Berluskoni njofton rikthimin, "për ta bërë Italinë të lumtur"

10 Gusht 2022, 19:20Bota TEMA

Berluskoni njofton rikthimin, "për ta bërë Italinë

Ish-kryeministri kontrovers i Italisë po planifikon të rikthehet në skenën politike pak para zgjedhjeve kombëtare të muajit të ardhshëm.

Ai ka deklaruar ditën e sotme se do të kandidojë për senator si kandidati i Partisë ‘Forza Italia’ e cila është në aleancë me ‘Vëllezërit e Italisë’ së ekstremit të djathtë.

Kjo ka thënë Berlusconi, “do t’i bënte të gjithë të lumtur”.

Lideri 85-vjeçar i Forza Italias, tha se do të kandidonte si senator në votimin e 25 shtatorit.

“Në këtë mënyrë të gjithë do të ishin të lumtur,” i tha ai Radio Rai. “Më kanë bërë presion [për ta bërë këtë] shumë njerëz, madje edhe jashtë Forza Italias.”

Berluskoni, i cili udhëhoqi qeverinë italiane tre herë, u përjashtua nga senati në vitin 2013 dhe u ndalua të merrte pjesë në zgjedhjet e përgjithshme për gjashtë vjet pas një dënimi për mashtrim tatimor.

Partia e tij po konkurron si pjesë e një aleance të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë – një parti me origjinë neofashiste e cila përfshin Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit.

Koalicioni është parashikuar se mund t’i fitojë zgjedhjet, ndoshta duke i hapur rrugën Giorgia Meloni-t, lideres së Vëllezërit e Italisë, motoja e së cilës është “Zoti, vendi dhe familja”, për t’u bërë kryeministrja e parë grua e vendit.

3 Komente

  1. ?
    ????????????????????????

    o copa mut ne pushtet ishe gjith ato vite cfar bere nje cop muti plak i degjeneruar pedofil

    1. j
      jevgu

      Pith per te tere oreeeeee!!!!!

      1. P
        Patrioti

        O Silvio duhet te punesosh dy sanitare per te nderruar bebelinot se njera sta del dot me.Ikni o pleq te rrjedhur ju qifte gomari rob e shpise

        Lini një Përgjigje