BE njofton kundërmasa ndaj Donald Trump

12 Mars 2025, 12:08Bota TEMA
BE njofton kundërmasa ndaj Donald Trump

BE përgjigjet me tarifa doganore shtesë për produktet amerikane si uiski dhe motoçikletat. Kjo pason tarifat doganore të SHBA për çelikun dhe aluminin që hynë në fuqi sot.

BE ka njoftuar një përgjigje të qartë ndaj tarifave doganore të SHBA për çelikun dhe aluminin që hynë në fuqi sot. Si hap i parë, dogana shtesë do të vendosen për importet e produkteve amerikane si uiski, motoçikleta, varka, xhinse dhe gjalpë kikiriku duke filluar nga prilli.

Këtë e bëri të ditur Komisioni Evropian në Bruksel. Kundërmasat e reja do të pasojnë nga mesi i prillit, pas konsultimit me shtetet anëtare të BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi: "Bashkimi Evropian duhet të veprojë për të mbrojtur konsumatorët dhe bizneset." Kundërmasat që po ndërmerren janë të forta, por proporcionale.”

Politikania gjermane e kritikoi ashpër vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa doganore. "Këto tarifa prishin zinxhirët e furnizimit. Ato krijojnë pasiguri për ekonominë. Vendet e punës janë në rrezik. Çmimet do të rriten - në Evropë dhe në SHBA," tha ajo.

BE sheh hapësirë ​​për negociata

Ursula von der Leyen theksoi gjithashtu se mbetet e gatshme të punojë me qeverinë amerikane për një zgjidhje të negociuar. "Ne besojmë fuqishëm se, në një botë të mbushur me pasiguri gjeopolitike dhe ekonomike, nuk është në interesin tonë të përbashkët të ngarkojmë ekonomitë tona me tarifa doganore”, deklaroi ajo. Ajo kishte udhëzuar Komisionerin e tregtisë Maroš Šefčovich që të rifillonte bisedimet me SHBA për të gjetur zgjidhje më të mira.

Tarifat e reja doganore shtesë të planifikuara të BE për produktet e SHBA fillimisht do t'u nënshtrohen konsultimeve me grupet e interesit. Shtetet anëtare do të ftohen më pas të miratojnë masat e propozuara. Masat pritet të hyjnë në fuqi më 13 prill.

Trumpi shpalli tarifa për importet e çelikut dhe aluminit nga BE

Presidenti amerikan Donald Trump kishte urdhëruar vendosjen e tarifave doganore prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit. Sipas Komisionit Evropian, këto tarifa do të ndikojnë në eksportet e BE që arrijnë në 26 miliardë euro, që korrespondon me rreth pesë për qind të vëllimit total të eksporteve të mallrave të BE në SHBA.

"Bazuar në rrjedhat aktuale të importit kjo do të bëjë që importuesit nga SHBA të paguajnë deri gjashtë miliardë euro tarifa doganore shtesë", u bë e ditur.

SHBA e importojnë pjesën më të madhe të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja. Trumpi fillimisht kishte deklaruar dje se tarifat ndaj Kanadasë do të dyfishoheshin në 50 për qind, por e tërhoqi këtë deklaratë vetëm disa orë më vonë. Në këmbim, qeveria kanadeze ndryshoi vendimin e saj për të rritur çmimin e eksporteve të energjisë elektrike në SHBA me 25%.

DW

13 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ahahahhahhaha, po Ramen e kane me vete...lol!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lol un cazzo

      Ca ka per te qeshur o koke ka....?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lol un cazzo

        Ca ka per te qeshur o koke ka....?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lol un cazzo

          Ca ka per te qeshur o koke ka....?

          Përgjigjjuni
        2. D
          DinPak

          Me ngritjen e ketyre tarifave Europa do ta gjunjezoje Ameriken, sidomos me tarifen e Gjalpit te Kikirikut.

          Përgjigjjuni
          1. !
            !

            Bravo Europa! Laperi portokalli do lufte tregtare, do ta kete.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Ptuh

              Bythderri i bojatisur ka per t'i pezulluar keto tarifa, sa te krijoje lajme kot per delet e tij qe te duket si i forte. Ekonomia amerikane po fundoset, dollari po bie, cmimet e ushqimeve kane kapur majat dhe aksionet kane rene ndjeshem ne vetem 2 jave qe kur barkderri i bojatisur mori pushtetin. Edhe kunder-tarifat e Europes i duhen dhe Amerika hyn ne recesion.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tring

                Normal qe Europa do kunderpergjigjet. Gjeja me normale. Nderkohe Amerika po shkon ne recesion me pranim te vete Trapit qe s'ja ka kapur akoma kaplloqja qe tarifat i kalohen konsumatorit amerikan. Plaku analfabet do te dale kunder ekonomisteve dhe eksperteve te ekonomise, se do te beje inate me boten.

                Përgjigjjuni
                1. g
                  ganiu

                  Po kopjon Erdoganin, dhe ai as që i pjerdh ekonomistët. Turqia po lulëzon në inflacion.

                  Përgjigjjuni
                2. ?
                  ?

                  C'eshte ai surrat ashtu si surrati i nje derri?

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hahahahahahaha

                    Plaku portokalli e dhjeu ekonomine amerikane pa ardhur mire ne pushtet.

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      .

                      Bravo Europa!

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        a.a

                        po ky ishte ne falimentim ne 2013 , do shpetoje SHBA tani... Putini e shpetoi duke e financuar.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje