
Politologia Besa Sharrah thotë se kontrolli i FBI-së në rezidencën e Donald Trump, është diçka e papracadentë, që nuk i ka ndodhur më parë një presidenti amerikan.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sharrah u shpreh se amerikanët janë ende të tronditur, teksa shtoi se ende ka gjëra të paqarta.
“E para dhe më e rëndësishmja është që kjo është e paprecedentë, e pandodhur më parë ndaj një presidenti amerikan. Mendoj se amerikanët ende nuk janë rikuperuar nga shoku i një ndodhie të tillë. Jemi duke parë dhe kuptuar se mbi çfarë baze po bëhet ky kërkim.
Ka ende shumë gjëra që nuk janë të qarta, në kuptimin a u deklasifikuan dokumentet dhe pastaj presidenti Trump i mori, apo realisht ishin dokumente me siguri më të lartë. Janë ende gjëra që nuk po i kuptojmë pasi ka ende aoma tepët çoroditje nga fakti që kjo gjë ndodhi”, theksoi politologia.
Gjykata në SHBA ka vendosur të bëhet publik mandati i kontrollit të banesës së ish-presidentit Donald Trump në Mar A Lago, Florida
Gjatë kontrollit u arrit të sekuestroheshin 11 dosje me dokumente të klasifikuara, ku 4 prej tyre kishin shenjën “Top Secret”.
Mandati i kontrollit ka identifikuar 3 krime federale të mundshme, për të cilat u kërkua kontrolli i banesës. Më i rëndi prej tyre është akuza për spiunazh. Akuzat e tjera kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë dhe zotërim i paligjshëm i materialeve qeveritare.
Mos ia fut kot se une jam Amerikan dhe nuk jam shokuar fare! Ata qe bejne sikur jane shokuar bejne kot. Ne fakt, shumica nuk do te shokoheshin edhe sikur te futej ne burg. Mos beni analiza koti. Eshte hera e pare qe nje ish presidenti i kontrollohet shtepia, ne fakt nuk eshe shtepi por club golfi privat. Por nuk shokohemi kot se mendon ti, por kemi pare shume gjera keto 6-7 vite. Mbase eshte mire te besh ndonje analize per Shqiperine ose bej me shume research para se te hapesh gojen.
Amerika per vete ben keto gjera, Arben Krajes nuk i dha nje dokument per Sali Sheqeren se ne Shqiperi i mungojne dokumentat dhe te gjitha vrasjet e njerzeve dhe vjedhjet e tyre, i quan politike Arben Kraja!
"Kampionet e Demokracise" ne Bote, kane krijuar nje shtet policor ku nje ish President dhe kandidati kryesor ne zgjedhjet e 2024 trajtohet si nje kriminel. Kur eshte i pasigurt nje ish president cfare mund te thuash per qytetaret e thjeshte amerikane?
E ke konsideruar faktin qe ai mund te jete realisht kriminel? Si i behet po te jete?
Me kete “elite” liberalesh ( komuniste) nuk do te jete e larget kur te thone : Na ishte nje here nje America simbol i lirise…