
Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Bourla, ka njoftuar sot se është pozitiv me COVID-19 dhe se ka simptoma shumë të lehta, raporton Reuters.
Bourla, 60 vjeç tha se ai filloi terapinë duke përdorur ilaçin anti-COVID të kompanisë Paklovid dhe se, në përputhje me masat paraprake të shëndetit publik, ai është në izolim.
“Kam besim se do të shërohem shpejt”, tha Bourla në një deklaratë.
Bourla mori katër doza të vaksinës kundër COVID të zhvilluar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.
Disa figura publike amerikane kanë rezultuar pozitive në muajt e fundit, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe këshilltarin e tij kryesor mjekësor, Dr. Anthony Fauci.
Po dhe kur bën vaksinën antifruth të zë fruthi, por e kalon lehtë nuk vdes. E njëjta logjikë është dhe për vaksinën e Covidit.
E drejt llogjika , vec kete arsyetim te thjeshte qe ke bere zoteri nuk e kuptojne ose nuk duan ta kuptojne shume ....nuk e kuptojne qe cdo gje u be per te shmangur vdekjen dhe jo si mburoje qe mos te infektohesh .....shume qe u infektuan rende e kuptuan rendesine e vaksines , vec keshtu ndodh gjithmone me njeriun .......e beson se me vlere eshte jeta kur ndodhet nje hap pane vdekjes ...atehere eshte von , dhe te gjithe betohen dhe premtojne se nese u jepet mundesia prap do marin tjeter vendim .....disave u jepet mundesia te korigjojne , disa te tjereve ....JO...