Skavica zbuloi dy punëtorë të Rusisë

15 Shkurt 2023, 09:31Blog TEMA

Skavica zbuloi dy punëtorë të Rusisë

Nga Frrok Çupi

Dhjetori i vitit 2022 i gjeti Sali Berishën dhe Ilir Metën duke luftuar egër kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Në Dhjetor të vitit 2012 kishin tundur këmbën, sa nga Kuvendi, në Qeveri dhe në ambasadën e Moskës, se ‘do ta ndërtojmë hidrocentralin’. ‘Abc News’ ka zbuluar para ‘syve të popullit’ dokumentacionin e atij viti, nxjerrë nga arkivat e ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Letra e ambasadorit Abramov drejtuar Ministrisë së Energjetikës, zot i të cilës ishte Ilir Meta:

‘Duam tu vëmë në dijeni se punimet sipas premtimit të udhëheqjes së lartë të Shqipërisë, nuk po nisin akoma…’, kështu thuhej pak a shumë në kontekstin e  letrës së ambasadorit rus. Pas kësaj, diplomati rus, me një gjuhë që i shkonte atij dhe që tentonte të shpejtonte punët me Skavicën- sipas bisedës me kryeministrin Berisha- pala shqiptare ka premtuar dhe ka të bëjë me marrëveshje serioze dhe të pacenueshme me Rusinë. Jo pa qëllim, në letër renditen hapat e kryer mes shtetit rus dhe qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. 

E shkruara ‘zezë mbi të bardhë’, zbulon se Sali Berisha- si kryeministër- është takuar po atë vit, 2012, me presidentin e kompanisë shtetërore ruse të energjisë “Rus Hydro”, Evgeniy Dod, me të cilën ka rënë dakord që Rusia të ndërtojë Skavicën dhe një seri tjetër hidrocentralesh në Shqipëri. Kompania ‘RusHydro’  e kontrolluar nga shteti rus në një takim të mëparshëm   kishte marrë dakordësinë e kryeministrit Berisha për të hyrë në tregun shqiptar. Ambasadori rus në atë kohë i kërkon ministrit Edmond Haxhinasto të Metës që ti verë në dispozicion  dokumentacionin e duhur  në lidhje me zbatimin e projektit.

Por kohët ndryshuan; edhe fatet e vendit tonë ndryshuan duke mos mbetur më nën putrat e dy qeveritarëve më të korruptuar në kontinent, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Edhe statusi i hidrocentralit të Skavicës ndryshoi: Ai tashmë nuk do të ndahej mes këtyre të dyve, por ky projekt i rëndësishëm për sistemin energjetik shqiptar do të ndërtohet, jo më nga Rusia, por nga Amerika. Punimet e kësaj vepre me rëndësi shumë të madhe, i ka marrë në dorë kompania me famë botërore amerikane Bechtel, përmes një kredie të butë prej 500 milionë dollarësh. ‘Historia’ e fundit e hidrocentralit të Skavicës, si një ekskavator, nxori nga thellësia dy agjentë të Rusisë në Shqipëri: Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Atëherë a ka nevojë të bëhet pyetja: Pse Berisha dhe Meta luftuan e luftojnë ‘me këmbë të kalit’ që të mos ndërtohet hidrocentrali i Skavicës nga kompania amerikane?. Edhe pse me luftën e tyre nuk mund të anulojnë punimet e hidrocentralit, këta e dinë se bëjnë ‘punën e dhënë’. Skavica i zbuloi nga thellësia si ‘punëtorë të Rusisë’. Sa për hidrocentralin, aq sa për punët e tjera në shërbim të shkatërrimit të vendit, këta janë punëtorë atje, në Moskë.

Ndërsa pyetja e dytë: Pse po shfaqen kaq egër kundër pranisë amerikane në Shqipëri?, edhe kjo është e njohur. Por misterioz duket fakti pse këta mbledhin ca njerëz si ‘protestues’ dhe u vënë mbi kurriz ca shkrime të egra. Tabela ‘e revolucionit’ të tyre, në 11 shkurt, shkruante në anglisht: ‘Po tani kush është non- grata moj ‘bitch’?!’. Fjalën e rëndë e transferova në gjuhën që këta e shkruan, në shqip do të trondiste edhe ata që njohin vetëm gjuhën amtare. Kujt i drejtohen me këtë ‘titull’ mr. Berisha ose mr. Meta? Këta thonë se e kanë me ambasadoren amerikane, zonjën Yuri Kim. 

Pra, sidoqoftë, e kanë me Amerikën. Të tjerë mendojnë se me titullin ‘bitch’ i drejtohen direkt Amerikës, e cila kur prononcohet në shqip, tingëllon si emër femëror. Dy punëtorët e Rusisë po bëjnë punën e tyre; as mendojnë se mund ta zmbrapsin Amerikën, as mendojnë se ‘do të sjellin Rusinë’ në Skavicë. Por një gjë po e bëjnë me sukses: Financimet e marra nga Rusia po i justifikojnë me ‘punë’, edhe spiunimet e tjera po i fshehin. Edhe tensionin në vend, sipas këtyre, po e mbajnë gjallë deri ditën kur as këta nuk e dinë…

… Ja ku janë edhe disa arsye pse këta po luftojnë ‘me këmbë të kalit’ kundër interesave Perëndimore të Shqipërisë. Po nuk fituan gjë fare, atëherë nesër mund të mos gëzojnë këtë qetësi kaq të madhe; Rusia edhe i helmon mëzat dhe punëtorët e këqij.

21 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    sa miliona ju kane ikur nga duart dyshes hajdute berisha ilirfloriri.Kane 10 vjet qe hajdutet po sorollaten neper kazanet e plehrave dhe qent e tyre si lubonja,bushati,qimi me sonilen e nuk mbarohen se numruari,lehin cdo nate neper tv e blera nga rama. Me keta zagare e budallenj qe i ndjekin keta kusare,do rrine edhe 10 vjet pa vjedhur e do plasin nga inati duke pare keta qe vjedhin ndryshe....

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Nuk janë vetëm Sala e Meta agjent të Rusisë por edhe SPAK-U dhe drejtësia shqiptare!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Reçi

        Lexoni librin RECETA PA KOMB se do zbuloni akoma me shume se Rusia.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Ethem Lalaj

        OK FROK ÇUPI: -Është shkruar me kohë se Sb

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ramski (Beogradski Partizan)

          Punetoret me te mire te Rusise ne Ballkan gjenden ne tavolinen e Open Ballkan. Njeri eshte Vucka i Serbise mbi tavoline, tjatri eshte Skenderbeu i Spiropalit poshte asaj tavoline.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            Ne kryevepren e radhes se gazetarit brilant Frro Cupi jane gdhendur me dalte skulptori dy kreret e agjentyres serbo-ruse ne Shqiperi, Sali Sheqere Vuk Berisha dhe Ilir Monika Metaj. Po pate fakte per Edi Ramen je i mirepritur... por mos shpif, si kryekrimineli dhe kryehajduti Doktor Mortja i Vicidolit.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Ramsi i pari KM shqiptar ne Beograd pas 70 vitesh

              Fakte??/ Ke fakt me te madh se palosja me dysh e Edi Rames aty poshte sheleve te Aleksander Vucicit ne Open Ballkan apo mba mend ndonje here te vetme qe Rama te jete ne deklarate publike kunder Vuckos ?

              Përgjigjjuni
              1. I
                Inxhinjeri

                Dardan-mos u merr me kete hajvanin me siper se duket qe eshte ose vete Salihu ose Meta, ose ndonje laro i tyre. Kur zoti Cupi ben pyetjen se: "Pse Berisha dhe Meta luftuan e luftojnë ‘me këmbë të kalit’ që të mos ndërtohet hidrocentrali i Skavicës nga kompania amerikane?", pegjigja, per ata qe i njohin keto dy mostra dihet. Pazaret qe kane bere keta plehra me ruset, jane te njejtat qe tregohen ne videon Prifti-Meta. Ata jane sot kunder ndertimit te Skavices, pasi kane shprese qe ta bejne kete kur te vijne ne pushtet dhe te perfitojne miljonat e premtuara.

                Përgjigjjuni
            2. E
              Ethem Lalaj

              PSE E SHKURTON SHKRIMINNTIM.JU VJEN KEQ PËR SB,IM..! Nuk besoi ta këtë bër këtë shkurtim MERO BAZE.. Sb

              Përgjigjjuni
              1. M
                MeteH

                Kapterr Lalaj moj Gomarica madhore, me pare se te komentosh shko e bli nje Abetare te mesosh te shkruash gjuhen shqipe se ke me shume gabime se fjale. TUNG.

                Përgjigjjuni
              2. G
                Gogë Dibrani

                Kujtova se Frrok Çupi do të protestonte për mbytjen e zhdukjen përgjithnjë të krahinës historike me 18 nga 24 beteja fitimtare zhvilluar nga Skënderbeu në territorin e Dibrës, do ta mbronte Dibrën nga synimet shoviniste sllave (Serbi e Rusi) që nëpërmjet Dibrës donin të kapnin Durrësin e ta ndanin Shqipërinë përgjysmë... Kujtova... Por mjerisht Frroku është për mbytjen e Dibrës nëpërmjet ndërtimit të Skavicës, tash nga Amerika !!! Frrok! Po mbyet e zhduket nga harta e Shqipëris një krahinë e tërë, po përzihen nga trojet e tyre më keq se nga serbi në vitin 1913 dhjetramijra njerëz e ti na flet për Amerikë e Rusi. Reflekto dhe na trego se ku do të shkojnë dibranët.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Koli

                  Ky eshte qen rrace. Te kishit lindur te shihnit si lehte ky pee Enverin! Me shume se per Ramen... .

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Komentues i perhershëm i gazetes Tema

                    Ti dhe Idajeti dergoni fakte kriminale te dobiçit te sheqeres dhe kokeçekankes se cepanit e gollovarit te Monikes ne SPAK dhe ata s'e rruajne fare , njesoj si 32 vjet rresht apo si Italia qe i jep azil nje tjetri kriminel shkaterrimtar te demokracise dhe jetes shqiptare, idiotit te pa shkolluar Adriatik Llalla. E kuptoni se shqiptaret e ndershem e kane kunder gjithe boten, pa lere se çfare thoni. Eshte njesoj si ne ato vitet e zeza qe ka pase Shqiperia para vitetve 1913. Ne ato pozita, prandaj , sot qe kohet jane me ndryshe per te folur duhet te flase vete i zoiti shtepise qe nuk eshte akoma i shitur: populli ndershem dhe vuajtes; te ngrihet, nuk i duhen revolucionet e Saliut per te mbrojtur krimin dhe kriminelat, por revolucionet per te vene ne shina demokracine qe te jetoje i qete vete dhe pasardhesit: DREJTESINE; o e vendos populli, o s'ka me kush ta vendos se s'jane pak 32 vjet, nje brez: lindi femija dhe sot 32 vjeç. Te perveloje me zjarr e hekur prokurorine dhe prokuroret me gjithe zyra dhe vilat e tyre, gjykatesit dhe avokatet qafederra qe bashkepunojne me ta. Na ra dhe leshte e b... pa le te kokes 32 vjet dhe ata degjojme per dite, lexojme juve dhe asgje. Shkruan Mero Baze ketu dhe karvani shkrimeve ka mbuluar globin; çfare nxorrem ne drite?! Ky duhet te jete revolucioni vertete .

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sami

                      Ka nje skandal ku atdheu yne po merret nepee goje ne gjithe perendimin, skandali McGonigal...po qenit te sigurimit Cupi nuk i intereson.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        LORA

                        Qofte i shenjteruar verdikti i shqiptarve ne shumice,qe e cliroi Shqiperine tone nga rreziku i kthetrave ruse . Yzmeqaret e endrave sllave jane drejt fundit qe meritojne.

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          fredi

                          Prape kete burre qelbesire ne Tema?! Ky eshte i diskredituar si agjent i sigurimit.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Olleshi

                            Rrok marrokeRames Tani i dim te gjitha pse shkruani kot ...PSE NUK SHKRUANI PER NDONJE QE SU NGJAN KETYRE

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              poli

                              Frrok pushti qe sheh nga kembet grate e shokeve. Te Zeri i Popullit se qaste njeri ne shtepi.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Beni

                                Bravo Frrok!

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  E NDERTON PUTIN APO SOROS,SKAVICA mbyt Dibren!!!

                                  O Rrok o Frrok...e nderton Soros apo Putin,Dibra mbytet,kete do ti o i pafytyre?!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gëzim

                                    Nuk i heq asnjë presje komentuesit me gërmën K në renditjen e komenteve.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje