Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike!

6 Prill 2026, 12:20Bota TEMA
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:

Universiteti i Teknologjisë Sharif u godit të hënën në mëngjes, duke shkaktuar ndërprerje të gazit në disa pjesë të Teheranit.

Në tokë kanë depërtuar lëndë djegëse fosile, metale të rënda dhe substanca që janë shumë rezistente ndaj ujit dhe nxehtësisë, ndërsa zjarret kanë çliruar ndotës si dioksinat dhe furanet.

Gjithashtu janë regjistruar edhe emetime të mëdha  gazrash që shkatojnë efektin serrë, dëme ndaj sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe përkeqësim i krizës së ujit në Iran.

Sipas ekspertëve zjarret ndaj cisternave të naftës në rajon përbëjnë rrezik në rritje edhe për peshqit dhe gjallesat detare.

Megjithatë mungojnë ende shumë të dhëna, ndaj një vlerësim i plotë i rreziqeve të mundshme për ekosistemet, tokën, ujin, ajrin dhe ushqimin nuk është ende i mundur.

Si pasoja të tërthorta konsiderohen edhe përdorimi i shtuar i qymyrit në vend të gazit në vendet që importojnë gaz, si dhe në të ardhmen nga emetimet e larta të CO? për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta.

1 Komente

  1. k
    katundari

    Irani kerkon te tregohet i forte , prit edhe pak se do te provohen te gjitha ato arme qe i duhen Amerikes ne te ardhmen , te shijoje efektet e fuftes qe kerkon.......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje