Pekini: Do shtypim me çdo mjet separatistët tajvanezë

15 Gusht 2022, 21:50Bota TEMA

Pekini: Do shtypim me çdo mjet separatistët tajvanezë

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Wu Qian ka deklaruar se Kina do të vazhdojë me stërvitjet ushtarake në ngushticën e Tajvanit në mënyrë që të rrisë gatishmërinë luftarake ndaj çdo përpjekjeje për të shkëputur ishullin siç thotë ajo nga territori i vet. 

Në një deklaratë për mediat, Qian theksoi se Ushtria kineze do të shtypë separatistët tajvanezë me çdo mënyrë dhe do të bllokojë të gjitha fuqitë e huaja që të ndërhyjnë.

Deklarata vjen ndërkohë që në Taipei ndodhet për vizitë dy ditore një delegacion i Kongresit amerikan që drejtohet nga senatori Ed Markey. 

Ajo pason një vizitë të kryetares së Kongresit, Nancy Pelosi në ishull, që provokoi edhe tensionimin e situatës. Kina vendosi sanksione ndaj Pelosit, duke vënë në dukje se akte të tilla i hedhin benzinë zjarrit.

Tajvani administrohet që nga viti 1949 nga një administratë e veta pasi aty u strehuan forcat e Kuomintang të drejtuara nga Chiang Kai-shek, i mundur në betejën me komunistët e Mao Tse Dung.

2 Komente

  1. f
    fukaraji20

    Mos flisni sh se ju del boja, do ti djegim, do ti shtypim etj…etj…populli shikon veprimet dhe paradat per show….!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Përkthyesi

      Ato çupërlinat që përkthejnë artikujt nuk e kanë idenë si shqiptohen prej kohësh në shqip emra të njohur kinezë si Çan Kai Shi dhe Mao Ce Dun. Duhen redaktime pas përkthimit. Mos përroni, mos ulni nivelin e gazetës.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje