Biden: Amerikanët mund të kenë besim, sistemi bankar është i sigurt

13 Mars 2023, 17:00Bota TEMA

Biden: Amerikanët mund të kenë besim, sistemi bankar

Bizneset e vogla mund të ‘marrin frymë lirshëm”, duke e ditur se do të jenë në gjendje të paguajnë punëtorët e tyre, tha sot presidenti amerikan Joe Biden në një fjalim drejtuar kombit pas falimentimit Silicon Valley Bank dhe Signature Bank.

“Amerikanët mund të kenë besim se sistemi bankar është i sigurt,” vazhdoi Biden.

“Depozitat tuaja do të jenë aty kur të keni nevojë për to. Bizneset e vogla në të gjithë vendin që kanë llogari në këto banka mund të marrin frymë lirshëm duke e ditur se do të jenë në gjendje të paguajnë punëtorët e tyre dhe të paguajnë faturat e tyre.”

Në fjalimin e tij urgjent, Biden u përpoq të qetësonte bashkëqytetarët e tij duke nënvizuar se nuk ka asnjë arsye për panik pasi ka pasur një ndërhyrje nga agjencitë federale pas falimentimeve të dy bankave të mëdha.

“Investitorët në banka nuk do të mbrohen, ata me vetëdije ndrëmorrën një rrezik dhe kur rreziku nuk shpaguher, investitorët humbasin paratë e tyre: kështu funksionon kapitalizmi.

Në qeverinë time askush nuk është mbi ligjin”, theksoi Biden .

Qeveria amerikane tha gjatë fundjavës se të gjithë depozituesit në Silicon Valley Bank dhe Signature Bank do të mbrohen dhe do të kenë akses në paratë e tyre të hënën në mëngjes, me fondet që vijnë nga një fond special i krijuar nga bankat e vendit dhe nga shitja e aseteve bankare, jo nga tatimpaguesit.

3 Komente

  1. M
    Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

    Biden Pampersi doli edhe klluf cari, falimenti eshte ligjesi e kapitalizmit aksionere, depozitues te vegjel edhe te medhenj humbasin ne rast falimentimi, po kur fitonin e mendonin falimentin ?

    1. A
      Askushi

      Si thote Presidenti: "mund te kete besim.." jo " te kete besim.."?!??

      1. D
        Done

        E verteta eshte se nga e hena, tregjet i pret nje “ black friday” i vogel dhe pasojat e metejshme nuk dihen. 170 miljarde dollare humbje jane te deklaruarat… shpresojme qe Biden te mbaje fjalen dhe poashtu te jene pergatitur qe te mos kete panik. Fjalet e sotme te Biden jane mese te duhurat dhe e gjithe bota shpreson se depozitoret nuk do humbasin leket e tyre

        Lini një Përgjigje