Pse po i merr të gjitha "fuqitë vetë, Edi Rama!

23 Korrik 2025, 17:06Blog TEMA
Pse po i merr të gjitha "fuqitë vetë, Edi Rama!

Nga Andi Bushati

Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisën në Vlorë dhe u përhapën në mbarë vendin, vulosën edhe për më skeptikët se Shqipëria komandohet nga një njeri i vetem. Eshtë Edi Rama që përcakton se kur do shkarkohet masivisht administrata e pushtetit lokal, se kur fadromat do godasin ndërtimet pa leje, pa prtitur vendimet e gjykatave, në injorim të plotë të ndarjes së pushteteve, të autonomisë vendore apo ekuilibrave të një shteti ligjor.

Mirëpo bashkë me akumulimin e stërmadh të fuqisë, e cila përforcohet nga kontrolli total mbi një shumicë parlamentare që mund të ndryshojë ligje me ⅗ dhe nga dominimi i pushtetit lokal (mbi 90% të bashkive),  situata nuk është aq rozë sa duket. 

Sa më tepër fuqi që merr mbi vete, aq më shumë Edi Rama e rrit çmimin që ka për të paguar. Për këtë vlen të merret vetëm një shembull. Deri më tani, për çdo skandal të madh që ka plasur, kryeministri e ka pasur të gatshme përgjigjen. Alibia e përhershme ka qenë se qëllimet e tij ishin të mira, duke ia lënë fajin “shokëve” të skuadrës, të cilëve ua ka errësuar ndërgjegjjen etja për të fituar në mënyrë të pandershme. Ndonëse për çdo mendje me logjikë normale këto ishin broçkulla të pa kapërdishme, për një pjesë të elektoratit militant, gënjeshtra se dikush ka ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës të “atij të gjatit”, vijonte të përsëritej qoftë edhe si justifikim.

Por, duket se me fitoren e mandatit të katërt, me zegjineizimin përfundimtar të PS-së dhe linçimin e Veliajt, që mbylli ciklin e spastrimeve të atyre me të cilët fitoi pushtetin në 2013, Rama nuk e përdor dot më alibinë e se nuk i ka pasur gjërat në kontroll dhe shokët ia kanë futur nga pas.

Për shëmbull, a mund të fajësohen si deri dje, bashkitë e Elbasanit, Fierit apo Tiranës për skandale të ngjashme më atë të inceneratorëve, tani kur shefi i qeverisë ka dalë hapur duke shkarkuar dhe emëruar vetë gjithë trupën e pushtetit lokal? A mund të funksionojë më dredhia “nuk kisha djeni”, për afera si ajo e “5D”, kur publikisht është pranuar se edhe qytetet tani qeverisen nga kryeministri? A mud të përdoret më justifikimi për segmente apo individë që dalin kundër linjës të projektit të madh që ka vendosur udhëheqësi?

Natyrisht, askush nuk i besonte as më parë këto pallavra, por ndryshimi ka të bëjë me faktin se tani është vetë Rama që ka vendosur ta lërë vetën pa alibi. Edhe formalisht ai i ka marrë përgjegjësitë mbi vete. 

Po çdo të thotë kjo fazë e re e heqjes dorë nga alibitë dhe e shpalljes se dekompleksuar se tani zot i këtij vendi jam unë?

Në pamje të parë dhe për një kohë të shkurtër, ajo flet për gjithëfuqishmërinë e Edi Ramës. Për pushtetin e tij thuajse absolut. Por ama, nga ana tjetër ajo po përvijon një rrugë me kosto të lartë, së pari për vendin, por mbi të gjitha për vetë atë që e ka përzgjedhur. Ja sepse. 

Në mënyrën se si e ka ngritur mbretërimin e tij, Edi Rama nuk qëndron dot as edhe një ditë të vetme pa e ushqyer pushtetin me korrupsion. Mënyra si vendos për kullat, për koncesionet, për resortet në bregdet, duke i kaluar personalisht tek një grusht njerëzish, që janë po të njëjtët që kontrollojnë mburojën e tij mediatike, që financojnë zgjedhjet e që korruptojnë zyrtarët apo këshilltarët e huaj, përbën një sistem tashmë të pa zhbëshëm. Edhe si model ekonomik edhe si mënyrë mbijetese në majë të qeverisjes, ato janë tashmë të pakthyeshme.

Nëse ato kanë qenë të tilla edhe deri më sot, risia e fundit qëndron në faktin se tashmë Rama i ka dalë i vetëm për zot, pa e ndarë më përgjegjësinë me askënd. 

Ai ka hyrën në fazën e njohur të vetmisë së thellë të pushtetit nëpër të cilën kalon detyrimisht çdo autokrat, pasi parapralkisht rrethohet vetëm nga lakej, servilë dhe eunukë.  

Por, historia ka treguar rëndom se bashkë me këtë vetmi dhe marrje përgjegjësish mbi vete shtohet dhe ankthi e frika për rëzimin një ditë nga pushteti. Një prijës që ka bërë tokë të djegur rreth tij dhe që ka marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë, i druhet vetëm një gjëje: ditës të gjykimit. Me çdo mjet ai punon për ta larguar atë.

Pikërisht për këtë ne kemi hyrë në fazën kur zgjidhja politike përmes votës dhe zgjedhjeve është bërë më e pamundur se kurrë duke iu afruar gjithnjë e më shumë një versioni me fund traumatik. 

Nuk ka rëndësi se sa do të qëndrojë Edi Rama në pushtet pas fitimit të këtij mandati të katërt. Pavarësisht nëse kjo kohë do të jetë katër, tetë apo njëzet vjet, zgjedhja paraprake që ai ka bërë, duke preferuar një model korruptiv të ushtrimit të pushtetit të shoqëruar me lëvizjet e fundit për të mos e ndarë më me askënd përgjegjësinë, janë parakushtet që përcaktojnë mënyrën e tij të largimit. Sa më i fortë të duket pushteti sot, aq më tragjike do të jetë shpërbërja e tij nesër. Sa më i përjetshëm të duket Rama sot, aq më i keq mund të jetë fati i tij nesër. Problemi është se këto lloj zgjidhjesh nuk janë problematike vetëm për fatin e një njeriu të vetëm.    

13 Komente

  1. T
    Tralala

    Edi Rama po i mer te gjitha fuqite vete sepse eshte nipi i Kolekes, kurse ti mbete pa asnje fuqi sepse je nipi i Dylberit Kapo

    Përgjigjjuni
    1. A
      A punojnë gjyqet

      Paditeni në gjyq!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Reno

        ik ore bole skizofren. Njeri i ulet pa integritet

        Përgjigjjuni
        1. Çika

          OAndi të gjitha mund të hanë didkutim nga broçkullat që shkruan ,ama kur e zë në gojë një vajzë të re që u bë deputete tregon që je një palo burrë .Ajo mund të mos ketë familjaritatin që ke ti me ca zagarë femra apo meshkuj nëpër tv apo portalet por të paktën e ka kurajon të provojë në politik se sa është e aftë të prezantojë veten në diskutimet në parlament atë do ta shikojmë .Por mos u bëj çingane rrugësh që marin fshatin dhe lagjen në gojë tërë ditën . Për një person që e mban vehten për intelektual nuk duhet të notojë në ujrat e zeza të Saliut sepse do të qelbësh tërë rrugët nga kalon .As e njohdheas kam ndonjë informacion për nivelin e Zeqinesë por në krahasim me kuajt e donkishotit Sali ajo më duket se do të prezantojë nivelin e saj jo sipas mendimit alla Saliu por do të lërë gjurmë në politikën Shqipëtare si një politikane e re .Le të presim se po vjen Shtatori Në krahasim me ca figura të konsumuara si beleci (qëni plak)te PDajo është ku e ku ,por koha do ta tregojë .

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cfurku

            Andi, dyqanxhiu kur s'ka punë, peshon topat e kandarit. S'mësove të shkruash.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nevriku

              Po I mer fugitive me te shkerdhy Ty plere

              Përgjigjjuni
              1. M
                Munika

                Gabim E ka Rama. Duhet ti lere edhe ca misione ketij dylberit te spiunit Bushati.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Linza

                  O copa e gomarit. O spiun serb, rus nuk ju ndave as nje dite Rames. Edhe ne krevat me gruan bertet ne gjume Rama, Rama, Rama, i cili te del ne ender. Sa dinare merr per çdo artikull kunder Rames?

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    socialisti i vertete

                    Rama po i merr gjitha fuqite sepse eshte burri me i madh i shtetit qe ka pasur e do kete Shqiperia e bota ndonjehere. Vetem ai po e ben realitet enderren e rilindasve te vjeter per ta bere Shqiperine "Zonje" Kur sheh Shqiperine qe po lulezon dita dites nen udheheqjen vizionare te Rames, Andi si nip i Bllokut hane inat se pse nje nip tjeter i bllokut dhe jo ai arriti te behej udheheqesi legjendar i Shqiperise qe do ta fuse shqiperine ne BE. Ai nuk e kaperdin dot faktin se historia do ta shkruaj me germa te arta emrin e Edi Rames ndersa Andi do harrohet sapo ti thyhet lapsi i tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Miti Zhamo

                      Xhave [ ... ] Tatohui - "gitane" - një intelektual s'i ka fare por fare - hiç , asgjëkafshë . S'mundje sa dite - hem këpushën hem lopën që si të milet - se shtari asëll ; për kupon pse si s'i desh - muëllen . Tatohet edhe një top n'e keni shitur . Kandari , s'ka topa , as koqe si ca bole se edhe kur tridhet kafsha i lihet një - testikul . Mbaheni për të pjatelës . Kur e shihni - etalonin e kandarit ; nuk tatoheni ! Mbahin të vizori - sa u vo !

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Anduc gazetaruci

                        Kur makutët, të babëziturit dhe grabitësit ndyraqë zaptojnë sheshe e trotuare dhe mbrojtësit e hapsirave publike "flejnë" gjumë, çfarë të bëjë Rama? Të bëjë sehirxhiun, si ky anduci?! Si nuk shkruan një fjalë për ndërtimet pa leje dhe "pushtimin" e hapsirave publike, për shkeljet brutale të ligjit, për zaptimin e rrugëkalimeve me karrige biznesi, por vetëm shfryn vrerin e gjarpërit kundër Ramës?! Ka zënë pozicionin e llapaqenit, leh pa pushim, thotë broçkulla dhe e quan veten "analist"! Ky është një katran me bojë, një cmirëzi dhe një palaço gazetar, që meriton pështymën fytyrës! Asgjë të dobishme nuk mund të bëjnë njerëz si ky anduci, përveçse lehjes dhe jargavitjes si qeni i rrugës.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mllefe femijerie

                          te Andushkes.

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            U shofsh si rrace !

                            Ti gjeja ( jo njeriu ) me ndyre dhe e zeze qe ka lindur ne Shqiperi.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje