
Fillimisht, një artikull i gjatë në prestigjiozen New York Times, më pas pohimet e pjesshme në Senat të drejtoreshës së inteligjencës amerikane, Avril Haynes, kanë dritësuar një dinamikë deri më tani të fshehur në konfliktin ukrainas.
Uashingtoni, veçanërisht Pentagoni dhe shërbimet sekrete amerikane, po fillojnë të shprehin gjithmonë e më hapur pakënaqësinë e tyre për bashkëpunimin me kolegët ukrainas.
Sipas New York Times, janë të shumtë funksionarët amerikanë që ankohen për faktin se Kievi zyrtar nuk i bën me dije strategjinë e tyre, dhe se shpesh gjenden përballë faktit të kryer.
Për më shumë, bashkëpunëtorët ushtarakë të presidentit, Volodymyr Zelensky, nuk i bëjnë të ditur saktësisht situatën në terren aleatit të tyre kryesor, veçanërisht në momentin kur ndodhen në vështirësi.
Madje, disa arrijnë në paradoksin e madh. “Marrim më shumë informacione mbi gjendjen në terren nga informatorët tonë në Rusi, sesa nga Kievi”.
Mendohet se kjo qasje e Kievit ta ketë burimin jo në një ftohje të marrëdhënieve, por në frikën që kanë ukrainasit se një kuadër real i asaj që po ndodh veçanërisht në Donbas, ku ushtria ruse edhe pse me shumë mund, po përparon çdo ditë e më shumë, mund të ulë ndihmat ushtarake të Pentagonit, të domosdoshme për rezistencën ukrainase, por që munden të cilësohen si një kosto e rëndë për territore që ndoshta nuk do të rikthehen më në kontrollin e Kievit zyrtar.
Për më shumë, dyshime po vijnë edhe nga politika amerikane. Në Uashington, po ngrihet gjithmonë e më shumë zëri i atyre që thonë se Biden është ekspozuar shumë në Ukrainë, dhe se fushëbeteja europiane po shpërqendron SHBA-në nga objektivi i vërtetë, përballja globale me Pekinin.
Sot qe flasim politiken e botes perendimore po e bejne 3 njerez, me sakte 2 se njeri eshte sa per numer. 1, Jo gjumashi qe eshte kot per numer. 2. Xhorxh Soros ,qe luan fijet se xhoja eshte ose ne gjume ose flet me fantazmat. 3. Humoristi zelenski, qe njehere i jep urdher gjermaneve, pastaj ju thote francezeve si te sillen etj etj. Nese perendimi nuk mer fatet e tij ne dore degradimi i nisur nga keta te tre shume shpejt do coje ne katastrofe. Nuk mund te vazhdohet me ,me idiote, mashtrues dhe karagjoze. Perendimi ka nevoje te kthehet ne rrenjet e veta ne idnetitetin e vet.