Shqipëria në udhëkryq mes sistemit dhe kaosit

3 Maj 2024, 11:54Blog TEMA
Shqipëria në udhëkryq mes sistemit dhe kaosit

Nga Ilir Yzeiri

Pas rënies së diktaturës, shqiptarët nuk e kuptuan se çfarë sistemi po kërkonin të ndërtonin. Në themel të përmbysjes ishte shkatërrimi i rregullit. Gjithçka e ndërtuar deri në atë kohë perceptohej si shkatërrim, regres dhe antishqiptare. Problemi dukej i thjeshtë sepse në vetëdijen kolektive po ngulitej ideja që mjafton të mohoje, të shkatërroje dhe të denoncoje të shkuarën tënde dhe ti automatikisht kishe ndërtuar modelin tjetër. Sot të gjithë po vëmë re se që nga ajo kohë ne, në fakt, e kemi shpartalluar kuptimin për sistemin, që do të thotë se shoqëria shqiptare nuk ka mundur dhe nuk po mundet që të ndërtojë shoqërinë e saj duke fuqizuar sistemin social, burokratik, arsimor, juridik dhe atë të sigurisë kombëtare.

Për hir të së vërtetës, vetëm një strukturë po duket sikur ka nisur të vendoset në bazamentin e shkërmoqur të shtetit shqiptar dhe kjo strukturë është SPAK. Eksperimentin e saj e bënë të huajt dhe vini re se çfarë impakti ka mbi shoqërinë. Ndërkohë, mendoni sikur me këtë frymë dhe me këtë seriozitet të kishim ndërtuar administratën shtetërore, burokracinë e palëvizshme dhe atë që mban të gjallë shtetin, pra mendoni sikur administrata shtetërore të ishte rregulluar me ligje të tilla që t’i jepnin asaj pavarësi politike, ekonomike dhe garanci juridike, ashtu siç ndodh në vendet normale dhe do të kuptonim se forca e partive politike do të binte.

Mirëpo, ne, sot, gjithë sistemin e kemi vendosur në shërbim të partive politike të cilat qeverisin jo me programin kombëtar të vendit por me idetë dhe voluntarizmin e liderit partiak. Që të ndodhte kjo ne duhet të kishim krijuar kulturën e familjarizimit me ligjin dhe me formalizimin e jetës shoqërore në të gjitha hallkat e saj. Mirëpo ka ndodhur e kundërta. Veçanërisht në këta vitet e fundit kur Parlamenti është kthyer në një vend lufte, askush nuk dëgjon apo merr vesh se çfarë ligjesh miratohen, sa prej atyre ligjeve njihen nga ne dhe sa të tjera do të duhej të bëheshin në mënyrë që të vendosej jeta jonë mbi binarë ligjorë.

Në Shqipëri, për fat të keq, po instalohet kultura e vjetër që jeta e çdo individi nuk varet nga sistemi ligjor që ndërtojmë, por nga vullneti politik i atij që na drejton. E gjithë kjo ka sjellë më pas edhe luftën pa asnjë ide e pa asnjë princip që bëhet mes palëve politike. Fjala vjen, ajo që po ndodh tani në fund me Erion Veliajn e ilustron më së mirë këtë. Veliaj është kryetari i Bashkisë më të madhe në vend. Posti që ai mban e detyron atë që të firmosë vendime vetëm atëherë kur ato kanë kaluar të gjitha hallkat kolegjiale që nisin me Këshillin Bashkiak e përfundojnë me sektorët përkatës. Ai ka dorëzuar në SPAK të gjithë dokumentacionin nga i cili organi i hetimit dyshon se mund të jenë bërë abuzimet në hallka të tjera.

Nëse do të ishim në një shtet normal me një sistem të ngritur, të gjithë duhet ta përshndesnim këtë hap të Veliajt sepse, më në fund, te ne po krijohet kultura që drejtësia nuk është një sistem armiqësor, por është një sistem që na mbron të gjithëvë nga shkeljet dhe se para ligjit të gjithë janë të barabartë. Veliaj nuk ka asnjë akuzë. Ai është titullari i një prej instituciineve më të zhvilluara në vend. Pikërisht në mungesë të këtij sistemi ka triumfuar kaosi dhe retorika e luftës.

Është e kotë të përmendësh tani plagën e madhe që i ka shkaktuar këtij vendi veprimtaria shkatërruese dhe nxitja e kaosit nga Sali Berisha. Duke zaptuar hapësirën publike dhe duke e shndërruar atë në një arenë të pështirë lufte, shoqëria shqiptare ka përjashtuar nga vëmendja e saj jetën dhe fatin e të rinjve, jetën dhe fatin e arsmit shqiptar, jetën dhe fatin e natyrës dhe zonave të mbrojtura. Në një vend ku gjithçka është në përleshje e përplasje, në një hapësirë ku nga mëngjesi në darkë të gjithë duhet të shohin e të dëgjojnë retorikën e kaosit, në këtë vend ka shumë pak hapësirë për të ngjallur shpresë, për të ndërtuar një jetë të qetë e për ta gëzuar këtë vend.

12 Komente

  1. Q
    Qytetari i Thjeshtë

    I gjithë kaosi i nderuar u nxit dhe u krye nga disa individë antishqiptarë dhe nuk ishte një proces i rastësishëm. Në gjykimin tim modest ishte një politikë e pastër antishqiptare e frymëzuar nga qarqet antishqiptare dhe e vënë në jetë nëpërmjet individëve të shitur, me në krye Saleh Kamunistin e Iliris Metaqidhis! Por koha i jep gjithësecilit atë që meriton, lavdinë, turpin ose harresën. Rroftë Shqipëria Etnike, poshtë tradhtarët e Kimbit!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Sipas ketij "gazetarit" te qeverrise drejtuesi i bashkise nuk paska pergjegjesi per zullumet qe kane ndodhur nen hunden e tij!

      Përgjigjjuni
      1. E
        E.v

        Ore mik,cdo ndertues katundar Nr tirane,shkon duke kercenuar te zotet e atyre pak shtepive Private qe kane ngelur duke i thene:" une jam miku i erionit,e ke te sigurte po ta shkaterrova shtepine Private qe te bej 40 kate do marresh 2000 metra katrore ne ndertim.Aman vetem me jep shtepine ta shkaterroj." Kjo monstruozitet,ndodh ne shqiperi e cdo alabak i firmave te ndertimit perdor emrin e kryetarit. Po varret, cju kane bere familjet e tiranes aotoktone,qe varret e te pareve doni tia zhdukni. Merrini katundaret qe i keni stjelle cojini te varrosen nga katundet qe kane ardhur. Pale kaurr e mysliman ne nje vend.Po keto kryetari nuk i di????

        Përgjigjjuni
        1. S
          Soni

          O Ilir gjate I re vetem per te mbrojtur Veline. Lere jurisprudencen se nuk ja ke haberin. Drejtuesit mbajne pergjegjesi. Per kte arsye ke nje 3 kryetare te tjere brenda.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vladimir Dushniku

            E verteta se pse pas 34 vjetesh rinia shqiptare po iken cdo dite nga vendi si nga nje i semure me LEPROZE eshte fakti se te gjithe ata qe uzurpuan pushtetin ne Shqiperi kurre nuk qeverisen ,por SUNDUAN si PUSHTUESE te eger! Qe nga Sali Berisha dhe deri tek Edi Rama me djallezi cdo gje qe kane bere gjoja se po e benin ne emer te antikomunizmit,por ne fakt ata kane qene dhe jane ANTISHQIPTARE! Kjo vertetohet qarte,se te dy keta mashtrues shpirt zinj ndonese me djallezi e cilesojne AMERIKEN si kampioni i demokracise ne bote,ne fakt kurre nuk i kane vene popullit vet asnje nga elementet e demokracise dhe shtetit ligjor qe funksionojne ne SHBA! Bile ne menyren me kriminale te mundeshme kete hipokrizi e ka shfaqur sidomos Erion Veliaj,qe ndonese eshte diplomuar ne Michigan(SHBA), shkon shpesh atje per te demonstruar delirin e tij te madheshtise,por ne sherbim te qytetareve te vet nuk ka prure asgje nga pervoja teper njerezore e pushtetit vendor atje,por ka shfaqur nje urrejtje te madhe sidomos ndaj femijve,te rinjve dhe te moshuareve te lagjeve periferike,konkretisht te lagjes nr.14,Astiri-Yzberishti me mbi 100 mije banore,por nuk u ka ndertuar asnje cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,parqe,kende lojrash,fusha sportive,shetitore,biblioteka,qendra kulturore,kosha mbeturinash,stacione urbani,stola dhe tavolina pushimi etj! Bile nga babezia per fitime ua kane grabitur hapesirat midis pallateve dhe trotuaret duke ua dhene me qera kafeneve,aq sa banoret e mjere ngrysin diten sikur te ishin rober lufte ne kampet e perqendrimit nazist! Vetem pushtetare qe e urrejne shume popullin e vet mund te sillen ne kete menyre,kaq mizorisht! E akuzoj Erion Veliajn,sepse e njoh mire se cfare ka bere dhe ben pushteti vendor ne Michigan per femijet,te rinjte dhe te moshuarit,qe ndonese kane standartin e jeteses nga me te larte ne bote dhe mund te perballojne mjedise etj edhe private,prap pushteti vendor u krijon kushte te plota ne plotesimin e cdo zone te banuar me te gjithe elementet jetike te domosdoshem per cdo komunitet,ndersa Rama dhe Veliaj i konsiderojne gjera qejfi!

              1. L
                Lorenci Vangjelli

                shikoni dhe ky Profesori" qe shitet si nje prostitute po na mbudg mendjen se Lal Hajduti pask shku vete ne SPAK. si nuk ka turp!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kolegu i SPAK-ut

                  O ilir se je dhe profesor pak dinjitet nuk ke?? Se turp jo e Jo Si paska shkuar vetë ne Spak kryetari i bashkisë!! Kur fletë thirja është publikuar në media Ka qenë i detyruar të paraqitet dhe e mbajtën 7 ore

                  Përgjigjjuni
                  1. Demokrati idealist

                    O Dushniku po Tiranën e bën lesh e li ardhja e malokëve të saliut të cilët bën ndërtime pa lejë duke zën me dhunë ara,prishën parqe e lulishte,zunë konvikte e çerdhe sikur ua kish e ëma me të atin.Të gjithë kryetarët e bashkive duke filluar nga Tomorr Dosti,Albert Brojka e gjer tek Lulush Basha bënë zullume me lejet e ndërtimit.Edi Ramës ju desh një punë e madhe gjersa zhduku kioskat e malokëve që kishin zënë parqet dhe lulishtet e trotuaret e Tiranës.Pra Tirana ishte katandisur si Kandahari.Me ardhjen e Erjonit është bër një punë e madhe në transformimin e kryeqytetit.Janë ndërtuar shumë shkolla,kopështe e çerdhe për fëmijët.Ndërsa në kohën e atyre kryebashkiakëve të sali malokut vetëm u vodh. Ndoshta edhe E Veliaj e ka ngjyer gishtin,por dua të them se ai është një djalë mjaft punëtor dhe i zoti.Ai me punën e vet ja ka ndryshuar faqen Tiranës.Opozita e kryesuar nga dy të korruptuarit dhe kriminelët më të mëdhenj sali maloku dhe ilir metaj organizojnë larot e tyre të cilët gjuajn me molotov bashkin e Tiranës për ta djegur e shkatërruar.Ajo bashki është pronë e të gjithë popullit të Tiranës e jo e disa alabakëve të ardhur nga shpellat.Qentë le të lehin,karvani ecën përpara thotë populli.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bureto

                      Në komentin e @demokrat idealist, në listën e disa kryetarëve bashkisë Tiranë përmendet edhe Tomor Dosti. Sigurisht që është gabim ose ngatërrohet ne Tomor Malasin. Por edhe ky nuk ishte kryetar bashkie i zgjedhur, por me konsensus politik, ishte emëruar deri në zgjedhjet e ardhshme si kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Pluralistë të Tiranës. Në zgjedhjet e para demokratike, që në rabg vendi u zhvilluan në korrik 1992, kryetar bashkie për Tiranën, u zgjodh Sali Kelmendi kandidat i PD, i cili qëndroi në atë detyrë deri në zgjedhjet e rradhës. Kaq sa për sqarim.

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Labi

                      Mu duk sikur lexova nje hartim qe benin nxenesit e shkolave 8 vjecare para 90. Gazetari nje fshatar ne frustrim e siper, ose nje idiot i dobishem.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Adriatiku

                        Gazetar idiot, që kërkon të mbrojë Erion Veliajn, shefin e drejtorëve te kompanisë famëkeqe 5D

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje