Gjermania po përgatit një plan të gjerë për forcimin e mbrojtjes civile në rast lufte ose krize të madhe, sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild. Masa përfshin investime të mëdha në strehimore, pajisje emergjente dhe sisteme digjitale paralajmërimi për qytetarët.
Plani, i cili pritet të miratohet nga kabineti qeveritar, vjen në një kohë tensionesh të rritura ndërkombëtare dhe fokusohet në përmirësimin e gatishmërisë civile, duke lidhur më ngushtë mbrojtjen ushtarake me atë civile.
Në qendër të strategjisë është një investim prej rreth 10 miliardë eurosh deri në vitin 2029, që synon modernizimin e infrastrukturës së emergjencës dhe rritjen e kapaciteteve të reagimit.
Çfarë parashikon plani gjerman?
Sipas raportimit, masat kryesore përfshijnë:
Furnizimin me mbi 1,000 automjete speciale emergjence
Sigurimin e rreth 110,000 shtretërve të fushatës për situata krize
Përmirësimin e infrastrukturës së Agjencisë së Ndihmës Teknike (Technisches Hilfswerk)
Krijimin e një force të reagimit të shpejtë mjekësor në më shumë se 50 zona të vendit
Trajnime të standardizuara për situata kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN)
Futjen e edukimit për mbrojtjen civile edhe në shkolla
Një tjetër element i rëndësishëm është krijimi i një strukture të re koordinimi të quajtur “Kommando zivile Verteidigung”, e cila do të lidhë planifikimin civil me atë ushtarak.
Aplikacion për emergjenca dhe strehimore digjitale
Qeveria gjermane planifikon gjithashtu forcimin e aplikacionit të alarmit NINA, i cili do të shërbejë jo vetëm për njoftime emergjente, por edhe për orientimin e qytetarëve drejt strehimoreve më të afërta si stacionet nëntokësore, tunelet apo parkingjet e nëndheshme.
Në këtë mënyrë, qytetarët do të mund të gjejnë në kohë reale rrugën më të shpejtë drejt zonave të sigurta.
Ministri i Brendshëm gjerman theksoi se plani synon forcimin e mbrojtjes së popullsisë dhe rritjen e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve moderne:
“Po forcojmë mbrojtjen civile dhe po lidhim kapacitetet ushtarake me ato civile për një siguri më të madhe,” është shprehur ai.
Një kthim i debatit të vjetër evropian
Debati për mbrojtjen civile në Gjermani rikthen një pyetje historike që daton që nga Lufta e Ftohtë: sa e përgatitur është Evropa për skenarë krize të shkallës së gjerë?
Plani i ri gjerman synon pikërisht t’i japë një përgjigje më konkrete kësaj pasigurie, duke e bërë sistemin e mbrojtjes civile më të shpejtë, më të koordinuar dhe më digjital.
Dhe para se te hyj Gjermania ne lufte shtetet e saj vasele ( si Shqiperia) do te jene te parat qe do te provojne armet kimike e berthamore.
Armet kimike dhe berthamore nuk i mbijeton askush edhe ata elitaret qe fshehen ne bunkera te thelle nuk e mbi jetojn pra shpsojme qe mos te ndodhi por per mua le te filloj sot pse ne te ardhmen dote punojm vetem per ushtrite dhe armet pra edhe Zoti ka ikur nga njerezimi dhe tani jeton me kafshet me ta jeton ne qetesi.
Prishni lek kot pa lidhje nuk I plas me njeriut per Gjermanine eshte nje vend I deshtuar qe jeton me Legjenden e dikurshme. Gjermani shkrete ben pune te dyte ne te zeze se nuk I del kurse qeveria prish miliarda per budalliqe ushtarake qe nuk do I hyne ne pune kurre. Nje qevere e cila vetem 2 vjet me pare ra, shperndau Parlamentin dhe kaloi ne zgjedhje te parakohshme, fiks si ne ne kohe te Nano rahmetliut, me pak fjale te marum komplet. Kus kus.