkrahës në njërën dhe anën tjetër dhe me katër bodigardë të formave të avancuara të muskulaturës së zgjeruar e fytyrave të vrenjtura, zoti Pilinçi nxjerr libërthin - argument-kardinal dhe deklaron zgjidhjen e të gjitha problemeve me themelimin e Qeverisë teknike, të përbërë nga intelektualët, ajo specie e rrallë që i përngjet atij.

(Pamja e fundit, ndërsa përplasë libërthin mbi tavolinë, shenjë e të vërtetës përfundimtare, do të ishte interesante të shihej në një film që arrin të shkrijë hapësirën mes shpotitjes së Paolo Sorrentinos dhe të Alfonso Cuaronit)

2.

Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë për Pëllumb Pilinçin dhe vështirë të kenë dëgjuar për të në Theth e Kosovë, por ai përmbushi kushtet themelore për t’u bërë lajm. Hyri në Theth e Kosovë me “Escalade” e truproja, kishte kostum e kravatë, ishte i krehur dhe deklaroi se ishte me mision të rëndësishëm nga Amerika duke bërë me dije njëkohësisht e në formë konsistente se duhet themeluar një Qeveri teknike, diçka si formën le të bëhet njëherë Qeveria e për hollësitë flasim më vonë. Për një publik të përgjithshëm, këta janë faktorë më se të mjaftueshëm të kalimit të testit të  pranueshmërisë. Pra, profesor Pilinçi i këtillë siç është, bëhet i legjitimuar edhe po të mos japë ndonjë shpjegim shtesë - madje do të kishte avantazh të mjaftueshëm besueshmërie e pranueshmërie po të mos jepte shpjegime shtesë.

Dëgjova disa nga intervistat e tij- një hapësirë e shtrirë mes konvencioneve (lufta kundër korrupsionit, misioni i shenjtë amerikan, etj.) dhe komedisë së absurdit të të shpallurit se ky është shpresa demokratike e Shqipërisë. 

Mbase ky konstatim humori - se profesori Plinçi është shpresa për demokraci në Shqipëri, flet jo aq për gjendjen e demokracisë në Shqipëri sa për vetironizimin kolektiv në vend: nëse qytetarët e Shqipërisë përgjatë tranzicionit kanë arritur që të prodhojnë dy opsione politike që zëvendësojnë njëra tjetrën duke ia marrë njëkohësisht veset njëra tjetrës, atëherë konkluza logjike e kësaj spiraleje është Shpresa - Pilinçi, apo çfarëdo që ai të paraqesë (skenën filmike Sorrentino-Cuaron, për shembull).

3.

Ky mund të merrej si njëri prej rrëfimeve për profetë të rrejshëm (misionari Pilinçi si i dërguari i Amerikës) dhe historia është e mbushur me ta që nga rrëfimet biblike. Një vistër e tërë studiuesish janë marrë me këtë fenomen në shekullin XX dhe aty Pilinçi nuk do të meritonte ndonjë vëmendje të veçantë krahasuar me bashkështetasin e tij, Nikollë Bllazhde i njohur në Kosovë si atë Nikollë Xhufka. 

Nikollë Xhufka u bë i njohur fillimisht si prift shqiptar ortodoks që theu derën e një kishe ortodokse serbe në Podujevë e duke shpallur se kishte mbajtur shërbesën e parë shqipe në të. 

Zoti Bllazhde nuk konsiderohet prift nga kanoni i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, autoritetit të vetëm fetar ndër ortodoksët shqiptarë. Por, zoti Bllazhde zgjodhi rrugë tjetër jo vetëm duke e shpallur veten prift por edhe duke shpallur se është Peshkop i Kishës ortodokse shqiptare në Kosovë, një entiteti joekzistues. 

Në balancat delikate fetare ndër shqiptarë dhe miksin fetar-etnik në Kosovë, paraqitja e zotit Xhufka prek në të drejtën kanonike dhe në rregullimin juridik të Kosovës. Në të drejtën kanonike, zoti Xhufka mund të ishte prift si i shuguruar prej Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë e kjo nuk ka ndodhur. Nga aspekti kanonik aq më pak do të mund të thirrej Peshkop, të hapë Mitropoli e të themelojë Kishë ortodokse shqiptare të Kosovës. Në rendin e ortodoksisë ekziston mënyra se si kjo do të mund të bëhej eventualisht, e kjo nënkupton hierarki kanonike dhe proces ndërkishtar. 

Nga aspekti juridik, Xhufka është duke hyrë në objekte në të cilat janë mbajtur tradicionalisht shërbesa të Kishës ortodokse serbe që është jo vetëm sakrilegj kishtar por është në kundërshtim me rregullimin kushtetues-ligjor me të cilin Kosova shpalli pavarësinë, pra Paketën Ahtisaari.

I mbështjellë me flamur kombëtar, Xhufka po i prin një lëvizje politike që pretendon të jetë religjioze. Ai po bëhet profet i një besimi të ri etno-klerikal se çdo problem politik në Kosovë zgjidhet me pretendimin e pronësisë shqiptare të kishave ortodokse në Kosovë, duke mohuar njëkohësisht identitetin e serbëve të Kosovës e të besimtarëve serbë ortodoks si pjesë e identitetit të Republikës së Kosovës.

Në traditën religjioze të Kosovës problemi më i madh që është paraqitur në marrëdhënie të ndërsjella - dhe ky është problem që vazhdon në formë të spikatur me Patriarkun Porfirije - ka qenë etnofiletizmi i Kishës ortodokse serbe. Karshi këtij problemi tash po manifestohet një version cubërie etnofiletizmi shqiptar me Xhufkën, madje në një pjesë të hapësirës së shqiptarëve ku besimtarët shqiptarë ortodoksë janë pothuajse joekzistentë.

4.

Po shoh që disa kryetarë komunash në Kosovë kanë filluar ta presin Nikollë Xhufkën në vizitë zyrtare. Mbase do të duhej ta ftonin edhe profesor Pilinçin. Në mos kurrgjë tjetër për të dhënë ende ide për skenarin e filmit Sorrentino-Cuaron. Në atë film shekulli XX fillon me Peshkopin Noli që bashkëdyzon emrin e madh të Amerikës dhe misionin e shenjtë të Autoqefalisë ortodokse të Shqipërisë e shqiptarëve. Në atë film shekulli XXI zhvillohet me Profesor Pilinçin dhe Nikollë Xhufkën.

27 Komente

  1. P
    Plinc derri

    Ky Professori ja kalon portokallisë për humor!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poshte diktatura neo komunste. Edvin Kristaq Rama

      Pilinci do ja shkuli koqet Edvin Rames dhe do ja fusi ne goje

      Përgjigjjuni
    2. d
      drinbardhi01

      Serbofil surroi djali i ambasadorit Jugosllav ne meksike po vika keq se nje shqiptare ortodoks ban meshe shqip ne kishat ortodokse shqiptare te uzorpume prej serbeve edhe ju tema e botoni

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genci

        Drinbardhit???? O drin por Jo I bardhe por I zi po Pse nuk mirresh me ket teme qe Vetoni ka shkruar por ja fut kot, e dime shumica kush eshte Vetoni dhe djali I kujt eshte , puna ashte a ke ndonje argument per ket teme ( qe edhe e di qe ske fare se nuk di Ma shume ), Vetoni e ka shkruar Shkelqyeshum per ket Pellumbin qe nuk dine se qka eshte duke bere se mendon qe akoma ky pellumbi injoranti mendon qe jemi ne kohen e Barjam Currit dhe barjaktareve , ndersa per Nikolllen e thote qe nuk eshte e pranuar ne kishen ordodokse shqiptare por edhe ne kushtetute nuk eshte, dhe jane disa rregull ka dhe ligje qe te behet kjo pune , , mbase edhe nuk e ke kuptuar Drin I Bardhe !!!??

        Përgjigjjuni
        1. P
          Per korrektese

          O Genc. Kujtova se vetëm ky Surroi ishte trap zalli. Por qenkeni te dy trapa. Të shkruajë tjetri nje artikull te tere, ta lexosh, dhe te thuash me vete çfare është ky trap zalli - ja kjo ishte eksperienca e leximit te shkrimit te Veton Surroit. Pastaj, vjen dhe komenti yt, dhe ose kerkon kovën se te vjen per te vjellë, ose kerkon thikën te presësh damarët, se Kalon ne depresion. Por edhe Mero Baze ka faj. Vete dhe boton shkrimit e ketij kllufit Surroit, si per ta diskredituar si trap zalli. Ne shumë i pashpirt Mero Baze.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pa korrektesë

            Pa korrektesë (se katërkëshat si ti nuk e meritojnë). Ke pēr të thënë gjë mbi argumentet e Suroit? Merru me mendimet o zog gamori!

            Përgjigjjuni
          2. i
            i cudituri

            Per kete Pilincin as qe behet fjale, ai eshte nje debil dhe thjesht nje gaztor. Por te ngaterrohet At Nikolla ne kete muhabet, nuk i ben aspak nder Veton Surroit. Krijimi i Kishet Orthodhokse Shqiptare ne Kosove eshte DOMOSDOSHMERI historike. Sa per ceshtjen kur do njihet e kur do aprovohet, kjo eshte tjeter gje. Kisha Orthodhokse e Ukrahines ende nuk eshte njohur, ti na dashke njohje te Kishes ne Kosove tak-fak. O Genc, a je n'terezi?

            Përgjigjjuni
        2. K
          Koli

          Laj gojen kur te permendesh Fan Stlian Nolin ti zoteri. Faj i madh ta reshtosh ne rangun e Pelincit e Xhufkes.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shën Gjergji Boston

            Po të ishte gjallë Fan Noli do ti vinte turp për këtë pseudo patriot që ka blerë ca rroba prifti ortodoks dhe vjen vërdallë duke nëpërkëmbur vlerat Kristian Ortodokse të Kombit Shqipëtar që janë themeluar e mbrojtur me gjak Dhe injorantët televiziv që nuk njohin aspak historinë dhe kanonet kishtare, për show e klikime e ftojnë dhe e duartrokasin këtë derdimen, që mjafton një vizitë te psikologu të diagnostikojë delirin e tij

            Përgjigjjuni
          2. Z
            Zaza

            Paska budallenj edhe matane drinit Mjere vetoni

            Përgjigjjuni
            1. U
              UÇK

              O Veton serbi shqipfolësi nuk je askushi çër shqiptaret e vertete ,mbete vetem vegël serbe !

              Përgjigjjuni
              1. I
                IA

                Truri Shurroit peshon sa një tope e Nolit te madh...për të tjerat OK

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kot fare

                  O koqe komentues a e kuptoni cfare do te thote Vetoni apo kufizoheni me serbfoles dhe I biri kujt ka qene qe ska aspak lidhje me ato qe shkruan. Eshte ironi dhe permendja e Tarantinos qe shumica nga ju e ngaterrojne me ndonje shpend tregon kufijt e absurdit si komedite e humorit te zi te rregjizorit holivudian. Pastaj kalon tek rast I ngjashem me nje klerik po I kesaj natyre si Don kishoti piling permendja e Nolit ne kete rast tregon se ku mund te arrije grotesku nga figure epike tek disa personazhe qesharake qe tallin bythen me shqiptaret te cilet nga mjerimi intelektuale I shohin si shpetimtare.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Serevantes

                    Pilinçi dhe Bllazhde(mbiemri ì vërtet i Xhufkës) ,janë si Don Kishoti me Sanço Pançën.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Varja

                      E shuroi muabetin shuroi. I futi në një thes të gjith

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pilinci dhe Surroi

                        I Nderuari Veton Rexhai Surroi. Për vetë detyrat që keni marrë mbi vete për të zgjidhur në Shqipëri, këtë për Pëllumb Pilinçin nuk e paske zgjidhur mirë, dhe ndoshta i ke zhgënjyer Shefat e Tu … në Beograd. Po ky budallai Pilinci është vetëofruar si zgjidhje politike për zgjedhjen e Presidentit në vitin 2002 dhe 2007, bile kishte dhe një seli diku poshtë Unazës. Por më ka mbetur në mendje, Zotni Veton Rexhai Surroi, një Lajm Sensacional i Radio Prishtinës, Mbi Raportin e Policisë Spanjolle për vrrasjen e Ambssadorit Të Jugosllavisë në Spanjë (pra vrasjen e Babait Tënd, të ndjerin Rexhai Surroi. Në vitin e largët, 14 qershor 1989, në km. 48 të Magjistrales Madrid - Guadalahara, në orën 14 e 30’, si rast i rrallë kur Rexhai Sirroi lëviste pa bashkëshorten. Kështu thottë Raporti Policor i Ekspertizës së Policisë Spanjolle për Vrrasjen e Rrexhai Surroit, bashkë me pikëpyetjet e shumta që ngre për këtë rast. sërbe në Kosovë. Ju bëni llogaritë tuajs për pilincët, por cudi sa besnik mbete ndaj vrasesve babait tënd të ndjerë, ndaj serbëve që ju shërben besnikërisht, si promovuesi më i “denjë” mender me thanë i “Kombit Kosovar”! Rruaje të Fortë Dashurinë për Vrasësit e Babait Tuaj, të cilin e vranë ata, të cilëve Yt Atë ju shërbeu Besnikërisht. Kështu funksionojnë Shërbimet, zoti Surroi, sinpuna e Mafia-S, kur nuk ju kryen si duhet detyrat, ose nuk ju duhesh, siç ishte në fund të karierës babai yt, Rexhaiu, të zhdukin. Sidomos sërbët, e kanë patur shkollë, por më e bukura ështe se bëjnë dizinformacion, si vrasje ndermjet grupeve kriminale. Ha ha ha…

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Baci

                          Pilinci dhe Surroi,ke shumë të drejtë në këtë që thua,jam plotsisht dakort.Por në Kosovë nuk është vetëm rasti i Vetonit.Nëse e keni ndjekë rastin e vellezërve Gërvalla,nuk ka aspak dallim.Përveç nënës (së Jusufit dhe Bardhoshit)Ajshe e gjithë fafilja u bënë kundershtarë të përbetuar të UÇK,deri sa Donika haptazi deklaroj se ka dëshmuar në Hag….

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shkaku

                            Familja Gêrvalla ishte besnike e Rugovës prandaj vepruan siç donte Rugova (LDK).

                            Përgjigjjuni
                        2. K
                          Kisha Ortodokse

                          Tani nuk e kuptova mirë këtë punën e kishave o Veton. Ty të dhimbsen kishat serbe që At Nikolla, se pse kërkon ti bëjë ortodokse shqiptare, apo dëshiron të wihen ende sërbe? Ku e ke sikletin në këtë problem?

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ahtisari

                            Sikleti është se i jep argumente Serbisë se serbët po persekutohen në Kosovë. Përveç kësaj Kosova si shtet ka obligime ndërkombëtare që nuk mund t'i shkelë.

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Don Kishot

                            Veton kari qe e ka koken si bole. Nje bythqir qe ha e pi ne Qerret e ben si rropqir nga ballkoni viles

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Messerschmitt

                              Pilinci eshte nje person qe po shef te verteten ne sy dhe po i thot gjerat troc sic jane.....se kush eshte do na e tregoj koha .....

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Erton

                                Uaaa cfare mashrimi ju ka bere shqiptareve ne Theth, por ne vecanti ne Kosove, nje spekullant medioker qe nuk eshte fare profesor por pjatalares ne Amerike, shume i njohur nga bashkefshataret e tij ne Podgorie te Korces. Dhe kur ky spektakel ndosh pas 35 vjet demokraci ne Shqiperi dhe mbi 25 vjet shtet te pavarur ne Kosove, tregon nivelin e ulet te publikut, ne vecanti te mediave qe i besojne pa verifikuar te verteten. A nuk ishte ky profesor leshi qe para zgjedhjeve te 11 majit deklarionte se e kam gati Qeverine per Shqiperine (pa parti e pa hyre ne zgjedhje)> Turp i madh te mashtrohesh ne kete fare feje.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kurtovitç i vetfundosjes Serbe

                                  Midis Albin Kurtovitç , Pilinçi Vali , Corleone dilema eshte kush eshte me debil ? .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fevziu me dosje si spiuni i sigurimit.

                                    Kurtivsi Pilinçi

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Safet Qarri

                                      Për ju që i krihni bishin Veton Surratit, ashtu... surrojturit, më... fal surrojt, mirë boll po e bëni detyrën tuaj, por a na shkruani ca vepra dhe të mira konkrete që ka bërë ai fafr burri për shqiptarët dhe shqipërinë? Sidoqoftë ai mos futi hundët në punët e shqiptarëve të Shqipërisë së pastër dhe thethianëve, se kur kanë derdhur gjak ata për trojet, ai nuk ka qënë as midis shalëve të gjyshit të vet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        demke xhani

                                        shume sakte parafolesi nga gjilani..

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje