“Ajo la një trashëgimi të jashtëzakonshme”, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio homazhe për Nënë Terezën

23 Maj 2026, 21:45Bota TEMA
“Ajo la një trashëgimi të jashtëzakonshme”,

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë homazhe për Nënë Terezën gjatë një vizite në qendrën e Misionaret e Bamirësisë.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Rubio vlerësoi figurën dhe trashëgiminë e humanistes me origjinë shqiptare, duke theksuar ndikimin e saj në shërbim të njerëzve në nevojë.

“Nënë Tereza la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Pata nderin të vizitoja sot Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”, shkroi Marco Rubio.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Secretary Marco Rubio (@secrubio)

 

5 Komente

  1. B
    Bravo Rubio

    A e din Marco kubanezi qe Nene Tereza eshteshqiptare? Duket qe jo! Nga ta mesoje....?!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Foni

      Jo, Marco Rubio di që ajo i përket gjithë njerëzimit. Dhëntë Zoti të mos t'a dijë, sepse do mësonte turpin e pashoq, pashpirtësinë kafshërore të udhëheqësve komunist të atdheut të saj, të cilët nuk e lejuan të takonte sa qenë gjallë nënën dhe motrën e saj në Shqipëri. Nëse ky popull do të arrinte të shihte dritën e shpirtit të saj të madhërishëm e do t'a kishte atë dritë si fanar për udhën e tij në jetë, ne nuk do të ishim këtu ku jemi, por do ishim në pararojë të shoqërisë njerëzore.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mosë

        Mose se klyshve të Erdogani, me në kyre Ed Rame Turkun do ju ngel hatri.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona

          E çfare rendesi ka kjo. Nga diku do te jete njeriu. Ajo vepren e saj e nisi dhe e perfundoi ne Kalkuta prandaj i thone Nene Tereza e Kalkutes....

          Përgjigjjuni
        2. m
          met durrsaku nga boston

          marco rubio esht me origjin nga veriu i italis

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje