Nga Flogert Muça
Kur “pronarët” marrin mandatin, dhe të ndershmit marrin respektin.
Ajo që pritej, ndodhi. Sot, mandatin në Kuvend e mori motra e Adriatik Lapajt, ose e thënë saktë, Shabani ja la mandatin Lapajt, siç ishte zotuar.
Bashkëshortja e Endri Shabanit, Livia, që ishte e dyta në listë, refuzoi mandatin që ta marrë e katërta në listë, motra e Lapajt. Sigurisht që ky është një akt politik i Shabanit. Ai e dorëzoi mandatin me qetësinë e dikujt që nuk ka ardhur për karrige, por për të dhënë një mësim.
Dhe e dha mësimin, e më pas ja la mandatin Lapajt dhe klasës politike që vetëm bindet ndaj mashtrimit politik. Kështu, Shabani nuk fitoi një mandat, por një kapitull të ri në moralin politik shqiptar. Tregoi se kur flet për parimin, s’e ka fjalën për karrierën. Dhe kur flet për fjalën e dhënë, e ka seriozisht e jo për status në Facebook, por për statusin normal si njeri.
“Kur dikush të tregon kush është, besoje që herën e parë” , thoshte Maya Angelou. Shabani e besoi dhhe të gjithë ne e pamë. Në një vend ku deputetët bëjnë çdo manovër për të hyrë në listë, e më pas për të mos dalë kurrë prej andej, të shohësh dikë që lë mandatin për t’i treguar parimin tjetrit, është më shumë se një akt politik: është një akt civilizimi.
Dhe ironia e madhe është se në fund Lapaj e mori gjithsesi atë që donte: Një vend në Kuvend. E mori, po nga Shabani. Nga njeriu që për pak kohë ndau me të kauzën, idealin dhe mikrofonin. Mori leksionin që fjala duhet mbajtur, dhe mandatin që Shabani se pretendoi kurrë!
E mori siç merren gjërat në këtë vend: me ndihmën e dikujt që të do të mirën, por nuk të do ta keqpërdorësh.
Po pse e bëri Shabani këtë akt?
Ka shumë përgjigje. Por le të përdorim ironinë e Churchill-it: “Ndonjëherë, mënyra më e mirë për t’i dhënë dikujt një leksion, është ta lësh të fitojë.”
Sot Lapaj ka mandatin. Shabani ka dinjitetin. Dhe historia, ajo e vërteta, do ta mbajë mend se kush ia dha kujt, dhe kush e kishte nevojën më shumë.
Po i dyti dhe i treti në listë, pse hoqën dorë? Llapa dhe Shaba u bashkuan pas një pazari dhe sigurisht që do ndaheshin pas një pazari. Secili ka marrë prej tjetrit, para se t’ japë tjetrit dhe këtu kemi jo një të ndershëm dhe një mashtrus, por dy mashtrusa, që janë të ndershëm mes tyre.
O zotri po Llapqeni nuk i ka hyre kesaj pune per dinjitet more zotri . Ai. , Llapqei Adriatik ndofta i shtyre nga padroni i tij Sali krimineli eshte ne jete beteje vec per perfitime . E mori ajo shushka e do ta shuhim se si dota ndriti se qe ne paraqitje duket me keq se K Mehmetaj dikur .