Autoritetet italiane janë sinjalizuar që më datë 2 gusht për praninë e bakterit vdekjeprurës Listeria ST155 në ushqime, por iu desh më shumë se një muaj kohë që të përcaktonin listën e produkteve të infektuara.
Sinjalizimi është dërguar menjëherë te sistemi i reagimit të shpejtë të Bashkimit Europian për sigurinë ushqimore (RASSF). Komisioni Europian kërkoi hetime dhe të dhëna shtesë më datë 10 gusht.
Nga hetimet e autoriteteve italiane rezultoi se bakteri ndodhej te djathi, që ishte përdorur në disa produkte, përfshirë këtu edhe një pjesë të salçiçeve Wudy.
Komisioni e kategorizoi rrezikun serioz për shëndetin më 20 shtator për më shumë se 30 vende, mes të cilave edhe Shqipëria dhe Kosova.
Italia ka raportuar 61 infektime në total.
Lini një Përgjigje