Urime të përzemërta Albin Kurtit për një nga “sukseset” më madhore të qeverisjes së tij: Kosova ka rënë 24 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, duke u renditur në pozitën më të ulët në një dekadë – vendi i 99-të, afër Mozambikut, Angolës dhe Mongolisë. Një “sukses” i padiskutueshëm për një qeveri që dikur premtonte transparencë, llogaridhënie dhe respekt për fjalën e lirë.
Ky nuk është thjesht ndryshim radikal i një renditjeje, por është një përmbushje e arritje ideologjike. Albin Kurti ka hequr këmishën ushtarake të Mao Ce Dunit e Che Guevarës, por nuk ka hequr dorë nga flamuri i dikurshëm i revolucionit. Sot, i veshur me kravatë dhe kostum institucional, me xhipa të zinj dhe një shpurë truprojash që edhe Gadafi do t’ia kishte zili, ai ka arritur pikërisht atë që shumë liderë autokratë të vjetër ëndërronin ta kishin në zemër të Evropës: një shtet që ka më pak pyetje nga gazetarët e më shumë duartrokitje të masave.
Liria e shtypit në Kosovë është rrëzuar jo rastësisht, por si rezultat i një filozofie të re sundimi: sulme të hapura ndaj gazetarëve, akuza për "bashkëpunim me armikun", vëzhgim dhe frikësim të reporterëve, miratim i ligjeve që kufizojnë median, bojkot i portaleve të pakontrolluara nga qeveria dhe paditë e famshme që përdoren si mjete presioni për të mbyllur gojën.
Dikur Kosova konsiderohej kampione e rajonit për lirinë e medias. Sot është vendi i fundit në Ballkan dhe më poshtë se Serbia, duke treguar se autokracia nuk ka nevojë për diktatorë me uniformë. Mjafton një tribunë, një filtër patriotik dhe një zë i vetëm që flet pa u ndalur, ndërsa të tjerët mësohen të heshtin ose të rrijnë në pritje të lejes për të folur.
E për të kompletuar këtë atmosferë, nuk mungon as lukunia dixhitale e ndjekësve besnikë, që thurrin lavde në komente, shpërndajnë me përkushtim çdo fjalim, dhe lëshojnë gjuhën harbute të linçimit ndaj çdo zëri ndryshe që guxon të bëjë pyetje apo të shprehë dyshim. Sepse në republikën e një zëri të vetëm të udhëheqësit të lavdishëm Kurti, edhe rrjetet sociale kanë rregullin e vet të artë: ose duartroket, ose denoncohesh.
Urime, Albin! E nise karrierën publike si lider studentor frymëzues që ngrinte zërin në emër të lirisë, dhe po e mbyll si lider që po bllokon vetë lirinë për të pasur një zë. Ky është ndoshta transformimi më i suksesshëm politik në Ballkanin e pasluftës, që plotëson Republikën e Vetë-Pa-Vërtetësisë, ku gazetarët zëvendësohen me zëdhënës, pyetjet me brohorima, dhe Kosova shndërrohet nga një shtet i çliruar nga tirania në një “shtet të çliruar nga pyetjet e bezdisshme” të mediave të “padëshiruara”.
Urime të përzemërta për votuesit e panumërt pseudo-urbano-kozmopolitë të Prishtinës dhe qyteteve të tjera Kosovës, të cilët, pasi e shijuan për 5 vite Albinin në pushtet, vendosën sivjet, me bindje të hekurt: hajde edhe njëherë, se nuk na mjaftoi!
Bravo edhe për diasporën tonë të ndritur, që, edhe pse jeton në zemër të Perëndimit, në demokracitë më të zhvilluara, nuk ka pësuar asnjë shenjë nga jetesa atje dhe ka mbetur imune ndaj koncepteve si liria e shtypit, institucionet e pavarura apo ndarja e pushteteve.
Sa bukur që paskeni jetuar në vendet e BE-së e NATO-s, vetëm për ta votuar autokracinë si një suvenir nostalgjik nga vendlindja. Me zellin tuaj të pashuar patriotik, që shpërthen nga çdo status në Facebook apo fletë-votimi, ia keni dalë ta ktheni Kosovën nën Serbi — të paktën për nga renditja e lirisë së fjalës.
/NACIONALE/
Kurt komunisti, këtë përfundim do të kishte.
Peralla ....... Njesoje si Bufi kenetes qe shkone ne PPE ku shpif dhe Qorrat e besojne. E njejta dhe me shtypin ne krahinen e kosoves vijne pyesin tre kater gazetar anti Kurtovitç ata e nxijne situaten dhe hopa ... E njejta ne Shqiperi vijne takojne Lubonjen Peken Bushatin Abilekaj keta genjeje per médian , Qorrat besojne dhe hopa.... Nuk ka censuré ne krahinen e kosoves .
krahina e sateme. KOsova eshte Shtet o kokerr b..qiri... spiun serbi dhe ky birbo qe reciton ne kete shkrimin do pare mire se munde te marri ndonje rroge edhe ne beograd
Bim bam bummmmm çfare eshte kosova mo rrote karri haaa ....PO a e di çfare eshte rrezoluta 1244 ...? Budalla
E ç’ka bërë më tepër Mhamuti i Bakallit me Morinat e Dragashët me kompani për Serbinë sesa Bibin shpiuni i Miloshit
Pse po shpif o argti i Hashim Thaqit? Fakti se në Kosovë të gjitha mediat janë kundër Kurtit flet më së miri se sa janë të lira mediat në Kosovë.
Eu jepi visi çenka turp te jesh argat i Thaqit por jo i serbise,prandaj kosova po lulzon çdo dit e me shum per kete po punon kurrci,kumarica kusari, radojqiqi,peci speci luci e qifti yt i smur nga nostalgjia e serbosllavise, ju e keni kollaj nese serbia eshte renditur me mir shkoni me ta sepse ju bashkon e kaluara dhe qellimi i ndyr qe keni,per juve rroft tanjugu dhe hajrie rugovi spikerica.
Eu jepi visi çenka turp te jesh argat i Thaqit por jo i serbise,prandaj kosova po lulzon çdo dit e me shum per kete po punon kurrci,kumarica kusari, radojqiqi,peci speci luci e qifti yt i smur nga nostalgjia e serbosllavise, ju e keni kollaj nese serbia eshte renditur me mir shkoni me ta sepse ju bashkon e kaluara dhe qellimi i ndyr qe keni,per juve rroft tanjugu dhe hajrie rugovi spikerica.
Fakti që në Kosovë të gjitha mediat janë kundër Kurtit tregon se da janë të lira mediat.
Kurti eshte i dyzuar. Eshte Kurti para burgut ne Serbi dhe Kurti mbas burgut. Para burgut, Kurti ishte pjelle e ideollogjise komuniste, mbas burgut u be pjelle e ideollogjise qe mesohet ne burgjet serbe. Sot Kurti zbaton ideollogjine qe i kane mesuar ne burg. Qellimi eshte te zbatoje profesionin qe fitoi ne burgun serb i instruktuar nga specialistet me te mire dhe te mos kuptohet qe nuk eshte me ai qe ka qene. Fjalet e medha qe grisin breket e Kurtit, por veprat me te medha per profesoret e UDBES. Ky eshte Kurti, simbol i mencurise serbe. Nepernjet fjaleve te medha nuk bashkepunon as me perendimin, as me Shqiperine, por me profesorin e burgut. E kane gedhendur aq mire sa sot ai nuk eshte me shqiptar, por dardan, nje hap me shume prane memes Serbi. Larg, shume larg nga Evropa dhe Amerika qe cuditen me kete derdimen. Per Shqiperine as qe behet fjale....
Ma hëngsh karin, Dardan,mbase qenke shqiptar e jo Dardan!?
Çfare eshte dardan? .
Nuk kam ndonje detyrim ndaj Albin Kurtit. Une banoj ne Tirane dhe Kosoven e dua shume. Si familje e vjeter shkodrane kemi pase shkuarje e ardhje deri ne clirim dhe i ruajme keto miqesi te vjetra. Nuk e njoh kete Nurellarin, hera e pare qe lexoj nje shkrim te tille nga ky person. Do i thoja Nurellarit se shkrimi esyte i gabuar, mbase do te duhej nje kujdes dhe maturi ne se domosdo do te thuash dicka per ate vend apo per njerezit, apo problematikat qe si cdo vend i ka edhe Kosova, edhe Shqiperia eti. Te mos e zgjas. Ti Nurellar nuk ke te drejte te japesh vleresime te tilla per ish kryeministrin Albin Kurti. Kurti apo te gjith deputetet e Kosoves jane zgjedhur nga qytetaret e Kosoves. Ne duhet ta duam me shpirte Kosoven, por nuk kemi te dreite te nderhyjme ne punetr e brenshme te saj. Shoh ne shkrimin tuaj nje fare ndjenje superioriteti per menyren se i vlereson njerezit e Kosoves. Psh, pse duhet ti thoni shoku Albin. Pse nuk i thua i nderuar, apo Zoti Albin. Kujdes. Ne nga ana e Shqiperise nuk jeme me te mire, me te mencur apo me patriot se qytetaret e Kosoves. Nje cike kujdes. Respekt per burgjet e Albinit e shume te tjereve qe u lalben burgjeve. Te pelqen ose jo, kjo nuk i hyne ne pune Kosoves. Nuk me vjen mire per te tilla qendrme qe u kultivuan shum vite me pare me ate ndjenjen jo korrekte te paternalizmit te shtetit Shqiptar ndaj Kosoves, ne gjallje te President Rugoves. Aq me teper jane te pahijshme romuzet, ironite apo shfaqjet e fodullekut deri sa tenton dhe tu japesh mend shqiptareve matane kufirit te cilet sapo krijuan shtetin e tyre dhe po perpiqen drejt prosperitetit mes shume pengesave serioze qe u krijojne vende jo dashamire me shqiptaret. Ne fund, do u keshilloja njerezisht ju, qe ne se nuk jeni ne gjendje te beni dicka te mire ndaj Kosoves, mos i bini ne qafe se nuk keni asnje te drejte.
Nurellari van në Kosovë një herë në ca vite dhe vetëm atëherë kur sponzorohet nga bandat mediatike të financuara po ashtu nga "kaçak" politik. Liria e shtypit në Kosovë është e pakufizuar, por mediat e minoritetit serb dhe ato që shkruajn shqip dhe ushqehen nga burime të dyshimta, bënë propagandën e njëjtë, siq bënë opozita shqiptare në BE, që kinse pushteti është mafioz dhe mediat e dhunuara. T'më gjejë ky Nurellari një vënd në gadishullin ilirik ku pushteti dhunohet permanent nga pseudomediat dhe nuk vuajn nga ligji. Albin Kurti do i japë fund mafias mediatike të financuar nga bandat, por së pari duhet pastruar gjykatat nga ish strukturat e UDB' ës dhe PAN'it të maloqëve.
Nuk I del te haje m.t ketu ne Shqiperi por do te haje dhe te Kosoves ky gjoja analist lekist
E megjithe ate Kurti nuk terhiqet se eshte ne te drejte or ti gazetaruc