VIDEO/ Ambasadori palestinez në OKB shpërthen në lot: 1300 fëmijë janë vrarë prej muajit mars, si mund të qëndrojmë indiferentë?

29 Maj 2025, 09:46Bota TEMA
VIDEO/ Ambasadori palestinez në OKB shpërthen në lot: 1300

Në një fjalim emocional në Kombet e Bashkuara, ambasadori i Palestinës, Riyad Mansour, ngriti zërin për vuajtjet e popullit të tij, duke theksuar veçanërisht tragjedinë që po përjetojnë fëmijët palestinezë në Rripin e Gazës.

Teksa nisi të qante me dënesë, Mansour deklaroi se që nga përfundimi i armëpushimit në muajin mars, më shumë se 1300 fëmijë janë vrarë. Ai përshkroi skena të dhimbshme me nëna që përqafojnë trupat e pajetë të fëmijëve të tyre, duke i ledhatuar dhe u kërkuar ndjesë, pamje që, sipas tij, janë të padurueshme për çdo njeri me ndërgjegje.

“Do të më falni, zoti president”, tha ai me zërin që i dridhej, “kam nipër e mbesa. E di çfarë domethënie kanë fëmijët për familjet e tyre. Si mund të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj tragjedie?”.

Ai u shpreh se populli palestinez, prej 14 milionësh të shpërndarë në territoret e pushtuara, në diasporë dhe në kampet e refugjatëve, është i pushtuar nga zemërimi dhe dhimbja. “Ne i duam fëmijët tanë, e duam popullin tonë. Nuk duam t’i shohim duke kaluar këtë tragjedi”, shtoi ai.

Ambasadori akuzoi ata që pretendojnë të luftojnë barbarinë, por që sipas tij, po kryejnë sulme të egra ndaj një populli të pafajshëm. 

6 Komente

  1. e
    eli-tiv

    Lironi pengjet qe keni 600 dite qe i mbani nen toke ...e lufta mbaron...do kishte mbaruar me kohe..lote krokodili...Pse filloni terrorin kur nuk mund te mbroni popullsine tuaj ???

    Përgjigjjuni
    1. t
      tefik

      Ka shume te drejte per vrasjen e femijve.Po cfare prisje ti kur e sulmuat Izraelin dhe vrate te pafajshem dhe dilnit e brohorisnit rrugeve duke pare skenat e sulmit tuaj qe I jepnin ne televizor.

      Përgjigjjuni
      1. g
        goon

        fucked up nga te dy krahet ,cdo gje jashte kontrollit dhe po e ha popullsia ne te dy krahet .Politikane vari karin qe ne fund te dites shtrihen ne krevate komode ,hane ushqim e kane sherbim mjekesor .....TURP

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dumba

          Po kujt i behet vone or taj per femijet Palestine neve kemi merak Ukarinen ....qe te mposhtim rusin,po kjo na duhet. Demokarcia kjo ka rendesi pa femije qe vriten..... ehu nuk eshte hera e pare qe na ndodh.!!!! Ne Irak ne vrame 500.000 femije..... kupton 500.000 ....dhe "eksportuam" demokarrcine etje ne Irak ......e shikon sa mire shkojne punet atje !!!!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Për aq kohë sa udhëheqësit e vendeve arabë, të cilët kauzë për ardhjen në pushtet nuk kanë lulëzimin e jetës dhe përparimin e vëndit të tyre, por luftën ndaj Izraelit, kjo do të ndodh. Ishte vetë Izraeli që i dha ndihmë Hamasit për të bërë punë paqësore në të mirë të Gazas dhe popullit të saj, ata i bënë paratë vetëm vrima nën tokë dhe vidh për të rrojtur vet si sheikët në vëndet e Gjirit. Sulmuan si terroristë të vërtetë dhe rrëmbyen pengje të pafajshëm Izraelitë vetëm për t'i përdorur si shkëmbim për terroristët që Izraeli mban nëpër burgje. Po vriten, gra pleq e fëmijë!... Po s'do mënd që do vriten, nuk i dinte Hamasi pasojat e atij sulmi të pabesë terrorist? Izraeli është në të drejtën e tij, lufton për ekzistencë. Edhe pse Gaza është bërë shesh, Hamasi është aq i papërgjegjshëm, sa edhe sot lëshon pengjet një e nga një në këmbim të daljes së terroristëve nga burgjet. Pra, nëse arabët do t'a shikojnë të keqen vetëm tek Izraeli, kjo ka për t'i gjetur përjetësisht. Shpëtimi ka për të ardhur vetëm atëherë kur ata nuk do të kenë për mision mos ekzistencën e Izraelit, por të fillojnë përpjekjet për punë paqësore në të mirë të popujve të tyre.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje i Moshuar

              O Loni : po kjo nuk i jep te drejte Izraelit te vrase njeres te pa faishem dhe qe skane fuqi te mbrohen as ta kundershtojne , si per femijet filizat e njome gjithashtu dhe grate se bien ne nje nivel te dy palet te krimeve qe kryejne sipas komenti tuaj do ti quaja bashkepuntore te krimit ? Edhe Izraeli eshte po aq Kriminel sa Hamasi ?Ambasadori Palestinez duhet mbeshtetur reth kesaj TRAGJEDIJE ngre nje problem shume te dhimbshem qe Po e perjetojne nga te dy palet njerzit e pafajshem nuk duhet te bejne sehir dhe te thone lote krokodili , te gjithe duhet te komentojne me ndjenjen e dhimbjes , duhet te jemi me te ndjeshem te gjenden menyra gjuha e komunikimt dhe jo mellefi apo hakmarja ? Jemi ne vitin 2025 eshte e tmershme te mendosh gjithe kjo ligesi per nje muaj 1300 femije te pa fajshem , te dy palet duhet te reflektojne , nuk duhet me i dhene te drejte Izraelit pse vrau tere ata femi apo Hamasit ? Ne qofte se Hamasi eshte i keq Izraeli te kontriboje per mire gjithmone gjindet nje rruge e trete kur ka HUMNIZEM ? Ne djall vafshin trojet dhe paraja. kur mileti po shuhet ? E gjithe BOTA duhet te reagoje me ze te forte ???

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje