VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv: 750.000 izraelitë kërkojnë nga qeveria marrëveshje për lirimin e pengjeve

8 Shtator 2024, 15:59Bota TemA

Rreth 750.000 izraelitë janë mbledhur për të protestuar në rrugët e Tel Avivit, për t’i kërkuar qeverisë së kryeminsitrit Benjamin Netanyahu të arrijë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza.

Protesta, e cila është më e madhja e mbajtur deri tani në Izrael, vjen vetëm një javë pasi ushtria izraelite deklaroi se kishte zbuluar trupat e pajetë të gjashtë pengjeve në një tunel në Gazën jugore.

Familjarët e pengjeve bëjnë përgjegjës kryeministrin Netanyahu dhe qeverinë e tij për mos arritjen e një marrëveshjeje që do të siguronte lirimin e tyre.

Mbi 100 persona të marrë peng gjenden ende në Gaza por, sipas ushtrisë izraelite, rreth një e treta e tyre mendohet të kenë vdekur. Ndërkaq, 105 pengje u liruan nga Hamasi në nëntor në shkëmbim të 240 palestinezëve, të cilët gjendeshin në burgjet izraelite.

Në 7 tetor, një grup luftëtarësh palestinezë të drejtuar nga Hamasi rrëmbyen rreth 240 persona gjatë një sulmi të papritur në Izrael, ku mbetën të vrarë të paktën 1.139 persona.

Lini një Përgjigje