Nga Frrok Çupi
Teatri po niste, diku pasdite. Aktorët, kush e kush më teatral se tjetri, po vinin. Derisa u bënë bashkë në “skenë’ të ardhur rrugës së fshatit, një nga një ishin me koka të ulura, të penduar. Kur u mblodhën në skenë u ngrehën. Kjo është loja teatrale.
Edhe skena u sajua nga ajo kohë që nuk kthehet më. Kisha në sfond, një çinar i vjetër me degë të gjëra, bytha e pemës së lashtë dhe ca kryqe në varreza. Këta menduan se duke kthyer kohën do të shpiknin kohë planetare të re. Kjo s’ka ndodhur e as mund të ndodhë në këtë planet.
Ata që do të luanin ‘ tragjedinë’, e nisën me një komedi. Një njeri i veshur me qafore prifti, u shfaq i frikësuar para të gjithëve. Herë frikë nga katolicizmi i Shoshit e Shalës se do ta përzënë e nuk do t’ i shkojnë më në meshë, herë i frikësuar nga këta që e kishin ftuar për ‘lojën’. Sikur këtyre të mos u pëlqente loja, atëherë ai nuk do të shpërblehej. Prifti po luante teatër në oborrin e zaptuar të kishës; ai ishte bërë palë me zaptuesit.
Komedia vazhdoi pas priftit të fshatit. Një prift në Shkodër, tha se ishte Vlash Pali, po i kërkonte shtetit të përkundte malësorët e Thethit. I fyu, por kushedi sa e morën vesh ata. I kërkoi shtetit që me ninulla ‘t’i vinte në gjumë një herë, dy herë, tre herë… nëse nuk flinin, kurrë mos fjetshin!’. Prift më pazarxhi nuk kisha menduar, më erdhi turp që kisha shkuar ndonjëherë në kishë.
Pastaj prifi Pali e çoi më tej lojën komike. E gjeti veten të paaftë për të thënë gjë të hairit, dhe iu drejtua për ndihmë një myslimani. ‘ Dua këtu Faik Konicën që të shajë shqiptarët siç di ai të shajë’, tha. Por shpërblesën do ta merrte dom Pali prej komitëve. Njësoj si në filmat e realizmit socialist ku prifti bashkëpunon me kriminelët.
Teatrit po i mungonte një figurë e lartë e artit, Ramiz Kovaçi. Mysliman për mysliman, katolikët e ngrefun të teatrit në Theth më mirë të thërrisnin aktorin e madh, Kovaçi, që ka luajtur teatër me ‘tokën tonë’, se sa Konicën.
Në skenë doli njëri që ia dha fjalën bajraktarit. Prapë ka bajraktarë të vërtetë apo fosile? Kur ta shikojnë në video të rinjtë, do të hutohen. U shkon mendja te dronët “Bajraktar” që vijnë nga Turqia? Të tjerë bajraktarë nuk njihen këta dy shekujt e fundit. Bajraktari që u shfaq si relikte pa emër personal, dukej që ishte i një kohe tjetër të mykur.
Kërcënoi ligjin, shtetin, popullin dhe Republikën, sipas një skenari të shëmtuar; në gojën e bajraktarit mungonin gjysma e dhëmbëve si një krehër i hedhur. Bajraktarët e shekulli të tyre diku 18-19 të urdhëruar nga Tanzimati, kanë qenë burra të bukur dylberë dhe zgjidheshin si kali: Me të gjithë dhëmbët në gojë.
Bajraktari i Thethit kërcënoi shtetin se me një fërshëllimë do të sjellë këtu Kukësin, Hasin, Romën, Brukselin, Berlinin dhe Nju Jorkun të armatosur kundër Shqipërisë. Luftë do të bëjmë!, tha ai. Ndoshta sot ndodhet në qeli për thirrje kundër rendit Kushtetues.
“Sepse nuk na ka pushtuar as turku”, tha dhe harroi se titulli i tij ishte titull turk, bajraktar.
Teatër i shkurtër, por shuma zemërak në bythë të lisit në Theth. Ikën shpejt. Mund të teatronin gjithë natën, por askush nuk po i shikonte. Andej nga Tirana e Shkodra askush nuk po trembet dhe as po reagon.
Me sa duket askush nuk e kupton gjuhën e tyre, ajo është gjuhë e vdekur me kohë. Ka shekuj që Shqipëria përdor gjuhën e ligjit dhe të të drejtës. Sidomos tani kur shteti ka hyrë në epokën më moderne dhe flet gjuhën e Europës.
Kush i kupton këta? Askush.
Në zonën e tyre ka një histori para njëqind vjetësh. Kapedani e kishte humbur autoritetin në popull, as në dasmë nuk donte të shkonte. Nisi adjutantin e tij, Pjetër Lleshin, në dasmën e fundit.
-Si të shkoj kapedan? Në vendin tuej nuk mund të shkoj
-Shko ore, i tha eprori.
-Nuk më do kush aty, nuk çohet kush në kambë?
-Shko si unë, dil në krye të vendit- i tha kapedani. Po s’u çuan ata në odë, thërrit me za të naltë: “Buuuv burra, Pjetër Lleshi në krye të vendit’ (ai për vete).
Por prapë s’ia vërshëlleu kush. Burrat vazhduan të bisedojnë në gjuhën e tyre.
Këtu në Theth po mbaron teatri me gjuhën e vdekur.
Thjesht te peshtire....kur ene ki analisti "katholik veni" do perkthyes qe te kuptosh se c'shkruan!? imagjinoni se cfare mund te flitet per katholike brothers me lekura ariu m'Theth!? Shpellare!!
Bravo Frok bukur e ke shkruar.
pashe nje vile te madhe 3 kateshe qe i kishte hyre fadroma.Edhe nqs asht pa leje duhet nje urdher gjykatet per me prish.Kaq mjafton qe ne boten e qytetnume , qe kush ka dhane urdher me e prish te perfundoj ne burg
C'e pyet o Frrok! Pasi e bene edhe beselidhjen e Thethit, nen udheheqjen e kryebajraktarit non grata, do I versulen Tiranes. Kjo eshte tragji-komike.
O Zot cfare shkrimi i bukur. Bravo o Frrok Cupi o smart brain, o Faik konica i ri i Shqiperise. Je njesh, i papare.
Debilet i thone bravo Frrokut qe i kane ngrire neuronet e trurit. Po pse o tarrallak, Ramiz Kovaci ka luajtur tek toka jone??? Ka luajtur Loro Kovaci o gjytyrym.
Maloket dhe Berishistet jane 3 shekuj mbrapa njesoj si talebanet,u mblodh keshili burave e ju doli e nje barjaktar,Keta vertete jane sa nuk di cte thuash
Po ik ore fosile. Per Zerin e Rinise e ke bere kete shkrim? Ai prifti ne Shkoder eshte i vetmi qe po ben detyren si njeri, klerik dhe qytetar. Po i del ne mbrojtje nje komuniteti fshataresh te rrjepur nga xhepistat e administrates. Shko shihja faqen e Facebook-ut se me çfare merret: edukon te rinjte, organizon koncert me muzike korale e panair libri ne Shkoder. Po ti per çfare vlen dhe kujt i hyn ne pune?
Frrok Marrja si gjithmone me gjuhen e mprehur per te lepire bythen rilindase. Por buk ka faj se shume nga ju e kujtoni Frrokun malesor nga mirdita , por jeni gabim Frrok marrja eshte nga Vlora e pavaresise , dhe Frrok vlonjati e ka urryer çdo ligj e kanun malsie qe ne kohen jur ishte spiun i sigurimit te Enverit.
Deegoni kete Frrokin,NE Theth,ky do te jete NJE prift model,SE ketu NE Tirane na cau t...pin,derr,derr,dhe nuk thote asgje!
Shum I goditur analiza frrok. Diku aty e ke permendur me filmat e realizmi socialist, na dilka qe ai enveri paskesh qeni burr i mencur dhe paska patur te drejt. Ai jua paska ditur gjuhen ketij derr mileti dhe ja vuri kapelen sic e meritonin. Eshte mbushur vendi me hajvanata.
Bravo Frrok për këtë shkrim të mençur dhe kuptimplotë. Ptoblemi qëndron që kemi të bëjmë me njerëz primitivë që vetëm ligjin dhe shtetin nuk e duan. Pa lëre na del një prift idiot dhe kokëbosh që flet mbrroçkulla, kodra pas bregut gjasme në linjë me shkelësit e ligjit duke u krekosur sikur po thoshte ndonjë gjë të madhe. Çjanë këta njerëz primitivë që nuk kanë dy gram tru dhe kërcëmojnë shoqërinë. Ore budallenj, shteti të bën gjëmën, nëse jo në.kohën e duhur, kur ti vijë koha, prandaj vini gishtin kokës dhe mos na çani trapin. Asnjë ndërtim pa leje të mos lejohet në një zonë të mbrojtur që është pasuri e të gjithë shqiptarëve. Dhe në fund ishte malokëria që uzurpoi gjithë periferinë e Tiranës, Durrësit e qytete të tjera deri në bregdet nën parullën "tokë e xanum" dhe kur vjen momenti për zbatimin e ligjit malokëtia hidhet si gjel dhe bën shamatë. Bëhuni njerëz si gjithe të tjerët se boll kohë ka kaluar dhe nuk duroheni më.
Rrofsh, zoteri me sipër..
Qija robt. Gjithe idiotat jane mbledh ne Tirane
Artikull tragji- komik nga nje fosile e ish sigurimit te diktatures.
O injorant ti dhe gjithe ata qe lehin ketu neper komente, Ramiz Kovaci ka qene kengetar operistik e jo aktor! Po ku di dhia cfare eshte tagjia???
Ke harruar Aktorin Kryesor Kryeministrin qe ka krijuar keto situata!Te legalizosh Pallatin pa Leje ne mes te Tiranes dhe ti thuash paguaj qe ta mbash dhe te kerkosh qe ligjet te zbatohen ne qoshet tjera te vendit?Leri historirat e prifterve dhe Bythelepirjen!
Frrok Llulla alias Noc (F)rroku paska ndruar mall. Nga tymosja ka kaluar ne ate me hundethithje si mbreti I Surrelit, po Llulla e ka hunden dyfek mushqete; edhe te gjate edhe te shtrember krahasuar me mbretin te cilit I eshte shtremberuar nga perdorimi. Per cfare shkruan Llulla? VK le ta lexojne Ymeri dhe sufllaqexhinjte nje-neuronsha
Frok! Padrejtësisht ke anashkaluar deklaratën e Bajraktarit të Leshit Thethit. Ky plerë e malsorit shqiptar,që mender të ha munë. Është përfaqsues tipik i asaj kopeje,që nl 90,zbritën nga mali,me koka të palara e njënshiritb të kyq në kokë, dogjën Shkodrën,bibliotekën dhe librat e sajKëtaZbritën më poshtë e dogjë Shqipërinë,pyshtuan dhe vodhën probat në tiranë w gjetka. Dhe tashti,në Theth,po shkatërrojnë pronën e vrasin vehten,me veprimet në Theth.Bashkë me legenat e PD. Kur do zhduket kjo farë e keqr,që të sjpëtojmëntë gjithë. Kryesorja është,hidhni në kramatorium Dali Berishën
Përherë të parë po dëgjoj që në kuvendin e burrave të marrin pjesë edhe gratë dhe fëmijet! "Bajraktari" mund të thotë se ishin pa të drejt vote.
Po mir more sapa me mire ta kishe sepata po nejse. Po perseri me budallalleqe do merrmi e do vazhdojm,po nga 35 vjet shkuam rrumpall se ate drejtim mori,po do behemi njeher njerez se njeri do te thote te zbatosh ligje po pretenduam se jemi te till. Ti thua aktori por aktori sI sheh te gjitha ,as I ben te gjifha duhet edhe komuniteti te jap njefar ndihme. Nuk thua shyqyr doli nje e i ra mendja e te veproj,por ai e ka fajin perseri. Po pretendojm qe te behemi si gjith bota duhen zbatuar ligjet,se vendet e tjera nuk te lejon me ndryshuar bojen ose te mbyllesh nje dritare,kurse ne bejm edhe 15 katesh pa leje dhe kur vjen puna ta shembin bertasim e ka faji qeveria,jo ne te na bjere mendja eshte gabim dhe shkon dem e gjitha.
O Cubi Rama e shikon fshatarin qe shet ne rruge dhe te tjerat nuk i sheh?Rama i prish hotelin ne durres atij qe e ka me dokumenta dhe me djerse te ballit vetem se prish pamjen e vendit dhe thote:nuk dua ta shikoj ate hotel aty zhdukeni?jo more shoku ketu ka dy standarte.Mjafton te shikosh sekuestron e ketij pallati ne Vlore te mendosh qe Sharlatani Rama i jep mundesine atij te paguaj qe pastaj ta legalizoje!Pse nuk e prishi si keto te tjeret?
Frrok Çupi/a kaq shume te ka dhunuar ish-sigurimi i shtetit sa qe te shkaktuar "sindroma e Stokholmit" dmth adhurimi i dhunuesit.