Putin zor se e pranon armëpushimin 30-ditor me Ukrainën

12 Mars 2025, 11:28Bota TEMA
Putin zor se e pranon armëpushimin 30-ditor me Ukrainën

Burimet ruse zbulojnë se presidenti Vladimir Putin nuk ka gjasa të pajtohet me propozimin e SHBA-ve për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.

Kremlini këmbëngul se çdo marrëveshje do të duhet të adresojë përparimet ruse në fushën e betejës dhe të sigurojë garanci për pozicionin e Rusisë.

Kështu ka zbuluar Agjencia e Lajmeve Reuters përmes një publikimi.

Rusia kontrollon një pjesë të konsiderueshme të Ukrainës dhe Putini më parë ka përjashtuar armëpushimet afatshkurtra pa garanci afatgjata paqeje. Moska dëshiron që Ukraina të heqë ambiciet e saj për aderim në NATO dhe të tërhiqet nga territoret që Rusia i konsideron të aneksuara ligjërisht.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka prezantuar tre pika kyçe, të cilat një grup i dërguar nga ai në bisedimet me SHBA-të në Jeddah të Arabisë Saudite, ia ka paraqitur palës amerikane në përpjekje për të vendosur disa piketa sa i takon një armëpushimi të përkohshëm me Rusinë.

Kjo, pas një propozimi 30-ditor për armëpushim, i cili është dakordësuar mes palëve dhe do t’i prezantohet edhe Rusisë, palës agresore në luftën në Ukrainë.

4 Komente

  1. K
    King D

    Armepushim ??? Zgjedhje politike pa Zeleskin e para ... Putin token e marre me lufte se leshon... amerikanet mineralet... dmth.. Ukraina do mbetet skllav i amerikes dhe ruseve.. Europa ?? lume miliardash per rindertim...!

    Përgjigjjuni
    1. *
      ***

      1 ) Rusi token e zene me lufte nuk e leshon kuptohet , sepse u vrane me mijera ushtar ruse , sepse nuk eshte njelloj sikur ta kishte marre ne tavoline pa lufte . 2) rusi po vazhdon dhe avancon duke kap territor ne ukrahine , pra ska pse te ndalet . 3) pra ukrahina eshte drejt humbjes deri ne zhdukje, spastrim etnik. 4) usa po mundohet te shpetoje ca te mundet, para se ta marre te gjithen rusi ( qofte territor, popull, dhe mineralet ). Nuk duhet ti lihen gjithe ato minerale rusit !

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rittler

        Trapi Tramp ja futi vetes qe kur filloi kete mesele. Rusine nik e tremb dot me presion e sanksjone. Trapi ka dy rruge, ose ti jap Putini ate qe ai kerkon, me modifikime shume te pa perfillshme, kjo tregon qe Trapi eshte pro ruseve, mundesisht njeriu i tyre, ose te vazhdoje aty ku e nderpreu e te furnizoje Ukrainen me arme, kesaj rradhe me me shume

        Përgjigjjuni
        1. A
          Armir

          Cfare armepushimi ata vazhdojne e godasin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje