Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk po shfrytëzon sa duhet potencialin e tij diplomatik në raport me Rusi dhe luftën në Ukrainë.
Duke folur në konferencën digjitale Re:Publica në Berlin për transmetuesin publik gjerman ËDR, Merkel theksoi se mbështetja ushtarake për Ukrainën është “absolutisht e drejtë”, por shtoi se diplomacia duhet të mbetet pjesë e rëndësishme e strategjisë evropiane.
“Diplomacia ka qenë gjithmonë ana tjetër e medaljes, edhe gjatë Luftës së Ftohtë”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se kombinimi i frenimit ushtarak me aktivitetin diplomatik është thelbësor.
Merkel kritikoi gjithashtu mungesën e një angazhimi më të madh evropian në kontaktet me Moskën, duke thënë se është “e pamjaftueshme” që vetëm Donald Trump të mbajë komunikim me Rusinë.
“Edhe ne, si evropianë, kemi rolin tonë”, deklaroi ish-kancelarja, duke paralajmëruar se nënvlerësimi i Vladimir Putin do të ishte një gabim i madh.
Merkel, e cila drejtoi Gjermani nga viti 2005 deri në 2021, është kritikuar vitet e fundit për politikën e saj ndaj Rusisë dhe varësinë e Gjermanisë nga energjia e lirë ruse.
Eh mi Merkel mi gru çar na thu,po çfar bone ti mi deri në 2021 që ishe në krye të Europës ,pse nuk fole ti me Putinin deri në atë moment psh kur Rusia pushtoi Krimenë në 2014-ën,po thjesht u mjaftove me ca sanksione!? Ti në fakt çfar bëre,bëre të kundërtën,dobsove BE dhe Europën ,sepse i hape dyert e Europes nga refugjatet e Lindjes së Mesme dhe shkaktove probleme në Perëndim në shoqëritë e këtyre vendeve,duke ringjallur partite e djathta ekstreme dhe duke i kthyer keto vende te brishta dhe vet BE të tillë aq sa të mos di të orientohet per te mbajtur nje qendrim bindes dhe te fuqishëm ndaj kësaj lufte,por edhe ngjarjeve gjeopolitike qe po ndodhin sot në botë. Kështu znj.Merkel,çfardo që të thuash e deklarosh sot,ti je e vonuar ,për më tepër nuk kanë vlerë dhe s’mund të ‘të ndihmojnë ty të shpëtosh’ nga dëmi i madh që ti i ke shkaktuar Europës. Pse kjo qasje dhe kjo strategji e jotja gjatë ‘sundimit si grua e hekurt’,pse,por këtë vetëm ti e di,ndoshta shtepia ngjitur ‘murit te Berlinit’ a mos të ka bërë dëm.!?
Merkel duhet te rikthehet Kancelare!
Ti ke te drejte por lepurat europiane kane rene preh e tigrit britanik dhe te gjithe kane futur bishtin nder shale dhe kane lene britanine te kendoje, do t'ja degjoni muziken mire nqs do te vazhdoje me lufte.....
Ik moj debile se ti ja hape oreksin neperkes ruse Putinit …po tja kishit vene kufirin te thana ti dhe evgjiti Obama ne 2014 ten kur ai sulmoj dhe mori me force Krimene sot nuk do kishim pushtim dhe me mijra e mijra jete te humbura ….ti je shkaktarja nr 1 qe Europa zvaritet ne meshire te fatit dhe nga te duan ruset e amerikanet …tani mbylle gojen dhe mos jep intervista se je bere gazi i Botes ….plere qe tu dhimbska EU ja ….