“Bomba” e Melania Trump: Ja çfarë pritet të zbardhë libri i saj një muaj para zgjedhjeve

8 Shtator 2024, 21:30Bota TEMA

“Bomba” e Melania Trump: Ja çfarë pritet të

Nga Marko Caka, New York

Lajmi më  interesant  si për mediat rozë  ashtu edhe  për politikën  ishte njoftimi i fundit Zonjës Tramp për nxjerrjen e librit autobiografik të saj me të vërtetat e saj dhe për gjithçka që di ajo mbi jetën saj aq më tepër që nga lidhja me ish presidentin amerikan. Gjithmonë autobiografitë janë tunduese dhe nëse flasim për të verteta që askush nuk i di, atëherë ato janë shumë të guximshme. Sesa të vërteta janë  dhe sa e sinqertë është këtë e di vetëm zonja Tramp por e rëndësishme është se shumë gjëra do mësohen për herë të parë aq më tepër se ajo është edhe paragjykuar gjatë periudhës si Zonjë e parë e shtetit më të fuqishëm të botës. Nuk ishte aq e lehtë për të duke ditur se ajo vinte nga një vend i vogël i Sllovenisë dhe nga fusha e modës, dhe të futësh brenda intrigave të politikës duhet të jesh shumë e fortë aq më tepër kur je bashkëshortja e presidentit më të akuzuar dhe më të sulmuar në historine afro 250 vjecarë të SHBA-së. Një vajzë që kishte studiuar për Arkitekturë në Universitetin e Ljubljanës por që modelingu e tërhoqi  më shumë  pas vetes per të nisur një karrierë të suksesshme  në Paris dhe Shtetet e Bashkuara  deri sa ajo gjeti princin e ëndrrave të saj, një showman  miliarder i pasurive të patundshme dhe politikani më kontravers që ka njohur historia e presidentëve të Amerikës. Nuk ishte e lehtë për Melanin që të menaxhonte një marrëdhënie me njeriun më karizmatik të jetës amerikanë që kishte zgjedhur të jetonte në mes tre ujëra të ndryshme, biznes, showbiz e politikë. Në këtë fundit ishte fusha më egër se aty ajo duhet të dallonte  me të vertetë njerëzit që ja duan të mirën bashkëshortit të saj dhe ata që ja kanë me të futur. Pikërisht për periudhën kur ajo bëhet first Lady e SHBA-së, gruaja e dytë katolike pas Jacklin Kenedit dhe zonja e  parë amerikane e natyralizuar me anglishten gjuhë të dytë ishte një sfidë shumë e madhe ndaj të gjitha sulmeve paragjykuese  që vinin nga të dyja kampet. Pra gjitha këto prapaskena ka shumë gjasa që Melanie Tramp duhet ti ketë zbardhur në librin e saj që do të ketë një pritshmëri të madhe. Sepse janë gjellë gatimi që pritet të usheqejë si botën e thashethemeve të showbizit si dhe politikën  me klikat e saj për nevojat elektorale.  Jam i bindur se në librin e saj ish Zonja e parë do trajtojë edhe marrëdhëniet e shkëlqyera që kishte në fillim me bashkëpunëtorët e bashkëshortit e saj gjatë presidencës por që e braktisën pas humbjeve të zgjedhjeve dhe sulmit të 6 janarit. Gjithë këto prapaskena gjithmonë mbahen si sekrete dhe asnjëherë nuk publikohen, por kur marrëdhëniet prishen shpeshherë dalin në sipërfaqe nëpërmjet autobiografisë së autorit. Kjo është që mbetet enigmatike se për kë e ka fjalën ish Zonja e parë kur thuhet për të verteta që do dalin në shesh një muaj para zgjedhjeve. Me siguri nuk ka si të godasë nga elektorati konservativ sepse është absurde të humbasë edhe ato pak votues që janë në mëdyshje që nuk e duan Trump por që nuk votojnë as kandidatin e kampit tjetër Kamela Harris. Çdo gjë bëhet për të bindur elektoratin gri me qëllimin që  duke goditur demokratët ata mund të fitojnë më shumë shanse që bashkëshorti i saj Donald Trump të sigurojë votat e mundshme për Presidentin 47 të Shteteve të Bashkuaratë Amerikës.Prandaj që të mos hipotizojmë se çfarë të vertetash, e të pathënat  ka zbardhur zonja Tramp le të presim edhe për  pak javë librin e saj autobiografik, nëse vertetë do turbullojë ujërat politike dhe sa efekt do të kenë për bashkëshortin e saj  dhe atë për të hyrë edhe një herë, pra për të dytën herë në Shtëpinë e Bardhë.

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    oki toki të presim të "vërtetat" e red sparov!!dhe ajo do bëjë detyrën e saj!!vova nuk paguan kot së koti!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leonardi ..Passau Bayern DE

      Disa te dhena dhe hollesira se cfare permban libri i saj nuk e thoni ama ...bla bla bla per asgje ...te gjithe e dine pak a shume se cdo te thote ish zonja e pare ...por thelbi eshte se cthote ne liberin autobiografik te saj ...pershkrimi juaj o gazetare te hallit te Ymer Bazes , nuk perputhet me titullin e botimit , lexusi nuk gjen aty ate cka ju pershkruani ,gjen vetem shtjellime te zakonshme ne vija te pergjitheshme dhe imagjinata se cuhet te kete dhe jo se cka ne liber ....vec lajmin ...jo nuk e tregoni ...ajo nuk eshte e "zgjuar ", nes eshte e zhgenjyer dhe duhet ta kish te qarte se sot dihet nga te gjithe qe politika eshte e pabese , eshte e interesit dhe eshte mbi te gjitha intrigante ....ajo duhet ta kuptonte se te gjithe ata qe ajo shikonte se ishin miqte dhe te besuarit e te shoqit te saj , ne realitet ishin miqte te presidentit te Shteteve te Bashkuara ...dhe ketu eshte dallimi ...ata jane me figuren , me interesin dhe jo me kultin e individit ...ose ne rastin konkret me te shoqin e saj ...ska pse te jete e zhgenjyer ...kjo eshte Bota sot , Bota e interesit ku cdo kush shpreson dhe pretendon te perfitoje nga afersia me te fortin ose me te rendesishmin ne shqipteret e themi me popullorce ...je mbi kale . te duan dhe te respektojne te gjithe , re nga kali .....je si gjith te tjeret ...eshte kaq e thjeshte gje qe ish zonja e pare dhe teper simpatike per mendimin tim personal duhet ta kish te qarte ...kjo per te gjithe ata qe dine pak nga sjellja e interesit dhe jo nga besimi tek individi skane per tu habitur , bile do ti thone asaj ne vetvete : mir se erdhe ne boten e realitetit ....nese ish zonja e pare ka lajme dhe te dhena te tipit te verdhe atehere se besoj se do ti interesonin dikujti per te vetmen arsye se pak a shume te gjithe e dine se kush ishte , dhe eshte jeta e nje kontraversi politikan si D Trump.dhe mbi te gjitha jeta interesante .... Vec , qe te largohem pak nga tema ...nuk harita te kuptoj kurre se kush eshte arsyeja qe Trumpi , nje nip i nje gjermani azilant nga Bavaria qe u largua nga Gjermani fill pas mbarimit te Luftes se Pare Boterore uren kaq shume Gjermanine ....kete nuk harita dhe nuk e kuptoj dot ...Ai mire e ka qe ndihet dhe eshte anerikan ....vec rrenjet jane renje dhe gjithmone njeriu respekton dhe kerkon prejardhjene tij se kush ishin dhe nga erdhen paraardhesit e tij ...nejse

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje