Shiu i nxorri bojën por jo zhulin partive politike

9 Nëntor 2025, 18:00Blog TEMA
Shiu i nxorri bojën por jo zhulin partive politike

Nga Kreshnik Spahiu

Sot ishte ditë e ngrysur, ditë me vetëtima, ditë e errët, ditë depresive për shoqërinë dhe partitë.
Shiu s’kishte të pushuar, sikur donte t’i nxirrte zhulin të gjitha partive politike.
Sot Shqipëria u zgjua me shi. Si një popull mesdhetar që 300 ditë piqet në diell, jo rrallë trembet nga shiu apo fshihen nga disa pika ujë.
Dikur shiu konsiderohej bereqet. Kjo ndodhte kur Shqipëria kishte mbrojtje mjedisore dhe 90% e vendit ishte i gjelbëruar dhe pyllëzuar.
Me kalimin e viteve, kur qytetet u pushtuan nga betoni dhe u mbuluan nga pluhuri, populli e ndryshoi batutën sipas kohës dhe vendit.
Sa herë bie shi, njerëzit thonë: “E lau zhulin.”
Ndërsa sot, pikat e shiut nuk paskan të larë.
Sot ishte ditë zgjedhjesh, por askush nuk kishte mendjen aty. Shiu ishte lajmi më i rëndësishëm.
Askush nuk shkoi në votime, jo nga frika e shiut, por nga dalja e bojës.
Tek kutitë e votimit nuk ishin partitë e reja, sepse ato u tretën nga shiu i vjeshtës dhe doli që s’kishin as pigment, as ngjyrë dhe as kandidat.
Tek kutitë nuk ishte opozita, sepse nuk mjafton shiu i një shekulli për të pastruar fytyrën e damkosur të saj në popull.
Tek kutitë nuk ishte as qeveria, e cila po mbytet jo vetëm nga rrebeshi, por edhe nga një gotë uji të toksikuar nga helmi i pandemisë korruptive që s’ka vaksinë ta shpëtojë.
Tek kutitë e votimit sot mungonin tifozët e partive, ashtu si në shkallët e stadiumit që ngelen bosh, sepse askush nuk shkon për të parë një lojë që i dihet rezultati.
Sot mungonte populli, jo se ishte lagur nga shiu, por sepse ka vite që kërkon diell dhe nuk mund të ndriçohet nga shkrepset që shuhen nga një pikë shi apo çakmakët pa gaz sapo fryn pak erë.
Shiu i sotëm ishte një ditë meditimi, që qartësoi shikimin e njerëzve, që shpëlau makiazhin nga fytyrat e trukuara, çngjyrosi maskat e aktorëve dhe nxori në pah sa shumë është ndotur Shqipëria.

12 Komente

  1. H
    Henrik Hajne

    Njeri nga ndotesit e Shqiperise per aq sa ishte ne funksione shteterore dhe tani prej se largu eshte vete Niku nga Gjermania. Per aq sa mundi ndoti drejtesine, per aq sa ndoti ndoti partine, dhe tani per aq sa mundet ndot ekranet.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      Kam 34 vjet që nuk kam votuar asnjëherë jo sepse nuk e kuptoj që duhet t ë votoj por sepse nuk vendos vota ime por vendos partia.Askush nuk duhet të dalë në votime sepse janë mbledhur një grusht njerës hajdutë dhe varfëria ka olakosur çdo familje...

      Përgjigjjuni
      1. i
        i drejti

        Zhuli i pare je ti me Bamir Topin qe e shkaterruat drejtesin duke marre 300 mije euro per nje trasferim prokuroresh o pallosh me floke te lyer legen bythlepires i te gjitha pushteteve e jep mend me parate qe i ke vjedhur popullit hujdut i qelbur jep dhogari ti i pari me Bamken se cfare keni bere me drejtesine pastaj leh si qen legen idiot.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Forster

          O Kresho per ato qe ke shkruar me siper, nuk ka te beje koha por njierzit se ata vendosin per fatet e tyre. Po kush i pyet ata ?se rezultatet i jep partia ,pastaj edhe ti zotrote ke kaq kohe qe jeton jashte, ku i gjen keto ta ardhura ,apo edhe ti ke menduar per popullin si puna e Ilir-Metes shikoje veten ne pasqyre por mbasdite zoti Kreshnik.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ik o hipokrik!

            Mire shiu po na duhej edhe Niku me refleksione gri.

            Përgjigjjuni
            1. O
              OK

              Nuk i ka gri. I ka ngjyre muti ne patrixhane, si boja qe lyen koken, kokloqja.

              Përgjigjjuni
            2. T
              Turi

              Sot Shqiptaret i then Edi Rames na ka ardhe ne maje te hundes me keta plera qe na vini te na perfaqesoin. Turp i madhe te vendosesh Brunen ne Vlore qe te bejn denancim minorenet qe ka perdhunuar ajo,Bruna sdel me 10 shekuj na burgu,pa ato qe ka vjedhe esh me e vogla qe la bere. Ore qelbaniker,o fundurina nuk gjenit dot 1 grua mos te qe hajdute mesimore dhe buçe me name!!!!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bushi

                Kushdo qe e ka shkruar kete artikull, e ka qare

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kosovari patriot

                  Po ty cfar te japin per te jetuar atje ku je, keto artikuj qe shkruan per dite.Ke studiuar ne juridik dhe je pehajrin ketij zanati deri ne majen me te larte,arrite te behesh zv kryetar i KLD se qe drejtohej nga presidenti i shqiprise por funksioni tend ishte per ane profesionale qe nuk e bere kurre ashtu si duhet.Je perfolur shume per ndertimin e nje sistemi te korruptuar te drejtesise cfar nuk bere.More dhe vellane Klitonin e bere jurist por ai vec jurist nuk ishte e cove ne fillimne lac si gjykates ne nje qytet te vogel pa shume telashe dhe per pak kohe e emrove ne gjykaten me te rendesishme te vendit are te Apelit te qytetit Durrsit cfar nuk beri ai atje dhe e mori vendime te paligjshme duke u paguar e deri sa kur u paraqit ne veting nuk justifikoje ane prkfesionale si gjyqtar dhe ate te pasurive te regjistruar ne emerin e tij derisa e sbporren nga sistemi drejtesis,njelloi si ty.Tani ti ke marre rrolin e opinionistit jeton jasht shqiprise e shkruan per ati qe ndodhin ne shqipri nuk e di se cfar ben tjeter atje por vetem me kete pune eshte zgjidhje e madhe te nxjerresh nje jetese normale atje,por duket ke pasur kursime kur ishe ketu e te sherbejne atje zgjidhje e mire kjo pa te dalur boja si titulli i artikullit tend qe ke derguar per lexuesit e gazetes tema.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dursakja

                    Një nga ndotësit që sot flet aq bukur, je dhe ti dhe ndotja jote nuk është e paktë në sistemin më bazë të këtij vendi, në sistemin e drejtësisë. Ti nuk ke të drejtë morale të na bilbilosësh more i paudhë!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      KROI MBRETIT

                      Kreshnik SPAHIU je bere i merzitshem ne daljet e shpeshta ne televizor.Nuk thuaj ndonje gje te re. Keto ishin zgjedhje te pjeseshme,kohe e keqe,pa kandidate te opozites.Çfar prisje te dilnin te gjithe ne votime.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Skraparliu

                        Po ajde mbushi mendjen. ARLIND QORIT we thote populli refuzoi Ramen pse nuk votoi dhe pse nuk vendosi kandidat ne te peste Bashkite,por mendon se ai eshte kutia e mendjes dhe qe mendone vetem Tiranen kurse pjesa tjeter e vendit nuk I hyne ne sy kush e pengoi askush keshtu qe partit e vogla te mos hane mute kote se kjo pune do BYTHE.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje